
Kandidati i PS-së për kryebashkiak i Tiranës, Erion Veliaj, në një deklaratë që ka bërë nga Peza, ku ka patur takim elektoral e ka takuar koalicionin e Sali Berishës dhe Ilir Metës si një zetor sovjetik që i ka rënë goma.
“Këtij zetorit blu, i ka rënë goma, është prodhim sovjetik, mezi e kemi sjellë me karrotrec deri këtu, se ecte më shumë mbrapa se sa para. Kurse, ky zetori perëndimor, me mijëra kuaj fuqi, ka takat të punojë toka, të ecë përpara, ta zhvillojë terrenin, të japë prodhim e të sjellë bereqet. Kjo është diferenca këtu në fshat, midis zetorit blu dhe traktorit tonë, që ecën përpara dhe çan rrugë të reja, sjell prodhim për tokat tona, për familjet tona, për fshatin tonë. Ndaj, miqtë e mi, bëni krahasimin: Nëse doni dikë që t’ju punojë tokën, t’ju sjellë prodhim, t’ju sjellë bereqet, të ketë produktivitet, do zgjidhni produktin sovjetik? Do zgjidhni Saliun, që i ka dalë rrota? Do zgjidhni Ilir Metën që i merr lekët nga rusët? Apo traktorin perëndimor që ka fuqi, që ka mbështetje, që mund të na çojë përpara?”, tha Veliaj. Në takimin me banorët e Pezës, Ndroqit, Vaqarrit kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj renditi disa nga investimet e bëra në këto zona, ndërsa theksoi se puna do vijojë për të rritur standardin dhe për t’u siguruar që çdo lagje e Tiranës të lulëzojë.
“Kemi bërë 4 shkolla të reja në Pezë: Shkolla “16 shtatori”, me fëmijët tanë të mrekullueshëm - unë nuk e di si votojnë prindërit e tyre dhe s’ka pikë rëndësie; unë nuk e di çfarë partie kanë prindërit e tyre dhe nuk ka pikë rëndësie; unë nuk e di si e kanë mbiemrin dhe nuk ka pikë rëndësie; unë nuk e di nëse janë den baba den, apo nëse janë të ardhur në Pezë, dhe nuk ka pikë rëndësie. Për ne ka rëndësi që çunat dhe gocat e Pezës, të Ndroqit, të Vaqarrit, të kenë supershkolla të reja, siç i ka qendra e Tiranës. Ishim te shkolla “Bedri Llagami”, ata që e kishin dikur bashkinë e kishin bërë lokalin m’u te dera e shkollës, e kishin lënë shkollën të shkonte ‘mbrapa’. Ndërkohë, sot kemi një shkollë të re, që e hapim për pak ditë. Kemi liruar territorin, kemi bërë lagjen e re, ashtu siç kemi bërë lagjen e re të Ndroqit. Kemi bërë edhe shkollën e re “Sadri Nuri” në Ndroq dhe mund të themi me kokën lart: ‘Sa kishim takat, sa kishim fuqi, sa kishim mundësi, me gjithë vështirësitë, e mbajtëm premtimin për çunat dhe për gocat’. Kemi bërë 19 shkolla në fshat dhe kemi bërë 40 shkolla në qytet. 40 + 19 = 59. Ndoshta, nuk mjaftojnë. Por pyetja është për ata të tjerët: dakord nuk mjaftojnë, unë e di që kemi për të bërë edhe 2 shkolla në “Astir”, edhe 2 shkolla te Liqeni i Thatë, edhe 2 shkolla në Sauk, por a e dini pse fitojmë në “Astir”, te Liqeni i Thatë dhe në Sauk? Sepse në “Astir”, tek Liqeni i Thatë dhe në Sauk, njerëzit thonë: “Kush i ka bërë 40 shkolla në qytet dhe 19 në fshat, do t’i bëjë edhe shkollat tona. Kush ka çuar ujësjellësin në çdo fshat, do rregullojë edhe pallatin tonë të fundit. Kush ka mbjellë pemë dhe nuk ka mbjellë sherr, do sigurohet që të lulëzojë çdo lagje dhe çdo komunitet të Tiranës sonë të madhe, Tiranës sonë metropolitane”, u shpreh Velaj.
Lali muti mer ndonje shembull tjeter se me ato zetoret sovjetik u ndertua Shqiperia, kelysh kurve rrjepacak hajdut, je per SPAK e jo per Kryekar.
Flet Karroca e Dylit qe e perdorte komunalja per te mbledhur bajgat e kafsheve dhe plehrat e rrugeve. Shisje fiq kur ishe i ri tani shet pordhe qe mban ere gjith Tirana. Nje gje te kesh parasysh, ato pemet qe pretendon se po mbjell nuk e pastrojne eren e pordhes ne Tirane
Don Kishoti shpells Derrokratike dhe Sanco Panco xhuxhi cipanit ,qe e hipen monika mbi gomarre . Te Dy jan tuj viju rrugn drej Reci