Për Sandër Pranga-j

4 Dhjetor 2014, 20:36Editorial TEMA

Nga Bledi Mane-Public Enemy

fb.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE

Pasi dola nga redaksia e gazetës “Koha Jone”, e vendosur në një shtëpi dykatëshe diku andej nga ish stacioni i vjetër i trenit në Tiranë, shumë gjëra më bënë përshtypje por të palikujduara nga memoria ime ende edhe sot kanë mbetur disa fragmente. Për herë të parë shikoja një kompjuter krejtësisht në ngjyrë të zezë të cilin e përdorte kryeredaktori mirditor Frrok Çupi. Balluket kaçurelse porsi pjergullat e harlisura të Zejmenit, varur deri mbi sytë e botuesit tjetër Aleksandër Frangaj më fanepsin një kopje të shëmtuar të ish futbollistit vlonjat Ferko. Dhe qershia mbi tortë ishte dyzina e spiunëve amatorë të shikut Gazidedës që gjasme nuk binin në sy tek shikonin me spond se kush dilte e hynte në redaksinë e gazetës “Koha Jonë”.

Sandër Frangaj kishte rreth një muaj që kishte dalë prej burgut, ku e kishte rasur personalisht ish presidenti Berisha e po ky i fundit e kishte amnistuar pas presioneve ndërkombëtare. Qershori i vitit të largët nëntëdhjetë e katër ishte muaji kur vendosa dhe shkova ta takoja. Kisha lexuar ditarin e Frangajt që mbante në qelitë e burgut 313-të e teksa përshkruante vuajtjet, terrorin, kushtet mizerabël më dhimbsej dhe doja thjesht ti flisja në sy e ti jepja pak kurajo. Më i vogël se vetë ai, mendoja se do trimërohej dyfish kur ti flisja por e pashë që frika i kishte hyrë në palcë e dukej totalisht i parehabilitueshëm. Kush e di çfarë mund ti kenë bërë në burg?,- mendoja dhe e mishëroja pa fund.

Kjo sindromë e ndoqi pas deri vonë dhe shpërthimi i 1997-ës për Frangajn patjetër do ketë qenë një super lehtësim. Pavarësisht se edhe vetë ai zbriti në Tiranë prej Veriut dhe pak i vonuar, opozita që Sandri i Klanit i bëri opozitës së Berishës ishte sa radikale, aq poshtëruese dhe krahiniste. Ndryshe nga sipatriotët e tij veriorë, Sandri nuk u hallakat kot periferive të Paskuqanit dhe Bathores por instiktin e zhvatjes dhe të pushtimit të gjësë së tjetrit e aplikoi më në qendër. Vitet 1997-2005 e kthyen nga një nopran i tulatur, nga një provincial me defekte, nga një gazetar mediokër në një superstar.

Falë qeverisjes së socialistëve të parë leshko, Sandër Frangaj u nda nga ortaku tjetër Nikoll Lesi. Çeli revistën javore Klan, gjeti nuse, bëri ortakëri me biznesmenët Marsel Skëndo dhe Julien Rochet, çeli televizionin Klan, u bë shok me Blendi Fevzoiun, shantazhonte ish drejtorin e TVSH-së Ardian Klosi, mori licencën për televizion kombëtar, iu lëpiu bythën kryeminstrave Fino, Nano, Majko, Meta, Majko, Nano, zaptoi prona publike, u pasurua, u zi me ta, kërcënoi dhe ua futi ish ortakut të tij shqiptar dhe francez, u bë ndërtues, flirtoi edhe me minsitrin e kulturës Rama edhe me kryebashkiakun e Tiranës Rama, futi në punë fisin e tij në Lezhë, tenderoste xhaxhain me paratë publike, çeli kompaninë e transmetimeve televizive Sat +, mashtroi mijëra abonentë me dekodera dhe abonime të paqena, e bëri gazetar vëllain e tij Eduart Frangaj, i gjeti edhe nuse edhe punë si redaktor lajmesh, kërcënonte kryepolicin Mit’hat Havari dhe minsitra kabinetesh, çeli llotarinë (skemën piramidale) kombëtare “Porta e Fatit”… Tetë vite rrumpallë dhe pasurim i llahtarshëm, vjedhje, abuzime, zaptime, spekulime dhe në fund pasi i rropi socialistët “naivë” të Nanos, ia bëri mutin këtij të fundit dhe një dashuri e paparë lindi mes viktimës e xhelatit. Një shkelje syri atij që e kishte përdhunuar me burgje e terror dhe me paratë që u kishte përlarë socialistëve solli në pushtet të humburin e ’97-ës, solli në pushtet Sali Berishën. Duket si nuhatje rotacioni kjo por nuk e besoj. Frangaj nuk shquhej për largpamës, thjesht një matrapik i përdorur keq. Fatos Nano do i ketë ndezur dritën e gjelbër dhe pazaret mes tyre e detyruan ti vardisej xhelatit.

Dashuria tetë vjeçare sipas modelit të sindromës së Stokholmit e fuqizoi aq shumë duke e kthyer Sandrin me klanin e Klanit të tij në një qeveri paralele. I plotfuqishëm në emërime ministrash, potent në vendimarrjet e kryeminsitrit Berisha, Sandri filloi avazin e vjeter. Ndërtues veprash publike, qendrash tregëtare, aksioner kompanish celularësh, zaptues tokash e pronash, investime të reja për Klanin e tij, reklama pa fund të enteve publike me para taksapaguesish, eleminim kundërshtarësh politikë e mediatikë, avokati djalli ndaj krimit dhe korrupsionit, gjobvënës dhe korruptues i eminentëve me influencë të gazetarisë, prishje pazaresh deri sa kulmoi me…

-Mbyllja derën në surrat!

-Mos e shikoj të futet këtu!

-Largoje urgjent atë plerë dhe po nuk dëgjoi lajmëro policinë!

-Kaq po u them, nuk dua tia shikoj surratin në ekranin e televizonit tim!

Polici privat roje kishte shtangur e bashkë me të edhe gazetari-moderator Arjan Çani. Sandër Frangaj, pronari i një prej televizioneve kombëtare shqiptare urdhëronte punëtorët e tij ti ndalonin hyrjen liderit të opozitës megjithëse i ftuar në një prej programeve. Ndryshe nga nje “fair play” që aplikon gjithë mediumi botëror, Sandër Frangaj gazetar, botues, transmetues, i burgosur i fjalës së lirë përdhosi çdo rregull e çdo themel të informimit publik dhe dyfish më e rëndë: të mikluarit që e bënë njeri me shtëpi e katandi i përzuri prej sofrës së vet…

 

Zgjohet një ditë e re dhe porsi në përrallat daneze, dielli afron kokën te dritarja ku akulli i ngrirë te pragu fillon të shkrihet ngadalë. Dielli më duket paksa i remë teksa së brendshmi lexoj gazetarin Andi Bushati tek shkruan: “Tv Klan nuk rri dot më tepër se një vit në opozitë!

Dashuria rilindi edhe për Rilindjen! Tashmë qeverisësit ia kanë hedhur prangat Frangajt dhe ky i fundit me vetëdije i ka shtrirë duart jo si në prillin e 1994-ës kur gangot e Gazidedes së Berishës e dhunonin porsi fëmijët e prapë majmunin e vetëm të kopshtit zoologjik të Tiranës, por ka pranuar kapitullimin. Më tepër sesa kapitullimi provizor i Sandrit shqetësues duket pakti me qeverisësit. Këta të fundit, këtyre që u dhamë 1 milionë vota ose kanë frikë nga një birbo nordik i cili i bëri qepaze, i legenosi, u tall e i groposi 8 vjet të gjallë. Ose kanë frikë nga një birbo nordik i cili porsi si dielli skandinav ngroh vetem në dukje, ose kanë vizatuar në kokë modelin e ish Berishës dhe para pazareve të ndyra pallohen me frangajt e gjithë mediave.

Të fala Sandrit se Fevzos ia bëj vetë!

45 komente në “Për Sandër Pranga-j”

  1. Iljaz Mehmeti says:

    po pse cuditesh mor djale? po a e shikon se c’rrace e shemtuar jemi? dembele, hileqar, katundare e maloke, anti-shtet e anti-sociale. e c’do pjelle kjo rrace? pune duhet mor zoteri, puna i duhet imponuar kesaj rrace, por jo ajo vullnetare. e kam fjalen per punen ne kohen e valzhakut, kur edhe pse punohej vdisje urie. ndryshe ketu do jemi, 70 vjec do jeshe akoma duke rruar sumen e te fuqishmit te rradhes. ndaj nderro argument e shiko si i behet qe kjo rrace muti te punoje

    1. zef says:

      Imagjinoni çfarë bëhet në këtë vend? Këtu ku keqarsimimi,
      shëndetësia e sëmurë, tritoli tangërlliks, hashashi blu e ros,
      fukarrallëku snob dhe poshtërsitë sociale nuk njohin limite
      mblidhen burra e gra të vetëquajtur intelektualë. Bolshevizëm
      dhe mediokritet thjesht për të mbuluar diçka serioze tek vetja
      ose për të hapur tymnajë si puna e strucit që fsheh kokën dhe le
      bythën zbuluar.

      O Mane po pse je kaq “ylber” mor “bure”

      1. birbilejte says:

        Bledo. Po na gajase a te qivja udhet…..!
        Po ja:Prangajn e ke nxjerre si Gjize ne Mediatike.
        Fevzoziun-Hirren e saj.Me nje fjale
        nga do qe ta ktheshe,-vetem Shellire do gjerboshe.
        A se desh harrova: Bo bo ca na ke bere me ate
        Frroq Cupin a derezi.Po e njohim dreqin tani;
        Si mahere edhe Sot,bytha ne nje vend nuk i qendron
        pale si ai askush nuk spiunon! tung.Bledo. dhe te
        lumte Pena.

      2. N.VJOSA says:

        Blendi,
        Ti nuk shkruan keq, por shkruaj me mire letersi te mirfillte!
        MJAFT ME KETE URREJTJE PRIMITIVE PER NJERITJETRIN !….
        Dhe sidomos mjaft me nje urrejtje krahinore!
        Ne shqiptaret duhet te shohim me shume
        ÇFARË NA BASHKON
        DHE JO ÇFARE NA NDAN…..

    2. a. frasheri says:

      Pas Skenderbeut,Enver Hoxha eshte i fundmi burre shteti qe arriti ti bashkoje shqiptaret.Cfare do qe te kete bere ai,me c’kane pare dhe bere shqiptaret pas 1997 e deri sot,ja kam falur te gjitha sepse mire se jemi,hajdute,te pabese,frikacake dhe hileqare por po tregohemi kanibale te te ndyre qe nuk u ngopem duke ngrene kufomen e tij ku kohet e fundit ne gostine mortore te enverit futi garuzhden dhe nje ambassador.Ishte diktature para 1990 por ajo ishte e nevojeshme dhe e domosdoshme qe te egzistonte ajo shoqeri qe sot eshte konstadinxhuvanizur , doktorflorizuar,blendifejzimanezuar…me shkurt kjo eshte shqiperia e ndyre e blendi manes…kujt duhet ti kerkoje llogari ky garip permeti qe si frangaj dikur i shkonte berishes si ogic nga mbrapa per te rrezuar enverin e vdekur dhe tani ingul thiken nga mbrapa edirames.

    3. Blerta says:

      ne nuk jemi maloke thjesht jemi katunar, te papjekur
      http://bit.do/Sanderi-u-ble-nga-Rama

    4. rubeni says:

      i ke then te gjitha,respekt,,

    5. ben tirona says:

      Mazher Mahmood!
      Ti gjithnje ke qene sherbetor i kauzave te korruptuara.Akuzohesh se ke futur njerez brenda ne menyre te padrejte.Vlerat e tua jane ato te nje sherbetori,qe i puth bythen kush te ushqen.

      1. Tani says:

        Ky Bledi dhe Muhamed Veliu kane punuar per nje fare Mazher Mahmood ne UK.Te gjitha investigimet e Mazher kane qene te sajuara dhe ky njeri bashke me gazeten”Sun” kane per ti paguar te denuareve padrejtesisht miliona.Ky Bledi ka bere ca “investgime”-fallsifikime per Mazher dhe eshte i perlyer ne padrejtesira.Ne fakt sia vlen, ky nuk ka asnje vlere gazetari.

        1. tani says:

          ore dolet ju shkurret zhgarravitse te hidhni tym ne ere per manen tani..as e di e as dua tia di cka ber manja ne uk.un di qe te fala sandrit ia degjoja kryeministrit..atij qe ia kam pelqyer antikonformizmin e dikurshem,personit qe dikur perbuzte oborret mondane,e tani siduket eshte bere pjese e tyre..paska kohe kryeministri te shkoj ne promovimin e librit te fevzos..pika juve dhe rilindjes tuaj..nejse gezojeni pushtetin,se opozite skeni..keni popull drite shkurter e injorante.na cau trapin ,burg ketej e burg andej e nje ne burg nga ata qe ishin ne pushtet nuk pame..mire se erdhe midis nesh edi rama..gju me gju me popullin dhe ti

  2. Eagle says:

    qeveria mund te blej sa media te doje eshte populli qe vendos kush shkerdhate do qeverise gjate vleresimit qe do i behet keto kater vjet

    pazaret e medias me qeverine jan fytyra e dyfishte e qelbesirave

    nje qelbesire bertet ne qeveri
    nje qelbesire bertet ne opozite
    nje qelbesire bertet ne koalicion
    esht mbush politika me qelbesira

    1. Ligor says:

      shkerdhata jane te gjithe keta, dhe ne jemi popull shkerdhate qe zgjedhim shkerdhata te na qeverisin

      http://bit.do/Sanderi-pallon-spikeren-e-lajmeve

  3. rrumpalla says:

    Si gjithmone i ke bere nje pershkrim brilant megahajdutit te medias. Si te gjithe katoliket eshte i pabese si djalli. Edhe ky si gjithe maloket e tjere do te vjedhe e do te grabise sa te munde, dhe ne fund…
    kete katnaret dhe maloket nuk e parashikojne kurre, ndryshe do ishin qytetare!!!
    do kemi kohe ta shohim fundin dhe do bejme gallate !!!

  4. Pilo Lala says:

    Shkrim shume i forte, me te verteta te padiskutueshme, edhe pse duket sikur eshte ne planin e luftes midis Gazetareve.
    Cdo gje e pershkruar me realitet dhe i jep cmimin Frangajt, si nje verior, vellai Shpellarit.

    1. SHQIPTAR says:

      Eshte turp ti ndash shqiptaret ne veriore dhe jugore. Njerez te poshter ka kudo. Gjergj Kastrioti, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Isa Boletini verior ishin!

      Prandaj vuajme ne shqiptaret nder shekuj sepse ne perbuzim njeri tjetrin. Turpi na perket te gjitheve!

  5. Tani says:

    Cfare te presesh.. nje malok muti, i pabese ne qelize

  6. luli says:

    Duke te njohur personalisht nuk kam reguar ndah shkrimeve te tua,edhe pse ne disa raste e meriton nje “shuplake”. Ti je vec nje mashtrues i lindur, dhe kete profesion vijon ta praktikosh duke ushtruar presion aty ku punon. Pervisiteti yt nuk ka nevoje per koment. Sot po ta riperseris, je mashtrues, mashtrues me fakte. Gazeta Koha Jone eshte djegur ne 2 Mars 1997 dhe,ti ne Tirane ke ardhur ne vitet 2000 dhe, mosha jote eshte shume e vogel per te nisur gazetarine. Edhe gazetarine e mbarove 4 vite me pare. Ndaj mos genje se mosha.jote nuk perkon me njohjen e pare ne kacurelat balluke te Frrokut te Cupeve apo te Sandrit te Klanit. Tu sot je rreth 35-36 vjec dhe nese do ti referohemi viteve te njohjes tel godina e vjeter e Koha Jone,qofte deri ne 2 Mars 1997, ti Bled na del se paskesh qene 17 vjec. Overdoz Groshe do thoshte Edi Rama. Edhe ti Mero kontrolloi shkrimet,jo cdo kush dujet te deliroje ne nje gazete seriose. Ti Mero ke shkruar per djegjen e gazetes Koha Jone dhe besoj se di te besh llogari mjafte mire per moshen e Bledit apo,vertetesine e tregimit. Cudi Mero qe sna e paske cituar Bledin ne shkrimet,lajmet,analiza apo libra. Cudi qe ky djale nuk ka emrin ne asnje liber per ato vite. Pale Bled Mane na paske taku Sander Frangajn ne qershor te vitit 1994!!!! Mero Baze te lutem na mjafton Blendi Fevziu me perallat e tij, keshtu na e kurse Bled Manen qe e promovoi Arian Cani dhe, e beri drejtor Edi Rama. O TEMPORAS O,MORES!

    1. xheJ eN Bi says:

      luli – – –

      Luli ,ti mund ta njohesh si fytyre Bledin ,po je shume larg nga bagazhi intelektual me Bledin .
      Ne se ke mbaruar shkollen e mesme ne letersi duhet te kesh kaluar me noten 4,5.

      Shkrimin qe lexove nga Bledi eshte nje skice letrare dhe jo reportazh . Ne nje veper letrare nuk eshte e thene qe te luaj rolin e nje dokumenti historik ,qe ç’do gje te jete e vertete dhe e faktuar.

      Luli ke humbur kohen kote duke bere llogarite moshen dhe ne se Bledi ka takuar Sandrin .

      Kur lexon Bledin mos e mer per lajm , po me shume letersi.

      Keshille per Lulin : Hape dhe njehere librin e leximit te tetevjeçares !

    2. luly says:

      bled mane eshte 41 vjec o bole. ne 94 i bie te kete qen 21 vjec o luli luli kush ta nguli

    3. analist says:

      Luli, nuk ka shkruar biografine ky Blendi keshtu qe leri shifrat.
      Por kjo nuk perjashton faktin qe eshte dhe pak shkerdhate dhe i shkerdhyer.

  7. human says:

    Gjithçka ke shkruajtur eshte e vertete.

    Por te ka shpetuar diçka, ose me vetedije e ke shmangur dhe nuk e ke

    evidentuar.

    Mire Sandri, qe eshte mjeshter i miklimeve me pushtetin e radhes, por

    si eshte e mundur qe ish shefi opozites(sot Kryeminister) qe nuk u

    lejua me urdher te Sandrit-pronar i TV te merrte pjese ne emisionin ku

    ishte i ftuar, te pranoje te bashkepunoje sot me te?!

    Cila eshte arsyeja ?

    Mos valle naiviteti i Kryeministrit te sotem? Natyrisht jo.

    Dihet tashme qe prane Kryeministrit qendron nje biznesmen i

    fuqishem dhe depuetet i maxhorances.

    Mos valle ky tipi ka fuqine magjike te binde Ramen Kryeminister, te

    krijoje aleanca edhe me ata qe e linin dje ne opozite jashte

    kangjellave te TV Klan ?

    Ne se kjo eshte e vertete, atehere duhet pranuar qe Rama nuk vepron

    thjesht dhe vetem me mendjen e tij.

    1. GAMORI says:

      SIGURISHT QE KOMANDOT VENE E VINE NGA ANGLIA ME AMERIQINE , HOLLANDA AUSTRIA KANADAJA IZRAELI ITALJONI GREKU E ZVICERI E BEN PAK NDIHME ,PASI BANKAT “BB” “FMN” E KANE ZAPTUAR SHQIPERINE DHE BANKA ISLAMIKE E KUVAJTI E IRANIT DHE E KINES DUHET ME URDHER TE MBUSHIN LLOGARINE , DHE QE PREJ 25 VITESH “PERENDIMI I AFERT E I LARGET” PO NA YSHTIN NONEN DHE SHQIPERINE !

      KONKLUZIONI ESHTE SE SHKERDHATA NA E BENE MALCINE!

    2. SHQIPTAR says:

      Kendveshtrim i drejte Human.

      Per hir te se vertetes duhet te pranojme se ky biznesmen eshte i VETMI qe e ka suportuar Ramen dhe kauzen e se majtes ne ditet me te keqija te saj. Ky biznesmen nuk e la kurre ne balte Ramen, sic mund te bere shume dridhe like te tjere. Ky biznesmen nuk e ka patur te lehte as me kundershtite e Berishes.

      Per hir te se vertetes, ky biznesmen ndihmoi te majten te vinte ne pushtet, por jo vetem, ai ndihmoi indirekt te gjithe ate pjese te popullates qe nuk e donte Berishen. Te gjithe ata njerez qe besojne tek rilindja duhet ta respektojne kete biznesmen me hir apo me pahir sepse ai sakrefikoi veten dhe biznesin e tij per nje kauze madhore.

      A duhet Rama te shkembeje mendime me te? Sigurisht, partneriteti i ka keto aspekte. Gjithsesi jam dakort me merakun tuaj dhe e mbeshtes idene se Rama tashme nuk eshte thjesht partner, por eshte kryeminister dhe vendimet duhet ti sise edhe me filtra ndaj konfliktit te interesave.

  8. LORA says:

    Mbas nje verdallosje,jashte klasit tend ,erdhe me ne fund tek vetvetja.
    Kjo vecse me gezon Bledi Mane,sepse vetem keshtu, bejne dobi per shoqerine shkrimet e tua.Mire-se-erdhe,Bledi.

  9. Astrit says:

    Faji eshte i KM, jo i Frangaj. Ai eshte thjesht nje qytetar qe ka aktivitet privat dhe nuk ka ndonje detyrim ndaj shoqerise. Eshte KM qe ka detyrim ligjor dhe moral te luftoje korrupsionin, dhe ne rastin konkret Frangajn, dhe jo ti lepihet. Po KM eshte i pafuqishem, e para prej paaftesise se tij dhe kabinetit, dhe e dyta sepse propaganda eshte njeti kryesor i kesaj mazhorance dhe jo puna. Nuk ka pse del 25 here ne dit KM ne TV.

  10. anonim says:

    ….Bledi,si gjithmone,mbreslenes…!! por,miku im,deri tani kemi pare te paguajne te shkretet,te mjeret,te varferit,te pambrojturit,te pamundurit dhe jo zullumqaret dhe megasorollopi hajduto-kriminel me ose pa kollare,barkmedhenj dhe kurvare….
    Eh,o Bledi c’vete ne kete vend ku katundar…

  11. Sala says:

    Të jetë kaq i pa fytyrë ky që udhëheq ?!!!

  12. albani says:

    epo kur ileme maloket e mutit te ngrene kryhet….Te behet nje referendum qe sikush ne dtrofkullen e tij.Maloket nuk e mbajne mend nga vijne se jane bere me para.Nese eshte gjalle Sheqerja me Ram Berishen nuk kane per ta qas ne shtepi pleren se iu ndyn shpellen…

  13. enter says:

    Kur do vije ajo dite e bekuar qe Shqiperia te ndahet veri – jug????

    Maloket duhet te formojne shtetin e tyre dhe te rrethohet me nje mur.

  14. beso says:

    Bledi,do jete denuar aty nga ’95 per nje dava nxjerrje sekreti ushtarak,por me teper pse publikuan lajmin qe Meico shiste municion me superavion Il-76.Shkrimi yt eshte i mire,cinik dhe ironik njeheresh,por ne kapitalizem s’te denon kush pse je rrufjan dhe gjen terezine ti hipesh karros se fituesit.C’ti besh qe pushteti ka nevoje per tribuna dhe auditor, eshte sistemi bashkekohor i propagandes.Sikur ai Xhaxhi ta perdorte ne kohen e tij kaq kafsherisht propaganden televizive nuk do dilte asnje student kunder. Rama i ka qejf reflektoret prandaj do kete oksigjen te ri per rrufjanet e tipit te frangullit.Te pakten ne kete drejtim fariballiu eshte per ti hequr kapelen,ha akoma nga groshet e berishes pa nderruar gjelltore.

  15. basilius says:

    Bledi, ti ke te drejte me Frangajn por me shkrimin tend nxit urrejtjen antiveriore te disa shqipetarve te dhjere si “rrumpalla” qe vec rast dojne ta shprehin urrejtjen kunder veriorve e katolikeve, urrejtje qe ia ka ushqyer qe ne gen babai i tyre shpirtror Enveri dhe ia ka rritur turpi i shqipetarve Sali Berisha. Pse thekson verior per Frangaj? Pak monstra si ai ke ne jug? A nuk te mjaftojne Fevziu,Balliu e kompani?

  16. hundleshi says:

    Z. Rama ka filluar ti djege suma nga bythlepirsat e pafund – se cuni i shpifur i shiqeres e kishte Sllabodanken doktorreshe dhe ajo kujdesej per sumen e Derrit te saj prej Vicidollit.

    Sandri si bythlepires i patentuar se ka problem ate dhe e mesoi ne burg … edhe gjera te tjera me vlere personale.

  17. tironsi CT says:

    Si shume rracist me keta nordiket mor djale, apo ke pasur ndonje eksperience te hidhur.

  18. arif says:

    Bravooooooooo
    Nuk ka bythe Rama
    ata e degjeneruan,
    baban dhe dajon ja
    kan ngrit na varri,
    dhe Rama po fryne syte.
    Te haje keto vite qe i
    ngel dhe te iki ne shtepi
    me bishtin ne shale.

  19. gazebo says:

    … Ti vetem gazetar qe s’je … Kur lexoj keto shkrimet e tua fshatareske dhe banale , me ngjan si ato cunat e lagjes qe i takon tek bari poshte shtepise dhe fillojne te flasin gjith urrejtje dhe mllefe personale per ato qe i konsiderojne me te ulet se vetja por qe jeta i ka dhene atyre gjithcka do deshironte …Me vjen keq , por s’eshte se ti ben ndonje gazetari me te afte e me te paanshme se fevziu apo sandri … Vegel je dhe ti … dhe me e rrezikshme madje .. sepse je i mbushur me mllefe e inate pasi s’te kane dhene shperblimin qe mendon se meriton …. Ju gazetaret , jeni nje nga te keqijat me te medhaja qe ka shqiperia sot , dhe ti shoku bledi je nje pjese e neveritshme e saj …

    Ps. Ishalla e ke gjet dhe ti nje nuse , se s’eshte ndonje aftesi e madhe per ta elenkuar ne arritjet e kundershtarit … megjithese ti e ke per tallje , po vetem per tu martuar qe s’eshte problem .. prandaj merru me gjera qe kane vlera gazetareske , jo me tallje adoleshentesh …

  20. irma says:

    …sa me te shtrenjta e sa me frimato i vesh Frangaj(uh c’mbiemer maloku ka) kostumet e kepucet aq me shume i del ne pah gjeneza prej kokerr maloku.
    Frangaj do dnje te pakten nja 4 breza te kete me ndergjegje koken lart qe eshte prej cyteti

    1. ARUSHA says:

      QYTETARINE TA JEP NANA SEBASHKU ME QUMESHTIN E GJINIT DHE JO PARJA E VESHJA KOPILESHJA !

      HISTORIKISHT ANGLEZET AMERIKONET SPANJOLL PORTUGES FRANCEZET HOLLANDEZET E GJERMONET TE GJITHE BUKUR VISHEN POR BOTES I KANE DHURU LUFTRA KOLONIZACION DHE SKLLAVERI SE I KANE MORE QE NGA QUMESHTI I NONES NE GJI!

    2. ARUSHA says:

      QYTETARINE TA JEP NANA SEBASHKU ME QUMESHTIN E GJINIT DHE JO PARJA E VESHJA KOPILESHJA !

      HISTORIKISHT ANGLEZET AMERIKONET SPANJOLL PORTUGES FRANCEZET HOLLANDEZET GREKE SERBI E GJERMONET , TE GJITHE BUKUR VISHEN , POR BOTES I KANE DHURU LUFTRA KOLONIZACION DHE SKLLAVERI SE I KANE MORE QE NGA QUMESHTI I NONES NE GJI!

  21. astrit says:

    Per mua eshte era e pare qe lexoj reagime, per shkrimin e Manes, qe te jene ne nivelin e shkrimeve qytetare. Po me pelqen!

  22. Al says:

    Uau cfare artikulli.Me shume se i tille eshte nje ese reale per keta padrino te jetes sone.

  23. Muzapopullore says:

    Kompromise te pista mbi baze interesash dhe skllaverie duken flirti I Rames me Morronin e Klanit. Kete e perforcojne “cjerrjet antiKlan” te Malokut nga buza e varrit. Shto edhe talentin e Meros dhe Public Enemy-s.
    Nje fakt ajo qe duhet te na beje pershtypje eshte cfare peshperit Frangaj-Fevziu ne prehrin intim te Doktorit:
    -Rama nuk ka frike te negocioje friken qe ka nga Klani- … Nese eshte kjo e vertete o njerez , nxjerrim urgent nje shitje me force pronat e morronit Frangaj dhe Samir Manes qe Rama te fleje mendjen dhe ti kthehet punes.

  24. LSN says:

    Thone qe Rama nuk vepron pa e vene planin e punes muaj perpara te gatuar mire dhe te kapur pas faktesh qe cuditerisht dalin si therrime per pseudo analistet dhe shoket e vet ne politike…

    Besoj shume shpejt do te shofim perseri nje kapje ne flagrance te Frangajt..se nuk kan nerva, kohe e lek te merren me arbitrazh kto o Bledo

  25. us says:

    Lexova kete artikull dhe ndjeva zhgenjim te madh.Kjo duket dhe ne reagimet e komentuesve qe disa “mysafire” si blendi mane,andi bushati,spartak ngjala ,todi lubonja .qafir levonja e deri te enver robelli po marrin disaprovim dhe shpesh neveri nga komentuesit fisnike te Temes.

    Pse ka filluar te urrehet Blendi Mane?Ky aparatcik I qeverise Rama te mos shesi pordhe si ‘opozitar’ I rames por te mbaje pergjegjsi si k/m dhe ndoshta me shume.Pra ne komentuesit dhe votuesit e 23 qershorit nuk e dhame voten te qyrravitet Rama.Meta,Ruci,Mero baze,dhe ky blendi manjaku duke kritikuar frangaj,arbenimamet,bashet,berishat .

    Nuk e dhame votem qe keto fituesit e 23 qershorit te dhjesin ne breke nga monstra berishe dhe per te fshehur impotence e tyre hapin kadavra si bunkarti apo shtepia e gjetheve.

    Keto fituesit e leshit jo vetem qe nga frika apo marreveshja e fshehur e kane “falur” kriminelin berishe por u poshtruan publikisht nga dipllomati arvizu qe I hoqi me urdher dictatorial shallin e partizaneve dhe te flamurit kombit ne Lezhe.

    Prandaj jo I nderuar Blendi mos mashtroni shqiptaret.

    Berisha me Frangaj e tij jane kriminele por jo fajtore.

    Fajtor jeni ju.. ti I pari pastaj Rama me Meten dhe Meron(pa harruar tutorin arvizu qe rri me hosten nga mbrapa) qe sillen dhe shkruajne sikur jane akoma ne opozite.

    Me ate fotografi qe kishit dale ne Bunkari Enverit na I shpife jo vetem ti por dhe shpura qe ishte Brenda…Ne vend qe te demaskonit enver hoxhen te tyneli me shume ja rritet lavdine ne nje kohe qe ai vend eshte I pushtuar nge frangaj,berishet,gjingjonet dhe handikapate si lul basha me bujar nishonin

    Keqardhje per blendin(public anemik) dhe tradhetaret e 23 qershorit dhe 21 janarit 2011

  26. SHQIPTAR says:

    Bravo Bledi qe i demaskoni kto kuislinge te interesave kombetare. Me pelqen dhe toni serioz qe keni perdorur kesaj here.

    Mbijetesa ne Shqiperi eshte e veshtire ne kete moment per te gjithe. Manovrat dridhe Like shpesh jane te detyruara per mbijetesen e biznesit mbase kto manovra mund te reflektohen edhe nga mediat. Por a mund te precipitoje institucioni i lajmit ne batakun e biznesberjes? Lajmi eshte mision dhe brenda ketij misioni mund te marre ngjyra preferenciale, pozitare, qendrore apo opozitare, te pozicionohet brenda nje platforme dhe te stacionohet. Ky Frangaj e ka kthyer mediumin e tij ne biznes te turpshem personal ku nuk me rendesi lajmi por fitimi personal. Lajmi i shitur kthehet ne propagande, disinformim, mashtrim. Fuqia e lajmit drejton boten sot dhe lajmi i keq pllakos poshtersisht interesat e vendit. Mesa duket edhe Frangaj eshte nje tradhetar, pasardhes i Esat Pashes.

  27. Bujari says:

    Bledi , vertet qe ti na risjell ne kujtes gjerat qe ne si shqiptar i harrojme , per shkak te kujteses sone(te shkurter) te dobesura , per shkak te mungeses se “ushqimit te mjaftushem” te perditshem ,,,po po ushqimit , e kam fjalen per buken , djathin , domaten , sic bente edhe Enveri , qe na linte pa ushqim … , jemi komunist ne thellesi , dhe i njohim mire rezultatet e metodave te prerjes se “kores se bukes” , por jo vetem kaq … Zoti na ndihmofte .. !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje