Berisha-Meta s'duan t'ia dinë, shfaqen me simbolet e PD

17 Prill 2023, 19:41Politika TEMA

Berisha-Meta s'duan t'ia dinë, shfaqen me simbolet e PD

Ankesa e Enkelejd Alibeajt për përdorim të paligjshëm të simboleve te Partisë Demorkatike ra në vesh të shurdhët.

Vetëm pak orë pasi kryetari i komanduar demokrat i kërkoi KQZ dhe AMA-s nisjen e një hetimi administrativ, Sali Berisha dhe Ilir Meta u shfaqen në fushatë e Gramshit me flamujt e Partisë Demokratike. Sfida për debat publik ishte jo vetëm për Edi Ramën, por edhe kandidatët socialistë.

“Si mund të pranohet një kandidat që nuk pranon të dalë ballë për ballë me Hasimin. I them Edi Ramës hajde po ta mbajti, dalim në studio,  t’ia numëroj tenderat e familjarëve të tij, le të m’i numërojë të miat, hajde nxirri, s’kam asnjë. A duhet të përballemi në TV me njëri-tjetrin? Këta s’e pranojnë, janë si hije, merr lopatën dhe ju mashtrojnë dhe do të mbjelle 3 mijë e 600 pemë por ku e kanë hallin? E kanë hallin te pylli 1 milion që pretendojnë se kanë mbjellë me Erion Veliajn në Tiranë”.

Edhe  Ilir Meta  tregoi se fizikisht ishte në Gramsh, por  mendjen e kishte te beteja e kryeqytetit.

“Ju e dini shumë mirë sesi është keq qeverisur Gramshi në këto 4 vite. Por unë e di shumë mirë sesi është keq qeverisur Tirana. Asnjë nuk e di në Tiranë se kush ka qenë kryetari apo kryetarja e Këshillit të Bashkisë në 4 vjet. Sepse kurrë nuk është bërë një mbledhje e këshillit bashkiak sikurse bëheshin përpara 4 vitesh sikurse bëheshin gjithmonë. 

Me debate, me alternativa, me propozime, me amendamente për buxhetet, për taksat vendore, jo asnjëherë. Mbi 1 miliard euro taksa janë shpërdoruar në errësirë të plotë. Dhe kur kjo ka ndodhur në Tiranë, ju e dini shumë mirë, çfarë ka ndodhur në Gramsh”.

Gara në Gramsh  zhvillohet vetëm mes dy kandidatëve, Hasim Çekrezit  i koalicionit “Bashkë  Fitojmë” dhe socialistit Besian Ajazi.

3 Komente

  1. S
    S'duan t'ja dijn ? Hah ha ha

    Jane shndruar ne Karagjoza te Urryer tani e bejne gjasme ,s'e kan ngren Hurin ne bythe .ahahahahaha

    Përgjigjjuni
    1. G
      GJONI

      I MORE ATO , O ILIR ??? I KE NE KROSKOTEN E MAKINES SE TOSIT.........mos u kthheni pa takuar

      Përgjigjjuni
      1. Z
        ZHEJI KOKE PA LARI QE LAHET NJE HERE NE DY VJET

        Non grata debaton me stadiumin boshe haaaa ngeli duke ju lutur Rames . Kete fund te merituar ky komunist duhet ta kishte pasur ne vitin 1991

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje