Ja kush janë deputetët që kanë diploma e mastera në universitetet e penalizuara

6 Gusht 2014, 09:22Politika TEMA

Nga një vëzhgim i jetëshkrimeve të deputetëve dhe ministrave të bërë nga “GSH’’, ministrja Nikolla nuk është e vetmja që ka një diplomë në një nga universitetet  që i’u është pezulluar aktiviteti.

Deputetja e PD-së Albina Deda ka përfunduar gjatë viteve 2010-2011 studimet e  nivelit të dytë Master pranë ISSAT, në Tiranë.

Artan Gaçi, deputet i PS-së është diplomuar në Drejtësi pranë Universitetit Kristal.

Bedri Hoxha, deputet i PD-së, është diplomuar në vitin 2009 në Universitetin Kristal, dega Drejtësi.

Deputeti i LSI-së për Qarkun e Vlorës, Shkëlqim Selami ka mbaruar në vitet 2009-2011 masterin “E drejta Civile”, në Universitetin Kristal.

Deputeti i Partisë Republikane, Ylli Shehu ka përfunduar gjatë viteve 2006-2011, Fakultetin e Drejtësisë, Kristal.

Edhe këshilltari i kryeministrit për Diplomacinë Kulturore dhe Rilindjen Evropiane, Fate Velaj, ka një diplomë master , të marrë gjatë vitit 2011 për “Marrdhënie Ndërkombëtare”, pranë Universitetit Kristal.

41 komente në “Ja kush janë deputetët që kanë diploma e mastera në universitetet e penalizuara”

  1. kumblla says:

    Hahahahahaha, cfare intelektualesh na drejtojne!

    Diplome juristi te Kristali! Dhe qindra te rinj e te reja me diploma te

    shkelqyera brenda e jashte vendit sorollaten rrugeve ose bien ne

    depresion. Po ky rilindasi diplomat kulturor, sa qenka lodhur !

    Po normal, po te kesh Like, Fullaner, cuna e goca te tyret qe bejne

    ligjin, te tjereve u bije te hane bar, se s’mbetet gje per ta…………..

    1. Emmi says:

      Perderisa jemi kaq shume vend i ”zhvilluar” dihet kjo gje. E vetmja menyre per te shpetuar nga diplomat falce, te pameritura per te shpetuar nga nepotizmi e korrupsioni eshte provimi i licences per cdo profesion dhe kush nuk arrin ta fitoje te mos kete te drejte te aplikoj per pune ne administraten shteterore apo per deputete etjj. Licenca te jete kerkesa baze per te aplikuar. Ministria e Arsimit te ngreje komisionin per provimet e licencave. I ka gati nga Anglia thjeshte ti perktheje , pershtae dhe ti aplikoj sa me shpejte. Dhe nuk bene me njeri as geg as mek dhe pse mbyllen universitete dhe pse nuk punesohen dot. Ta mendosh qe qindra shume te afte te diplomuar jashte Shqiperise, rrine pa pune, dhe ca me diploma te blera jane te punesuara , madje dhe drejtoresha, kjo eshte kulmi. Nepotizmi dhe mungesa e meritokracise jane baza e te gjitheve. Nuk ka njeri qe e bene dot kete vend pa vendosur meritokracine te paren. Eshte kushti i pare dhe i fundit qe ky vend te behet. Sa me shpejt ta kuptojme kete aq me mire per te gjithe.

      1. Pi says:

        Nese Diploma shitet kaq lehte, c’te ben te mendosh qe Licenca nuk mund te shitet po ne te njejten menyre?

        1. Emm says:

          Lecensimi i duhet besuar nje agjensie te huaj. Pra nen mbikqyrjen e te huajve sic behet IELTS apo TOEFL. Nese eshte vullneti gjendet menyra per te bere ate qe duhet.

    2. Tarrasi says:

      Nuk thoshte kot kristali: kristalizo te ardhmen. Nje diplome atje dhe vap deputet, minister, keshilltar…

      1. Titujt te rinj te botimeve IDK says:

        ka te drejte tarrasi

  2. buna says:

    lista eshte shume e gjate por e keqeja nuk lindi ne universitetet private se ato u krijuane vone.e keqeja lindi ne universitetet shtetrore qe nga viti 1991 e deri me sot jane leshuare diploma fallco, qe i bie te kemi pothuajse nje atministrate fallco ,nje shtet qe dalngadale po shkeputet nga populli,nepotizmi,injoranca,farefisi,po zene vend ne çdo hapsire te jetes se perditeshme,çdo sherbim ne spitalet shterore paguhet me lek ne dore,paguhetne arsim per çdo provim ,paguhet ne polici per çdo lloje qeshtje,shkurt nje shoqeri e semure deri ne detaje.

  3. Al says:

    A nuk duhet hetim i diplomave te tyre.Une kam nje mendim me te thjeshte kush di te shkruaj ne word e ka marre diplomen.

  4. Kadri Hasko says:

    o fate velaj po me diplome kristali shet p..e thur endera o figure ? ahahahahah

  5. Ing. says:

    Nuk eshte cudi po te verfikohen diplomat ne Universitetin Shtetror te Tiranes do te dal me shume siguri se aty leshohen diploma fallco ne te gjitha deget. Organet kompetente ta verifikojne. Rastet e perfoluara jane te shumta.

  6. sako says:

    Une njoh shume njeres qe nuk kane mbarur as shkollen e mesme dhe jane paisur kunderjt vleret 1800 deri 5000 euro me keto diploma te kristalit.Njerin nga keta e kisha shofer,Pa vajtur asnje dite ne shkolle mori master per te drejte civile.Une kam qeshur shpesh me budallenjte e kesaj shkole.Per ta vertetuar kete budallallek ndoqa nje rast se si nje shtetase qe lishte nje diplome te kursit te drejtesise po e sorollaste titullari ku puonte dhe shkoi e konvertoi kundrejt vleres 1800 euro te kristali duke mare master ne drejtesi penale.Pa shkuar asnje dite.Kam vjelle kur kam pare kete fakt.Pjesa me e madhe e te vendosurve te militanteve ne pune sot jane po nga ky universitetne deget ekonomi , juridik e cfar te doje vendi i punes.Keta njeres nuk kane shkuar asnje dite ne shkoll po vetem kane blere karteonet ne ket UNIVERSITET.Ne kete kuptim une e falenderoj te majten per kete veprim me keto shkolla qe nxjerrin vetem budallenj dhe punojne ne admiistrte apo behen dhe politikane.Mosnjohja e keture diplomave do te shpetojne htetin nga budallejte e administrtes.Jam perplasur meketa budallenj te cilet jn vndosur ne zyra juridike, personeli ose ne financa.Ve duart ne koke kur flet me ta per ceshtje pune.Mendjen e kne vetem se si te vjedhin dhe te mashtrojne.E pershendes ministren e arsimit pr mbylljen e keture shkolla budallenjsh po do te deshiroja te largohen nga admiistrata keta budallenj duke mos u johur keto karton diploa pa vlere.

  7. Sofo Trifoni says:

    Mallkuar qofshin këta dhe të gjithë ata të tjerët që i venë nga pas gërnetës së rilindjes! Ke me qindra të diplomuar shqiptarë që i kanë kryer studimet e tyre me sukses në Europë, të rinj e të talentuar. Por jo! Në fillim paska vend për ata të Kristalit e gjithë lloj tjetër punishte hajvanësh! Me fjalët e Konicës deri në fund do të jem, të cilat as këta zarbot e 80 e kusur viteve më pas nuk janë në gjendje t’i përmbysin. Mjerë Shqipëria!

  8. Dashamir Tahiri says:

    Edhe DASHAMIR TAHIRI me AQIF RAKIPIN dhe OMER MAMMO

    1. ohoho pasha says:

      Dashi u habit kur mori dipllomen , tha ta dija se ishte kaq e lehte shkolla e larte beja dhe te mesmen.

  9. janullatos necuratu says:

    mos harroni Xhozfinen, po ajo/ai ku e mori titullin e doktoratures ?

  10. Auditi I Bankes says:

    O ca gallate!!! Nuk kishte shkolla Austria qe perfundoi te Kristali ky Fate Velaj?? Apo eshte thjesht nje debil I paafte?

  11. Analiza

    Edmond Vlashaj

    Kush është i Paligjshëm dhe i Turpëruar nga Reforma
    jo-transparente në Ministrinë e Arsimit?

    A është Paligjshmëri tu ofrosh të rinjve e të rejave kryesisht nga familjet e varfëra të malësive të Veriut dhe Verilindjes së Shqipërisë, një mundësi lehtësuese të pagesës së një pjese të bursës së Universiteti, nëpërmjet mallrave apo shërbimeve që disponon lehtësisht familja e tij?
    Këtu përgjigjen mund ta japë jo vetëm çdo jurist por edhe çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë.
    A është turp të ofrosh lehtësi dhe mundësi për të gjithë ata familje që nuk kanë mundësi të paguajnë me lekë në dorë?
    Turp është të Bësh Turp! Turp nuk është ndihmosh të varfërit brenda hapësirave dhe të drejtave që i njeh kujtdo Ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
    Nuk është turp të aplikosh praktikat më të mira perëndimore në administrimin e një Shkolle, duke ruajtur në mënyrë strikte, me rigorozitetin dhe disiplinën më të madhe, cilësinë e procesit mësimore akademik, duke ruajtur në mënyrë konservatore dhe fanatike në masën 100% zbatueshmërinë e ligjit dhe parimeve më të larta të ndershmërisë dhe korrektësisë para ligjit dhe para opinionit publik. Është e pamundur të gjesh te Universiteti Vitrina, qoftë një miligram pandershmëri apo një fije lidhjeje qoftë edhe me një kolokium apo detyrë kursi fiktive, e jo më të gjesh diplomë të dhënë në mënyrë fiktive apo fallso. Është e pamundur të gjesh te ne, ndër 150 salla mësimi dhe laboratoresh, qoftë edhe një pa aktivitet akademik të përditshëm. Është e pamundur që të gjesh te ne ndër qindra pedagogë të punësuar, qoftë edhe një të papërgjegjshëm apo të pandershëm. Është e pamundur të gjesh te ne qoftë edhe një student që të deklarojë që i ka munguar pedagogu në sallën e leksioneve apo të seminareve. Është e pamundur të gjesh te ne partnerë ndërkombëtarë të cilët të mos jenë surprizuar me përgjegjshmërinë dhe angazhimin tonë korrekt dhe maksimal.
    E megjithatë fleksibiliteti në sistemin e pagesës me klering për rreth 10% të studentëve tanë qenka paligjshmëri. Çfarë paligjshmërie? Ku e keni gjetur ligjin që ne e kemi cënuar sadopak në këtë rast Zonja Ministre e Arsimit të të varfërve dhe të të pasurve? Zonja Ministre e arsimit të të varfërve më shumë, sepse të pasurit, mund ta bëjnë ty “Tunjatjeta”, dhe vazhdojnë planet e tyre jashtë Shqipërisë sonë të turpëruar pse Malësori që ka sjellë vajzën në konvikt, ka sjellë një lopë sepse nuk ka pasur lekë ta paguajë konviktin. Apo sepse një malësor tjetër ka sjellë drutë e zjarrit, sepse nuk ka pasur lekë të paguajë për shkollën, apo për kursin e djalit të tij. Ku është paligjshmëria këtu? Se mund të kenë qenë drutë e zjarrit të prera pa leje? Nëse ecim me hamendësime dhe paragjykime të tilla, atëhere zonja Ministre e Arsimit, ju krejt kollaj mund të mendoni në hamendësim, se malësorët janë edhe “ufo”, mund të jenë çdo-send që ju mund të hamendësoni apo paragjykoni. A e dini ju, se kudo në Universitetet perëndimore ka studentë, edhe shqiptarë por edhe vendas, apo të kombësive të tjera të cilët paguajnë një pjesë të bursës së studimit dhe konviktit, nëpërmjet shërbimeve të ofruara në natyrë, apo me klering përndryshe. A e dini ju se ka studentë në Kampuset Universitare Perëndimore që punojnë në mensë, në kuzhinë, në larje shpërlarje pjatash dhe dyshemesh, a e dini ju se në këto kampuse punojnë studentë që pastrojnë territorin e kampuseve universitare, a e dini ju se ka studentë që punojnë në bibliotekat e këtyre kampuseve, që punojnë nëpër projekte të ndryshme dhe me punën e tyre me marrëveshje shkëmbimi në natyrë, paguajnë shpenzimet e tyre Universitare. A e dini ju Zonja Ministre e turpëruar prej asaj që është normale, e ligjshme dhe e moralshme në vendet perëndimore, a e dini ju se çka ndodh, psh në Izrael, në Kampusin Univeristar në Khaifa. Çdo ditë të mërkurë të çdo jave, aty organizohet një panair me produkte me çmime nga më të ulëtat. Aty shiten lloj-lloj produktesh, ndoshta edhe produkte që nuk kanë lidhje direkte me procesin mësimor-akademik. Pyetini Izraelitët, Zonja Ministre, a kanë Turp ata për këtë “best-practise” botërore në mbledhjen e fondeve për Universitetin e tyre. Pyetini, Universitetet Shtetërore Turke, a kanë turp ata prej bashkëpunimit më se 4 vjeçar me Universitetin Privat Vitrina me organizimin e praktikave mësimore për qindra studentë të Fakultetit të Mjekësisë? Pyeteni Universitetin shtetëror të Misurit në Kansas City, SHBA, a kanë turp të bashkëpunojnë me ne për programet e studimit të përbashkëta dhe për sistemin e diplomimit të dyfishtë. Pyetini partnerët e tjerë ndërkombëtarë, ndër më të mirët e kombit shqiptar, a e kanë pasur për turp ata bashkëpunimin e përhershëm me Universitetin Vitrina. Turpi më i madh, Padrejtësia dhe Paligjshmëria më e madhe është duke u bërë nga ju Zonja Ministre e Turpëruar nga Mosdija me dashje, e turpëruar nga Mungesa e Transparencës, E turpëruar nga fodullëku i aparatçikëve që hakmarrjen personale e shndërrojnë në opinion dhe paragjykim të vulosur nga ju e më lart se ju, me fjalime mediatike që dëmtojnë në fakt çdo lloj perspektive ligjshmërie dhe besimi në të ardhmen e këtij vendi.
    Turp Zonja Ministre e Turpëruar, nuk është të punosh 24 orë për 24, me shumë ndershmëri dhe përkushtim, në zbatim të ligjit dhe vlerave më të mira perëndimore. Turp është të bësh Turp. Dhe këtë ju tashmë e keni bërë me Universitetin Vitrina.

    Edmond Vlashaj, Themelues i Universitetit Vitrina.

    1. Miruk says:

      Zoti Baze bej nje petion online per futjen e licenses si kriter baze punesimi , kudo ne privat dhe shtet. Ti nenshtrohen njehere te gjithe licensimit. Eshte vetmja rruge qe do na shpetoj nga diplomat falce dhe nepotizimi. Si sensibilizuat njerezit per rasin ”Fullani” sensibilizoj dhe per kete. Provimi i licensimit te behet nga kompany angleze per te shpetuar njehere e mire nga nepotizmi, korrupsioni dhe diploma e pamerituara. Qofsh i bekua 7 breza o Baze per kontributin tend ketu!

    2. Elisa says:

      Turp eshte ajo qe beni ju, sepse nese nje dite te cfaredoshme, nje komision do te zhvillonte nje testim per nivelin e studenteve tuaj, ju do te kishit turp te shkruanit ne kete forum… Turp eshte gjithashtu te permendni kushtetuten dhe ligjet e ketij vendi kur ju jeni te paret qe i shkelni ato duke shkelur standartet me minimale…Ju njiheni boterisht se kush jeni dhe mos vazhdoni me te justifikoni nivelin tuaj me faktin se “ju sabotojne elemente te caktuar brenda MAS”. Pranoni te verteten dhe reflektojini siper!

    3. Adem says:

      Une mendoj qe Universiteti Vitrina eshte sulmuar ilegalisht per te favorizuar Oksfordin !

      1. Lira says:

        #Adem, hahhahhahhahahahhahahaaa kam qeshur me lot me komentin tend

    4. azom says:

      Po a ka me turp sesa ju o ”Vitrina” … Nese MAS merr ca nga ata studentet e diplomuar te ”Vitrina” dhe t’i ri testoje pastaj te shikojme se mire do flasesh per turpin dhe korrupsionin. Nese kete gje nuk e kuptoni eshte mekat prej nivelit tuaj intelektual dhe fatkeqesi per ata studente qe shkollohen te ju… Nese e dini dhe vazhdoni te beni viktimen per te perfituar eshte krim.

    5. vemendje says:

      Z.Edmont Vlashi.
      Eshte e pamundur qe ti mos te dish se dipllomat e shkolles se larte merreshin brenda dites dhe kur them brenda dites e kam fjalen qe vije tek kristali diku atu nga ora 11.00(qe mos te prishje dhe gjumin e mengjesit) dhe pas nje jave e merrje dipllomen prap diku atu nga ora 11.00.E gjith kjo pune mbaronte per 1 ore.Tani ti qe thua qe “unversiteti” yt ka pasur petagog te sakt dhe 150 salla(stalla) mesimi mbase ke qen i sakt,por ti si themelus unversiteti a ke dieni se cfare do te thot UNVERSITET,a ke dieni apo te vete ne mendje se cfare eshte dhe duhet te jet e cfarr duhet te prodhoj ne unversitet?.Po perdor kastile fjalen unversitet se qe ta didh,mbase e meson edhe kete qe quhet”Shkolle e arsimit te lart” e pse te lart?sepse do te thot qe ke kapur lartesin e duhur.Po pse cfare e kujton ti arsimin e larte 150 salla mesimi,apo nje kompleks me banja moderne?A e di ti zoteri qe ne shkollat e larta krijohen idete e sistemeve?A e di ti zoteri qe ne shkollat e larta behet shkenc dhe zhvillohet shkenca?A e di ti qe ne shkollat e larta zhvillohet shoqeria civile?A e di ti zoteri qe ne shkollat e larta matet dhe zhvillovet sistemi ekonomik i vendit e me tutje i rajonit e me tej i botes?Cfare nga keto ju prodhonit? A ke menduar se po te ishte sic duhet unversiteti yt apo keta te tjeret nuk do kishte kaq kafsheri ne rruget solaket fshatrat qytetet te shqiperis.A ke mendur ti qe po te ishte ashtu sic duhet unversiteti to kishim nje shoqeri civile ashtu sic duhet?A ke menduar ti qe po te merreshin dipllomat per doktorr ne unversitetet tuaja,femijet e tu e te mi do vdisnin,po mor po, do vdisnin sepse do kishin tempratur 39°.A ke mendur ti se keta te vafrit qe thua qe une do tju them keta te trashet mund te behen drejtor ne nje institucion dhe kur te vej mamaja ose babai jot te shahet nga te katerta anet e te beshtyhet dhe te perfundoj ne rajon sepse keta debilat me shkolle te larte nuk do din punen e tyre.A ke menduar ti perse ne shqiperi ka me shume vrasje e gjakmarre se ne cdo vend te evropes dhe perse nuk ka reaguar rinia unversitare bashk me petagoget?A ke menduar ti perse ne tv shqiptare nuk ka asenje emisio qe te ket ne krye nje petagog apo akademik qe te ket nje emision kulturo-shkencor?Etetjera etetjeta.Shiko ti si njeri ne vetvete mund te jesh njeri i drej,dhe prandaj u ankove,por me duket se si ti dhe shume te tjer keni HUMBUR DREJTIMIN dhe jeni ber nje me nje shoqeri qe prodhon vetem cnjerzillek dhe kriminalitet.Mund te shkruaja pa fund por mos harro:
      Unversitet=Kerkim shkencor.
      Unversitet=Zhvillim shoqerie.
      Unversitet=Zhvillim ekonomik.
      Unversitet= Ide Te Reja.
      Unversitet= Zenja e krjimi i ideve,rrahjet e forta te zemres,kundershtimi i ideve,emacipimi i djemve e vajzave qe do behen burra e gra,eshte renia dhe ngritja e sistemeve.CFARE NGA KETO KINI PRODHUR JU SI UNVERSITETE PRIVATE? APSOPUTISHT ASHGJE,TOTALISHT ASHGJE,KREJTESISHT ASGJE.Tju rrojn fitimet se kur tju vi radjo juve, nuk kan per te sheruar leket por njerzit me unversitet,keshtu neni mire te distacoheni njecik fhe te mendoheni me msturi,dhe te kuptoni se leku nuk te sheton e zhvillon por rshte shkenca ajo qe te sheron.Flm

  12. Atdhetari says:

    Mbyllja e tyre eshte domosdoshmeri ,por puna ende nuk ka filluar. Administratat shteterore eshte tejmbushur vetem me te keta lloj monstrash qe kane blere dipolomat (kete e dine te gjithe) dhe nuk e kane heberin e punes .Te vetmen gje qe ata bejne mire eshte te “shesin e blejne” punen per te cilen jane ne ate post .Prandaj jane qelbur punet gjithandej .Kur te emeroni ne administrate djem e vajza te diplomuar jashte ne universitetet ku nuk shiten diploma , atehere do besojme se e keni me te vertete .

  13. Shqiptari says:

    Një zgjidhje ka, të hiqen nga puna dhe nga postet shtetërore të gjithë ata që kanë diploma tip Kristali, dhe të vendosen ata me diploma të marra në Evropë.

  14. politikanet e leshit says:

    Cfare katrahure eshte bere ky vend ,eshte veshtire se rregullohet .
    Popullin e perdorin vetem per ate vote te shkrete ,e cila i jep mundesi
    te medha per ta grruer kete vend .te gjithe mundohen te zene nje vend ne
    Parlament dhe pastaj behen Bosa,kurse populli bageti shtrengon rripin dhe
    Ndjek cdo dite skandalet e tyre ,qe nuk mbarojne kurre.
    O popull thirrini mendjes ,shkunduni ,nuk del gje nga kete te paskrupullit.

  15. veterani says:

    Z.Vlashaj e kuptuam permbajtjen e deshperimit te referimit qe ne fillim. JU qenkeni UNIVERSITETI I DRUVE TE ZJARRIT turp e faqja e zeze ju qoft.
    z.MINISTRE cdo kuader i marre ne pune te japi provim shtetrore per te marre licencen per ushtrimin e profesioni keshtu ju pritet rruga veshegjateve dhe e gjen vete ku do studjoje dhe do studjoje apo jo cdo indidivid.

  16. sot says:

    Te gjitha diplomat e dhena nga universitetet shteterore pas vitit 1990 te verifikohen dhe te kerkohet te rijapin provim shteti per diplomen e mare.

  17. popo says:

    Noli dhe konica mund te shkruanin vargje per kete tragjikomedi.

  18. Petro says:

    Germo Tare,germo.Ka dhe shume te tjere.Pikerisht ketu qendron mashtrimi.Kur e bejne baballaret e kombit c pret poshte.Me kete brum s ka te ardhme.Keta s dine te shkruajne shqip.Mjere ne.Po mjere dhe populli qe i voton.Ah, cdo popull ka qeverine qe meriton.

  19. kot fare says:

    fakti qe ka plot te rinj dhe te reja qe jane diplomuar jashte nuk i ben ata me te ditur dhe te pergatitur se ata qe kane studiuar brenda vendit. te nxenit e dijes eshte individuale. kush ka deshire meson kush nuk ka paguan. ama ne fund injorant ngel. sa kohe qe jetojme ne nje vend kaq te vogel, ku po te jesh ul ne nje tavoline me 3 veta, njeri do te dali kushuri tjetri krushqi dhe i 3 shok pas shoku, do te ekzistoje dhe koncepti i mikut per te gjet nje pune. meriten duhet ta tregosh rruges.

  20. Hamdiu says:

    FATE VELAJ
    INJORANT SHEMEBLLOR
    SE SHPEJTI
    KANDIDON PER KREYTAR BASHKIE
    NE VLORE

  21. dajti says:

    Diploma e tyre e vertete eshte korrupsioni. Ata kane master ne kete profesion. Per kete ju duhet nje diplome fallco kristali.

  22. Tropojani says:

    Keto “diplomat” e Kristalit duhet te rishikohen me nje komision pedagogesh te Universitetit Publik. Ndryshe, eshte e kote.

  23. Arben says:

    LUM SI NE PER CUNAT TANE??!!!

  24. gledis says:

    Ju te ministrise se arsimit do te benit mire t`a nisnit me verifikimin e deftesave te shkollave te mesme,pasi ka shume nga ata qe pasi kane blere shkollen e mesme jane regjistruar ne keto pseudouniversitete dhe kane marre edhe diplomen e shkolles se larte.Lidhuni me sekretarite e shkollave te mesme dhe u verifikoni deftesat ketyre te “diplomuareve” se keni per te pare superskandalin.Dhe keta injorant klasik po konkurojne dhe po rivalizojne (fale ryshfeteve)ata qe me djerse dhe me vullnet e kane merituar diplomen.Jane mbushur zyrat e shtetit me analfabete funksionale,ne sistemin arsimor ke mesues totalisht te paafte,qe dalin zbuluar edhe para nje prindi qe ka mbaruar shkollen e mesme te kohes se Enverit.Turp per shtetin te perfaqesohet nga njerez te ketij niveli.Fillojeni,fillojeni kontrollin qe nga shkolla e mesme se keni per te pare sa drejtora e sekretare shkollash meritojne burgun per kete pune!

  25. Sadik Piringji says:

    Me duket e pakuptimt te citohen emra se kush ku ka studiuar sepse nuk eshte faji i studenteve pse nuk certifikohet nje universitet por i atyre qe e kan ngritur ne kundersshtim me normat.

  26. qe te hyme ne europe says:

    Artan Gaci eshte injorant qe ka blere diplomen.
    Gjithe brezi tij e di kete gje.
    Ai mezi ka mbaru liceun me pesa.
    Po te kete njeri dyshim nujrum ju a zberthej une kete servil te edit

  27. NO says:

    Artan GACI DREJTESI?
    HAHAHAHAHAHA
    HAHAHAHA
    HAHAHAHHAAHA
    Ky eshte piktori me i deshtuar i historise se liceut

  28. perjashta says:

    Artan Gaci ka qene hajdut ne shkolle te mesme
    bridhte me 30 celsa ne xjep dhe kurre ska bere shkolle te larte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje