Berisha dhe hakmarrja ndaj të vetëve

20 Janar 2011, 22:13Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha duket i qetë dhe hakmarrës ndaj të vetëve pas seancës degraduese të ditës së hënë. Shfaqur para shqiptarëve me një fjalor degradues dhe rrëshqitje të verifikueshme psiqike, Berisha duket se është rikthyer i qetë dhe i relaksuar nga udhëtimi me gruan e tij në Itali. Kjo shihet qartë në komunikimin publik të Partisë Demokratike dy ditët e fundit.  Berisha ka bërë kujdes të madh për të qenë deri në fund cinik me njerëzit e kampit të vet, të cilët i ka thirrur aty për t’i përdorur.

Kulmi i cinizmit natyrisht mbetet Arben Imami. Ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri lidhen gjerësisht me angazhimin e tij politik dhe civil kundër Sali Berishës, të cilat kulmuan me mosnjohjen e marrëveshjes së 9 Marsit në Jug të vendit dhe fillimin e organizimit të pavarur të atyre që fillimisht u quajtën Komitete të Shpëtimit Publik. Të parin e këtij lloji zoti Imami e promovoi në Gjirokastër dhe më vonë ata u përhapën në qytete kryesore të jugut të Shqipërisë. Fjalori i atëhershëm i Arben Imamit ishte radikal dhe mbështetej në tezën se një qeveri e paligjshme që ka vjedhur votat, përmbyset vetëm me kryengritje. Sot nuk jemi në një situatë tërësisht të ngjashme. Votat janë vjedhur dhe është ndalur me ligj kontrolli i tyre, por opozita është ende brenda institucioneve. Vjedhja është shtuar dhe zëvendëskryeministri është kapur me presh në dorë, por problemi është ende në proces hetimi nga drejtësia dhe diskretitimi nga opozita. Opozita ka bërë thirrje për një demonstrim kombëtar kundër qeverisë dhe ka paralajmëruar shmangien e provokimeve nga qeveria. Në këto kushte tërësisht normale për standardet e një vendi, i cili duhet të jetë i lirë të ushtrojë të drejtën për të protestuar, Sali Berisha gjen pikërisht këtë njeri të dalë dhe të paralajmërojë “kundër një rebelimi të kuq komunist” që po organizon opozita. Unë e njoh zotin Imami dhe vazhdoj të ruaj mendim të mirë për integritetin e tij si nëpunës i shtetit shqiptar, por tashmë ai duket se dëshiron të jetë më shumë një nëpunës i mirë i partisë së Sali Berishës. Nuk është se mund ta qortoj për këtë, pasi ndoshta ka planet e veta si mund t’i hyjë në zemër Sali Berishës, por më duket çmim i lartë ky poshtërim publik i tij. Jam i qartë se shumë njerëz që duan të bëjnë karrierë në atë parti, duhet të kalojnë në provën e poshtërimit publik, dhe kjo në të vërtetë nxit antivlerat në krye të asaj partie. Rasti i zotit Iamami nëse është sakrificë për karrierë, është i kuptueshëm, por nëse dhe pas kësaj Berisha nuk i hap rrugë  karrierës së tij për në vend të zotit Bode, është shumë për të. Ajo do të na bëjë të dyshojmë pastaj se problemet e tij me të vërtetën dhe ndershmërinë si ministër janë më të thella se sa nevoja për të kaluar provën e poshtërimit dhe cinizmit të Sali Berishës ndaj njerëzve që i kanë hapur probleme në karrierën e tij. Dhe Arben Imami është një njeri që e ka detyruar Sali Berishën të flejë natën vetëm në zyrë, pa ditur ku i ka fëmijët e arratisur dhe gruan e fshehur në periferi të Tiranës. Shpresoj të jetë duke ditur se ç’bën, edhe pse kam filluar të dyshoj se një nga personazhet ende të pashfaqur të një kasete që hyn në zyra ministrash e kërkon privilegje për kompani ruse, e nxjerr përditë në gazetë si ministër të suksesshëm. Zoti na ruajt nëse është katandisur peng deri atje.

Personazhi i dytë me të cilën Berisha duket se po hakmerret duke e bërë gazi i botës është zonja Doda. Në qeveritë e egra socialiste kundër Berishës siç ishte ajo e viteve 1998- 2000, kjo ka shërbyer si zëdhënëse e Ilir Metës dhe e disa ministrave socialistë. Pastaj u largua për probleme të saj personale. Cinizmi i tepruar i Sali Berishës është se e detyron këtë grua të dalë dhe të flasë për vlerat familjare dhe dhunën në familje. Një zot e di si nuk e thyejnë televizionin ata që e njohin atë, por s’kanë paturpësinë e Sali Berishës të merren me të publikisht.

I fundit, por jo i fundit për të qenë qesharak, mbetet Bogdani. Ky militant i hershëm i Edi Ramës, që vjen nga një familje e njohur socialiste e Tiranës, babi i të cilit ka qenë zyrtar i rëndësishëm në qeveritë socialiste, dhe i martuar me një grua, prindërit e të cilës Berisha i ka lakuar si krerët më të rrezikshëm të Sigurimit të Shtetit në Shqipëri, që kanë vepruar sipas tij dhe kundër “demokracisë”, tani ka marrë flamurin e shantazhit publik ndaj gazetarëve që publikuan skandalin e kasetës së zëvendëskryeministrit, duke i quajtur spiunë të Sigurimit. Natyrisht që këto sajesa nuk impresionojnë askënd, por cinizmi i Berishës ndaj një dhëndri sigurimsi dhe familje komunisti, është për tu shënuar. Nuk besoj se do të kishte dikush kohë dhe qetësinë në këto ditë t’i shkonte mendja të bënte cinikun që Sali Berisha bën me disa figura të PD-së, që i kanë pas sjellë më parë telashe. Mjafton të kujtojmë përmbledhtazi se tani kundër “rebelimit të kuq” flet Arben Imami, kundër “prishjes së familjes” flet Mesila Doda dhe kundër Sigurimit të Shtetit flet dhëndëri i “Klanit Çepani” në Sigurimin e Shtetit, për të kuptuar sa hakmarrës mbetet Sali Berisha dhe ndaj të vetëve.

9 komente në “Berisha dhe hakmarrja ndaj të vetëve”

  1. odi says:

    O Mero te adhuroj per forcen e penes qe ke e analizen qe i ben fenomeneve politike por te lutem me thuaj a do te largohet zgjedha 20-vjecare e malokut nga shpatllat e shqiptareve??!!!!

    1. odi says:

      Une jam nje person qe akoma aderoj ne PD jo pse ate e drejton maloku por se ne te vertete qysh ne levizjet e para studentore ju bashkangjite e per force zakoni akoma rezistoj me shprese se ky ish komunist i pa ndreqshem e tashme edhe i korruptuar nje dite do ta thyeje qafen.Ne fakt shpetimi do ti vije vendit vetem kur ai te zhduket plotesisht nga skema politike mundesisht edhe nga Shqiperia ashtu si presidenti Tunizian pasi po pati ai mundesi te qendroje perseri edhe ne opozite eshte i rrezikshem e i neveritshem per PD ne rradhe te pare e per te gjithe vendin

  2. Petrit Kola says:

    Kur Shqiperine e futen ne NATO, une shkruajta; “Do te behet hataja”, “Gjendje lufte”.
    Parashikova edhe mbylljen e disa ambasadave ne Tirane. Jemi shume prane realizimit te parashikimit tim.
    Le te shohim….

  3. Bonna says:

    kur njeriut i vjen fundi ,behet i rrezikshem ne cdo drejtim….
    kuptojne qe duhet te lene kolltukun ne te cilin kishin rene ngrohte dhe kte sduan qe ta lene ne asnje lloj menyre ….po pupulli vjen ne nje pike qe me ato duar qe dikur te ka duartrokitur me ato duar te ben dhe gropen….

    1. Patriot Kodra says:

      Kolltuku duhet te nderrohet sipas lojes se ndershme politike dhe ne baze te ligjit.
      Por, kur komunistet kan njohur dhe respektuar ligjin??/ Asnjehere. Si e marrin pushtetin komunistet? Me dhune. Cfar bejne pastaj komunistet ne pushtet? Pergjigja: kujto 60 vite te sundimit komunist. Te lutem behu realiste. Lexo fjalen e Doris Pack nes eke kohe.

  4. saimir says:

    Ju lutemi redaksi e gazetes “Tema”!Perse jane bllokuar komentet ne thirrjen qe bene nje diplomat i akredituar ne shqiperi,qe para ca muajsh na u habit me menaxhimin qe qeveria i beri mbytjes se Shkodres.Ky eshte shtypi i lire sot.N.q.se komentet tona Ju sherbejne per informacione prane zyrave ku iua kerkojne ato,beni shume gabim e per te mos thene qe jeni akoma ne sherbim t’e Saliut.N.q.se doni te ruani Arifet ,nuk ruhen duke çensuruar komente ,por rruhen nga diplomacia qe perdorin njerez qe kane mbaruar e shquar ne fusha te ndryshme e qe sherbejne n e shqiperi ne fushen e diplomacise.Turp per Ju si gazete e veçanerisht per Ju z.Baze apo do te thuash qe edhe mua ma kane vene mikroçipin si shoket e mi e smund te veproje ndryshe.Kurr s’ka per tu bere ky vend ,kur jetojne e veprojne me mendim te varur .

  5. miri says:

    Sindroma z.Mero, sindroma e “metamorfozes morale”, faren e se ciles e mbolli Neritan Ceka ne zyren e R. Alise ne vitin ’92, ku pasi demaskoi S.Berishen tha: ” … nga ky moment une do te kthehem ne profesionin tim si arkeolog .” Kjo mendoj se eshte semundja e pasherueshme e shoqerise sone.

    Qe nga ajo kohe shume figura me emer, madje dhe lider te politikes shqiptare, kane degraduar moralisht.

    Kush do i rezistonte tundimit per emer, pushtet, para , privilegje ne kembim te moralit ?! Une jo per vete ! Sepse jam askushi, pa emer, Megjithate, mbretin tim nese e shoh, do t’ i them qe eshte lakuriq.

    Ndersa obortaret permanent ose te rikthyer i bejne hosanara “petkut” te mbretit.

    Keta zera mbysin zerin tim qe mbreti te marre veshe te verteten.

    Sa keq ! Ku jetojme !

    1. Patriot Kodra says:

      Te falenderoj Z. Miri per komentin. Eshte absolutisht realist. Ajo qe me dhemb shume eshte se keta kamaleone jane dhe njerez te dyshimte nese vetrete punojne kunder interesave kombetare. Mero Baze po promovon rracizmin krahinor me inkurajimin e perkrahese te tije te bejne thirrje percmuese si :”malok” etj. ADN-ja jone eshte Shqipetare. Fjalorin percmues keta monstra e perdorin jo vetem per qellimet e tyre te flliqura por dhe per kenaqesine e madhe te komshinjeve qe nuk na e duan te miren.(greqi-serbi).

  6. driton says:

    Shkrime krtieke per marrevenjete e Sali Berishese ndaj kurdeshtarave te vete ,te lumte Mero Baze vec vazhdo me shkrime krtike per pushtetin e Sali Berishese por edhe ndaj ,Edi Rames me shkrime krtike nese vjene ne pushtete.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje