VIDEO/ Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes përmbys historinë 14- vjeçare të Prishtinës

1 Dhjetor 2013, 22:55Sociale TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxori rezultatet për të gjitha vendvotimet në Prishtinë, në të cilat konfirmohet epërsia e kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Komunës, Shpend Ahmeti.

Sipas rezultateve, Ahmeti ka marrë 37.001 vota apo 51.73 për qind, ndërsa kryetari aktual i Prishtinës, Isa Mustafa mori 34.521 vota apo 48.27 për qind.

Krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve, që u mbajt më 3 nëntor, Shpend Ahmeti ka marrë rreth 10 mijë vota më shumë.

Në raundin e parë për Ahmetin kishin votuar 27.415 votues.

Por, duket interesant dallimi në vota i Isa Mustafës.

Kandidati i LDK’së, në balotazh ka marrë 2 mijë vota më pak se një muaj më parë, pasi që më 3 nëntor ai ishte votuar nga 36.755 prishtinas

Nën brohoritjet “Albin Kurti” “Vetëvendosje” “Shpendi”, qindra qytetarë përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë para Teatri Kombëtar për të festuar fitoren e Shpend Ahmetit.

Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë atë që askush nuk ka mundur në Prishtinë 14 vite pas luftës. Ai e ka mposhtur në garë për Prishtinën, LDK-në, duke u bërë kryetar i ri.

Shpend Ahmeti ka fituar 51.05% të votave përkundër 48.05% të Isa Mustafës.

33 komente në “VIDEO/ Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes përmbys historinë 14- vjeçare të Prishtinës”

  1. Lani says:

    Kesaj i them Rilindje. Nje bravo te madhe per vellezrit tane ne Kosove qe na i moren ne kthese kesaj radhe me zgjedhjen ne krye te Shpendit, nje zgjedhje shume e mire e cila tregoi nje nivel te larte qytetarie dhe pamvarsie vasaliste te baskekombesave tane ne Prishtine. Votuan nje te ri i cili ka dale nga nje levizje e re popullore, nje njeri i cili ka ne koken e tij nje vizion te qarte per Prishtinen dhe prishtinallinjte.
    Urime Shpend dhe me krah te lehta!

    1. tani says:

      Eshte kenaqsi se si dy parti te medha thyhen nga ne nje levizje si vetevendosje, ndryshe nga shqiperia ku dy partite e medha u thyhen vetem nga leket e lsi. Kjo tregon ndryshim te madh mes shqiptarve te shqiperis dhe atyre te kosoves. urime urime

    2. boikeni says:

      Pëtshëndesim suksesin e organizatës politike më përparimtare në hapsirën shqiptare.Faleminderit Prishtinë që ringjalle shpresën për një ndërgjegje të re qytetare kudo në Shqipëri.KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI

  2. david says:

    u numeruan votat kaq shpejt………..

    keta sillini ne shqiperi ne zgjedhjet e ardhshme.

  3. MERITONI says:

    ka fitue nje djale i diplomuem ne HARWARD.

  4. kinezi says:

    5 vjet shtet me zgjedhje me te mira se ne Shqiperi.
    Edhe nuk votojne per 2 parti si dele.

    1. Shume e vertete, ne votojme ua urojme njeri-tjetrit fitoren dhe vazhdojm neser te jetojme normalisht,kjo eshte ajo qe duhet te merni si mesim nga ne Prishtina sot ka bere revolucion. Gezuar Prishtine!

  5. Erenik Doli says:

    Urime VV, punoni dhe vetem punoni, pa pushim, neser do merrni Kosoven. URIME

  6. flag says:

    Urime VETEVENDOSJE . Gezim i madh per kete ndryshim te madhe . Fitore meritore .

  7. Cobani nga Kurveleshi says:

    Pershendetje nga Kurveleshi i Xheladin Beqirit,bir i Kosoves e Hero i Popullit shqiptar ne luften antifashiste. Bravo Prishtina. Fitoi shqiptaria ne te arthemn e pse jo edhe ideja e bashkimit kombetar.

  8. shtetari says:

    Ec perpara Self-Determination !!!

    Keta shpellaret kujtojne se poplli HA BAR – ti japesh dekorate kriminelit LLULL BASHA ne Prishtine do te thote vetvrasje dhe mustafa ja beri vetes.

  9. boikeni says:

    Urime.Rroftë Vetëvendosja,rroftë veprimtaria e saj këmbëngulëse.

  10. Jorgaq says:

    Zgjedhje e zgjuar!Urime Shpend!

  11. URGJENT, URGJENT, U R G J E N T, berisha te nise ristanin sonte naten per prishtine e te ndryshoje rezultatin duke I rrembyer shpendit fitoren e te ia dhuroje mustafes sipa skenarit te grabitjes se mandatit te edi rame ne tirane per djalin e tij politik lulezim bash-berisha. sonte, neser eshte vone. pd-ja te veproje me aksion sec beri me olldashin. pd-ja do fitoje. perpara.

    1. drinni nga Kosova says:

      Sa me bere te qesh.komeent i bukur, sali fazliqit ja futen 1 milion vota, edhe ketije komunistit kosoves Isa Mustafes ja futen qytetaret, tash mbetet vetem edhe lul fazliqin ta fundosin

  12. valter says:

    Bravo VV, urime!!! Kjo tregon se shqipteret ne kosov jane shume her me te avancuar se ne ketej!

  13. Pajtim, Fier says:

    Miku i Sales ishte. Dihej qe do humbiste. Qe kur akuzoi pa te drejte Ramen se po nderhynte ne zgjedhjet ne Kosove. Por me mire qe humbi me Shpendin e Vetvendosjes se nuk ka ke akuzon nga PDK tani. Urime e suksese Shpendit. Me Shqiperi te bashkuar. Rrofshin Shqiptaret kudo ku jane.

  14. lili says:

    Bravo,
    Shpendit e gjithe staffit te tij per kete fushate aq ne nivel!
    Bravo Albin Kurtit,i cili perkunder gjithe pengesave kombtare e nderkombtare ,qendroj ‘shqip’edhe diti me zgedh njerezet qe nderojne Kombin!bravo Albin,i vetmi politikan shqiptar qe ‘Ego’n e tij e ve ne sherbim te gjitheve.
    Ishte ma shume se nje fitore per kryetar,kete te gjithe e kuptojme edhe kjo u pa dje me gezimin e popullit,i cili Colli me flamurin e tij,

    PS:sa per parashikimet e bâton haxhiut,nje zéro me xhufke,apo zéro pointé, sic tone francezet,,,,

  15. Rinia says:

    Bravo kosova ! shpetuat nga injorantet , nga hienet , nga shushunjat,
    Urime drejt fitoreve te reja , drejt perparimit !!!!

  16. endri says:

    Bravo Kosova..na dhate nje mesim te mire ..jam pa fjale nga bukuria e lajmit

  17. tironci kuq e zi says:

    Urime,urime urime Prishtines edhe vv, populli SHqiptar po zgjohet. Suksese edhe pune te mbar kryetarit te ri edhe suksese te gjithe stafit te tij.

  18. Lali says:

    Albin kurti nipi i Adem Demacit besoj se do i kthej kosoves ate qe ka shume kohe qe pret.bravo.

  19. anon says:

    Duhet me u bashku Shqiperia me Kosoven qe te votojme edhe ne per VV.

  20. era says:

    URIME!!! FITORE TE METEJSHME!

  21. Aleks says:

    URIME me gjithe zemer!
    Bravo KOSOVA.
    Te marri shembull Edi Rama qe u zhulos me LSI.

  22. Meni says:

    Urimet e perzemerta z.Shpend Ahmetit.Kosova dhe Shqiperia jane dy shtete ku fatkeqesisht po i mbane rob nje grup politikanesh te korruptuar.Kemi nevoj per politike te re per venien ne funksion te Drejtesise Arsimit politikave financiare makroekonomike dhe mikroekonomike.Venien ne Zbatim te ligjeve financiare ku mbi te gjitha kontrollin rigoroz te te ardhurave te qdo individi fizik apo juridik duke paguar detyrimet ndaj shtetit ne baze te fitimit dhe ndjekjen penale per te gjith ata qe shkelin ligjin, vetem atehere do kemi nje rilindje reale.

  23. U.S.A. says:

    Urime Urime Urime! Tani pervishni menget per te perzene sherbetoret e Serbise ne politiken kosovare, duke filluar nga Hashim Thaç Beogradi!

  24. alb_man says:

    me ne fund nje rreze drite ,rrofsh prishtine se na ndrite

  25. Qytetari says:

    URIME URIME ! Kjo fitore e z. shpend Ahmeti,tregoje me se miri se ne te dy anet e Kombit,eshte i ne vojshem ndryshimi,mbas Shqiperise dhe Populli i Kosoves e pa qarte se Politika ka nevoje per ndryshim,por uroje qe dhe Populli i Kosoves te kthjellohet pak me shume dhe ta kuptoje me mire e te ndergjegjesohet,qe politika e sali berishes per tere keto vite qe shkuan,ka qene vecse ne dem te interesave te Kosoves dhe te Shqiperise. Uroje qe me ardhjen e z. Shpend ne krye te Prishtines,te shikohet dhe dhenja e titullit Qytetar Nderi i Prishtines, Lulzim Bashes i cili eshte i akuzuar per miliona euro ne shperdorimin e rruges se Kombit por dhe per periudhen qe ka sherbyer ne Kosove me unmik,dhene nga Isa Mustafa, jashte cdo rregulli Bashkiak dhe pa miratimin e shumices.

  26. Liburn says:

    Kjo tregone per kulturen e larte qytetare e politike qe mbretron ne kosove ku nje djale i ri i pa njohure shum per publikum por i shkolluar ne Harvarte te Amerikes kandione per kryetare te Prishtines kunder dy partive me te medha ne kosove dhe e fito. Garen,,
    nje gje e tille nuk munde te paramendohet edhe pas 50 vite ne Shqiperi ku po nuk qe kandidat i te medhenjve qe kontrollojn mediat korrupsionin e gjdo gje tjeter nuk ke shanse

  27. V.Nazeri says:

    I uroj nga zemra Pune te mbare ne te mire te Prishtines e mbare Kosoves.

  28. edi says:

    E more njerez mos u ngazelleni kaq shume. U zgjodh nje kryetar komune me ca me shume se 30000 vota. Kaq.Edhe pse me c’kam degjuar kryetari i vjeter ishte goxha i diskretituar. Nuk ndodhi ndonje revolucion kaq i madh. Gjithe keto urime me duken ca te tepruara.Te shohim si do shkoje kryetari i ri pasi te mbarojne festimet.

  29. artemis says:

    @edi

    Nuk u zgjodh thjesht nje kryetar komune,por vetevendosja fitoi betejen me serbet ne kryeqytet!
    Dmth nje parti Shqiptare mori drejtimin e nje kryeqyteti Shqiptar,per here te pare pas 8 dekadash!

    Pra eshte nje fitore epike per te gjith Shqiptaret.

    Urime Vetevendosje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje