“Hakmarrja e ëmbël” e non grata-s së Berishës, ndaj non grata-s së Perëndimit

17 Prill 2023, 18:04Politika TEMA

“Hakmarrja e ëmbël” e non grata-s së Berishës,

Nga Ylli Pata

Audry Glover është një zonjë e moshuar britanike, e cila thirret me term fisnikëror “Dame Glover”, me titull të dhënë nga Mbretëresha. Me gradën ambasadore, Dame Glover, është një nga zyrtaret më të rëndësishme të ODIHR (Zyrës së OSBE-së për të Drejtat e Njeriut dhe Institucione Demokratike), përkatësisht një nga më mjeshtret e vëzhgimit të zgjedhjeve kur ata kanë polemika.

Për të parë rëndësinë e saj, mjafton të shihet vendimi për të vëzhguar zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, kur fitoi Donald Trump ndaj Hillary Clinton. E që në raportin final të ODIHR-it, i rekomandohej Kongresit Amerikan që të ndryshojë ligjin elektoral, pasi nuk mund të zgjidhet president një kandidat që ka marrë 2 milionë vota popullore më pak se rivalja e saj. Siç ishte me rastin e Donald Trump.

Por kjo është sa për parantezë, se për Shqipërinë, ambasadorja Glover është një njohje shumë e vjetër. Ajo ka qenë shefe e misionit të ODIHR-it në zgjedhjet e 26 majit 1996 në Shqipëri. Ky mision i cili, cilësoi zgjedhjet të manipiluara, pas pak kohësh u shpall Non Grata nga Sali Berisha, atëherë President i Republikës.

ODIHR nuk mund të dërgojë mision vëzhgimi në asnjë vend, nëse nuk e fton qeveria e vendit përkatës. E Sali Berisha, për zgjedhjet vendore të 20 tetorit 1996, refuzoi ODIHR, të cilin e shpalli të padëshiruar. Berisha i kërkoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që ta kryente ai organizëm vëzhgimin e zgjedhjeve lokale. Dhe ashtu ndodhi. Por ndryshimi mes ODIHR dhe KiE është shumë i madh, pasi Asambleja Parlamentare përbëhet vetëm nga deputetë, që maksimumi mund të lëvizin në qendrat e votimit në Tiranë, apo në qytetet e zonat ku ka eskortë e helikopter, ndërsa ODIHR ka një ushtri të madhe vëzhguesish që janë ekspertë teknikisht të aftë për të dalluar manipulimin. 

Si rrjedhojë e përplasjes së madhe të Berishës me ODIHR e ambasadoren Glover, edhe në zgjedhjet e vitit 1997, ku Berisha ishte sërish President, por qeverinë e drejtonte i ndjeri Bashkim Fino nga PS, u arrit një kompromis. Që ODIHR të jetë prezent në misionin zgjedhor, por ai do të kryesohej nga francezja Caterine La Lumiere, nga Asambleja Parlamentare e KiE, e cila konsiderohej dhe mike e Sali Berishës.

Pas 1997, ujrat rrodhën drejt një izolimi total i Sali Berishës, i cili 8 vjet më pas erdhi në pushtet dhe u bë kryeministër. Katër vjet pas mandatit të parë të Berishës, në zgjedhjet e 28 qershorit 2009, pati mjaft përplasje mes palëve në Shqipëri, e opozita kërkoi nga OSBE që të vëzhgojë me mjaft kujdes zgjedhjet parlamentare.

Amerikanët, të cilët kanë një influencë të rëndësishme si politikisht ashtu edhe financiarisht në drejtimin e menaxhimin e OSBE-së, por edhe aleatët e tjerë perëndimorë, duke e njohur Sali Berishën, i sajuan një kurth perfekt.

OSBE propozoi që kryetar i misionit të ODIHR-it në zgjedhjet e vitit 2009, të ishte holandezi Daan Everts, i cili kishte qenë kreu i Ambasador i prezencës së OSBE-së në Shqipëri në vitet e nxehta 1997-1998. E më pas, edhe kryetar i misionit të OSBE-së në Kosovë, e cila ndërtoi nga fillimi institucionet demokratike në vendin e çliruar nga Serbia dhe e administruar nga OKB e NATO.

Ambasadorit Everts, Berisha i refuzoi zyrtarisht me shkresë të ministrisë së Jashtme, ardhjen si kryetar misioni të ODIHR. Pasi e kanë pritur këtë refuzim, OSBE i solli në tryezë një mankth edhe më të madh. Dame Glover. Berisha nuk kishte mundësi ta refuzonte, e kështu e gëlltiti, edhe pse ra nga shiu në breshër.

Në një intervistë për TemA, në vitin 2019, Everts deklaroi “z. Berisha nuk e kuptonte që besnikëria ime ndaj Shqipërisë nuk ndikohej nga faktorë personal. Kam frikë se politika në Shqipëri ka të bëjë më shumë me individë të veçantë se sa me vizione dhe programe për të ardhmen”.

Kështu që ambasadorja Glover, erdhi si shefe misioni e ODIHR. në vitin 2009, ku edhe aty Berisha nuk e la rehat. Pasi e dubloi me austriakun, mik të tij Wolfang Grosruck, i cili vinte nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së.

Por sërish, ODIHR nxori një përfundim të fortë, kur tha se në shumicën e vendnumërimeve, numërimi i votave u bë "keq ose shumë keq". Që do të thotë se rezultati që dol inga procesi s’mund të ishte gjithsesi i rregullt.

Më pas siç dihet, ambasadorja Glover erdhi si shefe misioni në 2015-n, 2019-n, ku sa herë ODIHR ka nxjerrë rekomandime për ndryshim. Por në të dy herët nuk ka pasur asnjë problem akreditimi apo përplasjeje.

Tani të vijmë te takimi me Berishën që ka ekzaltuar foltoren. Në thelb ai takim është një nga veprimet më të zgjuara të diplomates britanike, e cila ligjërisht nuk di kujt t’i drejtohet, Ilir Metës apo Sali Berishës. Pasi Meta ka refuzuar të vendosë emrin në fletë votimi, kështu, duke parë që fushatën më të madhe e bën pjesa e Berishës, e ka takuar, e sipas gjasave do ta nxjerrë në raport.

E ka shumë mundësi, pasi është logjike, që në raportin e ODIHR të shkruhet: “Koalicioni Bashkimi për Fitore është një koalicion që bashkon Partinë e Lirisë e njohur ligjërisht dhe grupimin e Sali Berishës, ish-president e ish-kryeministër, i cili pretendon që të jetë kryetar i Partisë Demokratike, por ligjërisht nuk njihet. Pasi PD e përfaqëson zoti Enkelejd Alibeaj. Misioni Vëzhgimit e takoi zotin Berisha dhe ka marrë opinionet e tij mbi zgjedhjet e 14 majit”. Ja kaq është takimi Glover-Berisha, pasi ajo ka takuar në zgjedhjet e fundit, edhe Selami Jenisherin e Kujtim Gjuzin.

Megjithatë, simbolika është e rëndësishme, pasi takohet një non grata i Perëndimit, me një non grata i Tiranës së Berishës. E kjo është një hakmarrje e ëmbël e Dame Glover, e cila e njeh mirë shprehjen që hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë…

19 Komente

  1. c
    ceni, boston

    Pjerdh Amerika se cfare thote Dama Glover per zgjedhjet ne Amerike. Amerika ka sistem tjeter zgjedhjesh sepse eshte e perbere nga shtete te ndryshme me popullsi te ndryshme dhe me nivele te ndryshme.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Merja Like dhe njehere

      Ne shkrim ka nje gabim ortografik '' i ndjeri B.F." n - ja duhet te ishte h pas d .

      Përgjigjjuni
    2. E
      Engjell

      Uuu doli prap jashteqitja e Edi Rames. Doli Ylli Pata, jaehteqitja e vrimes anale te Edi Rames. Edhe sot qe u operua nga apandesiti, Rama nuk harroi te dhjese nga vrima anale jashteqitjen e tij me emrin Ylli Pata, qe te qelbe dynjane me intepretimet e tij ndotese per hundet e cdo shqiptari. Jashteqitja Ylli Pata, u lodhe aq shume per te ndotur lexuesit me shpjegimin tend sa tani sdel dot era e keqe. Mos u merzit jashteqitje. Glover e takoi Berishen, ske ci ben. Takoi dhe Meten, ske ci ben. Ti po jashteqitje mbetesh

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vetë e kruani me gjigandin

        Sa keq më vjen për ty që qenke një kafshë me fytyrë njeriu. Rama u ka shkërdhyer me 3 mandate rresht. Fiton zgjedhjet në 2025 dhe më 2029 do të bëhet President. U ka bërë Rama të flisni me vete more bashibozuke, njerëz pa din e iman që pëllisni gjithë ditën duke ja rrujt karin Ramës dhe duke i ngrënë mutin (zaten u ka ngel muti në gojë) e mos u ngopshi kurrë.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agim

          Bo no ku ka katandisur fjala Engjell ..!Te nje me nder hale..Shikojeni nga ato qe shkruan ...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Am

            Ku i gjeni merjahu gjithe kto energji me shajt e me prish gojen me njoni tjetrin. Nga del ky vrer ?

            Përgjigjjuni
          2. K
            K

            Jua dhjeu propoganden sorodistve kjo Glover. Para pak ditesh ju sorosistet komuniste te Temas shkruanit se Glover nuk njeh Berishen dhe e shperfill. Tashti shfryu propoganden mashtruese e hani mut me historina e me pjata te ftohta. Ne fakt ju ju soëli nje pjat mut ju sorosisteve ramiste kjo Glover. Hajeni se jeni mesue me hanger shume e çdo dite

            Përgjigjjuni
            1. K
              K e madhe e shtypit, k e vogel e shtypit

              Si ka mundesi qe Berisha mblodhi shumicen e analfabeteve shqipetare mbas vetes ???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????? Osht gjin`ja pa shkolle zoti m`sus.....mos ja vini re.........po kur flisni ju per politike.......shko e ha noi rrote qep or bablok se nuk eshte sport per ty politika......or tunxh

              Përgjigjjuni
            2. K
              K

              Jua dhjeu propoganden sorodistve kjo Glover. Para pak ditesh ju sorosistet komuniste te Temas shkruanit se Glover nuk njeh Berishen dhe e shperfill. Tashti shfryu propoganden mashtruese e hani mut me historina e me pjata te ftohta. Ne fakt ju ju soëli nje pjat mut ju sorosisteve ramiste kjo Glover. Hajeni se jeni mesue me hanger shume e çdo dite

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shume u duke dhe asgje nuk dole

                Dama Glover,ka dhjere dhe ka permjere mbi ate institucion qe perfaqeson dhe veten e vet,duke prezantuar nje dubel moral te skajshem. Le ta leme menjane dhe te bejme sikur nuk egziston dhe non graten e Amerikes,por ne syte Gloverit, Sali Berisha,po prezantohet ne zgjedhje,si nje kryetar ilegal dhe klandestin,pasi kandidatet e tij,nuk i perkasin asnje nje partie te ligjeshme.Ata i ka marra likja nen pupla,por jo saliun,qe nuk eshte as kandidat as kryetar. A thua te jete kaq frikacake dama glover,qe i tutet halese shpellare qe rrjedh tere kohen,ku saliu nuk do ta kish per gje ta pergojonte dhe si kurve,megjithe moshen e tejkaluar,por saliu nuk ka kufi.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fshatari

                  O ti K .r, kur do zesh mend o mavri, apo pret te te beje synet ky Engjell'i, a ju shpelafte mortja o te shkrete qe as nuk kuptoni se cpo behet me nongraden e me ate shtrembaluqin e Cepanit, po takimin qe beri zonja Glover ishte per tu thene te dyve, qe boll na cate bythen, po rrini urte e gezoni ato qe kini vjedhur se ndryshe ju piu e zeza, po cte beje populli i shkrete qe ka ik per lesh e ska perfituar gje thuaj, pa keta do i gezojne ato qe kan perfituar e grabitur popullit.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sali Rrumpalla dhe idiotët e tij pa dhëmbë

                    I nderuar "Fshatar" (megjithëse ti je me qytetar nga te gjithë ata që e quajnë veten qytetarë). E ç'ja var ketij Koqes me K të madhe. Nuk e kupton nga komenti se sa fakir që është? Nuk e kupton trapi qe per sa kohë rri Saliu si kuçedër të PD-ja, Rama e ka vendin të sigurtë. Kur ta kuptojë ky që Rama dhe Saliu mbajne njeri tjetrin, do kete vdekur Saliu dhe do kete ikur Rama. Dhe ky si fakir do gjeje dikë tjeter per të share, se ky ate punë bën nga kafeneja.

                    Përgjigjjuni
                  2. f
                    fredi

                    Kerma takon kermen NON GRATA nga SHBA dhe Anglia....

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      demo

                      Bravo Glover! Keto qe po ben Rama sot,i ka bere Berisha qe ne 91 e ne vazhdim. Berisha po vuan ate qe ka gatuar vete per 30 vjet. Glover eshte nje gjyqtare e drejte dhe i kerkon palet te barabarte ne gare.Po ja jep mundesine e afirmimit te existences Berishes,qe realisht nuk e MERITON.

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        plaka Gl ka ardh me bo pare per Pensionin

                        me pasuru Kuleten e saj ke shurraqi shpells , se s'i dihet pleqeris .kush s'e di nga te HUajt se shurraqi shpelles ka Vjedh Miljarda Shtetit Shqiptare dhe per te shpetuar lekuren , i fal Miljona cdo Te HUaji qe i premton se do ta qis nga Gropa ku e futen me ja rrjep Paret e shqiptareve . vetem budallqnjt aty i marrin seriozishte kto Te Huaj qe gjasme po vijne me rregullu dicka .Kan 32.vjet qe vijne ne Shqiperi sepse kan hapur shtegun me rjep Shqiptaret ,nderkohe qe Naten kta vete shkaterrojne gjithcka me instrumentat e tyre te padukshem e dites vijne e bejne Rolin e keshilltarin e bla bla bla-se , qellimi i vetem eshte Paraja e Shqiptareve asgje qe pjerdhin medieve e cila eshte thjeshte nji Fasade . (si tha ai plaku ;Nuk i gjenden kembet Gjaprit )

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kola

                          Cpune ka Amerika ore Ylliiiii, Amerika ka kolegj zgjedhor, ka shpallur para 250 kusur vitesh pavarsine nga monarket e qepbur e gjakpires Britanik dhe eshte e vetmja superfuqi ne Perendim qe po lufton Satanistet Sorrosian qe po mundohen te na fusin antivlera kudo. Kolegji zgjedhor Amerikan funksionon komplet ndryshe. Car tha Madame Glover per vjedhjen e 2020 ndaj Trumpit? Jeni bere te neveritshem si per Shqiptaret ne Shqiperi si per ata jasht shtetit.

                          Përgjigjjuni
                          1. h
                            henri

                            Kjo kerma e du qe po takon nje NON GRATA....

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Hasjana

                              Po çdo kjo rrospie plakë ke nongrada, siduket e ka çuar me bo qokën doris pak. Epo karagjoslliqe me emër OSBE, çfar spo na shofin sytë. Moj plakaruqe, edhe ti je kundër SHBA, po në shqipëri e gjeni të eksperimentoni ju.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                SHKODRANK.R

                                jepi mero ha ti ha si su ngope katana do ti vje;llesh nje dite te plaste koka edhe syte

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje