Transporti falas, Veliaj: Pse nuk e bëjnë në Shkodër?! Nuk ndërtuan një shkollë të re atje

17 Prill 2023, 15:35Politika TEMA

Transporti falas, Veliaj: Pse nuk e bëjnë në Shkodër?! Nuk

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj komentoi ditën e sotme dhe çështjen e transportit falas. Duke folur në Report tv, Veliaj deklaroi se Berisha dhe Meta nuk kanë pse të gënjejnë qytetarët shqiptarë, pasi nëse do e kishin vullnetin, duhet ta kishin realizuar në Shkodër transportin falas që drejtojnë bashkinë.


“Ore ky ‘’Astiri’’ pse voton PS dhe ky Liqeni Thatë dhe Sauku pse e votojnë PS, sepse vërtetë mund të mos jenë bërë të gjitha gjërat, por ata e kujtojnë kur ishin me ujë pusi nga Laknasi dhe nga Coca Cola.  Në ‘’Astir’’ u vonuam 3 vite me rrugën kryesore. Në Astir është bërë blv.Migjeni, një nga bulevardet më të bukura sot në Tiranën e Re të viteve. Më rezulton, këta që e kishin në dorë Tiranën, këta e kanë sot në dorë Shkodrën më thoni një shkollë të re në Shkodër, më thoni një shkollë?


Këta e kanë sot në dorë Shkodrën, më thoni pse nuk e kanë bërë transportin falas në Shkodër? Një linjë autobusi kanë, dakord unë kam 20. Po Shkodra një ka! Varavingo nga Baçallëku deri në anën tjetër të Shkodrës, një linjë autobusi, bëjeni falas në Shkodër. Pra qartazi Saliu dhe Iliri punojnë me dy programe, një program për njerëzit që tashmë i kanë rrejt, dhe një program për njerëzit që duhet me i rrejt.


Te njerëzit që tashmë i kanë rrejt nuk thonë dot gjëra falas se ata thonë ti e ke, bëje. Kështu për ata që kanë rrejt aty s’ka program fare. Tregon sa serioz janë, domethënë punon me dy axhenda. Pra në vendin ku ti mendon që punon, ti nuk  aplikon programin tënd dhe te vendi ku e di që s’do fitosh, thua të bëhet deti kos, ta hajë kush ta hajë, Lanën do ta bëjmë pishinë”, tha Veliaj.

3 Komente

  1. A
    AI

    Erion pse nuk del ne debat me Kellicin? Aty sqaroheni...pse treiben nga debate...pse beni Monolog? Nuk e ben Shkodra sepse aq leke ka o Erion...nuk ndertohen kulla ne Shkoder....

    Përgjigjjuni
    1. A
      Avash Beg se ka hendek.

      Pinoku Erjon, hajduti dhe betonizuesi merret me Shkodren se atje ka zona te lira per beton, ne Tirane duhet te prishe pallatet te ndertuara 50 vite me pare per te shtuar kullat e oligarkeve me te cilet bashke me Ramen si CEO ndajne parate.

      Përgjigjjuni
      1. e
        elton

        Sic Votoi Gerdeci per Berishen edhe Astiri per PS voton. Cfare shkollash te beje Shkodra mer Vemje, Ketu kane ikur nxenesit, duhen mbyllur dhe kto shkolla qe jane me nga 5 nxenes ne klase. Po dhe ti, pse nuk i ben pallatet shumekateshe ne Zallbasatr qe ti ngjasosh New Yorkun, po i ben ne qender te Tiranes? Mjafton leket qe po paguan per incineratorin qe nuk punon dhe ja ku dolen per 2 vjet transporti falas

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje