Partia Socialiste duket se ka një problem serioz në komunikimin politik të qëndrimeve të saj dhe sidomos në të kuptuarit prej partisë, e asaj se çfarë mendon Edi Rama. Nëse Partia Demokratike vuan nga qartësia e tepëruar e qëndrimeve të Berishës dhe hedhja në betejë pas tij, socialistët vuajnë më shumë të kuptojnë se çmendon kryetari i tyre, para se të formulojnë një qëndrim publik. Për të shmangur keqkuptimet, ata shpesh u përmbahen parimeve apo precedenteve të mëparshëm, por duket se ato nuk vlejnë.
Ka disa raste të përsëritura që kanë prodhuar incidente në këtë drejtim.
Disa javë më parë e njëjta situatë ndodhi me disa amendamente që u tentuan të shtohen në ligjin për buxhetin. Ishte fjala për një amendament të propozuar nga LSI për fasonët dhe një tjetër nga deputeti Fino për disa administratorë të ndarjes territoriale. Në rastin e amendamentit të LSI për fasonët, grupi parlamentar i PS, veproi në mënyrë korrekte duke folur me LSI dhe duke ua bërë të qartë atyre kundërshtimin parimor. LSI e pranoi dhe Meta gjatë votimit abstenoi, kurse kryeministri Rama në përpjekje për t’u dukur “më katolik se Papa” në raportet me LSI, votoi pro amendamentit të LSI, i cili në fakt u hodh poshtë nga shumica. Rasti i cili tregoi për një të metë të madhe që ka të bëjë me komunikimin politik brenda socialistëve, që rrezaton mbi të gjitha mungesën e komunikimit politik të kryetarit të partisë me grupin parlamentar për çështje parimore, dhe për mënyrën e votimit. Edhe pse rasti që citoj është i parrezikshëm politikisht, dalja e kryeministrit në pakicë në Kuvend brenda grupit të vet, është një defekt i rëndë, qoftë dhe si aksident. Biles për të bërë humor me këtë rast, Rama duhej përjashtuar nga grupi parlamentar, pasi ka votuar kundër tij.
Edhe beteja për guvernatorin e ri, më shumë se sa një betejë mes shumicës dhe Nishanit ka gjasa të kthehet në një betejë brenda shumicës, për shkak të praktikave politike jo transparente të kryeministrit me grupin e tij parlamentar. Edhe pse media po përpiqet ta paraqesë si një ndarje Meta- Rama, në të vërtetë është një ndarje mes vet socialistëve, të cilët kanë një problem kryesor në funksionimin e tyre si parti, ku deputetët në shumicën e rasteve nuk e dinë se çmendon kryetari.
Shumica parlamentare duket se po shkon drejt një dere të hapur për presidentin Nishani në çështjen e guvernatorit, në një kohë kur ka plot zëra kritikë të saj, kanë hedhur poshtë profilin e tij të ulët dhe këmbënguljen e Nishanit për t’i provokuar. Edhe këtu në dukje, krijohet ideja se mbështetësi i kandidatit është LSI, por e vërteta është më shumë se kaq. Aleati kryesor i Partisë Socialiste, Ilir Meta, ka lënë të kuptojë se nuk ka kundërshtime paraprake për emrin e guvernatorit dhe se do të presë një seancë dëgjimore me të për të vendosur. Kjo nënkupton se ai nuk ka ndërmend të hyjë në betejë për të.
Por, të njëjtin kujdes për të mos qenë kundër guvernatorit të ri e ka dhe kryeministri Edi Rama. Edhe pse ai nuk ka pranuar deri tani të bëhet “baypass” i presidentit në dekretet e tij, duket se këtë radhë është duke i hapur rrugë, me heshtjen e vet.
Problemi i tij është se një pjesë e grupit parlamentar kanë shprehur rezerva publike dhe do ta kenë të vështirë të tërhiqen.
Kështu që beteja për guvernatorin, më shumë se sa betejë mes shumicës dhe presidentit, apo PS dhe LSI, rrezikon të kthehet në një problem mes kryetarit të PS dhe grupit parlamentar, siç ishte rasti i pijeve energjike Red Bull, amendamentit të fasonëve etj.
Nga ana tjetër, ky është një sukses politik i dukshëm i opozitës përmes Nishanit, i cili po i provon shumicës se është lideri real i një opozite me dy kryetarë. Ai jo vetëm që ka arritur të bëhet mburoja e rrethit të ngushtë të Berishës në gjyqësor dhe një zyrë pune e çdo ish- këshilltari të tij, por dhe një qendër pushteti që po gjunjëzon shumicën me vendosmërinë e tij për të qenë ushtar i palëkundur i Berishës dhe mbrojtësi i pathyeshëm i çdo interesi politik të PD. Është aq e sigurt kjo, sa ka nisur tregon dhe barcaleta se si shumica ja kërkon dekretet si ndere dhe jo si praktika institucionale. Është rasti tipik, kur jo vetëm i hapet rrugë një budallai, por tentohet të shkëmbehen dhe ndere me të. Që janë po ashtu një budallallëk!
Mero,ben shume mire qe i thua hapur keto difekte.Rama po tregohet aq i durueshem me jarin sa po duket sikur jari eshte rikthyer ne pozicionin e oficerit dhe keta ushtare.Rama duhet te mbaje qendrim te forte aq sa e madhe eshte dhe mazhoranca qe e besoi. Rama duhet ne rradhe te pare te respektroje vullnetin e votuesve te majte ,pastaj te merret me jarin,lulushin e salen.
Edvin Rama per te perfituar ben cdo gje.
Edvini thone se kishte zgjedhur fotografine me te mire te rinise te Enver Hoxhes per ta nxjerre ne mitingje dhe per ta vene ne ekspoziten e Bunkerit te Diktatures. Edhe vete Enver Hoxha nuk e perdorte ate fotografi, sepse kudo ne bote vihet fotografia qe perkon me moshen. Karakter nuk mund te presesh nga nje race e tille njerezish, race qe e gjithe bota e neverit. FullHajnia po pasohet nga FullHajnia tjeter, po aq medioker sa ai.
Rama eshte bere skllav i Metes. Rama vetem Meten pyet kurse partine socialiste as nuk i thote cfare po ndodh. Deputetet socialiste jane te fundit qe marrin vesh cpo ndodh, shpesh i marrin vesh nga deputetet e lsise. Jo kot Rama i ka bere deputete gjithe ato femra budallaqe qe lyhen si grida duma. Ska me parti socialiste. Shume here Meta i jep urdhra Rames, dhe Rama qe te mos dali bllof thote keshtu desha vete. Rama po e shkaterron partine socialiste dhe po ia le Metes partine kjo duket ashiqare.
@Medioker,
Pse duhet te te besojme ne ty? Kjo qe ke shkruar eshte nje nga ato thashethemet e shumta qe shperndan zyra e DISINFORMACIONIT, zaten ky eshte i pari dhe i vetmi gabim i Rames qe NUK E ZHBERI ATE STRUKTURE QE ESHTE TEPKE SIC E LA DIKTATURA, VETEM NDEROHEN KOKAT, stili drejtues eshte ai i i vjetri…
Mjaft shpifet per Ramen, se ne Mbreterine e Saliut Meten e bete copa…e tani na nxori “keken” Fatosi…per ta nxjere Ramen si lipires te Metes.
Meta e ka treguar se eshte serioz, kur nenshkruan koalicione dhe sigurisht qe do i permbahet kontrates kater vjeçare.
pas kater vjetesh Meta e ka qe tani te qarte se kujt do t’i kerkoje votat Po Rama e ka kete gje te qarte???
Eshte shprehur se nuk dua nje mandat te dyte sepse do te beje shtet?!
Po me ke do ta beje se krejt administraten e ka te Saliut???
Me show nuk meren votat…as shteti nuk behet me show.
Ndoshta paranoja i mban larg njerezit e duhur??? Ka gjithe ate eksperience bota e Shqiperia se kjo gje te ben shpejt nje njeri te urryer. Ka nje handicap ne lidershipin e PS.
Nese duan te bejne shtet atehere duhet te leshojne pak pushtet!!!
Administrata eshte nje oqean dhe sigurisht ka shuuume vend per korigjime, sepse keshtu sic eshte cdo ngjit ne marmalate.
Puna eshte te veshe ne eficience administraten, kjo eshte te berit shtet. Ndersa ca arrestime e burgime thjesht shton numrin e njerezve qe te urrejne…
sa shume qe di dhe ti mero. po nga i merr vesh gjith keto more ?
ja gjete pd dhe nje kryetar tjeter dhe e bere pd me 3 kryetare.
lum 1 meleone qelbesirat qe te kane.
Ka ikur koha e duhet…s’ka me duhet…
ha nje deputet
Plotesisht e drejte. Rama qe kur zgjodhi qeverine me “çiliminjte” e tij tregoi nje mosperfillje per deputetet e PS-se. Po ashtu Rama duket se eshte me shume shtetar, sesa socialist. Te gjitha keto gjera kane bere qe Rama te humbase mbeshtetjen ndermjet militanteve dhe zgjedhesve te tij. Te gjithe e pranojne qe ai do vertet te beje shtet, por asnjeri nuk e kupton se si spjegohet qe ai perserit dhe kercenon me burg cilindo qe hedh qofte edhe nje leter per toke, nderkohe qe nuk thote asnje fjale per vrasesit e 21 Janarit dhe grabitesit dhe shkaterruesit e Shqiperise. Madje duket se shqetesimi i tij kryesor sot eshte futja ne parlament e opozites se Berishes me kompani, ndersa zgjedhesit kane pritur dhe shpresuar qe ai do i fuste ata ne burg dhe jo ne Kuvend!!!! Me nje fjale me duket se ka nje shkeputje te madhe midis interesave dhe deshirave te elektoratit socialist me kryetarin e tyre.
Shume e vertete. Ne prisnim gjyqe per hajna e per ti fut aty ku i takon ne b…rg. ky po ilut me u fut be kuvend. Uf ma !
He shume I want….Jo z. Rama por gjithe ekipi qeveria drejtohet nga the pa aftet
e servilat si dikur… ka ndryshuar pak ose as pak…drajtesia e koruptuar
turp…demagogji vetem f jale….
Gjysma e Rames eshte akoma ne opozite.
Me kujton nipin tim qe ne darke kur i tregojne prralla para se te fleje thote se ” neser do marr shpaten do vras ariun dhe ujkun….” dhe te nesermen ben vetem çiçin dhe shkon krenar ne kopesht.
sa kam qesh!!
Shume e goditur dhe i shkon tamam situates.
Edhe I vetmi institucion qe mund te humbiste PD, po ja rifalin socialistet qe te lumturojne presidentin.Si gjithmone, berisha merr ate qe do me stoicizemM
Edi Rama eshte personi qe i ka poshteruar me shume socialistet e thjeshte se cdo kryetar i tyre (zakonisht paria socialiste e dredh rendshem me opoziten per hesape lekesh personale).
Ai i ka lene ne diell dhe tall bythen me ta duke nderruar cdo dite kostume 5 mije dollareshe. Pune nuk ka , edhe ato tendera publike fitohen nga G99 apo Bashkim Ulaj.
Perfundimisht socialistet nuk jane ne pushtet. Ne pushtet eshte Rama, G99, Berisha dhe Ilir Meta.
Rama ti beje hesapet vete. Ne zgjedhjet lokale ato 1 milion shpullat mund ti behen 500 mije hunj qe do ti hyjne ne bythe. Mbeshtet fort aksionin kunder vjedhjes se energjise por denoncoj me ze te larte mungesen e lirise ekonomike dhe shanceve te barabarta per konkurim te ndershem ne cdo fushe.
Pa pune e barazi nuk ka mireqenie. Llafet le ti mbaje per vete Rama dhe ti pije per mengjez bashke me Eriona Veline.
Cfare po ndodh!
rama pikesepari ka nje konflikt te hapur dhe shume te eger me socialistet e bazes qe po rrezatohet avash avash edhe ne raportin e tij me grupin parlamentar. Fale kryetarit sot deputetet e PS jane te shvleftesuar ne popull e sidomos ne anetaresi. Askush si pret e si percjell me. Askush nuk ka me respekt per ta sepse duke qene se jane te pafuqishem per te mbajtur premtimet e tyre parazgjedhore. ata sot fshihen dhe nuk u ngrene as telefonin anetareve qe interesohen per ndonje pune dhe nuk i presin ne takime. Madje sipas disa informacioneve deputetet Klosi dhe Gjylameti jane shoqeruar me bodyguarde ne baze pasi deshin ti rrihnin ata njerez qe punuan per ti sjelle ne pushtet dhe nuk moren asgje.
Cfare pritet te ndodhi!
sjellja arrogante e rames me partine e tij sigurisht qe ne zgjedhjet lokale do sjelli disfaten e pashmangshme te partise socialiste qe sipas sondazheve te vete selise roze, ne kete moment qe flasim rradhitet e treta ne preference pas LSI dhe PD. Humbja e zgjedhjeve do perligje brenda PS forcen antirame te perbere nga deputete dhe anetare qe do rrezojne ramen nga pozicioni i tij si kryetar dhe do ta shkarkojne si kryeminister per vete faktn qe pozicioni i kryetarit te qeverise te vazhdoje te jete ne duart e partise socialiste por te nje kryeministri te pergjegjshem qe ka tjeter qasje ndaj anetareve te partise se tij dhe ndaj popullit. Nese rama me bythlepiresit e tij do ti rrezistojne me force e makinacione atehere partia do cahet dhe ne keto kushte ilir meta do kerkoje rrokaden brenda koalicionit, nderkohe qe opozita do kerkoje zgjedhje te parakoheshme parlamentare.
PREAMBUL
GJITHE E KEQJA E RAMES E KA BURIMIN TEK LIGJI AUTOGOL QE BERI NE KONSENSUS ME BERISHEN PARA. SE TE FITONTE ZGJEDHJET. NESE DEPUTETET E SHUMICES NUK E RREZOJNE KETE LIGJ, SHUME SHPEJT DO KERKOJNE SE BASHKU ME NE PUNE TEK DAP-i. TIK TAK – KOHA NUK PRET
Sh sakte! Jam kurioz ke do marrin neper komisione per te administruar voten ne zgjedhjet e ardhshme!
Z.Mero,
Sentenca baze e shkrimit tend eshte : “Rama nuk tregohet transparent, as me grupin parlamentar te PS” dhe me tej vazhdon “Deputetet Socialiste per disa çeshtje te caktuara nuk e dine as ata vete se si do te votoje Z.Rama”.
Nje situate te tille brenda grupit parlamentar te PS, mund ta quash si te duash ; nje liberalizem kaotik, antifryme, ose edhe me keq akoma anarshi partiake.
Me qendrime te tilla te Kryeministrit Rama, eshte tej absurdes te presesh zgjidhjen e problemeve te mprehta prej tij te elektoratit socialist. Kjo eshte pasoje e asaj gjendjeje, qe deputetet e PS nuk dijne realisht se ku e kane “koken” e tyre.
Se fundi dua te them se komentuesi “Rama,KRYETARI JO SOCIALIST”, ka bere nje koment te plote dhe te drejteperdrejte, ku pershkruan realisht lengimin e nje semundje teper te rrezikshme te Edi Rames, jo thjesht per te por per te gjithe Partine Socialiste.
Faleminderit z.Mero qe me ne fund reflektove ne ate qe mbare populli po e vuan prej kohesh.Eshte koha qe te flitet hapur dhe pa doreza per tradhetine qe ju be votes se 23 qershorit.Qe Edi Rama ka qene eshte e mbetet nje TRAP i perjetshem kjo nuk diskutohet por qe do behej nje lolo kaq i peshtire i politikes shqipetare kjo nuk besohej.Ju dhane kaq vota ketij duduku sa me nje referendum mbare popullor brenda nje periudhe 6 mujore do kishte shpartalluar mafjen SALI -ILIR si dhe dordolecin president duke i dorezuar para togave te zeza,por ndodhi e kunderta ky krap si idiot ra ne rjeten qe i ngriten te tjeret dhe tani pellet se eshte i vendosur per te bere nje shtet ligjor.Kjo eshte dhe shakaja e ketij sharlatani qe do te beje shtet me kapot e mafjes dhe hajdutet kombetare e nderkombetare pa i cenuar ata dhe pa denuar asnje prej tyre.Ky eshte dhe lajthitja e ketij palo k/ministri qe eshte ne gjunje para opozites nje presidenti qesharak dhe i kundervihet edhe deputeteve te partise se tij.A mund te ecet me nje karagjos te tille.
Jahjaga te degjoi, Z. Baze, por Rama me duket se nuk merr shume vesh nga keshillat.
Kam pershtypjen se Rama ka frike te argumentoje faqe te veteve dhe perpiqet te krijoje nje tip miti rreth vetes se tij duke komunikuar sa me pak me te vetet…
Pop star, por jo lider i te veteve.
socialistet e kan honger nga Rama, jo vetem qe nuk ju ka gjetur pune sic ju ka premtuar po ju ka fikur edhe dritat
http://bit.do/Socialistet-smund-te-votojne-me-per-Ramen
EDI RAMES PO IA MERR BUKEN NGA DORA DIKUSH ME NJE DORE. NJE DJALE AZGAN SI AI DUHEJ TI VRISTE ME PAMBUK KTA E JO TE ULEJ PER KOMPROMIS (SIDOMOS NE SITUATE KUR I KERKOJNE NJE INSTITUCION QE I TAKON).. ELEKTORATI NUK VUAJTI 8 VITE PER TU PERFAQESUAR NGA QENGJI I URTE QE PI TEK 2 NENA.
Rama i ka harruar me kohe socialistet, socialistet e thjeshte qe rrinin pa ngrene ne qendra votimi per te mbrojtur votat qe ai te behej KM. Tradhtia e Rames ndaj PS filloi me emrimin e ministrave dhe zv.ministrave. PS u la jashte loje, bq e G99 moren pushtetin. Ata G99-sha qe ne 2005 ndihmuan me protestat e tyre te vinte Sala ne pushtet dhe socialistet e siperpermendur perfunduan ne rruge te papune. Do ta shohi ne zgjedhejt e ardhme meagallomani Rama, kur te haje 1 milon shkelma bytheve. Kujton se do i genjeje prap soialistet te dalin ta votojne e te rrine pa buke e gjume me dite te tera per ti ruajtur votat Erion Velise. Vajmedet
ANALIZA KOMPLET JASHTE KONTEKSTIT.EDI RAMA NUK ESHTE DHE NUK DO JETE KURRE KRYETARI I SOCIALISTEVE.TANI PER TANI ESHTE AI QE E KA BLERE PERKOHESISHT KETE PARTI……
Na cudite. Nje PARTI qe po e ve kunder vetes?- Po pastaj ku do gjej elektorat?
Apo camet e Mesiles???
FRD e ka vene shishen e qumeshtit ne radhe…Mesila nuk e ka karizmen e Bamir Topit. Rama nuk e beson Bamirin, po Mesilen me syte e Kaltert dhe camet?? ha hah
Rama, Rama pse nuk shkon andej nga progresi e do???
Progresi eshte Bamiri e jo camet…Kur i ke gati 1000 000 njerez elektorat e sipas ketij komentuesit siper nuk e doni KRYETARIN E PS sepse jeni i orientuar djathtas, ju me vone sic i ndryshuat ngjyren mund t’i ndryshoni edhe emrin si fillim duke u bashkuar me FRD-ne?- Z. Rama duhet te rrisni besimin tek burrat sepse, sa per grate dihet sa te zonjat jane ne politike???!!!
Francezet te paburrat bejne qeveri me shumice grash!!!
Anglia e Gjermania i zgjedhin me qiri ne mes te dites!!! Me vjen shume keq!
Per fat, Rama eshte ai qe na tregon Pandi Majko: ne thelb, eshte antikomunisti radikal.
Ne forme, duke u shtirur majtas, arriti te rrembej Partine e Punes qe Nanua me tolerancen por edhe papergjegjesine e tij totale, e therriste Parti Socialiste.
Edi Rama, me ne fund perfundoi ciklin e saj si Parti Pune. Ish-komunistet, ata qe as edhe formalisht nuk u ndane nga Enveri, e humben edhe ate. Ata ndjehen te fyer realisht nga Rama, sic ishin formalisht nga Berisha.
Nderkohe, PD eshte kthyer e po formulohet cdo dite e me shume ne Parti Pune. Josephina, formalisht e Djathte, del teper aty, edhe individet qe rrekeshin me shpresen se Partia do zhvendosej ca me djathtas, pas doreheqjes formale te Berishes. Madje, Meksi dje e zhveshi kokrren e geshtenjes: “Kjo eshte pune e tij, por Basha eshte i emeruar, jo i zgjedhur”!
Meqe Rama ende ushtron vendosmeri per t’ju larguar te Majtes tradicionale te ish-PS-se, ka shume te ngjare te rifitoj zgjedhjet e tjera pas atyre Lokale, dhe pas kesaj paralajmeroj Krize Identitare ne PD. Basha do ta kete shume veshtire te mbetet ne krye te nje partie, predikuar si e qendres se djathte, por qe do te gjendet me ne te majte te PS-se se zoteruar me sukses nga Rama…
Por Majk-istet nuk se kane per te pritur ndonje gje te mire: eshte mandati i fundme i tyre. Ka pak humor brenda, por mbase do duhet tu bej ndonje vend Lulzim Berisha ne partine e tyre…!
Ketu e keqja eshte se eshte krijuar nje mentalitet qe po mbush 23-24 vjet dhe si i till,duhet kohe per te ndergjegjesuaar miletin.
Edi Rama, ndryshe nga paraardhesit e tij,te majte apo te djathte,po perpiqet qe te beje shtete,biles e ka deklaruar; qe edhe me kosto politike ne na u dha ky mandate per te formuar nje shtet me vlera.
nuk besoi se jane shume ne perqindje ata qe me te vertete duan te behet shqiperia me te vertete shtete, per mendimin tim, e keqja eshte se edhe ne radhet e deputeteve te mazhorances ka akoma shume njerez me mentalitetin e te vazhduarit njelloi si keto 23-24 vite dhe u duket cudi qe cfar po ben ky k/minister.
Ne lidhje me institucionin e presidentit une mendoi se nuk perben ndonje problem ta respektoish ate institucion ne baze te kushtetutes dhe pastaj te vendosesh ne parlament ndryshe nga propozimet e presidentit duke patur shumicen e cilesuar dhe shumicen absolute.
@Sherif, me gjithe respektin…Edi Rama eshte shkeputur nga njerezit qe I BESONTE NE OPOZITE. Me te mare pushtetin mblodhi rreth vetes njerez qe punojne ne te kundert te tij. Edi eshte artist, madje piktor dhe me shume se ai askush nuk do dinte te lexonte fytyrat…
Jam pa fjale!!!
S’paskej pritur sa te behej KRYEMINISTER per t’i thyer ne mes njerez qe me te vertete I KA BESUAR NE OPOZITE…Kjo eshte per mua nje ender qe nuk zgjohem dot!!!
Te besosh shume sigurisht qe eshte nje cilesi e nje budallai, por te mos besosh fare?!-kjo eshte paranoje..
Me mire ata qe jane pa pune, por te besh sikur i puneson e t’i vendos mbi shinat e trenit une nuk di c’emer ti ve kesaj???
A dini ndonje parti ne shqiperi qe antaresia e saj te dij se çmendon e çdo te thote kryetari?Qyteterimi yne ne nje shumice te theksuar eshte qyteterim patriakalist dhe si i tille do fuksionoje.Demokracia e brendeshme ne parti ose mungon fare ose eshte ne nivele te pakenaqeshme.Me kalimin e kohes kryetari kthehet ne idhuj.Dhe idhujimi eshte mendesi patriakaliste e primitive
@Astrit!!!
Thuaj Edi Rames te shkrihen ato organizatat baze si tek PS edhe tek PD se na e shpifen….
Le te jene Parti elektorale. THJESHT!!!
Mungesa e nje qendrimi te qarte e te ekujlibruar ne ceshtjet esenciale, padyshim qe ngjallin moskuptim, jo vetem prej anetareve te grupit parlamentar, por edhe prej anetareve dhe perkrahesve te socialisteve. Mosshfaqja ne kohen e duhur e nje koncepti te ballafaquar me pare me grupin parlamentar, veprimet e njeanshme te nje kryetari ende pa mandat kryesie, apo me keq akoma, dalja hapur kunder vendimarrjeve te ketij grupi, sic eshte dhe rasti i perkrahjes me ane te heshtjes te amendamenteve per fasonet dhe ndarjes territoriale, po bejne gjithnje e me te nevojshmerine e nje uniteti mbarepopullor, perfshi ketu dhe mediat e pavarura, kunder ushtrimit me forma nga skrupullozet te ngritjes lart te kultit te individit.
Per t’i dhene drejtimin e duhur nje politike te sukseshme, eksponentet me ne ze te socialisteve duhet te angazhohen dhe te insistojne me shume ne respektimin me me seriozitet te te drejtave te tyre legjitime si perfaqesues te popullit prej kryetarit, sepse zgjidhja e ceshtjeve parimore nuk mund te arrihet nga kapriciot, limitet e kufizuara apo shterpesia e nje mendjeje te vetme, por nga zgjuarsia, diversiteti dhe pjellshmeria e mendjeve te shumta.
Kush voton kunder grupit parlamentar te partise ku ben pjese, duhet perjashtuar prej saj… – shkruan “si me shaka” pena e arte e kolumnistit, duke na e lene neve t’a plotesojme me mend deri ne fund gjysmen e se vertetes.
Sa per “liderin real” te opozites me nga dy kryetare te tipit taleban, nje “de juro” dhe nje “de facto”, atij i duhet hapur vertet rruga, Mero. T’i hapet jo thjesht se eshte gjynah nga Zoti, por se njeri me te urte e me te urdheruar s’e bon nona. As qimen s’e nxjerr dot nga qulli i shkreti, e jo me t’i bej dem njeriu, qofte ai dhe zagari i zagareve…
Politika gjithmone ka qene nje loje shahu
Sa me shume te vrasesh aq me afer fitores.
Frikacaku rama thjesht po leviz gjithandej majtas djathtas lart poshte per te shpetuar , por ne politike duhet te asgjesosh kundershtarin ndryshe kundershtari te nxjerr jashte loje.
A mund te jete nje mareveshje kjo levizje me pd dhe lsi?
Ne qofte se po atehere politika eshte e njejte si ne kohen e qenve nano sali
A e kupton populli qe kjo po ndodh. Une personalisht e kuptoj kete mareveshje
Sa larg esht rama per te bindur popullin qe vertete do te bej shtet?
Nja 10 arrestime duke filluar nga saliu e tek 2, 3, 4, e me radhe
Ska per te ndodh dhe arsyeja eshte se rama esht frikacak ne kulm nga saliu dhe meta
E ndjen te keqen ne palce kurrizore I dridhet mishi dhe ben shuren ne breke nga dyshja meta sali
Bejini copypaste ketij mesazhi dhe flasim prape ne 2017 per burrerine e frikacakut
Nje fjale e urte angleze thote if you can’t beat them, join them.
Kete rruge ka zgjedh frikacaku dhe kjo rruge esht rruge e shkurter ne politiken shqiptare
Per te zbuluar misterin e “trekendeshit te bermudes” hidhu nje here per hulumtime andej nga Gjiri i Lalzit. Po ki pak kujdes, se atje ne vend te rakise te servirin ngjala…
Tek ne asgje nuk eshte e qarte ,njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit.
Kuo vadis ALBANI?
Me kujtohet nje rast i tille kur diskutohej per LHL para 13 muajve pati nje shkeputje javore te Rames nga media dhe zoti Mero aludonte ne te njejten menyre se jo vetem socialistet por dhe shoqeria civile prisnin prej Rames.
Dhe erdhi koha kur Rama i rrethuar ne 15 nendor 2013 si Oso Kuka nga falangat e Berishajve te mamurrsit,bathores foli dhe foli si burrat.
Kush eshte morali i 15 nendorit 2013 i pare nga ditet e sotme ne lidhje dhe guvernatorin e ri.
Pikesepari duhet te respektojme vehten per te thene te verteten e trishtueshme:
Pas marrjes pjese ne votimet e 22 marsit 1992 te zotit Rajerson vendi yne edhe sot e kesaj dite udhehiqet jo nga paria e Tiranes por nga nje panel mix dipllomatesh dhe gjeostrategesh euro-atllantike te cilet ne cdo gje qe ka ndodhur ne shqiperi eshte si puna e aeroplanit qe drejtohet me “pilot automatik” ..me nje fjale paria e tiranes eshte ekuipazhi i avionit intenerarin e te cilit e vendos dikush tjeter.
Edhe ne rastin e guvernatorit te ri mendoj se skenari i tij ka perfunduar dhe mediat midis te cileve dhe Mero po ashtu dhe Rama ,Meta-Nishani,Basha etj vecse po zbatojne fermanin qe ja ka dhene PANELI MIX.
Kujtoni votimin e Nishanit ne qershor 2012…Ishte nje plan i denje per kazinote per RULETEN RUSE.
Paneli hodhi ne qarkullin zagarin zaganjor dhe buciti media per dy jave..hodhen ne tavoline spiunin klasik Artan Hoxha dhe kaloin ne inkandeshence shtypi shqiptar..Me voni doli ass-i bujar nishani qe u miratua vetem per gjysem ore…Pra presidenti i republikes qe eshte dhe komandanti i pergjithshem u zgjodh nga treshja “jo e lavdishme” Arvizu-Meta-Berisha kurse keto socialistet per kete poshtrim kombetar nuk belbezuan.
Cfare ndodhi pas “uzurpimit Nishani” eshte e lexueshme qe PILOTI AUTOMATIK planizoi qe atehere per ti dhene RAMES vota gjoja te fuqishme ne 23 qershor 2013 bashke me kalin (lexo Gomarin) e trojes ILIR META kurse nga ana tjeter per te mbrojtur kuislingin e tyre perbindeshin berishe i dhane ketij te fundit:
presidencen
shikun
kld
prokurrorine
bashkine e tiranes
kollonen e gjithe gjykatave
kqz etj etj
…..me nje fjale duke i dhene satanait sali gjithe kete pushtetet dominuese per paprekshmerine e tij, plus miljardat qe berisha ka bere gjate tete vjeteve ai tani ka nje pushtet absolut aq te fuqishem sa po ushtron nje pushtet paralel shume me te forte se Rama.
Edi Rama nqs se e keni vene re pas vrasjes se Santos eshte terhequr ne menyre te frikeshme dhe po tregohet trim me votuesit e tij duke i terrorizuar per korentin,gjobat admistrative e deri te festimet e dhjera te 70 vjetorit dhe me poshtruesja e tij ishte pasarela e maskarenjeve te pallati brigadave qe me te drejte mund ta quajme JO K/MINISTER POR K/MASKARA.
Eshte absolutisht impotenca e tij karshi klikes kriminale 2B qe ne nje fare menyre eshte i gjunjezuar nga PILOTI AUTOMATIK, lexuesi i fermaneve te te cilit eshte honorable Arvizu.
U vra Santo,u hoq ne menyre qesharake Fullani dhe ato qe drejtojne sot keto dy banka te dyshimta (per boten monetare) jane oborrtare te Berishes dhe kjo ndodh kur Rama ka celsat e kashtes.
Edhe ne rastin e guvernatorit te ri po zbatohet dhe do perfundoje si nishani,lalla,vishoajazi dhe Ramen nuk e pjerdh kush.Sepse ne banken shqiptare jane bere aq pislliqe sa po te hapet kapaku i saj do te plase skandali “BERISHE GATE” qe mund te shkatoje nje cunami te tille qe do rrezikoje jo vetem brigjet e adriatikut por vala e saj demton dhe atllantikun….mjaftojne te kujtojme arin e londres ku e coi rajersoni me berishen ne 1993 dhe 85 miljon dollaret e garancise se albetrolit kush i mori dhe gjurmet te cojne te vrasesir e Artan Santos…qe edi rama dhe tahiri
kane mbyllur sqepin.
Prandaj zoti Mero mos u merr me RAMEN..AI ESHTE NJE BRIGADJER KOMUNALE me seli ne k/ministrine e shtetit shqiptar . MESHIRE PER TE
PS dhe Rama hyne ne zgjedhjet e qershorit me platformen: Rregull dhe zbatim Ligji.
Cila pjese e elektoratit e deformon Rregullin dhe Ligjin?
Pjesa e Varfer: e cila e shmang rregullin dhe ligjin per ceshtje mbijetese, pamundesi ekonomike dhe eshte e detyruar te gjeje shtigje per ti rene shkurt.
Pjesa e Pasur: e cila e shmang rregullin dhe ligjin per tu pasuruar me shume, nepermjet makinacioneve qe ja lejon pushteti ekonomik qe ka, duke gjetur shtigje per ti rene shkurt.
Pjesa e Militanteve partiak: mburoja politike i lejon ta shperfillin rregullin dhe ligjin pa mbajtur asnje pergjegjesi. Kryesisht perbehet nga te varfer dhe te pasur.
PS u votua nga 1 milion vota me 23 qershor. Kush jane keta 1 mln votues?
Jane te gjithe ata qe ndjehen te diskriminuar nga standartet e dyfishta dhe pabarazia, ata qe mezi e presin rregullin dhe ligjin. Sigurisht, por thelbi i tyre nuk eshte kjo gje: ata presin rritje ekonomike apo thene thjeshte presin vende pune. Ata qe kane paguar gjithmone taksa edhe per te varfrit edhe per te pasurit edhe per militantet partiake, jane ata qe kane paguar gjithmone faturat, ata qe nuk kane zene kurre token e tjetrit. Nje milion votat qe sollen PSne ne pushtet jane qytetaria, shtresa e Mesme teorikisht, sepse praktikisht ne Shqiperi nuk ekziston shtresa e mesme.
Cfare po ben qeveria Socialiste per te shperblyer votbesuesit e tyre?
Po u mbledh faturat te varferve e disi (per te mos thene hic) te pasurve, po prish ndertimet pa leje, por rifinancon rruget e lena pergjysem, kosto ekstra sigurisht. Nga keto reforma, shtreses se mesme nuk i hyn asgje ne xhep. Faktikisht shtresa e mesme votbesuese nuk po sheh asnje platforme ekonomike me te mira ndaj saj, madje per te korigjuar mangesite e sistemit (a thua se eshte faji i saj) ajo duhet te paguaje kosto ekstra, 20% me teper per dritat, plus kostot e prishjeve te ndertimeve pa leje dhe gjelberimin e hapsirave te hapura, vjedhje-shpenzimin e bankes, karburant pak me te lire por shume me te keq se kur ishte 10 leke me shtrenjte. Reforme ne drejtesi hic, vende pune hic. Vendet e punes po shperndahen ne menyre partiake mes militantesh. Gropat financiare korruptive, nuk po i sekuestrohen askujt por vazhdojne te rendojne ne kurriz te taksapaguesve te rregullt, ne kurriz te shtreses se mesme. Pra 1 milion votbesuesit jane totalisht me gisht ne goje.
Me cfare emri po paraqiten politikat e socialisteve?
Ti hysh vençe ne dajak shtreses se varfer, ti shtosh akoma me teper barren ne kurriz shtreses se mesme dhe te perkedhelesh shtresen e larte do te thote qarte si drita e diellit @Politike e Djathte. Te gjitha rruget nuk shkojne ne Elbasan apo Rinas, ato shkojne tjeter kund. Popullsia e ballkanit dhe evropes jugore ka mentalitet te majte per shume arsye, por mbi te gjitha prej varferise. Cdo politike e djathte vetem i hedh benzine zjarrit. SHBA dhe BE kane nevoje per stabilitet ne ballkan dhe politikat e djathta i shkojne kundra nevojave te tyre gjeopolitike.
Kush eshte “Mirenjohja” qe pret shtresa e mesme nga socialistet?
Shtresa e mesme apo qytetaria per hir te vlerave te saj historike, eshte e destinuar te mbaje ne kurriz shtresen e ulet duke i shpetuar ata nga rendi skllavopronar. Ky eshte parim i demokracise e per kete gje ka filozofuar Sokrat, Aristotel e ku di une. Qytetaria po mirekupton cdo gje me pasoja te vazhdueshme ekonomike ne kurriz te saj dhe te vetmen gje qe ajo kerkon jane mundesite per PUNE. Me jep pune qe te mbaj dhe te tjeret me buke! Qytetaria eshte ura lidhese dhe pa kete ure mbetesh ne breg: sic po duket qarte, ne bregun e djathte te shtreses se larte.
Me mire te mbash Militantet apo Votbesuesit?
Militant: eshte dikush qe e shkemben voten per te perfituar dicka nga pushteti, pra eshte Mercenar. Mbajtja e pushtetit me mercenare eshte rruge qorre, sepse mjafton nje luhatje pozitash dhe mercenari te flak ne toke pa pike morali.
Votbesues: eshte dikush qe ta jep voten sepse beson tek kauza e tij duke e gjetur ate tek lideri mbi ca norma morale.
Prandaj nqs kerkon te forcosh unitetin ne rradhet e tua dhe te shmangesh korrupsionin zgjidh votbesuesit sepse ata nuk te flakin si plere te konsumuar, sepse ata besojne tek kauza e tyre te cilen nuk mund ta flakin
Te tregosh se di te besh dicka ndryshe, a te ben fajtor?
Qeverite keto 24 vjet kane treguar se nuk kane ditur te bejne asgje per te mjekuar plaget e vendit. Dikush qe nuk di smund te gjykohet sepse ai nuk di. Papritur vjen dikush qe tregon se di te beje ca gjera qe si kane bere te tjeret: te zbatoje rregullat per faturat, per ndertimet pa leje… Pra risku i madh i ketij dikushi, eshte se tregon qe di te beje, por vetem ato qe i interesojne, nderkohe qe hap nje shteg te pashmangshem per tu bere fajtor per ato qe spo ben. Ai qe di, nuk ben sepse sdo, jo sepse nuk di, ndaj eshte me vulnerabel nga te tjeret per tu gjykuar si fajtor.
Situata ndaj prioriteteve te caktuara a po e con drejt mbytjes Gazetarine?
Gazetaria ka nje rol shume te rendesishem ne ruajtjen e ekuilibrave, sidomos ne mbrojtje te votbesuesve. Kjo gazetari mbroi te pakenaqurit e shumte ndaj rrumpalles duke luajtur rol opozitar dhe duke u percaktuar kundra pushtetit te dikurshem. Tani qe gazetarise i ka ardhur momenti qe te ndihmoje ne kauzen qe beson, por kur shikon se kauza nuk po shkon ashtu sic e kishte menduar, rrezikon te mbetet pa kauze. Praktikisht kjo gje po duket qarte sepse gazetaria kryesisht po ben opoziten e opozites, pra me kete gje indirekt nuk po ben asgje tjeter vecse poziten e pozites, duke pranuar me pahir cdo gje qe ben ajo. Gazetaria eshte ne panik sepse mund te mbetet vetem. Ne fakt gazetaria supozohet qe duhet te jete vetem dhe paniku i saj per te mos qene e tille eshte nje paradoks qe po e con ate drejt mbytjes.
Kush eshte shumatorja e faktoreve ne vend?
Maxhoranca derrmuese socialiste kete mandat, ndoshta per te paren here ne pluralizmin shqiptar, eshte vullnet i shtreses se mesme. Kesaj here mund te jete hera e pare qe shtresa e mesme fiton shumicen qeverisese, padyshim ky vullnet lidhet me pranine e figures se Rames. Nese qeverisja socialiste do vazhdoje me politikat e djathta (nje i nenes nje i njerkes), duke ia kaluar dukshem edhe Berishes edhe Metes qe kane ditur gjithmone te jene te majte, atehere socialistet jo vetem do kene te pakenaqur por do humbasin 1 milion votat qe e sollen ne pushtet. Do humbasin shtresen e mesme qe eshte arsyeja e vetme e ardhjes se Rames ne pushtet. Nuk po them per rezultatin e zgjedhjeve lokale te 2015 por per zgjedhjet e ardhshme parlamentare, socialistet nuk do te luajne asnje rol pervec rehabilitimit te figurave te vjetra qe i kane bere dem ketij vendi. Ky rehabilitim ka ndodhur edhe me pare ndaj nuk eshte cudi te perseritet. Me shume gjasa do perseritet ose shqiptaret per here te pare do refuzojne masivisht te marrin pjese ne votime. Nese kete here qeverisja socialiste do zhgenjeje shqiptaret ne shpresen e tyre te fundit, atehere kaosi politik do jete i pashmangshem. Lidere te rinj te paprovuar nuk ekzistojne me ne klasen politike (Rama eshte i fundit) dhe bipolariteti do te shendrohet ne poli-polaritet, fragmentarizimet e shumta do bllokojne Vektorin levizes politik.
Pershendetje Shqipo!
E lexova dhe rilexova me shume vemendje komentin tend dhe per kete me lejo te falenderoj per analizen tende mjaft domethenese dhe bindese.
Vecanerisht me pelqeu trajtimi qe i ke bere ceshtjes se deformimit te rolit dhe principeve te nje partie, e cila aksidentalisht vazhdon te vetequhet e majte, por qe me veprimet dhe e saj po verteton gjithnje e me shume se eshte pozicionuar ekstrem djathtas.
Pervec kesaj, ndaj te njejtin mendim me ty, si per ndryshimin esencial qe ekziston midis votebesuesve qe jane te destinuar te mbrojne nje kauze duke shpresuar tek nje udheheqje sa me solide dhe e qarte ne vendimmarrje, dhe militanteve sahanlepires, qe per interesa personale nxjerrin po te jete nevoja dhe b… ne ankandet e shitblerjes se votave.
Gjithashtu dhe per kauzen e deshtuar te mediave me gazetarine ne krye, te cilen po e pret nje sfide plot te papritura ne te ardhmen.
Me bere pak te qeshur kur permende ate shprehjen shpresa e fundit e shqiptareve.. – sepse eshte pikerisht kjo shprehje e perseritur dhe e riperseritur gjate fushates parazgjedhore, qe ka kaluar vitin qe eshte zhdukur pothuajse perfundimisht nga fjalori i votebesuesve te pashprese, dhe permendet vetem tek-tuk nga ndonje militant sylesh thjeshte sa per inerci.
Sa per pozicionimin e faktoreve vendimtare ne zgjedhjet parlamentare, mendoj se rritja e epersise se shtreses se mesme, qe perbehet nga qytetare te civilizuar dhe me botekuptim, perkundrejt atij numri te paperfillshem te shtreses se larte, do te ndikonte qe edhe ajo “tufe amorfe” e shtreses se ulet, qe deri tani ka fluturuar nga ka fryre era, t’i bashkohet me se shumti qendrimeve dhe pozicionimit te saj. Ky trend eshte per t’u vleresuar si dicka pozitive, se ndryshe nga praktikat manipuluese te deritanishme, do te pasqyronte serisht rezultatin e pritur te zgjedhjeve te 23 qershorit, ku manipulimi i tyre prej pushtetareve mekatare, edhe pse i pashmangshem teresisht, u be shume me i veshtire se heret e tjera, dhe kjo jo thjesht vetem per faktin e vezhgimit te tyre nga ekspertet e huaj.
Ky trend do spikase padyshim dhe ne votimet e radhes, ku humbja e “socialisteve”, per shkak te mosmbajtjes se deritanishme te premtimeve, per shkak te pozicionimit djathtas te liderit te saj, dhe per shkak te rritjes se pakenaqesise ne radhet e socialisteve te vertete, do te jete e pashmangshme, nese prej tyre nuk do te ndermerren masat e nevoshme per parandalimin e saj.
Dhe ky parandalim mund te behet vetem, nese ne vend te nje politike taksidaresh dhe shkaterrimtaresh per perfitime sa me te shpejta, te hartohet nje strategji afatgjate masash demokratike, qe do t’i sherbente me se miri interesave te shtresave qe perbejne faktorin vendimtar ne percaktimin e fituesve te zgjedhjeve te radhes.
Duke pare Dudushin ne TCH, ne nje reportazh per transportin alternativ, nuk e di pse mu krijua pershtypja se marrveshja per kthimin e opozites ne parlament ka te beje me cbllokimin e fondit te ngrire nga M.Financave per projektin e tramvait dhe stacionin e trenit.
Ta gezosh postin e guvernatorit Z.Sejko sepse e meritoni! E meritoni sepse keni ditur te rrjeshtoheni krah njerezve qe kane bole te hekurta ne kete vend.
Ky eshte problemi i pare publik,i maxhorances parlamentare me pushtetin qe ka dorzuar mandatet e deputeteve.
PS ka dy fronte,drejtues te emeruar, qe sillen shume keq ne institucione me punonjesit si dhe militante te zemeruar nga mos mbajtja e premtimeve te deputeteve.
Me fjale i perkrah socialistet por me vepra…asgje.Madje edhe legalizimet falas qe po prisnim,e pesuam,çudia ishte kur u paraqit ne nje zyre te PS,nuk u prit si duhej!Me e pakta sdo votoj,se dhe prishjet jane selektive.Kur del kunder Grupit te vet Parlamentar ,po Drejtorat e sapozgjedhur nuk do e marrin si shembull.Kemi folur kemi ngren helm ,por sot zoteria eshte kryetar parlamenti dhe ai qe i ben here njerin e here tjetrin Kryeminister ,po tja lere kaq hapur rrugen? Duke menduar se te majtet do ti shkojne pas por JO PA NDESHKUAR 21 JANAR E GERDEC E GJITHE HAJDUTET.BOLL ME FJALE!