Politikani për të cilin janë ngritur në vazhdimësi dyshime rreth pasurisë së fituar qindra milionëshe personale, tashmë ka në duar gjithë pasurinë e Kosovës.
Behgjet Pacolli, i cili më herët ka qenë nën llupën e hetuesve ndërkombëtarë për pasurinë e krijuar nga kompania e tij, “Mabetex”, në shtetet jodemokratike e diktatoriale si: Rusi e Kazakistan, u bë pjesë e politikës së Kosovës me një plan mjaft strategjik për realizimin e ambicieve që t’i fusë nën “kthetrat” e tij resorët kryesorë ekonomikë.
Në qeverinë e kryeministrit Hashim Thaçi, lideri i AKR-së me më së paku vota në parlament, ka arritur të “uzurpoj” hise shumë të madhe në dikasteret kryesorë të zhvillimit ekonomik.
Zëvendëskryeministri i Kosovës pa shumë zhurmë arriti që çdo kërkesë që kishte para se të arrinte marrëveshje politike me Thaçin, ta shndërrojë në ligj.
Përpos që në fillim të këtij mandati qeverisës partia e tij e mori drejtimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Pacolli për dy vjet nuk u ndal së kërkuari edhe udhëheqjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, e cila vitin e kaluar iu besua Fadil Ismajlit, i cili po ashtu është zyrtar i AKR-së.
Me marrjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Pacolli arriti t’ia rrëmbejë Agjencisë Kosovare të Privatizimit, gjigandin metalurgjik të Kosovës, “Trepçën”, e cila padyshim është aseti më i vlefshëm ekonomik i vendit.
Qysh moti ai ia kishte vënë syrin kësaj pasurie të vlefshme publike për të cilën madje kishte kërkuar që ta regjistronte edhe në bursën e Londrës, duke synuar kështu që të bëjë biznes privat me asetet publike.
Përgatitja e bazës ligjore për “Trepçën” nga ministri Ismajli dhe shndërrimi i saj në kompani publike është kundërshtuar ashpër edhe nga zëvendësambasadori gjerman në Kosovë.
Mathias Kiesler, i cili vjen nga një shtet shumë me ndikim në Evropë, i rekomandoi autoriteteve kosovare që “Trepça” të mos shndërrohet në ndërmarrje publike pa përfunduar studimet që po i bën një kompani ndërkombëtare rreth riorganizimit të këtij gjigandi.
Zëvendësambasadori gjerman kërkonte që fillimisht të bëhet vlerësimi i rezervave nëntokësore të “Trepçës”, vlerësimi i aseteve dhe borxheve, pastaj të mendohet për ndryshimin e statusit ligjor të ndërmarrjes.
Po shihet qartë se për interesa personale e partiake mund të sakrifikohen edhe marrëdhëniet me ambasadorë nga shtetet me ndikim, siç është ai gjerman, ashtu siç u sakrifikuan edhe në të kaluarën me këtë shtet.
Përpos “Trepçës”, ministrat e Pacollit udhëheqin edhe ndërmarrjen më profitabile në vend, Postë Telekomin e Kosovës, edhe për të cilën vite më parë presidenti i partisë kishte propozuar që t’i jepet për disa vjet një kompanie menaxhuese.
Pas dështimit të privatizimit të kësaj kompanie, mbase edhe kësaj ideje të Pacollit do t’i vijë koha për t’u jetësuar. Pa anashkaluar edhe projektin tjetër gjigant, termocentralin “Kosova e Re”, i cili është kompetencë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Për më tepër, ministri tjetër i Pacollit, Bernard Nikaj, e ka fjalën kryesore edhe për investimet në Brezovicë, të cilat pritet të arrijnë në hiç më pak se 200 milionë euro. S’po e përmendi edhe kontrollin e sektorit të naftës që e bën po i njëjti ministër, biznes i cili arrin qarkullim vjetor prej rreth 500 milionë euro.
Zgjedhjet e qershorit të këtij viti mund t’ia rrënojnë planet Pacollit për zgjerimin e pushtetit ekonomik në Kosovë, pasi që mund të ketë edhe ndryshim të qeverisjes në vend, sepse me një avaz të tillë nuk do të dihej “se në cilin burim shtetëror do të përfundonin rrënjët e tij”.
pyesni kur do ti paguaje punetoret qe ishin ne kazakistan vjet?dhe me besoni nuk jane pak.une kam qene 5 muaj dhe kam per te marre 5 mije$.
Kam degjuar qe Kazakistani eshte i vetmi vend ne Bote ku shqiptaret kane nje emer te mire ? sa shqiptare punojne atje dhe pervec ndertimtarise mereni me pune te tjera?
Shqiptare nga drenica. Ka shum vende ne bote ku shqiptaret kan emer te mire para disa ditve e shikova nje emision me shqiptaret e turqis ne Bursa qyteti i dyte me i industrializuar ne turqi dhe nga 6000 fabrika sa kishte Bursa 4000 prej tyre ishin ne pronesi te shqiptarve edhe kryetari i Bursas ishte me prejardhje shqiptare.
Mirpo pasi jemi te Behegjet Pacolli duhet te themi se Paculli ku ka shkue ka krijue nje emer te mire per shqiptaret per momentin Pacolli dhe kompanite e tija jane duke ndertuar ne kazakistan nje qyteze me emrin SARANDA me nje investim prej 1,4 miliarde dollare.
SARANDA NE KAZAKISTAN ASTANA
http://sarandavillage.kz/eng/?pn=3978
Edhe ju gazetare na lodhet me keto shkrime. Cka nese Pacolli ka trepcen? Nese perfiton populli ska rendesi. Me mire ky se ndonje idiot nga Ldk-ja. Nuk jam votues i Pacollit por sa per ekonomi i besoj me shume se cdokujt tjeter.
U shqiptare budallenj lereni rehat pacollin te investoje leket e veta ne Kosove se eshte per te miren tuaj. E kuptoni qe ne shqiperi jane bere gabime te pafalshme ku per inat te vjerres kemi fjetur me mullixhiun dhe ju kemi dhene grekeve e turqve gjithshka kemi te shtrenjte Bankat me te medha, telefonite celulare, telekomin dhe tani ata tallin bythen dhe i cojne parate ne vendet e tyre duke lene gropa te papara ketu. Prandaj ndihmoni investitoret qe kane fonde dhe i sjellin ne kosove sidomos kur jane gjaku juaj. Ti beja nje pyetje edhe ketij gazetarit te zerit cfare mendon ky per keto privatizimet?? Mos do ishte me mire ti kishte ndonje kompani serbe??? (Nuk e di per gazetarin ne fjale por di qe shume prej jush ne shqiperi e kosove jeni vegla te serbit e grekut) Vdekshin Spiunat
e ti je mentor nazarko
Eshte e njejte, si Pacolli si kompanite serbe.
Jo more burre, nuk eshte e njejte si Pacolli si Serbi. Pacolli krijoi emer te mire ne shume shtete te botes e fitoi paret atje, po ti investoje ne Kosove eshte me mire se ti investoje ne nje shtet tjeter. I joti mishin ta han po kocken ta ruan, i huaji te zhduk me te gjitha. Pacolli eshte i zoti i punes e biznesit e nuk duhet luftu nese nuk ka korrupsion, po pati korrupsion te hetohet si gjithe te tjeret.
Te lumte z. Blendi. Jam 100% me mendimin tuaj. Pasurite tona t’i administrojne Shqiptaret. Dhe jo te huajt,e sidomos, serbet e greket qe jane futur deri ne palcen e ekonomise shqiptare. Prandaj edhe kosovareve do t’u tregoja nje fjale te urte popullore e cila thote:I joti mishin ta ha,por kocken ta ruan.
Shkrim me mbidoza xhelozie!(Edhe per Samir Manen ka doza xhelozie!).
(Zgjedhjet e qershorit të këtij viti mund t’ia rrënojn planet….autori)
Deshiron vertete t’ia rrenojn planet,esht kjo nje lloj kenaqesie?
Nese Pacolli ka qene nen lupen e nderkombetareve dhe nuk esht denuar,
atehere,prisni me padurim qe te denohet?Edhe Arabia Saudite nuk esht shtet Demokratik i formes Perendimore,por biznes behet me te dhe me se shumti nga Perendimoret qe nuk e pergojojn ne asnje lajm familjen e korruptuar qe udheheq ate vend.
Parate e vendeve jo Demokratike nuk qelben,ë?!
Kush shqiptare apo kompani shqiptare ka mundesi ta bleje Trepçen perveç
Pacollit,tregtaret e qofteve,apo suxhukut?Esht me mire ta bleje Pacolli apo te huajt?Ne koh paqeje nuk ka patriotizem me te madh se sa te investosh ne vendin tend,Pacolli esht nje nga ata.Zvicrra i mbledh milioneret anekand Botes,Pacolli ishte atje,larg kokçarjeve dhe
xhelozise.Nuk besoj qe ne shqiptaret jemi nje komb naiv e infatil qe kujtohemi gjithmone me vonese per gabimet qe bejm dhe na vijn mend vetem atehere kur biem nga shiu ne bresher!
Menjanimi i Pacolleve shqiptare esht ne dëm te interesave kombetare.
Zigure qarri. Trepcen nuk munde ta bleje askushe se nuk esht ne shitje pacolli ja largoje nga dora Agjensis kosovare te privatizimit dhe e beri me statuse te veqante si prone shtetrore si pasuri kombetare te cilen tashe nuk munde ta shese apo privatizoje askushe por aje gazetari esht nje bire shkine qe deshiron nje trepce te deshtuar
Per ndryshe vlera e Trepces sipase disa vlersimeve eshte mbi 170 miliarde euro dhe kaqe para nuk ka njeri ne bote per te bler Trepcen,
Uliks,natyrisht qe Trepça nuk blihet,kur thuhet privatizohet,
nenkuptohet e drejta e shfrytezimit,keshtu esht ne te gjith Boten.
Gjithesesi,uroj qe te drejten e shfrytezimit te Trepçes,ta marri ndonje shqiptar apo kompani shqiptare.
Zigure Qarri. Shitje do te thote Privatizime ose pronesi te perjetshme mbi nje prone nga blersi apo Privatizusi. Koncesion do te thote shfrytezim i nje prone per nje kohe te caktuar nga koncesionari. Ndersa Trepca nuk esht ase per Privatizim ase per Koncesion. Pra pasurite thelbesore te Trepces si minierat dhe Xehet nuk do privatizohen ase nuk do dhurohen me Koncesion. Ato do mbesin pasuri kombetare te shtetit te Kosoves do menagjohen nga shteti dhe do kontrollohen nga shteti.
E di se ti e dine ket gje por me duket se me ke keq kuptuar.
Z. Zigur Qarri!
Me fal qe po te them, por nuk paske ide fare se kush eshte z. Pacolli. Per mendimin tim tek z.Pacolli nuk do te gjejsh asgje kombetare. Per te zot eshte leku. Ai per lek behet edhe me serbin, njejte sic u be me Ruset ne vitin 1998. Kur ne vitin 1998 te gjitha inisiativat per Kosove i muar amerika, ai nga Rusia shkoi ne Kosove me planin Rus te Jelcinit me qellim te rritjes se ndikimit rus ne dem te atij amerikan. Por fatmiresisht as UCK dhe as Rugova nuk e perfillen fare.
Jero nim derada. Ku e njefe ti pacollin mor qune qe llapton kote
Pacolli dhuroje 5 milion euro donacione per ndertimin e universitetit amerikan ne prishtine
Pacolli hargjoje mbi 10 milion euro ne lobime per njohjen e kosoves
Pacolli hargjoje mbi 5 milion euro per lobim ne Amerike
Pacolli ka dhuruar mbi 10 milion euro deri tashe vetem per sherimin e femive me semundje te renda jashte kosoves
Pacolli deri tashe ka ndertuar mbi 100 shtepi per te varferit ne kosove
Pacolli punson mbi 3000 njerze ne Kosove dhe nga sigurojne kafshaten e gojes mbi 10.000 njerze
Pacolli punsone mbi 10.000 njerze jashte kosves kryesishte shqiptare nga te gjiha trevate shqiptare
Pacolli esht investitori me i madhe ne kosoves
PO TI MORE ZOTNI QFARE KE BER PER KOSOVEN APO SI SHUMICA JE VETEM BARRE SOCIALE E ATI VENDI.
Me ruset ka qene qene biznes,restaurimi i Kremlinit.
Te kujtohet ajo shprehja e Krishtit qe i drejtohet turmes qe po ndiqte me gure ne dore nje grua qe kishte tradhtuar Burrin e saj,
ku i thote:”kush nuk ka bere mekate,le ta godase”?
Kush esht komplet i paster?
Esht ne natyren e ballkanasve qe mbajn mend vetem te keqiat.
Me kujtohet nje episod nga Libri “Kujtime 1885-1912” i Eqerem Bej Vlores qe tregon per nje person qe fliste me ze te larte ne Kafe
qe ta degjonte ai,qe thoshte:kur do te vije dita qe ti permbysim pasaniket,kur Babi i Eqeremit atij i kishte paguar shkollimin.
Tung.
Nuk me kuptove. Une nuk po flas per bizneset e Pacollit me Jelcinin. Ato pune te Pacollit nuk me interesojne. Une e tregova rastin kur pacolli filloi te interesohet per ardhmerine e Kosoves, ardhmeri te cilin ai deshi ta drejtonte permes Rusise, qe per mua do ishte shume i demshem .
Ai prej Moskes udhetoi ne Beograd, prej beogradit ne Prishtine. Shkoi me planin Rus (te miratuar edhe nga Beogradi)per nje zgjidhje te statusit te Kosoves. Dhe vetvetiu kuptohet qe ai plan rus, i miratuar edhe nga milosheviq nuk do te ishte fare i favorshem per Kosoven. Por fati deshi qe u kthye per Moske pa mundur te kontaktoje Rugoven dhe Drejtorine Politike te UCK te cilet nuk deshen te kontaktojne me te.
Eshte e vertete qe Pacolli jep donacione (sic thot Uliksi). Por Uliksi nuk e thot qe ato donacione nuk jane te tije, por jane te popullit te Kosoves, te cilen ai ne nje menyre apo ne tjetren ua vodhi. Po ia permend ketij zoterie, i cili pa asnje aresye fyen, qe z. Pacolli vetem me fitimin e tenderit per rinovimin e Pallatit te Rilindjes fitoi (vodhi) miliona euro.
Ndoshta mund te jene te verteta ato qe thua ti,por ne pergjithesi njerzeve u pelqejn shume teorite konspirative,realiteti ndrydh paksa fantazine dhe imagjinaten.Megjithate mendoj qe njeriu ne jete ne mes dy te keqijave,zgjedh me pak te keqen.Sido qe te jete,i joti
mishin ta ha,por kocken ta le.
Tung.
Keto qe i them une jane te verteta. Kane kaluar 16 vite nga ai hap i z. pacolli.Kjo eshte e ditur, nuk kontestohet fare. Kete inisiative disa here e vertetoi edhe vete Pacolli ne disa intervista te tija, por sigurisht qe ai ate inisiative te perkrahur nga Jelcin dhe Millosheviq e bije si shume pozitive per Kosoven qe ne fakt do te ishte varr per kosovaret. Vete e pranoi qe politikanet shqiptare nuk e perfillen fare.
Une nuk pajtohem me thenjen tende ” i joti mishin ta ha, por kocken ta le”. Prej armikut e pres te keqen dhe nuk me dhemb aq shume sa e keqja prej vellaut. Une shume me lehte e pranoj te keqen nga te huajt se sa nga i imi.
Me vend e ke or Zigur Qarri.Ne jemi mesuar te na qeverise serbi dhe per dekada na ka pelqy,por tani sna lere gjelozia,injoranca,primitivizmi dhe antikombetarizmi yne.Na pelqente kur ky multumilioner biznismen ,fluturonte me aeroplanin e tij privat,me shpenzimet e veta per te lobuar njohjet e Kosoves gjithandej botes.Ne jemi jo falenderues dhe injorant.Sot,ky biznismen ka ndertuar Banken ekonomike dhe Hotelin me te mire ne vend,ne qender te Prishtines.Kjo eshte pasuri kombetare.
Une si person e shoh zotin Pacolli nje rrezik real te Kosoves.
Qofsha i gabuar. Pa kaluar shume vite, Zoti pacolli nese nuk frenohet nga politikanet kosovare, do te jete padroni i shtetit te Kosoves. Po te arrije te behet padron i Kosoves, dihen pasojat e shtetit.
Shkrime i bazuar ne thashethemet e qajtoreve te Prishtines pa asnje baze llogjike thjesht nje permbledhje e thashethemve te njerzve si ky artikulle shkruesi qe nuk kane lidhje me ekonomia.
AKP,ja i ka shkatrruar gjithe ndermarjet e kosoves me metodate e saje te privatizimit ndesa Pacolli e nxorri Trepcen nga kthetrat e AKP.se dhe e beri me statuse te veqant si pasuri shtetrore kombetare te kosoves duke mos e lene ne duarte e nje agjnsie koti kete asete shum te rendesishem kombetare
Projekti i Pacollit per ringjallje e Trepces esht ky.
Pasurit thelbesore te Trepces si minierat dhe Xehet pra lenda e pare te mbesin pasuri kombetare e kosoves jo te privatizohen.
Ndersa pasurit tjera jo thelbesore te Trepces si Fabrikat te cilate jane mbi 36 dhe te cilate dikure kane prodhuar duke u furnizuar me lende te pare nga Trepca te privatizohen te rivitalizohen dhe te fillojne prodhimin dhe kjo esht nje ide brilante pasi ne ket menyre kosova do perfitonte Miliarda Investime te huaja dhe do hapeshin mijra vende te reja pune edhe Trepca do mbetej pasuri kombetare por edhe metalet dhe Xehet e Trepces do perpunoheshin ne kosove dhe produktet e trepces do eksportoheshin si produkte finale jashte kosoves. Dhe jo si lende e pare nga e cila pastaje do fitonin perpunusit dhe fabrikat jashte kosoves
po shumica e han buken e vet e ja ban gajlen Pacollit!!! Pacolli eshte zot por per mendimin tim i cmendur! them i cmendur sepse budallve nuk ju ndihmohet. Po te isha ne vendin e tije do te kerkojsha demshperblim nga shteti i Kosoves dhe do ta largoje tere pasurine time ne vendin ku e kam fituar ate. E i kisha lane casonogjinjet e Kosoves ne te cofin per buke. Ne jemei bukepermbysesh. Kur kishte Kosova nevoje per Pacollin dhe njerz si Pacolli!! Thoshin vetem ne te vijne ata e te investojne ne Kosove!!! E tash hup Pacoll prej ketuhi se skem nevoje per ty!! Veq dy dite i kisha shty ka dy police shkie ne Kosove per mi pa trimat e Kosoves qysh reagojne. Ne toni e quajme qmos e shajme, e quajme tradhtare, etj etj. Pacolli te gjitha keto i ka bere me pune e jo me hajni siq pretenojne nje turme njerezish te pa shkolle ne shtetin tone. Une krenohem me z. Pacollin: Shqipetaret nuk i dojne njerezit e zote dhe une jam shqipetare gjithashtu por kam mendime tjera per njerezit qe punojne. Atyre duhet dhene doren e jo ti shajme e ti urrejme.