"Tashmë jemi të ndarë”, Karabina i kthehet Kuçanës: Të mos i gënjejmë më demokratët

17 Prill 2023, 21:50Politika TEMA

"Tashmë jemi të ndarë”, Karabina i kthehet

Mirela Karabina, drejtoreshë e komunikimit për fushatën e kandidatit të PD-së për bashkinë e Tiranës u përplasën në mendime në Euronews Albania me Ilirjana Kuçanën, anëtare të këshillit kombëtar të PD-së.

Ndërsa Kuçana tha se kandidatët e dalë nga primaret nuk duhet të merren me politikën e madhe, por duhet t’iu drejtohen qytetarëve, pikërisht demokratëve që i zgjodhën, Karabina tha se nuk ka arsye që t’i gënjejnë më demokratët sepse tashmë janë të ndarë.

Gazetarja Bruna Çifligu pyeti Karabinën nëse qëndron si konstatim se Bejko po sulmon më shumë Këlliçin se vetë Erion Veliajn.

“Zoti Bejko betejën e ka për Tiranën dhe patjetër duhet të qartësohet dhe ky raport sepse e kemi detyrim ndaj demokratëve. Ilirjana e thotë me dashamirësi, por ndërkohë ne jemi të ndarë tashmë sepse çdo votë që do shkojë për kandidatin me siglën e Partisë Socialiste për Integrim, sigurisht është një votë që i merret Partisë Demokratike. Kjo tashmë është e qartë dhe nuk ka më lojë fjalësh dhe keqinformim të demokratëve.

Demokratët duhet ta dinë nga sot se çdo votë që do të jetë për kandidatin që garon me siglën e Partisë Socialiste për Integrim nuk është për demokratët dhe është në dëm të demokratëve,” – u shpreh Karabina.

1 Komente

  1. T
    Tironsi i Vorrit Bomit

    Kucka ( Kuckana ose Kuca ) vjen nga katundi i Sali Kermes nje analfabete morfologjike , gjenetike ; si vlkezeri e saj Tropojanr Doktore Shkencash Bislim Ahmetaj Alexandri i madh i Vicidoli Byberaj te tere snalfabet jane bere me tituj me bekimin e Kriminelit Sali Kerma. Poshte ksfshet dhe Hordhite e Salit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje