Bejko: Berisha shpenzoi 200.000 euro për fushatën në stadium, por u braktis nga demokratët

17 Prill 2023, 16:15Politika TEMA

Bejko: Berisha shpenzoi 200.000 euro për fushatën në stadium, por

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko i ftuar në Euronews Albania tha se Partia Demokratike po përpiqet të bëjë një fushatë të thjeshtë, pasi kostot janë shumë të larta.

Duke thënë këtë ai shtoi dhe se për fushatën e “Bashkë  Fitojmë”  në stadiumin e “Air Albania” janë shpenzuar 200.000 euro, por prapë Berisha, sipas  tij po braktiset prej demokratëve.

“Ne nuk jemi të prirur që të shpenzojmë para për fushatën. Fushata do bëhet brenda të gjitha normave të përcaktuara nga ligji, ka një kufi që nuk të lejon ligj që ta kalosh. Ndërkohë kostot janë shumë të larta për fushatën, por ne do mundohemi me këto financa që kemi dhe me financat që presim të na vijnë nga donatorë të ndryshëm.

Pastaj të bësh shpenzime 200.000 euro në stadiumin “Air Albania” për t’u treguar shqiptarëve që ti ke shumicën dhe pastaj të ndihesh i braktisur se ajo shumicë që ti ke marrë me zorrë në manifestim, të ikën dhe të lënë vetëm.

Zoti Berisha është gati i braktisur nga demokratët se ata e shikojnë që nuk ka perspektivë me non gratën”,-tha Roland Bejko në Euronews Albania.

5 Komente

  1. L
    Lozhani

    Akoma nuk ka kuptuar qe eshte i vdekur

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      Me te pakten 20 mije vete? Hahaha. Keto analfabetet e sales as mbledhje zbritje s'dine te bejne, jo me shumzim e pjestim. Po te ishte ne bulevard patjeter qe do thonin 200 mije vete. O Ben injoranti aty e shumta ishin 5 mije vete: laperet e Metes/Monikes me hajdutat e Sales.

      Përgjigjjuni
      1. i
        i drejti

        po ik mor kry kar kush kari je ti ik merri ato leke se per ato leke qe te jep alibeaj je bere kok turku ptyy mut.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pirdhni se liroheni.

          Kokeshpulla Bejko mos bej esapet e Berishes per to te kishe folur qe para 30 apo 10 vitesh ku ke qene edhe ti ne tave. Te gjithe te marrin "shembull" nga fushata juaj qe po e hap tek Salla e lojrave me dore "Farie Hoti" me kapacitet per 200 vete se me shume nuk mbledh dot. Pas perfundimit shtro nje dreke si gjirokastrit bujar qe je, menu me nje gjysem veze per cdo person.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Latif Dreqi

            O Bejke! Alibeu dhe ju keni marre me hile nga pushteti 2 milione Euro qe ligjerisht nuk ju takojne! Mos i coni te gjitha ne shtepi ato se ilace do i beni ose puro, hidhini ne fushate edhe ju, mgjs si gjirokatrit qe je qr ca them dhe une, ku prishni leke ju. Ndaj mos na rruaj edvinramen shume!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje