Shqiptari i Kosovës hyn në Guinness

24 Janar 2014, 11:20Kulturë TEMA

Autoritetet e Librit Guinness të Rekordeve, kanë certifikuar veprën gjigante “Mozaiku i vlerave” të realizuar nga Don Dominik Qerimi. Lajmin e ka konfirmuar për KultPlus, autori i kësaj vepre i cili është prift katolik dhe drejtor i Qendrës “Don Bosko” në Gjilan.

“Mozaiku i vlerave”, përbëhet nga 51 mijë e 865 boça të pishave. Kjo vepër është e gjerë 15 metra dhe e gjatë shtatë metra, ndërsa në të janë portretizuar figura e humanistes Nëna Terezë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Don Boskos. Ceremonia zyrtare e dorëzimit të çmimit do të mbahet më 8 shkurt në Gjilan.
Qerimi është prift katolik. U lind më 1971 në fshatin Janosh të Gjakovës. Aktualisht është drejtor i Qendrës “Don Bosko” në Gjilan.

“Mozaiku i vlerave” ka kaluar një proces të verifikimit prej datës 26 dhjetor 2013, kur janë dërguar të gjitha dokumentacionet dhe materialet e nevojshme pranë zyrës së Guinnessit.

Vepra ka hyrë në kategorinë e re të krijuar enkas për këtë mozaik, me titullin: “Largest pine cone mosaic” (Mozaiku më i madh në botë me boça pishash), me numrin e regjistrimit ID: 437233.

Vepra përbëhet nga 51 mijë e 865 boça të pishave të cilat janë mbledhur në një periudhë prej katër vitesh.

Vepra është përuruar më 21 dhjetor të vitit që lëmë pas, në mjediset e Teatrit të Qendrës Edukativo-Sociale “Don Bosko” në Gjilan.

“Një ndër karakteristikat që njeriu veçohet nga krijesat e tjera, është edhe fakti se njeriu nuk jeton vetëm nga ato që i plotësojnë nevojat dhe prirjet e tija fizike, por edhe nga nevojat dhe prirjet e tija shpirtërore, ndër të cilat mund t’i radhisim vlerat dhe virtytet. Andaj ky mozaik quhet ‘Mozaik i vlerave’, sepse ka për qëllim që të na bëj të dashurohemi dhe të na edukojë shpirtin në ato vlera, universale, kombëtare dhe lokale”, ka thënë Don Qerimi.

15 komente në “Shqiptari i Kosovës hyn në Guinness”

  1. rruf says:

    Me pelqen thjeshtesia ne veshje e ketij njeriu,pa ato uniformat e renda qe kane zakonisht kleriket kristiane apo myslimane.Klerik me veshje bojaxhiu.

  2. Mira says:

    Urime Don Dominik Qerimi!

  3. Bato says:

    Per ket arsye ju te krishteret qurrovati kur dikushe ju shan nenen terez apo skenderbeun pasi deshironi tju impononi shqiptarve gjdo personalitt te krishter si hero. pra kjo qenka arsyja dominimi i shqiptarve nga figurat e krishtera pamvarsishte se a e meritojn apo jo me rendesi esht imponimi dhe dominimi qofte edhe falso ashtu si bete me Rilindjen rumune kua ata qe kishin luftuar dhe kontribuar ne te vertet per pamvarsin e shqiperis nuk figurojn gje kundi ne tapin e shpalljes se pamvarsis se shqiperis e mbushur me firma te disa firmetarve rumune qe nuk i njefe njeri ndersa nuk figuron gje kundi firma e tre kokave te pamvarsis se shqiperis ajo e Hasan Prishtines e Negjip Drages dhe gjeneralit te pamvarsis Isa Boletinit

    1. dritani says:

      Sa trap qe je o i shkrete.

      Ky tipi, qe per fatin tend te keq qellon katolik, madje me keq akoma prift, ka bere thjesht nje veper qe na qenka me e madhja ne bote.

      CIli eshte shqetesimi yt?

      A ka mundesi te besh nje me te madhe apo e ke te ndaluar se eshte haram sipas Kuranit?!

      1. Bato says:

        Mua nuk me behet vone ase per bibel ase per kuran jane ata komentusit tjere qe e lidhen ket nagjarje me fen e ati personit

        1. MonsieurA says:

          Me siguri e the per mua Bato, sepse une vura ne dukje faktin qe ai eshte prift katolik. Eshte e vertete, nuk mund te mos me mbushen syte me gezim kur shoh figura te krishtera qe ndihmojne ne permiresimin e imazhit te Shqiptarise ne bote. Gjergj Kastrioti, Nana Tereze, Pater Anton Harapi, Dom Nikolle Kacorri, eterit franceskane qe kane bere nje pune te pashembullt per gjuhen shqipe, Gjon Buzuku, Pjeter Budi, Pjeter Bogdani, At Gjergj Fishta, At Shtjefen Gjecovi, Fan S. Noli, Papa Kristo Negovani, etc. jane deshmi e gjalle e atij qe ka qene Krishterimi shqiptar, jo si dicka e imponuar por si dicka qe buron nga fakti se Shqiptaret jane Europiane, dhe si te tille i perkasin besimit kristian. E gjithaq, une nuk mendoj qe figurat muslimane nuk vleresohen ne historine shqiptare, sepse ndihmesen qe kane dhene nuk mund t’ia mohoje askush, musliman apo kristian qofte.

          1. street says:

            Cfare lidhje kane figurat eminente shqiptare me fe ? Kam takuar te krishtere libaneze te martuar brenda familjes ? Me thuaj krishterizmi gjenezen ne Europe e ka ? Betlehemi me Europe eshte ? Vertete jeni te marre ju fetaret ? Me vie te vjelle nga ju. JU NUK KENI AS FE AS ATEDHE.

            1. MonsieurA says:

              E keqja eshte qe ne shoqerine shqiptare, nga mungesa sistematike e leximit, njerezit lexojne per te lexuar e jo per te kuptuar, degjojne me veshe e jo me mendje, flasin e flasin gjersa te gjejne dicka per te thene. Ne asnje moment nuk thashe qe Kristianizmi eshte Europe; thashe Europa eshte Kristianizem ( dhe logjika nuk e lejon dyzimin ). Pastaj, kur na leverdis, jane figura eminente ( me shqip ; te shquara ) shqiptare, dhe harrojme ( me dashje, padyshim ) qe jane edhe te krishtere. Sa per pjesen tjeter, kurre s’e kam patur problem ( edhe ne Shqiperi, edhe ketu ku jam tani ) te them qe jam shqiptar dhe katolik ne te njejten fjali. Ja pra qe paskam fe e atdhe! Pershendetje te nxehta nga nje katolik nga i cili s’ka perse te te vije per te vjelle!

    2. alibeg says:

      A thua Skenderbeu i takon vetem katolikeve? A je ti shqiptar apo çka?
      A ne vend se Skenderbeun ti shkon te turbja per te nderuar zorret e Sultan Muratit? Nderon pushtuesin e peshtin mbi njeriun qe perfaqeson mbareshiptarizmin! Prandaj je pa identitet, pa gjuhe te shkruar si duhet, i ndare ne vetvete. Lere kete zakone: te jesh musliman i vertet nuk implikon qe te jesh kunder vellezerve katolike te nje gjaku dhe te nje gjuhe. Mos, shko ne Anadoll se vendie atje e ke!

  4. WEB says:

    Tani o bato e kuptoj pse turmat e te rinjve muslimane kane marre hovin aty te ju ,nuk jane vetem keta te rinj te ashtuquajtur muslimane por eshte edhe situata e tille ne kosove qe lejon krijimin e letyrave .Ne qofte se nuk e ndjeni me te perfaqesoheni nga figura te krishtera shqiptare ,dilni haptas dhe mos u fshihni mbas tolerances se rreme.Asnjeri nuk ju sforcon apo detyron te mbani ne faqet e historise suaj skenderbeun ,nolin ,fishten ,nene terezen dhe te tjere ,nuk mund te jete ndryshe ,para se te hapesh faqet e historise dhe te arrish te isa boletini ke mijera faqe te tjera qe flasin per nje tjeter histori ,ajo qe sot disave u dhembin syte ta lexojne

  5. niko says:

    Sa per educate I kerkoj falje gazetes,po me lejo ti pershendese te gjite bashkomasit e mi shqipo me nje te share cfardo lloji feje qe I perkasin.A e kuptoni o te marre qe feja eshte injorance;po per apell-samsung-internet cfar thot feja per ju ,qeni ja u ….. ju te paret e pastaj te terve ne vazhdim

  6. Erbop says:

    Shqiptarqiqt kan thy recording ginis ne thyerje hajdari europs

  7. agostin says:

    Mua me pelqen talenti i tije,i lidhur ngushte me kulturen ,dhe vlersimin per keto 2 figura kombetare.

  8. marigona says:

    E ju qe po komentoni e po fyeni Don Dominikun, ju flisni ne baz te fes pasi skeni qendru me ate!! un jam nga gjilani jam muslimane shkoj ne don bosko qendroj me te edhe 90% e te rinjeve qe jan ne don bosko jan muslimana pra ai e ka bere nenen terez jo shkaku fes po nena terez e percjell nje mezash qe eshte : Dashuria e saj behet Sherbim, skenderbeu e percjell nje porosi qe eshte : dashuria ndaj Atdheut dhe te dy bashk per ti mesuar keto eshte Edukimi qe e transmeton Don Bosko pasi Don Bosko ishte edukuesi me i mir i te gjitha kohrave e ne ne shkolla e mesojm edukimin e tij si te edukohemi. E ti Bato qe gjykon ne baz te fes po te them qe ky njeri i cili edhe Prift Katolik i do e i rrespekton musliman e tere diten qendron me te. Mos gjykoni per njerez qe si njihni, se po ta njihnit do mendonit se eshte njeriu me i mir, dhe me zemer paster ne bot dhe eshte!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje