Të paqenë!

8 Dhjetor 2015, 19:55Editorial TEMA
Të paqenë!

Nga Mero Baze

 

Edi Rama u tregua i pamëshirshëm për t’i lënë të provonin veten. Sali Berishën e la të provonte se ishte i aftë të bënte një “revolucion” dhe të përmbyste qeverinë e “bijëve të etërve”, siç premtoi. Lulzim Bashën e la të provonte se ishte kryetar i Partisë Demokratike dhe se di si ta çojë drejt fitores, atë parti. Alabakët e sjellë me autobusë nga rrethet i la të thyenin strehën e Kryeministrisë, të shkatërronin Ministrinë e Transporteve dhe të digjnin një bunker simbolik, që përkujton diktaturën komuniste në Shqipëri. Policinë e la të mos përfshihej në përleshje me demonstruesit, për të shmangur çdo simptomë të 21 Janarit. Dhe publikun shqiptar e la të shikonte se ku është diferenca mes palëve, mes një shteti që të vret me duar në xhepa në boulevard, dhe një tjetëri që s’të prek as me dorë, edhe pse hyn nëpër Ministri dhe “kalon perimetrin”, siç mbrohej Berisha pas vrasjeve më 21 janar.

Nuk do të isha kritik për dhunën e PD ndaj institucioneve dhe djegien e bunkerit, sikur të kishin një ide se çfarë donin të arrinin. Nuk do isha kritik as me imazhin e dhunshëm që u përpoqen t’i japin protestës, nëse ajo do të kishte një prapavijë të qartë. Por, pas tymit mbi një bunker simbolik, fshihet qartë kriza e mungesës së lidershipit të Partisë Demokratike.

I gjithë aksioni politik për protestën, pati dyzimin mes linjës së dhunës, frymëzuar dhe mbrojtur nga Berisha, dhe retorikës artificiale dhe gjuhës së drunjtë të Bashës, që duket më i trembur nga Berisha, se sa nga Rama.

Për të thirrur demonstruesit në Tiranë duhej retorikë dhune, ndërsa për të nxjerrë qytetarët në shesh, duhej një fjalor paqësor. Në fakt, retorika e dhunës dominoi dhe mitingu ishte më i vogël se mitingu i një viti më parë, i Partisë Demokratike.

Dy javët e fundit parlamenti u përdor si tribunë për të ngritur tensionin dhe për të ndjellur dhunën, sipas ideve të Berishës. Pas protestës, Basha nxitoi të largonte përgjegjësinë nga dhuna e ushtruar, ndërsa Berisha e mori përsipër, duke ja lënë në derë PD-së. Pra, i vetmi njeri i qartë, para dhe pas protestës, ishte Berisha. Ai përdori dhunën verbale për të thirrur protestën dhe mbrojti dhunën pas protestës. Basha edhe thirrjet e dhunshme i kishte frikë, megjithëse i donte, edhe dhunën që udhëhoqi vet me njerëzit e tij, se mori dot përsipër.

Qëndrimet e ashpra të SHBA dhe BE, nuk janë vetëm një shuplak për të, por dhe një siklet, që e detyron të distancohet nga Berisha.

Kështu, përmes këtij dyzimi mes retorikës së dhunës nga Berisha dhe frikës nga dhuna që ka Basha, Partia Demokratike del nga kjo protestë më e humbur se ishte para protestës, pasi asgjeson çdo qëllim të saj.

Së pari, asgjeson imazhin e një force politike serioze, që shmang dhunën dhe dëshmon fuqinë e saj përmes mbështetjes që ka, gjë që e bëri shumë mirë vitin e kaluar.

Së dyti, bën diferencë të frikshme me mënyrën se si është sjellur kur ishte në pushtet. Policia shqiptare është ajo e 21 janarit 2011, por shefat e ndryshuar të saj, nuk urdhëruan të vriteshin njerëzit që hynë tek dera e Kryeministrisë apo Ministrisë së Transporteve, por as që i prekën me dorë. Lulzim Basha nuk kishte pse ua jepte këtë shans socialistëve të tregoshin kaq të qytetëruar, dhe të bënin “anti- 21 Janarin”. Me këtë akt, Basha ka dëshmuar veten dy herë fajtor, e para si vrasës i katër qytetarëve më 21 janar dhe e dyta, si një lider pa autoritet, që ja udhëheq partinë instikti i dhunës.

Së treti, dërgon mesazhe të gabuara tek komuniteti ndërkombëtar dhe sidomos SHBA dhe Bashkimi Evropian, të cilët janë angazhuar me gjithë energjitë e tyre në reformën për drejtësi, duke pritur votat e opozitës, dhe përgjigjia me protesta të dhunshme, është një sinjal negativ, që lë të kuptosh se i vetmi shans që kanë të shpëtojnë nga reforma në drejtësi, ose ndëshkueshmëria ligjore në të ardhmen, është destabilizimi i vendit.

Dhe të gjitha këto ja bën si dhuratë kundërshtarit të vet Edi Rama, i cili me qeverisjen e tij, ka krijuar qindra arsye për protestë. E vërteta e hidhur është se në shoqëri ka më shumë opozitarizëm se sa në opozitë. Nga mënyra si u soll me këtë protestë, Basha dëshmoi se nga frymëzues protestash, është kthyer në sabotues protestash, duke bërë të paqenë opozitën zyrtare. Dhe e gjithë kjo, vetëm se njerëzit nuk dinë kë të dëgjojnë, ulërimat e Berishës apo zërin e ngjirur të Bashës.

 

65 komente në “Të paqenë!”

  1. Psw says:

    Vjeshta arabe e PD-së …

    1. Ruku says:

      Dimri arab i vetmisë së madhe të Saliut & co !

      1. DIELLI mbi KORAB says:

        ISA-li Berisha e tregoi dhe njeher se eshte veç per shkatrrim.
        Kush do ta ndaloj kete monster qe po e mban peng Shqiperin??

        1. Centauri.alb says:

          Mero, mos hidh gurin dhe fshih dorën!

          Kjo nuk është as burrëri, as mënçuri dhe as fisnikëri.

          Ke më shumë se një vit që gazeta jote TemA, është një fletushkë që bën thirrje për protesta, që bën thirrje për dhunë, që nuk e lë qeverinë të bëjë shtet, as me taksat, as me kuponin tatimor, as me gjobat dhe vjeljen e parave të energjisë, as me reformat, as me luftën kundër korupsionit, për asgjë, asgjë.

          Të gjithë në maxhorancë i ke vënë në mengenënë e korrupsionit, të krimit ose të pa aftësisë ose të talljes, si për Braçen, përshembull.

          Deri tani, vetëm Erion Veliaj ka mbetur pa u prekur dhe akoma gëzon mbështetjen dhe lançimin tënd sepse, me gjasë, janë në lojë interesa të mëdha në superbashkinë e Tiranës dhe grupi i biznesit që ti përfaqson, ka shpresa ta blejë rioshin revolucionar dhe vizionar Veliaj.

          Por, edhe ai, nëse nuk përulet, shumë shpejt do të jetë nën hostenin tënd dhe do ta shohim që çdo aksion i tij, edhe më brilanti, do shurroset dhe do ngjyroset përzishëm

          Tani, zoti Mero, bjeri drejt: Je për protesta apo je kundër protestave?

          Je për dhunë sepse kjo qeveri e meriton edhe protestën, edhe dhunën, apo je kundër sepse kjo qeveri po punon apo sepse ti nuk e pranon dhunën.

          Nëse pyet ndonjë nga lexuesit e tu të shumtë dhe rëndom analfabet funksional(analfunksët-nëse ma lejoni neologjizmin), përfshirë edhe ata që kanë lexuar editorialin e sotëm, se në çfarë pozicioni është Meroja, pro apo kundër qeverisë, pro apo kundër protestës, pro apo kundër dhunës në protesta, me siguri, do të shohë me sytë e çakarritur dhe do të thotë: -E ç’më çan kokën, as që më duhet të mendoj aq thellë!

          Sepse, edhe sot, ti Mero, u thua njerzve, po, kjo qeveri e ka mbushur kupën, edhe për protesta, edhe për dhunë, por sot, këta që i bënë këto, edhe Berisha, edhe Basha, janë njëri dhunues, tjetri frikacak, dhe janë të paqënë.

          Kam ndjesinë, se shumë shqiptarë, sidomos ata në të dyzetat, nuk e dinë kuptimin e fyerjes shumë të rëndë “i paqënë”, por sot nuk dua të hyj në spjegimin apo interpretimin e saj.

          Ama, nuk mun të rri pa vënë në dukje se “i paqënë”, më së pari, është ai, që rri e sodit nga llozha, bërtet me një altoparland për publikun, padit qeverinë për çdo gjë, thërret se kjo qeveri i meriton protestat, edhe të dhunëshme madje, dhe pastaj i thotë publikut: I shikoni ata organizatorët e protestave të dhunëshme, ja, ja, ai Berisha dhe Basha, ata janë të paqënë.

          Dhe sa për mënçurinë, taktikën dhe demaskimin që gjoja u bëri Edi Rama PD-së, protestuesve të saj të dhunshëm dhe vandalë, si dhe liderëve të tyre kokoroçë, duke i lënë të livadhisin dhe të dhisnin çdo gjë serioze që quhet shtet, shko e tregoja ndonjë publiku tjetër, jo shqiptarëve.

          Edi Rama u tregua thjesht një frikacak, një bythë dhjerë, një lolo dhe vërtet një i paqënë.

          Siç është treguar deri tani, duke amnistuar me bisht në shalë, të gjitha krimet e qeverisjes 8 vjeçare të Berishës, megjithse në opozitë u binte tamtameve të ndëshkimit.

          Edi Rama nuk pati as dinjitetin më të thjeshtë të kryeministrit më të poshtër në historinë e Shqipërisë, Berishës, i cili qëndroi në zyrën e tij edhe nën zjarrin dhe dhunën e turmave të 21 Janarit kurse Edi Rama u fsheh dhe erdhi në zyrë, pas protestave, me bisht në shalë, jo shumë më ndryshe se Fatos Nano, kur u kthye pas grushtit të shtetit të Berishës në Shtator 1998 nga Maqedonia, ku ishte fshehur, pasi kishte braktisur detyrën dhe shtetin.

          Dinjitet dhe kundërvënje ndaj vandalitetit dhe dhunës, është të rrish në krye të detyrës, ti si kryeministër dhe vartësit e tu, që të mbrosh dinjitetin e shtetit dhe të institucioneve të tij, duke evidentuar ndaluar, neutralizuar dhe arrestuar me profesionalizëm, në flagrancë, por vendosmërisht dhe pa asnjë mëshirë, elementët vandalë që udhëheqin turmën si dhe frymëzuesit politikë të tyre.

          Këtë duan të shohin qytetarët shqiptarë nga Kryeministri dhe Qeveria e tyre, nga garda dhe forcat e rendit, jo braktisjen e institucioneve, jo indifrencën e dhe sehirin e forcave të rendit përballë shkatërruesve dhe sfiduesve të shtetit ligjor, zjarrvënësve dhe puçistëve të rendit.

          Shteti i Edi Ramës, sot, ka rënë.

          Nga skuta ku ishte fshehur, Edi Rama i ka bërë sot mutin, të gjithë farsës së tij, tamtameve të neveritëshme të tij, për gjoja ndërtimin e shtetit ligjor dhe për këtë, Edi Rama, meriton pështymën e çdo individi që ka marrë gjobë, që është arrestuar apo që ka bërë burg për çdo arsye të shpallur gjoja si të shenjtë, në luftën për vendosjen e shtetit ligjor, qoftë për kanabis, për kupon tatomor, për mospagim taksash, për bërje të shurrës, për mospagim të energjisë elektrike apo për ndërtime pa leje.

          Sot Edi Rama meriton 1 milion shuplaka dhe pështyma nga votuesit e tij të 23 Qershorit, të cilët kur e votuan, përveç të tjerave, ose përmbi të tjera, donin të fshinin nga kujtesa e tyre, imazhin e një të majte me kompleksin e fajit historik, një të majte bythëdhjerë që e tallte dhe i bënte zbor këlyshi komunist Berisha, një të dhe e nxirrte për zhelesh nga Parlamenti, kodoshja e djathtë Jozefina Topalli, një të majte që akoma ka në fyt braktisjen e qeverise dhe shtetit nga bixhozxhiu Fatos Nano, nga frika e një Berishe që jo më larg se 1 vit më parë, mund ta shihte veten të tundej në litar mu në sheshin Skënderbej dhe që nuk u ndëshkua kurrë, pikërisht nga këta bythecë të kësaj të majte në teori, por me një axhendë dhe praktikë extra të djathtë, në politikë, në ekonomi dhe në mbështetjen sociale të shtresave në nevojë.

          Poshtë bythecët, si Rama me shokë, që edhe kur ju jepet pushtet, kanë frikë të bëjnë shtet.

          1. zgjohu shqipe says:

            Ore cenkari.e che skypidhi.ti paguani demet qe tju qihet bucia.ska me bythe vici.teqe…..ne qyp do dhisni.klysha kurvash.

            1. Pilivesa says:

              Ore ti, zogu i ngordhur i pule-shqipes,

              Vertet mendon to se Berisha-Basha do paguaja gjoben e Veliajt?

              Deri me sot, kane qene Berisha-Hajdari-Memija dhe tere zorzopet tropojane te rekrutuar nga UDB dhe lamashet e tyre nga Lac-Mamurrasi qe kane djegur dhe rrafshuar Shqiperine sa here ju ka dashur bytha.

              Ke pare ti more zog-pulastreni ndonje prej tyre te paguajne per Shqiperine e rrafshuar dhe te djegur, te vjedhur dhe te grabitur, perfshire Kryeministrise dhe RTV gjate grusht-shtetit te 1998?

              Akoma nuk ne ftilluar ti mor torollaku zogu i pulastrenit se Qeverise se Rames, Berisha ja shkleu nga goja SHQUP-in edhe pse i kishte humbur zgjedhjet e 23 Qershorit dhe Rama futi njejtin ne shale dhe no vetem qe nuk coi nje, ore te pakten nje, permbarues te dera e SHQUP-it per ta marre, por nuk eshte i zoti te mbroje as kryeministrine e tij nga zjarri i Berishes.

              Dhe, nese do qe ta dish taman-taman, shakaja e pageses se kesaj gjobe fillon me autoresine e shkruesit te saj.
              Nuk e shkroi Rama, por Velija.
              Rama ja ka bere kabull Berishes edhe Kryeministrine, edhe Ministrine e Mbrojtjes, edhe ate te transporteve. Sic ja ka lene Berishes te paprekur edhe Gjykatat, edhe Shish-qebabtoren, edhe Nishan-Presidencen.

              Ja pse kjo gjoba e demeve, eshte nje nga strofat e parodise Rama te anti-shtetit ligjor, te pandeshkueshmerise se krimit politik dhe ekonomik.

              Nje shtet qe nuk mbron dot kryeministrine e vet, ose qe nuk ndeshkon dot dhunuesit e saj, ka rene moralisht.

              Dhe ndofta ti zogu pulastrenit, do te done ti thoje zonjes Kodheli, Ministres tone te Mbrojtjes:
              -Zonje, lere mbrojtjen e Afganistanit dhe Irakut, mbfo teritorin e institucionit tend qe po ta djegin udbashet e Berishes, ndersa Janulla i Vorio-Epirit, vezhgon nga Katedralja greke ngjitur me ministrine tende dhe ferkon barkun duke enderruar diten e tij te kryengritjes per clirimin e ortodoksve dhe minoritareve dhe bashkimin me Greqine meme.

          2. lulja says:

            Bravo per komentin !!!

          3. E vertete says:

            Bravo Centauri.alb!

          4. Bushi says:

            Bravo Mero Baze! Ke bere nje artikul brilant.Qendrojne te gjitha ato qe thua.Nuk kame se çfare te shtoi tjeter,se i ke thene te gjitha.

        2. Skypion says:

          Protesta e 8 dhjetorit 2015 eshte,mbase,protesta me e bukur qe ka bere Partia Demokratike,qe nga fillimvitet nentedhjete.
          Eshte e tille per nje mori arsyesh.Eshte e tille,sepse eshte,ne te njejten kohe,edhe demokratike edhe shume e fuqishme.
          Lehjet,angullimat,mjaullimat,kakaritjet qe erdhen si reagim nga kampi i qelbesirave jane tregues i pagabueshem i fuqise se madhe te protestes demokratike te PD-se,e poashtu,tregues i mjerimit,i frikes dhe panikut qe ka kapluar kriminelet ne pushtet.
          I trembur ne palce nga protesta gjigande,Edi Rama,kryekrimineli i pushtetit kriminal,u fsheh persa kohe u zhvillua ajo,per te dale ne mbarim te saj,me nje qurravitje te mjerueshme.
          Eshte interesante,se perhere kur ka reagim te tille popullore,socialistat fshihen si lepuj.
          Keshtu ka ndodhur historikisht.
          Ose fshihen duke u veshur tebdil me fustane grash,ose ia mbathin ne vendet fqinj,ose fshihen sdi se ku si Edi Rama dje.
          Te panikosur nga permasat e protestes se demokrateve,socialistet me bashibozuket e tyre mediatike,po kapen pas “vandalizmave” te protestuesve…!
          Por,per cfare “vandalizmash” behet fjale?
          Behet fjale per perdhosjen e ndoca instalimeve perverse te Edi Rames,te kryera ne menyre te kundraligjshme nga vete ai,dhe per djegien e bunkerit,simbolit me te shemtuar,me pervers,me turperues te diktatures komuniste.
          Ja,keto jane “vandalizmat” e protestuesve te djeshme.
          C’vandalizma te bukura!
          C’vandalizma te dashura!
          Aq te bukura ishin keto vandalizma,sa perhere te pare,edhe vete fjala vandalizem,po me duket jo ne ate kuptimin negativ qe ka.
          Keshtu vandalizmash paqim perhere!
          Keshtu vandalizmash ndodhshin perhere!
          Jane vandalizmat me te bukura ne bote.
          E ku ka vandalizem me te bukur,se sa te shkaterrosh nje krijese cmendurake te mendjes se coroditur te nje sociopati te droguar si Edi Rama?!
          E ku ka vandalizem me te bukur,sesa t’i vesh flaken simbolit te urryer te regjimit komunist,bunkerit?!
          Padyshim,pa as me te voglim dyshim,qe nuk ka.
          Megjithate,kam nje thirrje per te gjithe protestuesit e protestave vijuese.Kam nje thirrje qe ka te beje pikerisht me “instalacionet” e Edi Rames.
          Protestues te dashur,radhen tjeter e te tjerat me pas,mos i thyeni ato,mos i shkaterroni ato,mos u gjuani me gure,bile as me veze.
          RAdhen tjeter e te tjerat me pas,kur te shihni “instalacione” te te cmendurit,pshhurrrini ato,bejuani kkakken atyre.
          Nuk meritojne “instalacionet” e kryeministrit sociopat te droguar t’i shkaterroni e t’u gjuani me gure.
          Jo.Jo.JO.
          Ato meritojne vetem nje gje:Ato meritojne vetem shhurrenn dhe kkakken tuaj.
          Protesta e 8 dhjetorit 2015 do te mbahet mend per perfundimin e saj madheshtor.Do te mbahet mend per djegien e bunkerit te birit te Kristaq RAmes dhe nipit te Spiro Kolekes.
          Aq me shume do te mbahet mend,sepse,edhe Kristaqet dhe Koleket e kohes se diktatures,megjithese e mbushen Shqiperine me bunkere tejembane,megjithate nuk ngriten bunker ne qender te Kryeqytetit.
          Do te duhej te vinte ne pushtet i biri i Kristaqit dhe i nipi i Spirrros,qe ta bente kete.
          Bunkeri ne flake ishte edhe pamja qe u percoll me shume nga mediat e huaja.Edhe raportimet e tyre flisnin per bunkerin si simbol te diktatures komuniste.
          Ky ishte vetem fillimi.Kjo ishte vala e pare.Te tjera do te vijne me pas.Njerapastjetres.Te fuqishme.
          Ajo shprehja e njohur qe krimineli kryeminister pat thene ne fillim te mandatit:prisni prisni se s’kini pare gje akoma,sot vlen per te.Vlen per te dhe gjithe sojin dhe sorrollopin e tij.
          Ne,populli i shqiperise,u themi te gjithe qelbesirave,te gjithe te korruptuarve dhe krimineleve ne pushtet,te gjithe zuzareve,mercenareve dhe argateve qe i mbeshtesin:prisni prisni se s’keni pare gje akoma!
          Qelbesirat ne Shqiperi kane nje destinacion:sheshin!
          Tek sheshi hodhem eterit e tyre gjakatare,tek sheshi do te hedhim bijte e tyre kriminele.
          Eshte vetem ceshtje kohe.
          Eshte momenti per t’i bere nje thirrje zoti Basha,qe te mos harroje ate fjalen e mencur te popullit:hekuri rrihet sa eshte i nxehte.
          Protesta ishte e fuqishme.Shume e fuqishme.Cdo gje kaloi si s’ka me bukur.Qellimi u arrit.
          Qelbesirat jane ne panik.Te gjithe qelbesirat.Nga kryeqelbesira dhe banda e tij ne pushtet,e deri tek funderrinat mediatike dhe kopete e trushkulurve.Kjo verehet nga reagimet e tyre te coroditura nga paniku ne rrjetet sociale.
          Jane ne panik morrat e kuq.
          Eshte taman rasti per te goditur fort.
          Fort.Fort dhe pa meshire.
          Jo meshire per bubzhelet e kuq.Sepse,pikerisht keta krimba qe ngjallin meshire kur jane te frikesuar,kane aftesine te behen perbindesha sapo ta marrin veten.
          Nuk duhet lejuar te ndodhe kjo.

          1. AMCThWD says:

            Bunkeri simbol i rregjimit komunist? A ka simbol me te madh te rregjimit komunist se Saliu jot?
            Ik fshihu, INJORANT!

          2. genci says:

            Nuk di pse e ul vehten kaq poshte per te levduar kete proteste o Skypion. Ajo perfundoi ne menyren me qesharake te mundeshme. Vetem Servantesi i madh mund ta pershkruante realisht ate, ashtu si per betejen me mullinjte e eres. Ndoshte cmimi per komentin qe ke bere ka qene shume joshes.

        3. E vertete says:

          Qofte i bekuar ish Kryeministri i nderuar i tere shqiptareve etnik,dr.Sali Berisha dhe PD si force qe do qeverise se shpejti vendin e kapur nga mafiozet dhe egeresirat e monstres jugore,Hoxha.Bravo,protestuesve dhe organizatoreve te PD.

          1. gjon kruja says:

            KUSH ESHTE k/MINISTRI I TERE SHQIPTAREVE ETNIKE? Ai qe shiti nje pjese te perles se Gjiut te Sarandes Grekut? Jo qe nuk je “E vertea” por je bashkepuntor kriminel tradhetar se dhe Sali Berishoviçi. Ne kosh te plehrave di shkosh sic kane shkuar te gjthe tradhetaret e Shqiperise.
            Emigranti, US

    2. Epiriíiiiiiii says:

      Me kete Miting-Proteste te dhunshme,Perfundimisht u Shkaterrua edhe ajo pak Opozite qe kish mbet.

  2. merodhjeri says:

    Kaq loqe të jem vallë?!

    1. XUME PROTOPAPA says:

      BLACK-BLOCK-et E SHIQERES, REMZIJES E FAIKUT

      Kur ate te enjte te larget te shtatorit te 66-shtes, ne shekullin qe lame pas, Faik Islam Mehmet Haxhia po kthehej nga gjuetia e skortave tek Currilat, i zune veshet nje ngasherim femijeror, qe vinte gati i mbytur nga thesi i çimentos, i lene prane nje grumbulli plehrash.

      Hanemja, e shoqja, sapo kish deshtuar femijen e turnit dhe gerricja e papritur qe vinte nga thesi i zgjoi ndjenjen e turbullt te ringjalljes se birit te humbur. Pasi hodhi veshtrimin rreth e qark, i bindur se askush po e kendronte, ju afrua thesit e ç’te shihte nje foshnje gjysme e nxire, “me patjeter” (Edi Rama – Gjuha Shqipe) e braktisur qante me ngasherim ne pritjen e pamundur te gjiut te nenes qe e kish mohuar.

      Dilemes per ta dorezuar ne maternitetin e qytetit, apo, si nje send te braktisur ta bente prone te tij, i bindur se edhe Hanemja do ndihej e lumtur, vendosi ta biresonte me shpresen te mos zbulohej kurre.

      E ashtu ndodhi si ne nje enderr fund-vjeshte te behej baba me nje foshnje te braktisur, te hedhur nga kushdi jevge, prane plehrave te currilasve, ne Durresin e vetmuar, mes dallgeve qe e zhurmonin dhe indiferences legjendare te banoreve te saj te ardhur nga kushdi ku.

      E quajti Islam, ne nder te te atit, Faiku i Currilave te Durresit te mbytur me jabanxhinj, po ne Gjendjen Civile te qytetit prehistorik, nepunesja nuk pranoi ta rregjistronte me nje emer te tille. Nga frika se mos zbulohej grabitja qe kish bere, pranoi keqadashas ta quante Bujar !

      Dekada me vone, kur Islam-izmi u ringjall, ndodhi te gjendeshin ne te njeten feste te Bajramit, Shiqerja e Rames, Remzija e Xhelalit dhe Faiku i Currilave, kesaj radhe ne Tirane, te tre me te njejtin preokupim: te mbronin sorollopet e tyre sa te gjetur ne plehra, aq edhe te pjellur ne shtatemuajsi.

      Vendasit veshtire te beheshin mish per top, ne mbrojtje te zullumeve te tyre, andaj peshkatarit te skortave, Faik Islam Mehmet Haxhia (ne art Nishani), i erdhi ne mendje idea e jeniçereve gjakovare qe risollen ne pushtet me te ziun e ketij vendi, Zogollin nga Mati.

      U dakordesuan te krijonin “KRAH”-un gjakovar, me rrugaçe e gangstere, te shqiptarizuar nga i gjeturi tek plehrat e Currilave, ate te enjte te larget te vjeshtes se 66-tes.

      Duhej te visheshin ne te zi, per tu dalluar nga te tjeret, e per te futur frike e lemeri ndaj vendasve autoktone. Natyrisht duheshin stervitur si guerrilas te perkryer, ne aparence nga Burgajt, Breçanet e biçimet e turnit, ne realitet nje “KRAH” do i jepnin edhe serbomalazezet e pertej oqeanit.

      E ndodhi ajo qe pame me te tepert ne marshimin e djeshem ne Tirane, turma jeniçeresh kosovare te “KRAH”-ezuar, zbatuan ne terren mesim-marrjet e tyre. Aq befasues ishte shfaqja e tyre ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, sa edhe Ambasadori i Merkelit, Helmuti nga Gjermania, u shokua tek veshtronte me nostalgji, similet e “Black-Block”-eve teutone tashme te zbritur edhe ne Tirane.

      Edhe Donald Lu-ja, kinezi i gjithnje qeshur, ne fund te fundit u ndie i shperblyer, nga thirja per “revolucion” e bere nga i degjeneruari, miku i tij shpirteror, Besim Ndregjoni, ai qe te dhjeret e ka menu te çdo breakfast-i.

  3. "Horri i Bulevardit". says:

    Lulzim Basha, i biri i bibliotekares se komitetit qendror te PPSH, qe ka nje ngjashmeri gati binjake me Ilir Hoxhen, djalin e Enver Hoxhes, qe vetem nje test publik i ADN, do te me jape mua e drejte ose jo, se Lulzim Basha, nuk eshte djali i rradhes se Enver Hoxhes, ose me shqip, Enveri e ka lene me barre, punonjesen e bibliotekes.
    Dhe ky Lulka, kerkon demokraci, jo per mua ky kerkon vetem nje hamshor demokratik, qe ta coje ne parajse.
    Sali Berisha, spo them asgje, se e kam njohur personalisht qysh nga viti 97 dhe qysh atehere e kam urryer kete specie dhe koha me dha te drejte.

    1. Tironci says:

      nje korrigjim, nuk ka qene Enveri qe ka lene me barre mamken e lulkes, ka qene Ilir Hoxha ai qe e ka bere kete gje, Ermal Hoxha dhe Lulzime Basha jane moter vella.

      1. totila direktan prenos says:

        “Tironci” !
        Pershendetje ! “Horri i Bulevardit ” nuk eshte as Lakonik dhe as Alegorik ne ate qe thote ,por eshte 100 % i SAKTE !
        Edhe ai e di qe mamken e Lulit e ka Mbarsur ILIR ENVER HOXHA dhe kete e ka thene ne komentin e tij .
        Njekohesisht Horri di dhe ate tjetren qe me se shumti Genet Dominante kalojne nga Gjysherit tek Niperit dhe Mbesat .
        E cuditeshme ,por LULI dhe ENVERI duken si “”Binjak Identik”” qe kane dale nga 1 Spermatozoid i vetem por qe ka fekonduar VETEM 1 vezore e cila eshte ndare ne dysh menjehere mbas fekondimit per te dhene 2 Zigota nga te cilat jane zhvilluar 2 embrione .
        Mendoj se nuk eshte i nevojshem Testi i A.D.N-se ,pasi eshte e qarte qe LULI eshte DOBIC .
        Dobici dobicin do njohi dhe atij do ti ngjaje .
        Me vjen SINQERISHT KEQ se deri ne cilen mase eshte privatizuar dhe shkaterruar ,P.D-ja e cila lindi si Parti e Shpreses ,por qe shpejt u kuptua se ajo ishte nje amalgame SIGURIMSASH ,HAJDUTESH ,ORDINERESH ,KRIMINELESH dhe gjithe LLUMI i nje kombi te tere ,ku aty gjeten me se shumti vehten .
        Me kete nuk dua qe te shfajesoj edhe partite e tjera .
        Shqiperise duam apo nuk duam ne i duhet ne krye ose ZOGU ose ENVERI ,perndryshe ky popull nuk vjen me ne islla .

        1. "Horri i Bulevardit". says:

          Pershendetje Totila, me politike eshte shume kollaj te merresh sot, sidomos kur perballe ke shpellare, keshtu qe te pres tek zona e futbollit.

    2. FLAMUR_VLORE says:

      TEST PUBLIK URGJENTISHT ADN PER TE ZHDUK FAREN E ENVERIT!!!

  4. nardi says:

    mrë e ke o mero, por kujt tia thuash… ….. personalisht besoj se një ripërsëritje e 21-janarit në kahun e kundërt do t’u jepte një mësim malokëve që të respektojnë pjesën tjetër të shqipërisë. sepse ata vazhdojnë me moton – të hakmerremi kundër këlysheve të jugut, sigurisht edhe tokë e xanun….
    edhe në këto kushte uniteit kombëtar është vetëm një fjalë në letër….

  5. altini says:

    Artikull teper i sakte.

  6. Zapbone says:

    Kohe pushtash
    Kohe hajduterie
    Kohe mat pa shkelqim, cdo gje nga zhuli zbythur
    revolte e grisur me shprese ku zhurma blehet me bordero partie
    Ne hije si vete ky shkrim
    Kohe ku enderren i pari e vret Mero baze
    Me fillimin skandaloz te shkrimit te tij:
    “Edi Rama u tregua i pamëshirshëm për t’i lënë të provonin veten“
    Kush eshte E. Rama dhe ku eshte ligji?
    Dhe te gjithe e njohin njeri tjetrin nen petkun e shkeqimit
    e jane te paralizuar
    Pse?
    Dhe pergjigjja eshte ne kete shkrim skandaloz.
    Te paqene.

    1. Centauri.alb says:

      Pershendetje dhe respekte, Zapbone!

      Kohë pa u ndjerë dhe, pa lëvdata, bllogu ka nevojë për fjalë të mënçura.

  7. Kulaku says:

    Na duhet akoma Berisha ne Politik ..si simbol i krijimit te Krimit korupsionit pabesi shkatrimit te Demokracis ne sqiperi si nje Diktator Stalinist qe qenia ne opozit e Terbon .. Per ti treguar Europes se kush eshte PD ,qe eshte ne te vertet PKSH qiptare qe ka shkatruar dhe Minuar Demokracin per 24 vjet ne shqiperi….na duhet berisha per te dalluar bota Te zezen nga e Bardha……ja kjo parti ka shkatruar vendin keta vandal qe mbollen dhe riten korupsionin krimin qe mesuan ket popull se kjo eshte e vetmja ruge per te jetuar….ja keto paguajme sot Piramidat…hapjen e depove te armatimit mbollen drogen dhe me kryesorja 21 janarin shembull i nje pushteti Diktaktoral stalinist …. Qe populli me fort se kurre edhe sot e kupton se shkatrimi i vendit ka vetem nje emer Agjentin komunist te Ramiz Alis qe sabotoibminoi Demokracin ne Shqiperi dhe ky eshte saliu fajtori nr,1 i gjithshkaje qe ka ndodhe deri tashi ne Shqiperi

  8. . says:

    *************************************************************

    O maloke koke-pyka, o injorante te shekullit …
    po BUNKERI ishte muze per te treguar vuajtjet e gjithe popullit qe shkaktoi ish-regjimit komunistit tuaj psikopat Sali Berishes …
    pse e shkaterruat qe te fshehnit bemat e Sali spiunit tuaj ?

    Eshte nje popull i tere qe ka vuajtur … por Ju si gjithmone keni kerkuar destabilizim te SHQIPERISE ….

    pastaj benit siku “qanit” per Azemin, qe e vrateme duart tuaja te pabese dhe bete grushtin e shtetit ne 98-ten …

    ****************************************************************

    Perseri VERIORET
    problematik dhe te dhunshem karshi Ligjit dhe shtetit.

    Te veproje ligji pa meshire,
    se maloket shpellare qe zbriten sot ne Tirane po turperojen SHQIPERINE ne Bote.

    Sali Bisha dhe Lul Faqe-torba
    te arrestohen per nxitje dhune dhe shkaterrimesh …

    kerkojne “grusht shteti” si ne 98-ten.

    *********************************************************************

    Ky “REVOLUCION” nuk pefaqeson “POPULLIN” por …

    shpellare veriore, qe si ne 98-ten dogjen dhe bene nje “grusht shteti”.

    Ceta-PD jane vetem 40 deputete,
    kurse NE “POPULLI vertete” jemi 3-4 here me shume, me te qete dhe kulture …

    Ky eshte nje nje “PLAN ORGURZI” Veriore me Kosovare !

    E mjera SHQIPERI me

    keta veriore qe historikisht kurre nuk kane punuar per te miren e SHQIPERISE.

  9. Claus says:

    Faleminderit redaksi e Meros qe fshive komentin. Kthehuni ne nje kor duke kenduar kenegen “Grusht bashkuar rreth Partise” dhe pastaj do te kenaqeni me votimin (komentet) 99,9999%. Nese e keni filluar keshtu, ju ka dale situata nga dora.
    Verberia ju ka zene syte.

  10. Jugu says:

    Eshte per te ardhur keq qe dhe pas kaq vitesh “demokraci” te ket akoma protesta te dhunshme.
    Po per sa I takon pjesmarrjes, se se kam lexuar gje kundi, a pati njerez ne proteste? Ishin ata vetem mercenar apo kishte dhe njerez nga populli qe jane te pakenaqur nga qeveria?
    Po qeveria ndjen ndo nje pergjegjesi qe qytetari thjeshte ka halle e probleme, qe qeveria nuk po mund te mbroj institucionin e saj e mendo pastaj te mbroj qytetaret e thjeshte.
    Eshe nje fjale goje qe protesta nxorri zbuluar opoziten. Po pushteti si ndihet me permbushjen e pergjegjesive ndaj taxapaguesve?
    Qetesia e Rames eshe qetesi nga e keqja, te ruhet nga Basha apo nga Iliri?
    Po qe se nuk eshte ai I zoti te vere me shpatulla pas murit Berishen, mos te jet I habitur kur Berisha ta largoj me te mire apo me pahire, se populli nuk shkon me nga mbrapa. Nga mbrapa ti shkojne ata qe po perfitojne.

  11. ENDRI says:

    PERSE NUK E RRASIN BRENDA KETE MUT MUTI?
    MIRE SALEN NUK JA MBAN KUJT TA FUSIN BRENDA PO KTE SPURDHJAKUN QE NGRE ZERIN SI KLYSH QENI PSE NUK E FUSIN MRENA.

  12. Arben says:

    E PAPRANUESHME!
    Eshte e papranueshme qe vendi eshte 1 muaj larg 2016, por vite larg integrimit ne Europe!
    Eshte e papranueshme qe nje PIS, PSIQIK, ANTI-SHQIPTAR mban peng fatet e nje vendi te tere!
    Eshte e papranueshme pengesa qe ky KRIMINEL FILO-SERB po i ben ketij vendi me vetedije dhe vete-dashje pasi qeveria Socialiste ka nderrmare reformat e para qe kerkohen nga BE; reforma qe vende si Bullgaria apo Rumania i filluan ne 2001!
    FATKEQESI!
    Fatekeqesi qe nje NDYRESIRE PJELLE e NOMEKLATURES komuniste I NGARKUAR NE DETYRE nga Ramiz Alia mban akoma ne dore fatet e vendit, i ndjekur nga nje tufe kafshesh xhungle, kaviesh te pa-lexuara, produkt i Shkerdhatokracise qe ky i SEMURE MENDOR prodhoi!

  13. Dr. John says:

    O Mero qe je kaq i pa anshem fare dhe qe ske asgje personale. Ku i ke pamjet satelitore kete radhe per numrin e protestuesve. Pyete njehere ate kolegun tat gjasme gazetar analist dhe statistikor, per Zaloshnjen tate e kam fjalen, se mos i ka ai. Apo nuk i punonte sateliti sot. Po shqiptar i kalbur dole te jesh dhe ti o mereme

    1. FLAMUR_VLORE says:

      MEROS I VIN ANES TI PLER BERISHJANE

    2. Anri says:

      Shqiptar te kalbur jane ata qe akoma nuk e kane kuptuar qe Berisha nuk eshte zgjidhja! Nje person qe per 25 vjet ka qene ne krye 17 vjet dhe asgje ska bere per te miren e vendit, kurrsesi nuk mund te jete zgjidhje!
      Qeveria e sotme i ka vene vehtes nje detyre teper te veshtire; implementimin e reformave qe kerkohen nga BE!
      Vetem nje person ka interes qe keto reforma mos implementohen, PLAKU PSIQIK qe hiqet si demokrat! Pse? Eshte shume e thjeshte! Sepse PLAKU PSIQIK dhe familja e tij rrezikojne te perfundojne prapa hekurave!

  14. england says:

    PD-ja por dhe Shqiperia do shpetojne vetem kur plaku i rrjedhur mendsh te “pushoje” disa vite neper qelite e burgut,ose kur zoti ta marre prane e te ja mbylle ate gojen e piset.

  15. NjeQytetarOptimist says:

    Nga kjo “demostrate” me shume nxorri fytyren “opozita” e kapur nga nje grusht njerezish.. Gerthiten, prishen prone publike, mediat e rreklamuan dhe te gjithe vajten ne shtepite e tyre pa ndryshuar asgje.. Tallava opozite hesapi se Gramafonit I duhet te shkojne ne banjo nga pleqeria ne mes te “demostrates” duke lene pas “flake e tym” si gjithmone..

  16. Ermira says:

    O popull po nuk VDIQ Berisha ky popullska qetesi e punesim. Pozitat me Salen ne opozite vetem do vjedhin se me mir nje e keqe e vogel se sa nje Tmerrr me Salen. Nje Bravo e madhe Erion Veliajt kryeministrit te ardhshem

  17. faro says:

    Analize e thelluar e inteligjente!

  18. FLAMUR_VLORE says:

    HAXHIQAMILSIT ME NE KRYE NEOKOMUNISTIN ME PERFEKT QE KA PRODHUAR HISTORIA E GLOBIT TE ASHTUQUAJTURIN SRB

  19. rosi says:

    O z baze deri para pak vitesh berisha ishte hero per ty por tani nga u be kriminel

  20. analiza says:

    Ore Mero keshtu me goje jemi mire,ja bejme qejfin vehtes por me vepra ku jemi?Asgjakundi,ne hale,pse u mbyll CZES,kush e mbylli,Bankers po shkon poshte ku Wellsi Clarc gjenerali me 5 Yje eshte aksionieri kryesor,cbehet,dikush e do rremujen dhe jo drejtesine.Atje ku eshte mjegull dhe tym ,atje eshte biznesi,jam me se i sigurt qe po te zbardhej CZES dhe Bankers te paguaje shtetit(jo Kocos) ,qeveria do te binte per 1 dite.Sala e di kete gje prandaj ben si ti doje bytha,vret e pret njelloj sikur ishte K/minister.Rama nuk e ka fuqine morale dhe fizike per te shmangur vjedhjen,e kaluara aventureske nuk e le te eci para.
    Pse mendoni qe Populli do te distancohet nga rrugacet,absolutish Jo,Zogu,Hoxha,Berisha kane udhehequr me dajak dhe kerbac dhe populli i donte.E Rrahura vence e Rames nga Sala eshte harruar shume lehte,prandaj ne shqiperi harrohet lehte.

  21. esther says:

    Po te doni ti beni lajka njeri tjetrit dhe te flisni perseri per berishendhe fundin e toj vazhdoni.
    Ne fakt e verteta eshte qe njerezit kane po aq neveri per rilindjen sa per bershen.

  22. tradiat says:

    sot Berisha mori titullin me te larte ne Shqiperi. E mori si atdhetar i pa shoq. Sa per djegjen e Bunkerit te Enverit qai sa te doni ai ishte nje veprim fantastik. E duan edhe amerikanet deh Europianet. I pate njerezit ne shesh. mos u kujtoni popullit se. paditni veten. nuk u cenua asnje police. Kujtoni se harrohet Peotesten suaj.satmesazhi qe i qarte. Nuk mund te reusatrohet enevrizmi ne Shqiperi.

    1. Elton says:

      Shoku tradiat, vetem nga cfare ke shkruar dhe si e ke shkruar,duket ca brumi ke.
      Enverizmin e ke ne krye te Pedese.
      Sali varkarin, burrin e sllobes.
      Po ku ta dish Ti o Shoku, ju trurin e Keni mu ne vere te bithes

  23. Mero Baze says:

    Nje pyetje per artikull shkruesin dhe ju komentues: a ishte protesta e sotme me e dhunshme se ajo e 21 Janarit.
    Apo bar do hame dhe partine (ne pushtet) do ta mbrojme. Ju qe nuk protestoni jeni me mire sot?

    1. ■╝Sit Back and Relaks ■╝ says:

      kur te vijne zgjedhjet e rradhes do marri pergjigje cdo pyetje. pd dhe basha ben gabim qe konsumohet ne kete fare feje dhe i jep nje gur me shume ne dore rames per ti gjuajtur neser opozites ne fushaten e ardheshme zgjedhore. kjo qeveri nuk do ngacmuar ne kete forme, as do goditur apo sulmuar fizikisht, kjo qeveri do lene ta beje mutin mullar, njesoj sic e ka bere deri tani dhe duke i thene bravo ath kur ben gabim e duke e shtyre edhe me tej ne gabime, qe kur te vije momenti te jete one stop shop goditja. eshte njesoj si ne boks, jo gjithmone ai qe leshon me shume grushta fiton, shpesh fiton ai qe e leshon ath kur duhet dhe ku duhet, ath kur kundershtari ka filluar te fluturoje me pras dhe kur nga konsumimi fillon te beje gabime.

  24. plaku dhe deti says:

    ata nuk i shpall dot “te paqene” z.drejtor, se i futen nje zjarr dhe thyen e prishen si u desh qejfi.Policia u tregua boll e”pameshirshme”,i la te shkaterronin per evropianllek…Ne fakt po te ishim te paanshem do ia dergonim faturen e demeve policise, qe paguhet te ruaje rendin dhe jo te beje prova cinizmi me pasurine publike.Nese Rama ka urdheruar policine te mos nderhyje ka gabuar shume, ose ndryshe s’pi uje te arrestosh hallexhinjte qe s’paguajne kamaten e energjise dhe te tolerosh pasunaret dhe shabanet e PD qe djegin sheshet dhe plackisin institucionet diten me diell.Ne fakt z.drejtor ju e dini mire qe Berisha sot e digjte Tiranen sikur ti jepnin leje shoferet e ambasadoreve kryesore, qe ta themi troc se kush komandon de facto qerren e pushtetit ne Shqiperi.Megjithate juve ua do puna te shpikni dicka interesante tek rutina e perditshme e 25 vjet leshpolitike.Rama qenka treguar goxha”i pameshirshem”i lire me miellin dhe i shtrenjte me krundet.

  25. meckojati says:

    Ku jane stilolapsat pistolete apo cadrat o i nemur Berishe? Po ti me lulin duhet te ishit brenda e akoma po prishni qetesine e njerzeve. Ato demet ti paguaje luli e jo pd.

  26. grava says:

    Ishte nje turp per njerzit me pakez dinjitet ! Ca treguan spellaret me vandalizmine tyre ? Qe jane po ata , qe dine vec te shkatrojne !

  27. wow says:

    Turpi i radhes. The ato pak merita qe ka patur PD sot i humbi ato komplete and i garantoj fitoren e radhes partise socialiste.

  28. nasi says:

    mero po na behen te perndjkurit me keq veteranet e luftes ata te pakten poketa ca mutin ku jane tuf hajdutesh e shkeles te ligjit dhe keto qeveri nga parate tona u kane dhene qindra miliona leke cfare duane me teper mire thote populli se kungulli do 6 muaj diell te piqet ndersa ndregjoni ku te piqej ne burg

  29. astrit says:

    Drejtesi ne Shqiperi do te thote venia e Sali KRIMINELIT para bankes se te akuzuarve me akuzen e shkaterrimit jo vetem fizik por dhe psiqik te shqipetarve.

  30. Ed tironci says:

    E mer sale katnari na e solle ISIS mu ne qender te TIRONES!na i mblodhe te gjithe muhaxhiret e tropoje_kukes_puke….i zbrite nga malet..pranej bite era qen tirona dje!yyyyy kufome politike….

    1. totila direktan prenos says:

      Teper i sskte komemti yt “Ed tironci ” !

  31. Opinion says:

    Pa dyshimin me te vogel qeveria e sotme nuk ka bere asgje per mirqenien e popullit ,varferia sa vjen dhe shtohet ,korrupsion nuk ka te ndaluar. Ndryshimi nuk eshte i madh midis qeverise se shkuar dhe kesaj te sotme ,te cilet vetequhen “RILINDAS” EMER I CILI VETEM INJORON RILINDASIT TANE TE VERTETE . Protestat nga ana opozites nuk jane gje tjeter vetem tentative per te marr pushtetin me cdo kusht .
    Te dashur bashkombas ,si mundet nje qytetar ,te mendoj njehere te vetme qe qeveria e kaluar ,sot opozita ,eshte ajo qeveri e cila i mungon Shqiperise ,eshte ajo qeverisje ideale ,ku popullit do ti rikthehet mirqenia ,puna dhe siguria e rendit . A nuk e patem kete qeveri me shume se tete vite , A nuk e kthyen shtetin keta ne nje RRUMPALLE TE VERTETE ?ATEHERE SI MUND TE SHPRESOSH QE KJO PARTI ESHTE SHPETIMTARJA E SHQIPERISE .
    Mendoj qe protestat duhen organizohen me shume nga sindikatat me qellim qe qeveria ti vej gishtin kokes dhe te mendoj per mirqenien e popullit dhe jo per LUKSIN E SAJ .
    KY POPULL DUHET TA RREZOJE QEVETINE E PREMTIMEVE TE MEDHA ME VOTEN E TYRE ,E CILA ESHTE ARMA ME E FUQISHME NE DORE ,POR KURRESESI TA KALOJE VOTEN E SAJ SA MAJTAS DHE DJATHTAS . Ne qoftese ndodh kjo ne kemi te bejme me nje popull teper injorat te pa informuar mire ,i cili eshte i c’ekulibruar dhe nuk din se ku jeton ,por vetem mashtrohet dhe mashtrohet pa fund . Mendoj se me kete popull shihet lame kollaj .
    Nuk shpresoj aspak qe Shqiperia me kete popull do te integrohet drejt Europes .
    PER HIRE TE SE VERTETES TE GJITHA PARTITE POLITIKE DUHEN NXJERRE JASHTE LOJE ,JANE TE KORRUPTUAR DERI NE PALCE . SHQIPERIA KA NEVOJE PER LIDER TE RINJ ,TE AFTE QE TE MARRIN FATET E SHQIPERISE ME DUAR TE PASTRA . SHQIPERIA KA PLOT NJEREZ TE TILLE TE CILET JANE TE SHTYPUR NGA KJO KLIKE .
    SHPREH KEQARDHJEN ME TE MADHE PER POLITIKEN ME TE NDYRE QE NDIQET NGA KETA AKTORE CIRKU . NE NUK DIME TE BEJME SHTET .

  32. Thana says:

    Keto 25 vjetet e fundit treguan se ne politiken shqiptare te gjitha partite qe kane ardhur ne pushtet PD, PS, PSD, LSI etj nuk jane gje tjeter vecse pjella te PPSh-se , pra te PKSh-se. Ato bejne sikur zihen, sikur grinden per te krijuar tym politik, per te mashtruar popullin, me synimin e vetem qe te vijne ne pushtet dhe te mbushin xhepat e militanteve te tyre.
    Asnje nga keto forca polike nuk e do hyrjen e Shqiperise ne Bashkimin Europian.
    PD-ja per te sabotuar procesin e dekriminalizimit ne Drejtesi e beri kete proteste, ndoshta ne marreveshje me kreret e PS-se.
    Pas 25 vjet qeverisje nga keto forca politike populli yne duhet te kthjellohet se forcat e verteta politike jane vetem dy:
    1. Nga njera nae PS, PSD, LSI, PD, PR.
    2. Nga ana tjeter Balli Kombetar dhe Legaliteti.
    Pavaresisht nga balta shume shume e madhe qe u eshte hedhur Ballit Kombetar dhe Legalitetit gjate Luftes Antifashiste dhe gjate diktatures e deri sot, pavaresisht dhe nga gabimet qe kane bere keto dy forca politike, duhet qe rreth tyre te bashkohen pronaret e vertete te shpronesuar; te perndjekurit e ndergjegjes dhe shqiptaret e varfer por te ndershem, per te realizuar nje fushate zgjedhore per se mbari e per te marre pushtetin njerez te ndershem qe nuk jane perzjere deri sot ne detyra shteterore.
    Kur te mos zgjidhen ne pushtet ish komuniste e ish sigurimsa dhe bijte e tyre dhe kur te vijne ne pushtet bijte e ndershem te popullit mund te shpetoje Shqiperia, perndryshe Shqiperia do te vije rrotull si miza pa koke ashtu si eshte sjelle keto 25 vjet.

  33. astrit says:

    Me Salehun dhe Lulashin PD do te jete shume gjate ne opozite.

  34. Lomi says:

    Artikuj te shkruar me stilin e strucit… Ka ik per lesh palloshi i gjate or mero – s’e mban dot me vetem si gangster po ka filluar lepihet. E pe si i rrinte sale malokut dje kur fliste? Po ate zevendesin prej leshi e pe si kerkonte dialog me pd dje? Keta e kane kuptuar sa te gjate e kane litarin, ti i thua “do rroni sa malet”…?! Futi dhe nga nje gojore je qe je..

  35. cni says:

    Ne demokraci demostratat i bejne sindikatat per kerkesat qe kane per punetoret qe aderojne ne keto sindikata dhe jo partit politike ne kete raste kemi nje tentativ per rrezimin e pushtetit me dhune qe ne boten demokratike denohet sipas ligjit .prandai te gjithe organizatoret ,kok pa laret qe erdhen ne tiran brenda ,korraket me fytyrat dhe dhembet e pa lare e kane vendin ne kafaz ose ne bjeshket e malsis te mbledhin geshtenja ne vend te bananeve.

  36. Toni says:

    O Mero je ngaterruar keq I PAQENE doli shteti,……qe me shume se kurr dje u provua qe nuk funksionon…….

  37. Zani T. says:

    PD-ja eshte si nje autoshkolle qe ben guide ne malore. Ne timon eshte manekini Basha, ndersa rrqaet e tjera ia luan Saliu!

  38. A. Lorja says:

    Rrespekte Z. Mero Baza

    08/12/2015 Date e cila i “nxorri bojën” ditës së TETE DHJETORIT 1990. Mjaft më. Logjika e konsumuar e “kuajve të lodhur” duhet te pushojë së punuari. Eshtë koha per ndryshim. Te gjithë duhet te jemi në drejtimin e duhur.

  39. Zekthi says:

    I pavertet eshte argumentimi se gjoja eshte sjelle me elegante qeveria aktuale se sa ajo e 21 janarit. Atehere mund te thuhet se ishte shume me elegant Berisha se sa Rama me vendosjen e takses se sheshte ne vend te asaj progresive te Rames … e keshtu me radhe. Por te vertetat sot nuk jane keto.

    Populli nuk do me ne lesht e bythes as morrin blu e as morrin e kuq. Duhen ndryshime … por nuk mund ti sjelle e djathta e sotme. Per fat te keq nuk mund ti sjelle sot per sot asnje force apo personalitet politik.
    Jemi ne terr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje