
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko i ftuar në Euronews Albania bëri një parashikim të shkurtër se çfarë do ndodhi pas zgjedhjeve në Shqipëri. Sipas tij Partia Demokratike ka tre mundësi të ndryshme.
Ajo mund të dali e para në rast duke pasur parasysh se shqiptarët, sipas tij 70% e tyre, janë kundër politikës së vjetër, gjë që i jep një mundësi të mirë Partisë demokratike. Gjithashtu Bejko “ka parashikuar” edhe se çfarë do ndodh nëse Partia Demorkatike del e dyta apo edhe e treta.
“Shansi është ky mbi 70% e popullsisë shqiptare është kundër politikës së vjetër. Gati 40% e demokratëve janë kundër Sali Berishës dhe akoma më shumë kundër ilir Metës. ky është shansi jonë pëer të fituar.
Nëse dalim të dytët, kjo do shtoj besimin brenda radhëve të Partisë Demokratike dhe përkrahësve të saj. do kthehen edhe më shumë të tjerë dhe Partia Demokratike do e ketë më të lehtë të përgatitet për zgjedhjet e 2025. Por nëse nuk bashkohen të gjithë operatorët, do jetë shumë e vështirë të mundësh këtë kas që është në pushtet edhe pse shumica e shqiptarëve janë të pakënaqur nga këta.
Nëse ne dalim të tretët, nuk do dorëzohemi, me këto zgjedhje do konsiderojmë që kemi vënë një gurë të madh themeli për të ringritur Partinë Demokratike sepse shqiptarët nuk e donin Partinë Demokratike se ishte Sali Berisha apo të tjerë. Kjo do bëjë që të kemi ardhje të reja te partia demokratike duke parë që ka në radhët e saj njerëz me kredibilitet”,-tha për Euronews Albania, Roland Bejko.
cilen parti mor rrot kari ti ske parti te thash merri leket e krijo ndoj biznes se te iku edhe mosha per te tjerat mos e rruj pse te intereson partia ty haaaaaa ti ke hadhin e lekeve bashk me alibeja tu tha shpirti per partin haaaaaaaa ik bole edhe mero kari bashk me ty qe te ban fresk per interes te rames haaaa vec karat si puna jote nuk e kuptojn lojenqe ben.