Kryeprokurorja Ina Rama ka dalë në një konferencë për shtyp me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu.
Rama tha se do hetojë në mënyrë objektive ngjarjet e 21 janarit. Ajo kërkoi ndihmën e shtetit amerikan për këtë hetim. “Jemi të ndërgjegjshëm se hetimi i këtyre ngjarjeve paraqet veçanti dhe vështirësi. Kërkuam mbështetje nga amerikanët për hetimin. SHBA kanë një standard të lartë profesional. Kështu hetimi do jetë më i besueshëm,” tha Rama.
Kurse ambasadori amerikan tha se kjo kërkesë e prokurorisë do shqyrtohet, por me shumë gjasë do marrë përgjigje pozitive. Arvizu kërkoi që të shtyhen mitingjet.
“Mendoj se të gjithë jemi të tronditur e të trishtuar nga ngjarjet e së premtes. Sipas ligjit, zyra e prokurorit heton ngjarjen. Deklarojmë mbështetjen e plotë ndaj kësaj zyre.
Do e shqyrtoj me kujdes kërkesën e Prokurores së Përgjithshme. Mendoj se përgjigja do të jetë pozitive.
Shumë shqiptarë, përfshi Berishën e Ramën, kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtare për hetimin e kësaj ngjarje.
Kryeministri dhe lideri i opozitës shpresoj të marrin në konsideratë anulimin e tubimeve për të premten e të shtunën,” tha Arvizu.
Ina Rama ka lënë pa komentuar akuzat e Berishës ndaj saj për puç shteti.
“Prokuroria shqiptare ka nisur hetimet për vrasjet. Konkluzionet e hetimeve prokurorët do i japin në fund të hetimit,” kështu iu përgjigj ajo pyetjeve të gazetarëve për këtë çështje.
Ajo komentoi edhe mosekzekutimin e urdhrave të ndalimit për gardistët. “Ne kemi parë të nevojshëm ekzekutimin e urdhër- ndalimeve. Do kishim më shumë të dhëna nëse do të ishin arrestuar. Janë urdhra- ndalimi, nuk janë urdhër- arresti. D.m.th kemi pasë dyshime për këta persona,” tha Rama.
“Ne kërkojmë asistencë teknikë nga SHBA. Nuk është përgjegjëse prokuroria për nivelin e ekspertizës në Shqipëri. Ne kërkojmë një asistencë teknike të paanshme”.
Comments are closed.
Ina rama po duket e squllur, e trembur e dhe krejt e pafuqishme. Ndihma qe i kerkohet SHBA nuk me jep shprese qe do te coje diku. Une vazhdoj te dyshoj qe Trebicka nuk vdiq ne nje aksident te rastesishem …Teknicienet e nxorren qe ishte nje aksident banal…Edhe mundet. Teknicienet amerikane nuk e gjeten kurre kush e vrau KENEDIN …Nuk munden thua???
behet nje demostrat ne shqiperi kerkohet ndime internacionale sa per te qeshur
Ky eshte turpi i radhes i te te ashtuquajturit SHTET SHQIPETAR.
Nuk ka prokurori ne Bote qe pret sa te vijne expertet!
Ina Rama duhet te therese expertet mbasi te kete zbatuar te gjitha teknikat investigative, mbledhjen e provave, fiksimin filmik dhe grafik te provave, marjen e deklaratave te te gjithe deshmitareve (ose atyre qe ka dyshime te arsyeshme) dhe ???
Pra te zbatoje Ligjin…Dhe pastaj le ti diskutoje me experte.
Dhe perse vetem amerikane? Ka plot te ketille ne Shqiperi, Ne Scotland Yard, ne Gjermani e kudo.
Te gjitha keto qe po ndodhin, tregojne se: NE KURIZ TE SHQIPETAREVE PO LUHET NJE LOJE E KEQE!
Populli dhe opozita nuk duhet te presin expertiza!
26 te vdekur ne gerdec. Asnje i denuar!
3 te vdekur ne 21 janar, Te filmuar dhe te fotografuar, asnje i hetuar dhe i derguar ne Gjykate!
1 deputet ne Fier, asnje i dyshuar
1 Kryekomunar ne Kukes, asnje i dyshuar
Ilir Meta i filmuar, asnje i ndaluar
Shtet dhe Ligj, i thone ketij?
Degjo Edi Rama! Nese mendon te perfitosh nga ndergjegjja popullore per karrike e ke te humbur davan, edhe pse mund te kesh perkrahjen e gjithe qeverive te botes. Diplomatet e huaj po perpiqen te bejne pazar politike dhe jo zgjidhje sociale per popullin tone. Nese ben gafe dhe ulesh ne bisedime politike me sali Berishen e ke te humbur pergjithmone mbeshtetjen tone. Nuk ka me takime “Krokodilesh” me vrases Berishe. Urdheruesi i vrasesit te popullit nuk ka me vend ne mbitoken shqiptare. Mos guxo te anulosh zemerimin e popullit se do te te kthehet ty pastaj.
NE DO REZISTOJME NE HESHTJE ME MENDJE TE ZEMERUAR DHE ZEMER TE URTESUAR.
Dhe mos prano me takime me barkalec europian qe perpiqen te gjejne zgjidhje per vete e jo per ne sic kane bere ne keto 20 vite, duke investuar dhe sponsorizuar fytyra te percudnuara politikanesh qe rrine me fytyre te pakuptimte ne politike si personazhe te Shvejkut
Ina Rama eshte perballe nje populli te tere si nje profane dhe cinike bashke,e afte te jete pjese e nje loje qe mund tu rezervohej vetem handikapateve.Ne zemerimin e revolten e njerzve duhet ta dije mire qe edhe ajo eshte nje target fare i qeruar.Sado te sperdridhet nuk mund ta transferoje pergjegjesine e saj kushtetuese as pertej Atlantikut.
ky i gjati duket sikur nuk e ka ngrene corben e prishur te ramiz alise.dasht zoti del e vertete.ka shancin te hyje ne histori
Desha te beja pak analize konspirative i shtyre dhe nga parafolesi qe kujtoi ceshtjen e Trebickes dhe Amerikaneve.
Disa Fakte qe po mendoja :
1) Ka qene nje leter e zotit Meta si Minister i Jashtem per largimin e zotit Whithers nga Shqiperia. Mendoj qe e ka kruajtur shume dhe ndaj ju publikua dhe video.
2) Ne 97 sipas gojedhenave me nivel te larte qe kam , Amerikanet i kane kerkuar Zotit Zhulali bazen e helikoptereve po Dr, i tha jo dhe u pa 97.
3) Prokuroria e Shipersie bahskepunon ngushte me Amerikanet. Ne nje shtet demokratik Prokuroria dhe gjykata jane arbitri se kush ka te drejte.
Ideja eshte qe, gjendja aktualisht ne shqiperi do behet si duan Amerikanet. Jo se jam kundra tyre, por gjithe materiali eshte i serirur. Edhe vrasjet jane te dyshimta. Po thane amerikanet i vrau Berisha, dmth diku ua ka prishur qejfin. Pothane i vrau turma dmth, do sakrifikohet Edi.
Plu mbyllja e ambasades amerikane per dy dite tregon nje lekundje per nje 97 te dyte. Shpresojme qe politikanet tane te sillen mire me ata jashte, sepse ne fund populli do vritet.
FLM
E nderuar znja.Barby ,pas takimit te ekspertit te SHBA qe beri me Ju koke me koke,Ju si edhe here te tjera kerkoni perseri eksperte pertej Atlantikut!E habitshme qendrimi juaj per pozicionin qe keni.BE Ju rekomandon se ,boll me me eksperte !I keni bere te gjitha trajnimet e duhura per te vertetuar se i ndjeri A.Hoxha (top kanal) u vra apo e vrane;i keni bere trajnimet e duhura per te vertetuar se K.Trebicka u vra aksidentalisht apo e vrane;i keni bere te gjitha tranimet e duhura per te vertetuar nese regjistrimi i videos eshte origjinal apo i trukuar;i keni bere te gjitha trajnimet per te vertetuar me dokumente filmike se nga u qellua e perse u qellua,e ju per te gjitha keto fakte ne duar kerkoni ti çoni ne drejtim te paditur duke kerkuar eksperte!Turp jo per Ju,por per Institucionin qe perfaqesoni.Ka ikur ajo kohe kur ne Shqiperi Arifet shikoheshin si “Ufo”,tashme te gjithe e dime fort mire qe jane njerez si ne qe ndoshta habiten me manaxhimet e shkelqyera qe i bene situatave delikate kryehajduti e vrasesi i nje populli Sali Berisha.Te gjithe e dime tashme se kush e mbron e e mban ne pushtet kryehajdutin e kriminelin Sali.Shikoni pas kerkese qe keni bere per “EKSPERTE”si i ka ulur tonet “Miku Sali”!
Te me falesh e nderuar znja.Barby ,se harova te te thonja kerko eksperte edhe per “Shitjen qe i beri ujrave teritoriale “preçedenti Sali!Se mbase ato teritore i perkasin Greqise e per pasoje ua afrojme miqeve tane “Kerkimin e naftes e gazit”.Me n je gure vriten dy zoq (Shqiperia e Greqia).