Ish- deputeti 2K, doli sot në një konferencë për shtyp, për t’i bërë paralajmërimin e fundit SHBA, pas sulmeve që ambasadori Lu ka bërë kundër tij:
“Jam këtu para jush për t’i bërë SHBA paralajmërimin e fundit dhe të patolerueshëm, që të mos zërë më në gojë emrin tim.
Kisha vendosur të flisja sot gjithçka, por meqë të martën janë zgjedhjet në SHBA, nuk dua të ndikoj në rezultatin e zgjedhjeve.
Të gjithë e dinë simpatinë time për zotin Trump dhe përpjekjet e mija për të mësuar prej ti se si “të bëhesh milioner”.
Emisioni im ka pasur suksesin e duhur, por për shkak të popullsisë së vogël që ka Shqipëria, nuk ka impakt.
Nga ana tjetër, nuk dua ti bie më qafë mikut tim Edi Rama, i cili ka sulmuar Trumpin dhe është hapur me zonjën Klinton.
Nuk dua ta prish përfundimisht as me atë.
Duke u rezervuar të flas para zgjedhjeve, i them ambasadorit Lu, që të mos më zërë më emrin në gojë, pasi kështu ai dekonspiron veten, që ka ndikuar tek Gjykata të më heqin mandatin.
Nga ana tjetër, i them zotit Lu të mos përmend më aferat e mia korruptive, pasi deri më sot, askush nuk ka mundur të më gjejë asnjë aferë korruptive.
Unë jam biznesmen dhe punoj me kontrata, nuk punoj me pazare.
Nëse kanë kontratat problem, është problemi i atyre që i hartojnë, jo imi që i zbatoj.
I them zotit Lu, të heqë dorë nga akuzat se unë kam dashur të eksportoj hashash në SHBA, pasi dhe nëse do ta bëja, ajo është legale, pasi në shumë shtete aty është i lejuar hashashi.
Por unë nuk kam mundur ta realizoj këtë, pasi më penguan të zbatoj modelin amerikan në Shqipëri.
I them zotit Lu të heqë dorë nga akuzat se unë jam përpjekur të zëvendësoj rolin e SHBA me rolin e Kinës në Shqipëri.
Kush përhap akuza të tilla ka punë jo vetëm me mua, por dhe popullin vëlla kinez.
Si përfundim, jam sot para jush , për ta paralajmëruar për herë të fundit ambasadorin Lu, që të mos më sulmojë, se po e përsëriti sulmin, do përballet me gjithë arsenalin tim luftarak mediatik e politik, të cilin e disponoj në raste nevoje ekstreme.
Sot po e kursej se shumë miq të mi më kanë sugjeruar t’i bëj dhe një paralajmërim, por po e përsëriti, nuk ka burrë që më ndal më.”
Hahahaahahaahaaa kaq i pire ka qene ai gazetari qe e ka bere kete lajmin? Nuk foli fare kunder amerikes, por i beri thirrje LU-se per tejkalim kompetencash.
Qenke vertete minator… shume rende vllai. Eshte rubrike humoristike. :(((
Per fat te mire e ka bere shume te qarte kete deklarate per ambasadorin. E ndau qarte, respektin dhe mirenjohjen per SHBA dhe abuzimin e dalja nga shinat e detyres se nje diplomati. Rendi dhe fakte se ku e ka shkelur detyren e tij Lu-ja: 1- presion deputeteve me sms, 2- nderhyri ne punen e organeve te pavarura, prokurorise per ceshtje e Bankers ne Patos-Marinze qe nenkupton ka shkeljen e konventes se Vjenes. Nuk ka kercenuar askend.