Zërat kundër, Kokëdhima: Reforma në drejtësi, jo miratim pa konsensus me opozitën, jo deputetë të rekrutuar

17 Qershor 2016, 13:46Politika TEMA

Koço Kokëdhima njëri ndër sekretarët socialistë, i cili me vendim të Kushtetueses nuk është më deputet i Kuvendit, ka një qëndrim kundër Ramës në lidhje me miratimin e reformës. “Reformën në drejtësi, ne nuk mund ta miratojmë në parlament jashtë konsensusit me opozitën, apo duke menduar për të rekrutuar deputetë të saj”, u shpreh sekretari për Reformën Strukturore dhe Emigracionin në Partinë Socialiste, Koço Kokëdhima. Në një deklaratë për reformën në drejtësi, Kokëdhima shprehet se, “Qeveria dhe opozita duhet të merren vesh me njëra-tjetrën”.

Më poshtë qëndrimi i plotë i Kokëdhimës për reformën në drejtësi:

“Shqipëria ka nevojë për një reformë të suksesshme të drejtësisë, ashtu siç ka nevojë për reformimin e institucioneve të tjera kushtetuese, me qëllim që sistemi ynë politik dhe kushtetues të dalë nga agonia 25-vjeçare. Nevoja ulëritëse për një drejtësi funksionale dhe të besueshme, nuk duhet t’u shërbejë si alibi palëve të përfshira, vendase dhe të huaja qofshin, për të bërë secila interesat e veta dhe për t’i imponuar vendit gabime të reja, po aq të rënda sa ato që janë bërë në të shkuarën. Reformën në drejtësi, ne nuk mund ta miratojmë në parlament jashtë konsensusit me opozitën, apo duke menduar për të rekrutuar deputetë të saj. Qeveria dhe opozita duhet të merren vesh me njëra-tjetrën.

Është e pashëndetshme dhe e papërshtatshme për Shqipërinë, që shumica jonë parlamentare ta çojë reformën për drejtësi në Parlament, me idenë se do t’i “kaparosim” dy-tre deputetë besëthyer nga grupi i opozitës. Reforma për drejtësi duhet të shkojë në parlament me konsensus të opozitës dhe vetëm pasi drafti i ndryshimeve të Kushtetutës të jetë në përputhje me standardet e kushtetutave të demokracive të tjera parlamentare të BE-së. Kjo do t’i shërbejë forcimit të paqes dhe integrimit real të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rruga që kërkojnë disa për ta bërë reformën pa opozitën, është rruga e rrezikimit të paqes së vendit dhe e shkatërrimit të bashkëpunimit dhe dialogut politik. Kështu do të komprometohej edhe arsyeja e supozuar se, urgjenca e miratimit të reformës është e lidhur vetëm me hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Reforma duhet të bëhet në rrugë kushtetuese dhe legjitime. Kjo nuk do të thotë se Saliu dhe PD-ja kanë të drejtë të mbajnë peng vendin. Kur ka vullnet dhe strategji për t’i bërë gjërat si duhet, dhe kur palët u dalin për zot, secila përgjegjësive të veta, janë ose gjenden edhe rrugët e mira për ta realizuar edhe reformën në drejtësi, edhe reformat e tjera. Drafti i reformës së drejtësisë duhet të jetë në përputhje me kriteret e mirëpranuara ndërkombëtarisht për ndërtimin e kushtetutave të vendeve demokratike dhe në respekt të kulturës, përvojës, traditës dhe të sovranitetit të vendit”.

38 komente në “Zërat kundër, Kokëdhima: Reforma në drejtësi, jo miratim pa konsensus me opozitën, jo deputetë të rekrutuar”

  1. Lennard says:

    Mire qe nuk te pyet njeri TY. Bej anash ,. mos u ngaterro me pune Reforme, se e paguan mire haracin.Nuk je i paster.Sa prona publike i ke “BLERE” per dy grosh?

    1. ANNA says:

      Stabiliteti i vendit esjte mbi te gjitha, ndaj Koco Kokedhima kerkon konsensus, te mbroje kete stabilitet. Respekte dhe nderime per Kokedhimes, se ne cdo gje i ka lezet fjala

  2. cun Tirone says:

    Ju duhet “konsensusi” juve more pushta, qe ti beni gropen miletit

    1. korçari says:

      Z.Kokedhimja mesa duket jeton ne hene dhe jo ne toke dhe ti e di mire se sado te mundohesh t’a edukosh ujkun ai do te ngelet ujk keshtu dhe me Berrishen eshte e pamundur te gjesh konsesus per reformen por mesa duket dhe ti ke interes qe te mos kaloje reforma ashtu si Like Floriri qe deklaron qe do t” a votoje çdo lloj reforme mjafton qe te kete konsensus nuk eshte e veshtire te kuptohet shkaku pasi dhe ju keni grabitur pasurite e ketij populli ,te jesh milioner nuk eshte dje e lehte …

      1. Kastriot says:

        Konsensusi eshte nje gje, por kjo nuk do te thote qe te na marrin peng, se ka rruge te tjera te ligjshme se si behet kjo reforme, jo ne menyre te paligjshme, pa e dorezuar sovranitetin e vendit, kjo eshte shume e rendesishme. Kokedhima mbetesh njeri dhe politikan i shkelqyer

    2. korçari says:

      Z.Kokedhimja mesa duket jeton ne hene dhe jo ne toke dhe ti e di mire se sado te mundohesh t’a edukosh ujkun ai do te ngelet ujk keshtu dhe me Berrishen eshte e pamundur te gjesh konsesus per reformen por mesa duket dhe ti ke interes qe te mos kaloje reforma ashtu si Like Floriri qe deklaron qe do t” a votoje çdo lloj reforme mjafton qe te kete konsensus nuk eshte e veshtire te kuptohet shkaku pasi dhe ju keni grabitur pasurite e ketij populli ,te jesh milioner nuk eshte gje e lehte …

    3. Doris says:

      Stabilitteti I vendit eshte mbi te gjitha, ndaj Koco Kokedhima kerkon konsensus, te mbroje kete stabilitet.

  3. Anna says:

    Fjalet e Kokedhimes mbartin peshe te madhe qe qendrimi i tij eshte per nje te mire te perbashket, per zhvillimin e vendit si dhe per nje jete me te mire per femijet tane. Bravo

  4. Xhaja says:

    Çiban i mallkuar , çpune ke ti me ps. Kush te pordhi ty te japesh mendimet e saliut kunder BE dhe SHBA.
    Largou sa me pare nga PS se e felliqe.

    1. kristel says:

      O xhaje po vi syzet e lexoje mire fjalen e tij, se vetem titullin ke lexuar me duket. lere ca thot titulli lexo permbajtjen pastaj jep mendimin tend te vyer.

  5. blendi ...ziu says:

    Koçua justifikon mbiemrin qe ka: kokeDHIMA !!!

    1. Andi says:

      KOKE-SHTETI. ESHTE 1

  6. KORABI says:

    Rri o Koço rehat, gezo ato prona qe ke vene me djersen e ballit. Mos u ndje se eshte me mire per ty.

  7. Sul Pumi says:

    O Koco Kokedhima , me qe sje me deputet dhe ske te drejte votimi ne parlament ,po bene lojen e LSI e natyrisht i pelqen indirekt edhe Rames tend . Te behet me referendum , e te hani qe te gjithe M _t se do e votoje reformen ne drejtesi, i gjithe populli shqiptar , E nuk na pengojne Hajdutet e ketyre 25 viteve te fundit . Hik e vrapo qe mos te perlashe ndonje toke e per te ndertuar ndonje hotel me emra te te treteve ,andej nga jugu. Vrapo se ne keto kohe , pa u bere reforma ,mund te abuzohet me pronat.. Nuk te vjen inat se po ta kalon edhe Z FRANGAJ ne perlen e bregdetit te KAVAJES , Ku ky bandill i ka prere pishat dhe e ka betonizuar rreth e perqark bacene, se per ju eshte bere deti kos . Ku shefi i juaj si kryetar i rregullit te te gjithe teritorit shqiptar, bene sehir dhe merret me ate fukarain, qe rregulloi catine e shtepise pa leje dhe ndodhi ajo tragjeti, aksidenti automobilistik, ku humbi jeten foshnja e enjgjell dhe pa fajshme .Vraponi , o koco politikani i PPSH:

  8. Drejtesi nuk ka says:

    I pari ne burg duhet te shkoje ky ne se ka drejtesi. Prandaj nuk do reforme ky. Ketu duken te tere kriminelet. Cdo ne PS ky kuluf. Vetem. Per te prishur pune.

    1. Doris says:

      E pse ky??? Cfare ka bere??? Sala me shok shuan nje Shqiperi te tere e akoma llomotisin te lire akoma na mbajne peng. E perse?? sepse akoma sjane te kenaqur qe e shkateruan Shqiperine por duan ta fundosin deri ne fund qe mos te ket as edhe nje shans qe ta ngreje koken perseri.

  9. Zabit says:

    Po mor beqir,deri dje mbaje numrin rendor te fyerjeve qe te bente Saliu,sot i lepin sumen,ti kujton se nuk e dine njerezit se perse flet keshtu,arsyeja eshte se aftesia e te berit biznes,eshte shpesh produkt i batakcillekut,dhe abuzimit,tipare qe ne jo pak raste munt ta cojne njeriun edhe ne krim.I tille duhet te jesh edhe ti,me sa duket ngaqe ta futi kjo gjykata e tanishme,ka shume te ngjare te ta fuse edhe ajo neser me reformen e kryer,prandaj nuk ke bythe dhe do konsensus me opoziten,kjo ne kushtet e shqiperise eshte si ti thuash saliut,sali ti kam falur te gjitha ato qe ke thene per mua,por aman te hengsha..m……mos ndrysho mendim per reformen ne drejtesi dhe vazhdo keshtu dhe mos e voto se me shpeton edhe lekuren time

  10. kristel says:

    Me fal po zerin kunder nuk e shoh ne keto qe thot. Mesa shkruan dhe mesa ka fol ka qene gjithmone pro reformes ne drejtesi…pse duhet te spekulloni cdo fjale te tijen???

  11. Ana says:

    Qeni i lsi-se, shantazhier ordiner, nje parazit qe te gjithe jeten e vet nuk beri nje pune por vec llogje pazari. Ske faj ti po rama qe te hapi deren ty. Delirant

  12. Bobi says:

    Ou, po pse zotrote nuk u ndjeve me pare ti? Si mund te behet marreveshje me nje pale e cila eshte kunder reformes? Nese populli ti ka dhene votat, dhe i ke numrat, atehere reforma behet. Sepse nuk mund te talle bythen njera pale duke pretenduar se eshte demokraci vetem kur i teket. E kur eshte ajo ne pushtet as e rruan per opoziten, por e vret, e peshtyn dhe tall.

    Ndaj Koço mos na hap barkun me llafet e tua, thuaj perse tani qe ke dale nga parlamenti po kerkon te dalesh kunder reformes. Mos ndoshta nuk je me i mbrojtur apo dikush nga opozita te ka ofruar ndere?

    1. Ina says:

      Konsensusi eshte nje gje, por kjo nuk do te thote qe te na marrin peng, se ka rruge te tjera te ligjshme se si behet kjo reforme se psh nepermjet nje Asambleje Kushtetuese ose permes referendumit te popullit.

  13. Jeni ber si mesues bukurshkrimi ne çdo fjal q thot deputeti Kokedhima kerkoni t gjeni gabime

  14. leo says:

    Mafjoz eshte po kesaj radhe ka folur drejt,

  15. i larguari says:

    Ore Koco, kur thua “Qeveria” dhe “Opozita duhet te merren vesh” e ke fjalen vetem qe Edi dhe Salihu te merren vesh, sepse deputet e opozites apo te maxhances qe “dalin nga vatha” e kretareve I quani te rekrutuar. Pra opezita eshte vetem Salihu dhe qeveria eshte vetem Edi sipas teje! Po ti c’je tani qe shprehesh e mendon ndryshe nga kryetari I parties tende – “I rekrutuar”?
    Ti Koco e di mire (se ke ngerne dhe ha ne te njetin canak me hajdutet e tjere te qeverise dhe te opozites) qe reformen e pengojne qellimisht politikanet (e te gjitha aneve) sepse nuk duan te leshoje kontrollin qe ata kane mbi drejtesine – Atehere si mendo ti qe politikanet duhet te bien dakort per reformen qe kerkon drejtesi jashte politikes? A nuk te duket ty sofizem kjo llogjike? Politikanet shqipetare (perfshi ketu edhe ty), nuk do te bien dakort per nje reforme qe mund t’ju kthehet e t’ju denoje per ato qe keni bere dhe po I beni atij vendi, prandaj shoku Koco ketu na vine ne ndihme “te huajt” sic I quan ti: BE dhe US qe kembengulin per reformen qe te ndihmojne Shqiperine te shpetoje nga ju politikanet e ndotur. Problemi eshte se ju qe keni vjedhur pa mase dhe keni frike nga refoma gjeni 1000 arsye qe te mos behet kjo reforme prandai ti I quan “te rekrutuar” dhe jo “atdhe dashes” apo “patriote” deputet qe per te miren e Shqiperise duan qe refroma te behet pa shume pazare te pista!
    E mban men se si u modifikua Kushtetuta per Presidentin dhe Salihu e Edi u moren veshe brenda nates? E pra keta te njejtet njerez “nuk merren vesh” tani. Ju politikane dini t’i ndani mire rolet qe luani ne dramen e madhe qe po luani me ate vend te mjere. Kete radhe Edi eshte “I miri” Sala eshte “I keqi” “ti je “I drejti” Meta eshte “I pa fajshmi qe nuk di gje”, Basha “budallai qe e terheqin per hunde” e keshtu me radhe. Kjo drame nje dite do te mbaroje – dhe mjere ju pastaj!

  16. Treviso says:

    Partia Demokratike eshte e ndare ne dy pjese. Pjesa e pare e perbere nga kriminele dhe mafjoze,qe gjenden dhe ne kryesine esaje, dhe pjesa e dyte eshte e perbere nga njerez shume te ndershem. Pjesa e dyte e partise Demokratike eshte 100% e vendosur per miratimin e reformes se drejtesise. Pjesa e pare me drejtuesit e PD eshte aq e rrezikshme ndaj pjeses se dyte dhe te ndershme sa kan frike te kerkojne shpjegime, pse te mos votohet nga e gjithe partia, reforma? Pse duhet te vazhdohet te mbahet peng PD nga kryekrimineli Berisha dhe krimineli Basha?
    Nderhyrjen e Koços nuk e kuptoj? Qe eshte e kuptueshme nuk kam diskutim. Zoti Koço, tani e ke analizuar reformen e drejtesise dhe peshon dhe rendon dhe mbi shpatullat e tua. Sigurisht.

  17. Alberta says:

    Si gjithmon keni folur drejt Z.Koco Kokedhima.Por populli qe mbeshtet akoma ujkun plak Saliun nuk i hap syt qe te mbeshtes Reformen ne drejtesi per zhvillimin e ketij vendi.

  18. Iliri says:

    Bravo Z. Kokëdhima. Vetem ata qe te njohin e dijne cfare vlera keni.

  19. visa says:

    Bravo Z.Kokdhima Shqiperia ka nevoje per njereze si ju. Njereze qe ta duan Shqiperin dhe zhvillimin e saj , jemi dhe do te vazhdoim te jemi mbeshtetsit e tu, respekte Z. Kokdhima

  20. Arben Pollozhani says:

    Fjala konsesnsus dhe kompromis mes politikaneve shqiptare eshte nje kancer per Shqiperine.Tashme kjo eshte kuptuar nga gjithe shqiptaret, por jo nga Koçua e Ilir Meta qe i pandehin njerezit ne kete vend si te jene dele.Ende nuk jane te informuar.Por per çfare kompromisi flet ti o Koço Kokedhima.Qe te shpetojme lekuren ty me Ilir Meten dhe me hajdutet tjere.I ka fajet BE-ja dhe SHBA-ja si nuk ju izolon ju duke u bllokuar pasaportat qe te rrini te izoluar vetem ne Shqiperi ashtu si Enver Hoxha se nuk ka rruge tjeter me ju maskarenjte.

  21. Alda says:

    Kjo eshte zgjidhja me e drejte qe mund te ndodhe dhe ska lidhje me faktin qe Kokedhima del kunder Rames apo pro LSI…por dhe kur thuhen gjerat sic duhet te jene njerezit do e gjejne argumentin per ta shtremberuar

  22. Reforma says:

    Reforma duhet dhe do te realizohet se s’ben se ky vend kerkon drejtesi dhe drejtesia vendoset nga njerez te afte dhe te painkriminuar.Kete gje ka dashur te thote edhe z.Kokedhima i cili nuk eshte aspak kundra reformes

  23. Kristi says:

    Mos spekulloni. Kapni esencen e deklarates:konsensus per REFORMEN NE DREJTESI. Ajo eshte e rendesishme dhe z.Kokedhima nuk eshte shprehur kundra, por e ka mbeshtetur forte.

  24. Aeda says:

    Reforma ne drejtesi eshte e domosdoshme sepse do te çoj ne krijimin e nje sistemi drejtesie te besueshem, te pergjegjshem dhe profesional i cili do te gezoje besimin e popullit dhe do t’i mundesoje vendit tone progres ekonomik dhe shoqeror duke bere qe te zhvillohet me tej.

  25. MARTIN says:

    Drejtesia nuk mund te kapet ne asnje rast nga politika sepse vete kushtetuta e parashikon si nje pushtet te pavarur . Eshte shume e rendesishme qe te gjendet formula qe ti japi ketij pushteti pavaresi dhe jo te ndryshohet thjesht kahu I ndikimit apo aq me keq te rezikoj sovranitetin duke ja besuar kete pushtet te rendesishem nje ndikimi te huaj .

  26. Deni denisa says:

    Reforma duhet të bëhet në rrugë kushtetuese dhe legjitime.

  27. Besi says:

    Cfare ka ketu per kundershtim. Mendimet e Z. Kokedhima jane mendime sh me te larta sesa interesa personale. Flitet per stabilitetin e vendit. Respekt per Z. Kokedhima.

  28. Albi 2016 says:

    Drejtesia e kalbur e Saliut do marri fund do apo sdo ai ose meta ka popull dhe kur do populli e voton ne referendum. Sali te erdhi ora

  29. Albi Albi says:

    Koco nuk eshte kunder rames dhe as kunder shba Koco eshte me popullin dhe populli e do reformen do apo sdo saliu ska pse te vazhdoje kalvar te shtyhet te hidhet ne referendum

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje