Borxhi i ri publik nuk shlyen dot detyrimet e vjetra qysh nga 2005-a në Shqipëri

15 Qershor 2015, 18:55Ekonomia TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Për vitin 2015, në buxhetin e shtetit është parashikuar një deficit prej 58 miliardë lekësh (rreth 415 milionë euro), i cili do të mbulohet me borxh të ri publik (të brendshëm e të huaj). Por ky borxh i ri nuk mjafton për të mbuluar interesat e borxhit të vjetër (49 miliardë lekë), shlyerjen e parashikuar të detyrimeve të vjetra ndaj kompanive (20 miliardë lekë) dhe deficitin e fondit të pensioneve (46 miliardë lekë).

Deficiti i fondit të pensioneve përbën një detyrim të bartur të shtetit ndaj ish-punonjësve që kanë dalë në pension, i cili nuk përballohet dot nga kontributi i sigurimeve shoqërore të atyre që janë sot në punë.

Në vitin 2014, deficiti buxhetor ishte 72 miliardë lekë (rreth 515 milionë euro) dhe u mbulua me borxh të ri (të brendshëm e të huaj). Por ai borxh i ri nuk mjaftoi për të mbuluar interesat e borxhit të vjetër (40 miliardë lekë), shlyerjen e parashikuar të detyrimeve të vjetra ndaj kompanive (34 miliardë lekë) dhe deficitin e fondit të pensioneve (40 miliardë lekë).

Në vitin 2013,  deficiti buxhetor ishte 70 miliardë lekë (rreth 500 milionë euro) dhe u mbulua me borxh të ri (të brendshëm e të huaj). Por ai borxh i ri nuk mjaftoi për të mbuluar interesat e borxhit të vjetër (43 miliardë lekë) dhe deficitin e fondit të pensioneve (35 miliardë lekë).

Në vitin 2012,  deficiti buxhetor ishte 50 miliardë lekë (rreth 360 milionë euro) dhe u mbulua me borxh të ri (të brendshëm e të huaj). Por ai borxh i ri nuk mjaftoi për të mbuluar interesat e borxhit të vjetër (41 miliardë lekë) dhe deficitin e fondit të pensioneve (40 miliardë lekë).

Në vitin 2011, deficiti buxhetor ishte 46 miliardë lekë (rreth 330 milionë euro) dhe u mbulua me borxh të ri (të brendshëm e të huaj). Por ai borxh i ri nuk mjaftoi për të mbuluar interesat e borxhit të vjetër (41 miliardë lekë) dhe deficitin e fondit të pensioneve (35 miliardë lekë).

Duhet shkuar mbrapsht deri në vitin 2004, për të gjetur një buxhet të shtetit shqiptar ku borxhi i ri (36 miliardë lekë) mbulonte interesat e borxhit të vjetër (24 miliardë lekë) dhe deficitin e fondit të pensioneve (12 miliardë lekë).

Shënim: Kriza financiare u bë alarmante në Greqi disa muaj më parë, kur qeveria, me borxhin e ri, nuk po mbulonte dot interesat e borxhit të vjetër dhe deficitin e fondit të pensioneve.

4 komente në “Borxhi i ri publik nuk shlyen dot detyrimet e vjetra qysh nga 2005-a në Shqipëri”

  1. zqk says:

    Pra jemi piramide derisa te shkermoqemi…

  2. Sokrati says:

    Lum si ne paskerkemi patur tamam shtet. Merr borxh e rrit paga e pensione,aq sa rriteshin vetem Saliu te qendronte ne pushtet. Paskemi patur shtet te forte. Ah mor Enver Hoxha si na paske len te varfer. Hanim dhjamin tone,po nuk na kapte njeri prej xhakete….. o me jep borxhin ,o pjese nga toka e deti….

  3. tcetce says:

    Po zbukurimin e qyteteve kush do ta paguaje, me cfare interesi dhe kur ?

  4. bekim says:

    o Zaloshnje po fol o me euro o me leke mos e be lemesh ,qe ai shtet eshte piramid kete e dime por keta gazetaret dhe media perse nuk flasin po merren me budalliqe ndoshta dhe kane te drejte pasi dhe numuri i komentuseve e tregon vete interesin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje