Ashtu siç pritej, Gjin Gjoni do të jetë gjykatësi i çështjes Fullani. Ish- guvernatori i cili po mbush javën në qeli, ka shansin të dalë dhe të kthehet në shtëpi. Në të vërtetë, nuk është se jam i fiksuar pas idesë se si dhe ku do ta presë vendimin e gjykatës në themel Ardian Fullani. Nuk jam i shqetësuar nëse e pret në shtëpi apo qeli, pasi kjo është një çështje që formalisht i takon drejtësisë, kurse realisht miqve të rregjimit të Fullanit në drejtësi. Problemi më i rëndë që ka të bëjë me të, është se ai para një jave ishte një person i paprekshëm dhe i garantuar që nuk do të prekej, ndërsa tani është një njeri në dorë të Gjin Gjonit. Ky nuk është një dënim i vogël për të.
Pra, ajo që dua të them, është se jo vetëm unë, por gjithë kritikët e Fullanit nuk kanë fiksim as vuajtjen në qeli të pritjes së dënimit dhe as mënyrën se si duhet të mësohemi me këtë proces. Ne e dimë që drejtësia është e kapur dhe se në mënyrë të çuditshme, presidenti serinë e takimeve pas alarmit të arrestimit të Fullanit, e bëri me kryetarin e Gjykatës së Lartë, aty ku ka një konflikt të fortë interesi kjo çështje. Pra, nuk kemi asnjë emocion se si do të jetë fati i Fullanit në apel.
Ardian Fullani ka qenë formalisht guvernatori i shtetit tonë, dhe normale është ta presë dënimin dhe në shtëpi. Por, ky sistem drejtësie i kapur mes të tjerash dhe nga Fullani me gruan e vet, ja kanë hequr vetes këtë të drejtë, duke e bërë krejt të pabesueshëm sistemin. Gjëmat që kanë bërë gjykatat shqiptare kanë krijuar përfundimisht një gjendje paragjykimi ndaj tyre, edhe kur ato mund të marrin vendime të gëlltitshme.
Në rastin konkret, sikur të ishim në një sistem jo të kapur, edhe nëse Ardian Fullani të lirohej dhe të jepej arrest shtëpie, askush nuk do të reagonte. Ndërkohë, ne jo vetëm që jemi para një sistemi të kapur, por jemi brenda një sistemi ku gruaja e presidentit ende nuk ka ikur me dorëheqje nga banka ku ka ndodhur skandali, dhe gruaja e Fullanit ende nuk ka ikur me dorëheqje nga gjykata ku do përfundojë çështja e burrit të saj. Dhe, si për ta bërë më zi këtë punë, i gjithë ky gjyq përfundoi në dorën e Gjin Gjonit, nga e cila nuk është firmosur kurrë drejtësi, por vetëm është shitur, blerë apo sponsorizuar një vendim.
Ndaj do të ishte mirë që në këtë rast, sistemi të bëhej i kudjesshëm dhe të mos e bënte kaq banale situatën, duke e lënë këtë gjyq në dorë të tij. Atë mund ta lironte dhe dikush tjetër me porosi, siç funksionon drejtësia tek ne, por s’ka përse bëhej kaq brutale dhe vulgare njëkohësisht.
Përtej këtij momenti që bën të pabesueshëm lirinë e pritshme të Fullanit, histeria ndaj tij duhet të ndalë. Duhet të ndalë sidomos fokusimi tek sjellja e familjarëve të tij pas këtyre zhvillimeve, përveç gruas, që është në konflikt interesi. Djali dhe vajza e tij nuk janë më fëmijë guvernatori, por fëmijët e një prindi në burg, dhe sjellja e tyre e tanishme është normale dhe dinjitoze për fëmijët. Erikun që e bëmë copë për milionat që i ka falur babai dhe hobit e tij plot me vese adoleshentësh, ushqyer nga nja baba i papërgjegjshëm, ka nevojë t’i themi një fjalë të mirë, që shkon në burg e i çon rrobat babit apo që shkon në kishë e falet për të. Kjo është shenjë e një fëmije të përgjegjshëm, që ndjen përgjegjësi dhe dhimbje për atë çfarë i ka ndodhur prindit. Ky është fëmija që duhet të mbështesim, ky është dhe Eriku që duhet të ishte kur babai tallej me milionat tona. Ai dhe motra e tij janë sot fëmijë në hall të tyre dhe askush nuk ka të drejtë të fokusohet tek sjelljet e tyre pro babait, sikur të ishin kriminelë. Nëse ka diçka që duhet lavdëruar në atë familje, është mënyra se si fëmijët po përballojnë këtë situatë.
Në këtë kontekst nuk na shqetëson pra as lirimi i Fullanit dhe qëndrimi i tij në shtëpi. Shqetësuese është se sistemi është aq i pasigurt tek vendimi që ka marrë, sa i duhet të përdorë një nga legjendat e degradimit të sistemit, për të gjykuar këtë çështje që ka prodhuar aq shumë tension dhe politikë në Shqipëri. Nuk është Fullani në dorë të Gjin Gjonit. Ai e ka si dënim personal këtë gjë, e ka si fyerje që ka mbetur në dorë të dikujt që ka orë Cartier, por s’ka mundur të hajë dreka me të. Në dorë të Gjin Gjonit është sistemi i drejtësisë dhe kjo është e rëndë. Po aq e rëndë sa ajo që ka ndodhur me paratë tona në bankë. Kjo është diçka që ndodh me lirinë tonë dhe të drejtën për të pasur drejtësi.
Po c’te bej me shume populli Shqiptar o Mero,voten ja dha socialisteve per te bere drejtesi e nese sbejne as keto cre bejme ne te shkretet.Zoti nuk ka parti qe te votonim ate.!
Shume e sakte, tani duhet te merremi me Ramen, hajduter I pame e I dime
E pergjithshmja qe Drejtesia tek ne ka degraduar.
Ata cuditerisht punojne me Kode dhe passwordin e
mban Bujari!C,ka do te thote se askush nuk e deshifrone
faqen e tyre te vertete! Megjithate,po verejme se
Ata Deshperimisht kane vendosur ne nje Mur te larte
ndares per kujtimet e viteve te Rrakapujes Berishiste!
Xhin Xhoni,ky Pikepyetje e Drejtesise,i ka rene(apo eshte
sajuar) e drejta per te gjykuar masen e sigurise per Fullhajnin
Ketu kemi edhe Max Mavrine te vendosur ne krahun e krimit qe
do te thote se me shume bene Politike se sa Avokatine!
Keshtu pra gershetimi i Xhin Xhonit me Max Mavrine po nxisin
nje Termet te ri brenda Drejtesise!Ne kete rast pamedyshje qe fitone
Korupsioni,Mashtrimi dhe Krimi! Saliu eshte ideatori i rremujes.
Ky ka petkun e ndarjes,te krimit,te Terrorit dhe Manipulimit.
Ne kete ambjent kane lulezuar Xhinet,Fullanet dhe Sharlatanet.
Ky eshte Problemi!!! Me Xhinet kurre nuk do kemi Drejtesi!
Duhet protestu para bankes se Shqipnis qe te largohet Odeta e Nishanit dhe para Gjykates se Larte per Gjinen hajduten,me floke te mbjellme ne kaptin ,..por pa tru brenda.
Po tani o I shkrete??
Vazhdo lutu te Zoti.
Dhe nese te degjon mbase e krijon nje parti ne toke.
But, keep praying, keep praying..
Drejtesia po vjen ngadale ngadale http://bit.do/Fullani-ne-dore-te-krykorrupsionistit
Na ke çare trapin me keto adds.
po mos i click o burre…
Verifikoni se c’fare lidhje familjare ka bashkeshortJa e kryetarit te gjykates se larte me bashkeshorten e fullhajnit dhe do te mbeteni te cuditur sesi I gjithe ky vend eshte shitur dhe blere Brenda familjes…nje dore hajdutesh me ne krye kryekriminelit SRB kane bere dhe per fat te keq vazhdojne te bejne ligjin ne kete vend
Dakort Iris, por une cuditem! Mire partite e politikanet s’i ka ne dore Zoti, po kleriket dhe fete a i ka? Ka zera, qe fete jane maska te politikave. Une mendoj se fete jane maska te Perendise, ndryshe si spiegohet qe Perendia nje i vetem ne Univers, shfaqet me tre maska klerikesh te medhenj ne Shqiperi dhe edhe me shume maska ne Bote?
Politically correct! Pranueshem.
Politically,my dick……
Me akuzat qe i jane ngritur FullHajnit si zor te ndeshkohet,kushdo gjykates te jete
Nuk e ke kuptuar akoma qe “arestimi pa akuze” nuk do te thote fajesi, dhe jo me ndeshkim?
B. Mane ne shkrimin e tij beri nje gabim kur shkruante se “te gjithe u gezuan” per arestimin e guvernatorit (was für ein beschissenes Wort!), ose qe t’a themi me sakte per kete marionete saliniste qe gezonte postin e drejtorit te bankes se shtetit.
Ne te vertete te pakte ishin ata qe prej turfullimit te parakohshem ndjene kenaqesi per “arestimin sa per sy e faqe te ketij ujku, te cilit salinistet i kishin varur melcite ne qafe. Dhe ujq me “grada” te tilla ka pothuajse ne cdo “institucion te pavarur”, ku njera prej te cilave eshte dhe gjykata e xhin-xhoneve dhe fullhajneshave te padrejtsise, qe vetem fjales drejtesi nuk ua kane mesuar ende kuptimin.
Pse e shani Maks Velon…..? Per keto e ka fjalen Maksi. Presidenti mysliman i pagdhendur dhe nji antishqiptare e papare. Kush e krijoj kete rrumpalle? Sali Berisha veriori. Kush eshte i korruptuari,? Gjin Gjoni me kompani….dhe te keni parasysh se maksi nuk shau as myslimanin fukara verior dhe asnji verior tjeter pervec…..Gjin Gjonave….dmth verioret bene ligjin per 24 vjete dhe e dhjene vendin ne kete fare feje, ku vetem veriori i thjeshte, nuk eshte i share prej Maks Velajt! Mos u terhiqni nga njerez percares.
Mire po vjedhjen e bankes kush e beri veriori, myslimani? Full-hajni, eshte “cun tirone” dhe ortodoks?
Fullani..eshte viktima e presionit te politikes bolshevike berishiane .
Askush nuk mund tia dali diktatures……
O Detar, ky vend nuk behet po pati njerez si ty ne qarkullim!
Sipas ‘ nofkes ‘ qe ke vene…..je me kote se kotesia komplet.
Injoranca e shqiptarit del si pleshti ne jake!
Drejtesia e Sales!
Futi ndonji kos, se as per komente nuk je, dhe as per replika nuk je!
Njeriu, po nuk kuptoj se cfare shkruan tjetri …..vari carin, …..
De tari,mos harro kur se e bene kete ne mungese te nje opozite,apo me saute me bekimin e nje opozite sy mbyllur vetem qe biznesi e tyre ,ne te d’y anet,mos te prishet.
Opozite nuk eshte pa faj ne pushtetmbatjen aq te gjate te berishes!…
Hiqe ate pseudonim [email protected] nuk te shkonn memire vene mocali.Ti e velo jeni racista percarsa.Velo ka te drejt sepse veioret nuk e denuan sic i tha Jugori asgjesojen maksin.
Mesa di une apeli gjykon me tre gjyqatar. Pra nuk eshte vetem ne dore te gjinit.
Besoj se nje dite do perfundosh edhe ti ne dore te gjyqtareve. Atehere do te kuptosh sa kot po flet dhe sa I papergjegjshem je me opinionet tuaja.
Mos mendon Rama se populli do ti jape per 50 vjet voten qe e ka marre shtruar.Durimi e ka nje kufi , edhe besimi per ndryshim e ka nje cak.
Vetem Braçen shikoja aktiv sot,Parlamenti ne diten me “pasive” te nje viti.
Te ishte kjo nje rastesi?!
Apo Parlamenti nuk u “nxitua” per te bere shkarkimin,per ti dhene te “drejten” xhelatit te drejtesise,per te gjykuar!
Ky eshte sistemi i kapur berishjan,vonesa ne çmontimin e tij,dhimbje e stermundimshme per kete popull.
Bravo Mero ! Kjo eshte esencialia,qe drejtesia ka mbetur ne dore te Gjonit.
Per sa i perket Burgut te Fullanit nje mase e mire e qytetareve kane qene
skeptish ,per vete faktin se drejtesia jone eshte e mbushur me Gjona. Rilindja po tregohet e pafuqishme tek ky institucion ,kam frike se do te na zhgenjeje .
Drejt!
Me ngjarjet qe kan ndodhur kohet e fundit del pyetja: A jane te lire shqiptaret
dhe pse zgjodhen nje qeveri qe te mendonte per ato?
Populli shqiptare vazhdon te jete i sunduar nga bandat mafjoze qe drejtohen nga krimineli Berisha. A ka force Qeveria e re per ti shpartalluar keto banda?
Perseri une do thoja jo. Kam agurmenta per te thene jo. Qeveria Rama tregon vullnet per te shpaertalluar bandat mafjoze, por kur i ke brenda ne qeveri mafjozet, nuk ke fuqi ti shkaterrosh. Po te mbahet ky vullnet, bandat mafjoze do shkaterrohen nje e nga nje, me ndihmen e nderkombetareve. Mafjozet ne qeveri do vazhdojne te punojne ne ndihme te qeverise, se jane te monitoruar nga e gjithe Bota. Nuk kane rruge tjeter.
Duket si ato ndeshjet e futbollit te kombetares sone,
veshtire per te fituar drejtesia.
Shpjegimet i ben shkelqyer o z. Mero , po jepni miletit ndonje alternative c’duhet te beje ne kete moment kaq delikat .Fundja fare t’i qepemi atij mustaqelliut president te jete te pakten vetem nje here i pergjegjshem per c’ka po ndodh ne kete vend tashme buze gremines per shkak te ketyre mbetjeve te sales .
ME KETE DREJTESI QE KEMI JO VETEM FULLANI DO TE DALE I PA LAGUR POR EDHE AI BITRAJ DO TE LIROHET .
Mero,do flas me Koqe Kokdhima ,te nderhyje per te vepruar me drejtesi DREJTESIA .
Eshte e vetmja shprese e shqiptareve te ndershem kudo qe jane.
O Mero, e dime qe je shume i shqetesuar per fatet e Bankes dhe Fullanit, por meqe nuk di cfare te besh, pse nuk pyet nje here “profesor geshtenjen” nga new york-u, se ke kohe qe nuk ja ke nxjere suratin ne gazete
Sistemi Shqiptar i Drejtesise me “gjyqatare plazhiste” si puna e ketij palles Gjin Gjon Marka Gjon eshte skandal me vete – Ne dore te Hajdutit eshte e do te gjykohet nje tjeter ABUZUES i nivelit te larte sic mund te jete Guvernatori i cdo Shteti, te cilit i kane vjedhur per 4 VJET RRESHT LEKET e POPULLIT.
TURPIN e Mban Qeveria ne fund te fundit – ajo zgjidhet me vote populli dhe jo gjyqtaret kanibale si gjingjonistet e radhes – Ne Demokraci pergjegjesia rendeon tek QEVERIA e KUVENDI!!! per te gjitha pislliqet e sistemeve te tjera – sado qe te themi PAVARSI por jo ndaj hajduteve.
Vetem ne Diktature Hajdutet jane te Pavarur.
Mblidheni 20000 forma per ndryshim te ligjeve!
Shkrim I mire Mero..
Mero.te genjen mendja edhe ty se ne shqiperi do te kete rilindje.
……Apo ben sikur se ashtu ta do puna.
Turp tepre i madh.O zot si mund ta gjykoje Gj,Gjoni kete Fullanin.Ky deri tani eshte per drejtesi per vete.A ka shtet?C’po bejne Qeveria,M Drejt.Presidenti.Kuvendi ?????????????
A moret vesh ju o 1000000 shqiptar qe vrapuat te nderoni sistemin???
A shikoni si sillen banditet qe kan kapur shtetin e nuk pjerdhin per egzistencen tuaj !!!Shqiperia esht nen pushtimin e plot te armiqve me te betuar te kombit !Cfar do bente nje pushtus me shum se kaq !!Kjo mosperfillje gangsteresh me ne krye presidentin qe injoron intelektin e nje populli nuk ka ma te kaluar e te krahasuar ! O djem “rrembeni armet ja vdekje ja liri” e nese nuk keni forcen e krenarin ta beni ,bojkotoni gjithcka ! Zbrazni bankat e merni ruget si ne korrik te 89- ntes Nuk keni shpetim nga kta, e femijt tuaj do kthehen ne skllever,ne lypsar, pa te tashme pa te ardhme,te shkelur me kemb nga gjin gjonet ,metet ,berishet e kompani !Shqiperia ka ren ne baltovin dhe perpjekjet per te dal prej saj me thell e zhysin…………..Turp o turp …ku e ke kufirin me ne fund …….
Ed Palla do beje drejtesi bashke me nje milion shpullasit qe deri me sot jane veteshpulluar nga performanca donkishoteske e Rilindjes
Ne kete rast ,drejtesia shqiptare eshte ne prove.Ajo qe e ben komike drejtesine tone eshte ,se kete skandal te permasave kombetare ,do ta drejtoj nje gjykates, qe sic degjohet eshte akuzuar nga prokuroria dhe eshte shpetuar nga vet ai dhe gjithe KLD, me ne krye Nishanin.Ketu qendron paradoksi.Ne rast se ndodh ,qe vendimi do jete i padrejte,i takon mazhorances te shkarkoje komplet KLD dhe vet presidentin Nishani.Europa e dha mbeshtetjen dhe qeveria nuk ka cfar pret.Te filloje reforma dhe te crrenjoset e keqa ne drejtesi,rruge tjeter nuk ka.
Drejtesia eshte ne provim me kete gjykim,sepse do te gjykoje edhe veten,per drejtesine e shperdoruar ne vite.A eshte Gjin Gjoni ai qe do performoje me ekselent per ceshtjen?..asgje s’eshte e pamundur!!
Shume sakte Z. Mero !
kjo eshte thjesht nje ngritje kunder funderinave te drejtesise…..,kunder sistemit qe polli vetem “lek”.
Nje gjykates i akuzuar se ka pervehtesuar shuma te medha financiare nepermjet korupsionit dhe nuk i ka deklaruar dhe nuk i justifikon me te ardhurat mojore dhe qe eshte vene ne pykepyetje nga drejtesia…..,nuk mund te drejtoj e te japi drejtesi..,ujku nuk bene drejtesi po bene baterdi…,ekete baterdi pritet te beje Gjoni i Gjinit apo i kujte eshte..,kjo dihet,dhe nga analiza ne kohe dihet se kush jane te interesuar per FULL-HANIN dhe prandaj caktuan Gjonin e Jarit qe ka lidhje me shume shperdorime te parave te Bankes se Shqiperise.Ka shume domethenie e nenkuptime veprimet apo sjelljet e politikaneve…,por njerezit jane te indinjuar se eshte vjedhur Banka e Tyre,pra eshte njelloj sikur te sulmohet Shqiperia e mos te mbrohesh ,pra ta lesh e te ikesh e ta leshe ne dore te hajduteve apo te pushtuesve sic veproj A.Zogu dhe tani e kane bere nderi kombit dhe ivune dhe bust,ngrini nje bust Fllhanit dhe atyre qe e mbrojne se kjo do jete “nder i madhe per shqipetaret”.Drejtesia,pra prokuroria dhe gjykata ne kete raste kane nje pergjegjesi te madhe dhe zgjidhja drejte e katij problemi do te varet e ardhmja e vendit,e Shqiperise,perndryshe shqipetaret do te jene gjithe kohen te perbuzur ne Shqiperi e kudo qe jane dhe nuk do mendojne ndonjehere se kemi Atdhe per te cilin duhet jemi te nderuar e te vleresuar se jemi ngaShqiperia…..!!??
Prandaj, o Mero, siç edhe e kemi thene,Shqiperia nuk behet, jo!
Eshte normale zoti Mero qe dicka e tille pritej qe te ndothte,por megjithate shpresojme se nje veprim i tille do beje qe te ragoje fuqishem opinioni i shendoshe mbare shqiptar si dhe qeveria qe ka paralajmeruar stuhi ne shtator si dhe thenia lapidar e k/ministrit Rama :”Prisni se skini pare gje akoma”ne rast te kundert ky do jete nje deshtim i turpshem i kesaj qeverie perballe Mafies se ngritur ndga Berisha.PRISNI E SHPRESONI.
Eshte normale zoti Mero qe dicka e tille pritej qe te ndothte,por megjithate shpresojme se nje veprim i tille do beje qe te ragoje fuqishem opinioni i shendoshe mbare shqiptar si dhe qeveria qe ka paralajmeruar stuhi ne shtator si dhe thenia lapidar e k/ministrit Rama :”Prisni se skini pare gje akoma”ne rast te kundert ky do jete nje deshtim i turpshem i kesaj qeverie perballe Mafies se ngritur nga Berisha.PRISNI E SHPRESONI.
e ja keshtu nepermjet xhin xhonit fullhani do i paguaje bosave te politikes taksen e papaguar per fitimet e padeklaruara e pas kesaj do jetoje i lumtur ne fiji, karaibe apo ne ndonje ishull artificial
Ka koh qe ju lexoje i Madhi MERO. Me te vertete jeni njeriu qe shkruani TROC por edhe shume shume sakte.
Zoti Ju a shperblefte kete shperblim qe po i beni SHQIPERISE.
Une po besoj ne drejtesi qekur pashe Opinon e Blendi Fevziu, qe e kish kthyer debatin per arrestimin e Fullanit ne nivelet me te uleta. Ku ishte nje Frangaj qe po perpelitej sepse do i dalin kredite e pashlyera ne Banken e Shqiperise por edhe nje Lubonje qe se kuptova mire ca desh ne krah te Frangajt. Me ben optimist heshtja e Berishes sepse po e ndjen qe po i shterngohet laku dhe nuk do te shpenzohet me Fullanin. Pse mos te shpresojme se Fullani do jap nje efekt domino.
Vetem me vjen keq per Bledin se e hengri sapunin e Fullanit per djathe.
Thashe Bledo, kaloresit jane kaluar, nuk kane nevoje per sapune.
Kesaj i thone, fshati digjet e kurva krihet. Ky Gjini a nuk ishte akuzur per korrupsion?!
Une kam respekt per Meron dhe vleresoj penen e tij te forte. Indirket mero me kete shkrim rrit presionin pozitv ndaj Gjoneve te drejtesise qe me ne fund kane mundesi te japin nje here te vetme drejtesi. Nese fullani eshte aty ku eshte nje merite te madhe ka mero qe vazhdimisht ka udhehequr betejen kunder tij.
Une jam socialist, drejtesia nuk eshte e partive , ajo i takon popullit dhe nese drejtesia nuk denjon te zbatoj ligjin, por do te vazhdoj si deri me sot edhe per kete rast , i lind e drejta popullit te protestoj jo vetem ndaj sistemit gjyqsor te korruptuare por dhe kunder partive qe po ushqejne kete situate te krijuare prej 20 vjetesh.
Një lirim i mundshëm mos vallë i paraprin ndonjë skenari alla Santo?!?!
Tironsit kane nje shprehje shume te vjeter:”FOL ME NEKEN” , me demek bjeri legenit ,.Po ata qe e kane ne dore , vazhdojne avazin e tyre pa pyetur njeri dhe bile tallen me popullin dhe me ju gazetaret.Gjarpri i Korrupsionit ne Shqiperi ka dy KOKA: SALEN dhe LIKEN. Te tjeret jane gjarprinj te vegjel , po sebashku kane bere dem shume te madh.Kuptohet se njeriu me i shqetsuar per burgosjen e Full-Hajnit eshte Sale Vucidoli.Personi qe nuk le ndodhi pa komentuar dhe demaskuar ,po per rastin ne fjale , eshte strukur si Legen Llamarine.
Mazhoranca duhet energjikisht te veproje ,per rastin konkret dhe te shpejtoje Reformen ne Drejtesi , duke filluar qysh nga Presidenti LOLO dhe me te gjithe gjyqtaret e korruptuar.Shpresojme te mos zhgenjehemi!!!
gjini, fullaani, nishani , saliu , basha , xhozi , bode , pollo , meta ,
alibej , klyshet e sales , grupi ciftelia , frroket e tuc maket , TE GJITHE NE BURG !
Pashe emisionin Opinion te Fev Ziut,nje emision si ne diktature,si ne prag grushti shteti.Te gjithe analistet gojekycur per te verteten.Eshte e tmerreshme,shihet hapur qe ne Shqiperi eshte instaluar diktatura mafioze.Shihej hapur mosdrejtesia edhe ne nderhyrjet e nje gangseri te drejtesise,Gjata.Nje atmosfere shume e rende.E vetmja kenaqesi-ngerdheshja ironike e Artan Hoxhes.Populli u cilesua turme.Dikush duhet te marre popullin ne kujdesje sepse po neperkembet.Mero,te falenderoj ne misionin patriotik e te drejte qe po zhvillon!
Me mire ta nxjerrin qe te haje ndonje koqe plumbi si te meparshmit.
Mafia po mbyll gjithçka,rilindja po bën tralala,dhalla përshesh me dhallë po ha? I dhjefsha rracën këtij lloj shteti ku çdo ditë buka të ngecet në fyt nga gomarllëqet me okë?
“Nese ka dicka per tu lavderuar ne ate familje eshte pikerisht menyra se si po e perballojne femijet e tij kete situate”
Seriozisht e ke Mero, duhet te lavderojme femijet e tij per menyren se si po e perballojne situaten, harrove qe femijet e tij nuk jane kalamaj apo adoleshente por te rritur?
C’fare ndryshimi kane femijet e tij nga Shkelzeni dhe Argita?????
Mos valle nuk e kane kuptuar ato qe milionat me te cilat ato kane bere qejf deri tani dhe pasurite marramendes qe ka familja e tyre jane djersa dhe mundi i ketij populli qe babai i tyre ka vjedhur per vite me rradhe??
Apo mos valle jane aq te paditur saqe nuk jane ne gjendje te kuptojne realitetin ku jetojne dhe mendojne se gjithshka kane eshte arritur me djersen e babait te tyre????
Llogjika juaj eshte skandalozeeeeeeee z.Baze!!!!!!
Me keto qe keni shkruar ne kete artikull ju dukeni me naiv se femijet e Fullanit, nese mund ti quajme te tille!!!
Ne nje shoqeri me drejtesi normale si ajo qe ju dhe ne te gjithe shqiptaret aspirojme, femijet e Fullanit si dhe gruaja e tij do te ishin te gjithe nen hetim.
Ja qe s’eshte prere ne bese FULLHAJNI nga Fullhajnet!Mos u merr me femijet o Mero e leri denglat po merru me investigimin qe kush ishin ata persona qe do e prisnin ne bese!I pari dihet i dyti po mos ka edhe ndonje te trete.Se fundemi na mbetet te ngushellojme vehten duke uleritur “RROFTE DEMOKRA CIA ME NE KRYE SALI RAM BERISHEN”.E ç’fare tha Ai e se beri!RROFTE MAFJA POLITIKANE SHQIPETARE E LINDUR E RRITUR ME SHURE AMBSADORESH.RROFSHIN XHIN XHONET.
Epo ,mire t’u behet. Me permbyset,me linçuat,me baltosët,…Unë perpiqu qe t’iu ketheja dinjitetin e ju kunder vetvetes (per gjera te shemtuara e tollona fajet i ka patur klika e Ramizit,ju betohem per,per …flamur. Une e kisha seriozisht qe Shqiperine ta beja shtet me dinjitet…,po nuk me lan. Pastaj nuk me la edhe zoti. Prandaj keni per te vuajtur gjat
Mero, tani skema eshte e qarte: te gjithe kane shtruar pyetjen se pse u vonua ndalimi i Guvernatorit. Nuk u vonua, por u be ne kohen qe te kishte siguri qe ne apel do ishte Xhin Xhoni gjykates. Keshtu te gjithe merrnin copen e tyre. Pushtetirrezonte Gubernatorin. Prokuroria bente heroin. Saliu mbetej i kenaqur pas mbrojtjes qe i beri Guvernatorit. Se kush humbet, gjeje vete ti, Mero.
Ne momentin qe prokuroria nxjerr urdher arresti per keta hajdute, duhet te nxjerr edhe urdher sekuitrimi per pasurine ,nete kudert dote shfrytezojne pasurine per te blere gjyqtaret.
Cfar do te ndodhe ne shqiperi sikur:
—————————————
-Parlamenti te marre urgjent ne konsiderate shkarkimin e presidentit?
-Me flaken e ndezur dhe ne emer te popullit te shkrije sipas ligjeve KLD. dhe ti jape zgjidhje dhe rruge perkohesishte drejtesise?
-Mbas stabilitetit disi te ketyre dy problemeve te zinxhirosin pa me te voglin hezitim krye kreminelin Sali dhe oborrin e tije qe e ka shperndare ne xhdo cep te shqiperise dhe me doren e zeze vrasin dhe presin per te mbajtur te ngritur terorizmin mbi popullin fukara.
-ligji mbi konfiskimet te zbatohet urgjentishte dhe rigorozishte pa dallime te kraheve politike.
-Per nje ilir nuk mund te shkaterrohet nje komb ne se ka te vertetuara
gojet e liga qe nuk mbyllen asnjehere se ku ka ze nuk eshte pa gje thote populli.
-Si keto dhe shume te tjera a ka bythe ti beje rilindja ,se ka ti beje se jo duhet ti tregoje popullit te verteten se ku fle lepuri,tani me luge boshe nuk ngopet me njeri dhe kete duhet ta dine te gjithe si gjinet dhe Gjonet.
Ne nje gje dime si DRITA E DJELLIT: Edi Rama ka shume veshtiresi nga brenda RILINDJES se nga faktoret e tjere rrethore,si do tja beje kete nuk e dime.
…ne dore te gjinit dhe te atij qe e krijoj gjinin apo qe e mbajne akoma, gjini eshte thjeshte nje ushtar qe merr urdhera; shefat e tij jane kapot e partive ne pushtet dhe “opozite”; aty ka marr fund gjithçka, sala me shoket e partise (nano, ilir etj) e mbaruan misionin e shkaterrimit total te atij vendi!
Ti mero ben mir qe na shkruan ca fjale te urta
po te ishit ju cfar do benit
leku te prish mero
po su cu vekja mero skemi gje
neqofte se ka ndryshuar mendje se ne pune ai ipati dhe atij ja kan friken meroooooo
Ky shkrim tregon qarte lojen e Rames dhe mediave prane tij… Media ne shqiperi ka marre fund.
“Shqipërinë e mori turku, i vu zjarr
Shqipëtar mo rri po duku, shqipëtar
Mjaft punove për të tjerë, o fatkeq
Kujto vëndin ku ke lerë e ku heq”…
Tani na u dashka te na vika keq
per Erikun qe lutet ne kishe sipas Meros.
Cfare djali me vlera njerezore te verteta ky Eriku!
Pika qe si bie prokurorit qe ju shkaktoi kete dhimbje ketyre femijeve te gjore qe kane vuajtur shume ne jeten e tyre, dhe qe i jati ka punuar shume per tu siguruar buken e gojes!
C’jane keto shkrime tallje me inteligjencen e popullit!!!
Cohuni or shqiptar cohuni ! Shqiperia esh e pushtuar !!!!Cohuni or shqiptar te diaspores mjaft spektator ma ! cohuni ne ju ka ngel pak gjak ,e krenari per kte EMER qe mbajm !Shum kosovar e ben kte dikur ,lan qetsin,pasurin e erdhen te luftojn kunder serbit e ne na duhet te luftojm kunder bandes shqiptare me e keqe nga pushtusi ! Mos u dorezo Mero ,vazhdo se po i afrohet “thika palces” e nuk ka mundesi qe te durojm akoma ! Le te dal dikush te therras te na mbledh e ta fillojm me te but e pastaj edhe me gjak po qe nevoja ! Nuk shkon ma ky terror ,kjo dhun ,kjo perqeshje,!! Cfar duhet te bejn ma ! Cohuni or shqiptar cohuni ! Ju vjedhin ,ju vrasin ata qe zgjodhet e i bet sheik te pangopur !Jan bashkuar e mbrojn njeri tjetrin !Jan cimentuar me parat tuaja e keshtu do vazhdojn sepse po duket ! Cdo “leshim”behet per tym qe te mos zgjoheni !Cohu shqiptar cohu !
Mero ,na trego rugen sepse spaska burra ma Shqiperia ! Tani po kuptoj perse kamikazhet spysin per vdekje !Ktu po vjen puna !……”me mir i vdekur e me nder se te jetosh i shtypur e me vampirin ne qaf !……COHUNI SHQIPTAR COHUNI……..perpara se te vdes Shqiperia……
na lodhet, na lodhet me urrejtje, mllefe, thashetheme, politikane, gazetare. nuk po bejme rehat ne kete dreq vendi.
Ne njerin nga editorialet e tij perpara disa ditesh, Mero Baze nder te tjera shkruante:-“Tani ish-Guvernatori ka pune me drejtesine, dhe Ne duhet te presim vendimet e saj”.
Nje shprehje e tille jo vetem qe nuk tregon piken e dyshimit mbi sistemin tone te drejtesise, por perkundrazi tregon nje besim te plote ndaj tij.
Por ç’fare ndodhi me Meron? Mos valle nuk e dinte ky qe ne gjykate egziston nje gjykates i quajtur Gjin Gjoni? Sigurisht qe e dinte. Kur themi qe drejtesia shqiptare eshte e kapur, nuk kemi parasysh vetem Gjin Gjonin, sepse gjykata shqiptare nuk mund te kapet vetem nga nje gjygjtar. Atehere lind pyetja:-Per cilen drejtesi e kishte fjalen Merua kur ju drejtohesh lexuesve te tij, se duhet te prisnin vendimet e saj per çeshtjen Fullani. Kjo edhe nje here verteton nga njera ane, sa serioz eshte Merua me lexuesit e tij , dhe nga ana tjeter, qe atij i duhet qe per ç’do ngjarje qe ndodh te shkruaje diçka pa patur parasysh se çka thene perpara lidhur me ngjarjen apo subjektin ne fjale. Kjo dhe shume aresye te tjera na bindin qe Merua nuk eshte gje tjeter veçse nje servil i pushtetit dhe nje inatçi dhe hakmarres i paskrupullt.
Eshte vertet per te ardhur keq kur shikon qe ka akoma nga ata qe i besojne verberisht broçkullave qe shkruan Merua.
Sa per çeshtjen Fullani, e kam thene qe diten qe u arrestua se eshte nje skenar i rezauruar, qe do te thote se ky njeri nuk do beje asnje dite burg dhe qe nuk do i preket as edhe nje qindarke nga pasuria e tij. E vetmja gje qe do ndodhi eshte shkarkimi i tij nga detyra, gje te cilen edhe ky do e pranonte me kenaqesi, me kusht qe te mos i prekej pasuria.
Epilogu i gjithe kesaj zhurme!
Prokuroria:-Ne e beme punen tone, pra e arrestuam, nuk eshte faji yne qe gjykata e nxorri te pafajshem. Dhe keshtu do ndodhte, pavaresisht nese do gjykohej nga Gjin Gjoni apo dikush tjeter.
Dhe si perfundim kush i paguan 713 milionat e vjedhura(ne mos qenshin me shume)? Ajo dihet, si gjithmone populli i trembur dhe budalla.
A mundet kush te sqaroje se si mundet Prokuria shqiptare, pra akuza , te mbroje arrestin per Fullanin (per shperdorim detyre) tek nje gjyqtar qe ajo vete e ka akuzuar ne nje tjeter ceshtje qe eshte me te rende se kjo e Fullanit . Keto jane paradokset qe na kane kthyer ne parahistorike.
Po te isha une rokuror do nxirja nje flete arresti edhe per Gjinin e ky i fundit me pranga ne duar le te gjykonte .
KA nje pergjigje vetem, Protesta Masive.
Korrupsioni po na vret si popull.
z.Ambasador USA deklaroj qe politikanet rrin larg nga deklaratat e tyre,larg drejtesise.
Qohet Saliu sot ben deklarate kunder arrestimit fullanit,kjo eshte e patoterueshme ne kohen e vendimit gjykates.
Deklarata e berishes do ndikoje ne verdiktin e drejtesise ne lirimin e tij ne Shtepi.
Politikanet ja Kane marre frymen drejtesise, se dalin bejne deklarata,hiqen si prokurora,gjykatsa politikanet tane.
Te lesh Gjin Gjpnin te beje drejtesi per Fullanin eshte njesoj, si te caktosh Zani Caushin te zhviloje gjyqin per drejtorin e Bankes. Ka vetem nje ndryshim. Gjin Gjoni eshte jashte, ndersa Zani i gjore rri brenda.
E bukur kjo Iris! “Zoti nuk ka parti qe te votonim ate”.
E bukur per te shprehur revolten por mos harro se Zoti e ka nje parti qe na e ka dhuruar neve. Eshte ndergjegjia jone qytetare.
Shpresojme qe te ndryshoje dicka dhe te mos perdoren format staliniste ne drejtesi si ne kohen e enverit ,fatosit e saliut……,!!
Vete e kerkuam qe keta hajdute te na vjedhin sepse populli ben revolucion haduti fiton, populli gjithmone e ha dhe tani shikon si e vjedhin e rrjepin dhe nuk ka asgje ne dore vetem te turfulloje dhe ta mbyte stresi e varferia.
Cilido te jete gjyqtari,perballe do jete biblotekari Fullani !
Rralle ndodh qe pa kaluar 24 ore editoriali i Meros behet I pavlefshem sepse para disa oresh erdhi “haberi I gezuar” se ja hoqen te drejten Gjinit per te qene ne dore te tij.
Lajmi me ogurzi ishte se dhe Sali Qenisha nga varri i drog-dillerit Hajdari akuzon Ramen se arrestimi i Fullanit ishte nje akt Stalinist.Ne te njejten linje ishte dhe zagari Lul.
Tani qe nuk na lane ne dore te Gjinit (..na meshiruan)sipas editorialit del pyetja:
PO TANI NE DORE TE KUJT JEMI ?
Pikerisht kete nuk e kupton apo ka frike ta thote zoti Mero….Per dijeni te lexuesve eshte hera e pare qe Mero ka perballe dy kundershtare qe jane me Fullanin: Berisha dhe Arvizu.
Pra vetvetiu editorialet e Meros jane kunder qendrimit Arvizuse ne lidhej me deklaratat e ketij te fundit per Fullani korrekt.
Pra automatikisht del ideja se jemi ne dore te Arvizuse qe pothuajse ka mare atributet e nje mbreti apo te sekretari te pare qe mundohet te mbaje nje balance apo ekuliber poshtrues midis PD dhe PS duke perdorur Ilir Meten si koqe kandari duke e vene nje here me Berishen dhe nje here tjeter me Ramen duke gatuar 23 qershorin 2013 qe jo vetem i ka dale boja por eshte kthyer ne thike me dy presa.
Kjo qe po ndodh me Fullanin eshte nje skenar 100% i pregatitur me pare nga e njejta dore qe pruri ekspertizat e Fbi (qe fshiu bythen berisha) nga e njejta dore qe prune eksepertin per kosta trebicken apo ato qe paguna vrasesit e Santos ku te gjitha ndeshjet ose kane dale barazim ose i ka fituar Berisha qe nga 1992.
Me vjen keq per Meron por duhet ti kujtoj intervisten e fundit te Geri Kokalarit para pak ditesh qe deklaroi se kam bere maksimun me Bazen per te prure Berishen ne pushtet ne 2005 megjithse ai kishte bere super-krime sidomos 1996-1998 ?
Pra dhe sot qe nga pushtimi i 2 prillit 1991 e deri ne keto momente jemi ne dore te Berishes qe ka pushtet paralel me te forte se fituesit e pjerdhur te 23 qershorit dhe nuk eshte me vend te themi qe ne dore te kujt jemi por duhet thene e verteta:
Ka ardhur koha qe shqiperia te clirohet dhe te denohet fashizmi demokratiko-mafjoz berishian .
Dipllomacia euro-atllantike & dyshja Rama-Meta kane vetem nje alternative :
Burgosjen e Krykriminelit berishe nqs ka zot gjekundi
…ose shenjterimin e Enverhoxhes
A ke na i kong tjeter mer lal se njele tu i ra fyllit po me i brim. E kush osht i mir sipas teje, ti?
E derguan Bajatin ne nje mulli me ere per eksperience.Pas vizites tha kam nje pyetje :Po uji nga i vjen ketij mulliri??.
Duket sikur eshte nxituar Merua, se u hodh short i ri dhe nuk do ta gjykoje Xhin Xhoni Guvernatorin… Ne fakt, nuk eshte nxituar hic, se edhe ai Malaj eshte mik i Xhinit e te gjithe jane ushtare te Berishes. E pate si doli sot Berisha dhe e mbrojti Full-hajnin ne mes te sheshit? Pse e beri? Se Full-hajni na i paska cuar selam: “Me preve ne bese!!” E di vete Sala se c’do te thote kjo… Prandaj Berisha sot ia dha urdhrin Malajt apo Gjinit, kushdo qe ta beje gjykimin…
Megjithate, them se Merua gjithe hallin e ka pasur se mos na dobesohet dhe bie ne peshe djali i Fullanit… Ca ka ai fundja, se nuk ia vrau njeri babane, si jetimeve te 21 janarit miqte e Full-hajnit!…