Roland Bejko: Më votoni mua se s’jam çiraku i askujt

17 Prill 2023, 21:40Politika TEMA

Roland Bejko: Më votoni mua se s’jam çiraku i askujt

“Premtimet e Këlliçit futuriste, Veliaj do mbahet mend që rriti 8 herë taksat”

Kandidati i Partisë Demokratike të grupit të Alibeajt, Roland Bejko tha se betejën kryesore e ka me Sali Berishën duke e cilësuar si përçarësin e Partisë Demokratike. Sipas tij, nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” fitues është Ilir Meta.

“Në kushtet që gjendet PD-ja sot dhe për faj të tij, do të mbahet mend në histori si njeriu që tradhtoi demokratët. Ilir Meta doli nga Presidenca pa parti dhe Berisha po e bën me parti sepse do t’i japë votat e Këshillit të Bashkisë, kështu i ka bërë thirrje militantëve të vet dhe në fund fare, Ilir Meta do të marrë këto vota, do të kapitalizojë politikisht partinë.”

Në lidhje me garën për Bashkinë e Tiranës, Bejko tha se qytetarët duhet të zgjedhin atë pasi nuk është çiraku i askujt.

“Unë jam thjesht përfaqësuesi i Partisë Demokratike dhe mbrapa shpinës time që më mbështesin kam vetëm demokratët. Nuk kam grupe interesi, nuk kam non grata dhe nuk klane të cilat me fitoren time të ndajnë Tiranë në llokma në interesa personale.”

Ndërsa foli dhe për premtimet e kundërshtarëve të tij për garën në Tiranë.

“Ne nuk merremi me premtime futurise të cilat bëhen për efekte elektorale. Belindi është në krizë besimi sepse përfaqëson Berishën.”

Partia Demorkatike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, fushatën do ta hapë më 18 Prill tek salla e sporteve “Farie Hoti” në Rrugën e Kavajës.

4 Komente

  1. d
    demo

    Ty or ty,do te votoijme.Nuk do votojme karrocen e jevgut.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bozhigradi

      Nje mall qe eshte i shitur, eshte ne doren e te zotit qe e ka blere. Prandaj nuk eshte vegel e askujt tjeter por vetem e te zotit qe e ka paguar. Tani tri pyetje me mundojne dhe s'u jap dot pergjigje: Ky tipi ne fjale eshte i shitur, apo i blere? Eshte i blere, apo i shitur? Po kujt kerkon t'ja shese shitjen apo blerjen e tij si mode?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Karlo Bolja

        Kete e ka blere ne tregun e gjësë së gjallë Tualeti I Librazhdit. E përdor në rolin e karit tek tragjikomedia " Një pa-kar Gjirokastre në oborrin e Rripjelljes- kandidat për Kurveleshin, Kardhiqin dhe Symizën".

        Përgjigjjuni
        1. M
          Martin

          Demokrate te vertete, ju bej thirrje nga SHBA: Votoni Roland Bejkon, shtyllen kurrizore te Paertise Demokratike te Vertete!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje