Ditëlindja e gabuar e krizës

26 Janar 2011, 21:22Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës shqiptare duhen mirëkuptuar si përpjekje për të shëruar pasojat e 21 janarit, dhe si të tilla ato janë vetëm një qetësues mbi plagën e pashëruar të krizës shqiptare. I dërguari evropian për krizën, por dhe angazhimi në nivele të larta i diplomacisë së SHBA, janë fokusuar të gjithë tek ndalja e dhunës, ndalja e protestave dhe hetimi për vrasjet e ndodhura përballë zyrave të kryeministrit Sali Berisha. Ky nivel i lartë angazhimi në të vërtetë nuk i përgjigjet rëndësisë që ka në qetësimin e situatës në Shqipëri, pas 21 janari. Ajo që ndodhi më 21 janar është e qartë dhe nuk ka shumë nevojë për asistencë ndërkombëtare, as për tu gjykuar dhe as për tu hetuar. Më 21 janar në një demonstratë rutinë të dhunshme, kryeministri Berisha ka urdhëruar dhe po mbron vrasësit e tre qytetarëve shqiptarë. Kjo natyrisht që ka rritur zemërimin popullor dhe përbetimin e opozitës për protesta, por nuk ka ndryshuar asgjë nga shkaqet pse ndodhi 21 janari. Me to nuk po merret askush dhe derisa ato të injorohen, 21 janari do të përsëritet ose në formën e tij makabre, ose në forma të tjera, pasi ajo është pasojë e një  plage të pashëruar.

Siç është vlerësuar dhe nga media e huaj dhe ajo shqiptare, 21 janarin e prodhoi injorimi i vazhdueshëm i krizës shqiptare nga qeveria e kryeministrit Berisha dhe mbyllja e derës ndaj opozitës për çdo opsion të saj. Historia e politikës shqiptare pas 28 qershorit është një përpjekje konstante për të delegjitimuar çdo lëvizje politike të opozitës dhe për ta bërë atë të pafuqishme për të përfaqësuar shoqërinë opozitare në Shqipëri. Asaj ju mohua në mënyrë arrogante transparenca e zgjedhjeve dhe të gjitha shqetësimet e saj mbi nivelin galopant të korrupsionit në Shqipëri. Dhe si për të derdhur kupën e durimit para shqiptarëve shfaqet arroganca e Sali Berishës dhe Ilir Metës, të kapur me zë dhe figurë duke plaçkitur Shqipërinë, të cilët fyen dyfish shqiptarët me mënyrën se si donin të justifikonin atë që po bëjnë përditë. Pra, drejt 21 janarit shqiptarët shkuan të fyer nga pushteti, të fyer nga arroganca e tij për transparencën e zgjedhjeve dhe transparencën e qeverisjes, të zemëruar nga aferat e përditshme ku familjarët e pushtetit janë shpallur qytetarë të dorës së parë dhe shqiptarët qytetarë të dorë së dytë. Perëndimi u dorëzua ndaj kësaj arrogance. Edhe opozita u kryqëzua si i paaftë ndaj kësaj arrogance. Qytetarët nuk u dorëzuan dhe dolën në rrugë duke ndodhur ajo që ndodhi.

Tashëm ne kemi një vëmendje të madhe perëndimore për të zgjidhur pasojat e 21 Janarit. Kjo është një gjë e mirë, por asgjë nuk sjell stabilitet në Shqipëri, pa u zgjidhur problemet që prodhuan 21 Janarin. Përpara se kryeministria të mbrohet me gardistë të papërgjegjshëm dhe elementë kriminal të rekrutuar nga familja në pushtet, ajo mbrohet me mjete politike, mbrohet me dialog dhe respektim të institucioneve. Pas 21 janarit Berisha shpalli një grusht shteti, duke mos njohur institucionet e drejtësisë, duke uzurpuar kompetenca të presidentit dhe duke i shpallur luftë fizike opozitës, dhe dënim me vdekje liderit të saj. Kjo rriti artificialisht tensionin tek faktori ndërkombëtar dhe dje Berisha me pafytyrësinë e tij klasike u tërhoq nga çmenduritë e tij dhe kjo po i vlerësohet si pozitive. Kjo është një qasje sempliste ndaj krizës, një manovër për tu qetësuar nga profili i papërgjegjshëm i Sali Berishës, nga i cili kanë frikë se mund t’i vërë zjarrin Shqipërisë si në vitin 1997. Është gabim. Shqipëria nuk i rikthehet më vitit 1997 për shumë faktorë. Mbi të gjithë se dhe vetë Sali Berisha pavarësisht se po i bën gjithë “adetet” e vitit 1997, nuk shkon deri tek anarkia dhe dhuna në rrugë pasi ai nuk është më “asketi” dhe i vetmuari i vitit 1997. Ai ka fëmijë të pasur me prona prej miliardash, mbesa e farefis që kanë Shqipërinë pronë të tyre dhe ata nuk janë të gatshëm t’i vënë flakën asaj aq lehtë. Edhe pse shpesh ai e mërmërin skenarin tunizian, ana e tmerrshme e atij skenari është se populli filloi tu vërë zjarrin pronave të nipave, mbesave e dhëndurëve dhe farefisit të Ben Alisë. Kjo është një arsye e fortë që vetë Berisha përpiqet të frikësojë Perëndimin me gjestet e vitit 1997, por nuk e kthen dot Shqipërinë në atë kohë. Përtej tij është një Shqipëri tjetër që nuk bëhet si ajo e vitit 1997. Ka dhjetëra faktorë të tjerë në Shqipëri që dinë të mbrojnë dhe ta ruajnë këtë vend, pavarësisht çmendurive të një njeriu, dhe nuk do të ketë më një vit 1997. Por ajo që është e rëndësishme është që të mos kemi as hiena që duan të na kërcënojnë me njollën me të zezë të tyre. Ndarja mes Evropës dhe SHA mbi shkaqet e krizës së vitit 1997 u shfrytëzua mrekullisht atëherë prej Berishës. Evropa e shikonte krizën si krizë financiare shkaktuar nga skemat piramidale dhe u përqendrua tek zbutja e atyre pasojave duke i dhënë shans Sali Berishës ta shihte faktor kryesor, ndërsa SHBA e shihte si krizë thelbësore të demokracisë duke kërkuar zgjidhje thelbësore të saj. Mes kësaj paqartësie, Berisha notoi dhe mbijetoi. Tashmë është mirë që kjo histori të mos përsëritet. Ajo që ndodhi më 21 Janar është një krizë e menaxhueshme. Askush nuk mund  të qetësojë shpirtrat e zemëruar, bile as familjarët e viktimave, nëse arrin në përfundim se ata u vranë nga qitës nga Gramshi apo një qitës nga Tropoja. Zemërimi ndalet kur të bien arsyet përse njerëzit dolën në rrugë të zemëruar më 21 Janar. Kriza nuk e ka ditëlindjen më 21 Janar. E ka më herët, bile më herët dhe se 28 qershori i vitit 2009, kur trupi i dobësuar i demokracisë shqiptare, nuk i rezistoi dot virusit të zgjedhjeve të vjedhura. Prandaj nëse duhet ta njohim këtë krizë dhe nëse duhet ta zgjidhim, duhet ta nisim me ditëlindjen e saj. 21 janari është ditëlindje e gabuar, është në një farë mënyre si ditëlindja fallco e Sali Berishës më 15 Tetor. Arsyet përse ndodhi 21 Janari janë ende gjallë, janë çdo ditë para nesh si kufoma të gjalla. Ne ende shohim në ekrane kufomën e gjallë të Ilir Metës, kufomën e gjallë të Lulëzim Bashës dhe kryeministrin buzëplasur Sali Berisha, që duan të na shesin krimin për heroizëm dhe plaçkitjen për qeverisje. Paqja vjen nga një zgjidhje politike që i jep fund arsyeve që nxorën njerëzit në rrugë më 21 janar dhe jo nga paradat ushtarake, gjestet makabre të lavdërimit të vrasësve, apo investimet e diplomacisë perëndimore tek qetësimi i qytetarëve dhe shtetarëve. Kjo nuk është një histori e ndonjë burri shteti apo ndonjë burri mileti. Kjo është një histori e anomalisë së demokracisë shqiptare që duhet korrigjuar në thelb. Një kazan që zien nuk ndalet duke e ruajtur mos derdhet, por duke fikur zjarrin. Dhe ai është në zjarr para 21 Janarit.

31 komente në “Ditëlindja e gabuar e krizës”

  1. AlbinoBlackSheep says:

    Nje tjeter artikull i qelluar Z.Baze. Mendoj se sa do qe te tjeret te duan te ndihmojne Shqiperine, fati i kufomave politke qe kemi ne varet nga vete populli.Duhet ti varrosim njehere e mire dhe mos i ringjallim me sic beme ne 1997.Nuk e di a e thua ne menyre figurative apo ka ndonje te vertete per ata snajperistat qe jane nga Gramshi e Tropoja?

    1. eddy says:

      Zoti mero nuk ju njohe pasi nuk jetoje ne shqiperi por habitem si ju keni punuar me komunistin berrisha me sa lexoje ju nuk keni asgje te perbashket me te besoje ai do te jete gabimi me i madhe qe ju keni bere ne jete megjithate ne jete gobohet e rendesishme eshte reflektimi ju uroje suksese sinqerisht gazetaria shqiptare ka nevoje per ju

  2. odi says:

    Je i papare e i paarritshem Mero ! Meriton respektin e mbare popullit per vlerat dhe trimerine qe tregon kunder Bajlozit Djallzor Berisha . Ruaju vella hakmarrjes se tij !!! Te ka hale ne sy me siguri …
    Eshte me vend shqetesimi yt , po don te rreshqase si gjarper , por mendoj se BE dhe USA e njohin me ne fund . Duhet te kene informacin te detajuar per aktivitetin e tij . Duhet te zhduket njehere e mire nga politika e te largohet nga Shqiperia perpara se t’a fusin ne burg. Mos harro shprehjen “Kush i ben gropen tjetrit, bie vete brenda”.

  3. Epirioti says:

    Gjëja e di shume mire qe eshte i rrezuar, ai thjesht bertet per te bere pazar me pasurite e tundshme e te patundshme me Ramen dhe nderkombetaret. Kjo nuk i duhet lejuar. Sipas ligjit duhet futur ne burg, te kontrolohen pasurite e tij dhe te klanit te ngushte te tij(bashke me lubi Meten), tu sekuestrohen keto pasuri te paligjshme, vlera e te cilave eshte sa 3 buxhete vjetore te Shqiperise. Kjo eshte drejtesia qe do populli dhe kete urdher te popullit duhet te zbatoje Edi Rama

  4. Petrit Kola says:

    Mero,
    Juve flisni per mikrokrizen.
    Puci ka 2O vjet shendosh e mire, Origjinen e kane ne Vilen nr.4 te bllokut.

  5. dino chicago says:

    Te vjen te pelcasish,te besh “skopjo’ kur degjon gurgullimen e nje ushtrie te tere makina folesish:Qetesi,stabilitet,maturi,bisedime,dialog,ulje tensioni,jo keshtu djema, jo ashtu djema…!
    Te dashur nderkombetar dhe pushtetar:Ne qofte se nuk zbrisni nga nje planet tjeter,mos flisni keshtu.Me Salen nuk bisedohet ,nuk e njihni akoma???Ju mund te bisedoni me te per cdo gje,por jo ti thoni atij dorzo pushtetin se populli nuk te do,largohu se qeveria jote eshte koka qe drejton korrupsionin,shko ne zgjedhje te reja dhe te ndereshme per te pare se ke do caktoj populli per ta udhehequr…Ne se ai nuk i duron keto bisedime per cfare duhet te bisedoj opozita me Salen………./////?????????????????????

  6. miri says:

    Faleminderit z.Mero, per keto shkrime kemi nevoje, ku analizohen shkaqet, fenomenet dhe reagimet.

  7. saimir says:

    Z.Baze !Per mua je ilaçi qe me hap syte mengjes per mengjes,je ilaçi qe me kthjellon mendjen e me mban me shprese se Shqiperia ka burra qe dine ta thone te verteten ,qe dine te perballen edhe nen puçe ushtarake(siç ishte takimi i perbindeshit ne kryeministri me nje tufe kapterash)me korbet e ketij vendi.Perballja juaj eshte fisnike,burrerore ne nje kohe kur te gjithe Leset,jane vene ne dispozicione per ta rruajtur edhe kesaj here kermen Sali.Jam plotesisht dakort me sakarizmen qe i bene ditelindjes se kesaj urrjetje dhe si kunder edhe Ju edhe une jam i bindur qe kjo krize ditelindjen e saj e ka kur perbindeshi filloi reformen agrare ,qe sla kelysh e soj te tij pa bere pronar me prona te jashteligjeshme,e ka ditlindjen tek aleancat e fshehta te plerave shqipetare F.I.S qe pas 28 qershorit dolen haptazi,e kane tek pazaret e felliqura qe kryehajduti i beri ujrave teritoriale te shqiperise ku kjo ngjarje kaq e shemtuar per nga permasat e vjedhjes u anashkalua sikur te kishim te benim jo me fatet e shqiperise por me bixhozin e kusarise!Z.Baze uroj qe shume shpejt per kete popull te hidhen themelet e nje demokracie te re e te vertete,pasi jemi deshmimtare qe shteti ligjor e demokracia 20 vjeçare e ndertuar gjate kesaj kohe ishte nje maket prej rere qe askush nuk e merte guximin ta shembete pasi kishte frike se mos e zinte brenda.¨Pavaresisht ndoshta pikpamjeve e te parit te gjerave ndryshe me behet qejfi qe si krye opozitari edhe Ju jeni reshtuar ne te njejten llogore per te fituar betejen per shpetimin e shqiperise nga kusaria e disa njerezve qe ne aparencen e jashteme duken burra shteti por qe ne fakt jane jashqitja e ketij kombi.Ju faleminderit

  8. MEMEDHETARI says:

    I nderuari Mero.,te kam falenderuar gjithmone dhe prape te pershendes per ndihmesen e madhe qe po jep ne shpetimin e Kombit shqiptar.
    Do doja qe ne shkrimet aktuale te theksohet mire qe TRE TE VRARET e 21 JANARIT ISHIN PROTESTUES PAQESORE DHE JO TE DHUNSHEM…
    DHE ISHIN NE SHESHIN E PROTESTES,JASHTE RRETHIMIT ( “GARDHIT” sipas Berishes).
    Me kete nuk dua te pranoj dhe justifikoj perdorimin e armeve te Gardes dhe te policise kunder protestuesve te dhunshem,por mendoj se del akoma me i qarte KRIMI I SALI BERISHES dhe qelllimi i vertete i ketyre ekzekutimeve…
    Edhe njehere PERSHENDETJE,z.MERO!!!

  9. LORA says:

    Zoti Mero,dua t’ju falnderoj nga shpirti si interpreti me i perafert me shqetesimet e mia te medha qe nga 15 marsi 2008.Kam qene e mbetem e bindur qe zgjidhja e problemeve,sikunder ne nje familje,mbetet edhe ne Shqiperi te varet e te kurorezohet nga vete shqiptaret,se demokracia mund te funksionoje vetem kur te kuptohet se duhet te jete atribut i mases ne avangarde te perparimit.Kete bindje timen e shoh sot jo vetem tek punetoret e spikatur te fjales por edhe tek faktori rrezellites i Demostrates se 21 Janarit.Nuk mund ti falet asnje lloj cedimi ne administrimin e ketyre realiteteve Opozites se sotme,e ka ne tepsi cdo gje gati me sakrificat e integruara ne nje te tere.Per mua eshte e qarte qe si ne 1997-en kjo Opozite eshte pas popullit me ndryshimin e vetem se ajo e 97-es rrinte e veshtronte me gezim,pa levizur as majen e gishtit, themelisjen e gjithckaje qe mban nje shtet me kembe.Opozita e sotme nuk duhet ti vije pas por duhet te jete ne krah te popullit. Nese do te kete frike vendin tone do ta mbuloje gjema.Per njerzit eshte fare e qarte qe humnera e ekonomise e financave aktuale eshte me e thelle se ajo e 97-es.Me vjen keq,zoti Mero qe ke pasur iluzione per Ridvan Boden.Dyshja Bode-Fullani eshte garante vetem e humneres.
    Sa per faktorin nderkombetar,nuk e quaj domonant,ai si gjithmone dote vij pas si funksion i vullnetit te shqiptareve,pra nuk do te guxoje te dal kunder vullnetit te tyre nese NE e ushtrojme kete sovrenitet ne parametra europiane sipas nenit Nr.2 te Kushtetutes sone.

  10. Patriot Kodra says:

    Z. Mero Baze,

    Jam emigrant larg atdheut. Me dhimbset kombi shqipetare. Ti je pjesa e “dimrit bolshevik” qe po kaplon vendin tone. Ty munde te te jene premtuar shume gjera ne kembim te ndihmosh per te shkaterruar Shqiperine. Ti po sheh perdite se cfar po ben me duar tuaja. Ti e din se media eshte mjeti me i sukseshem per te manipuluar popullin. Por, dije se historia do te ta shkruaj emrin me shkronja te vockla si nje njeri i urryer dhe antishqipetare. Ti je pjesa e grupit kunguar nga Janullatusi. Dije se ka me miliona shqipetare qe te urrejne (njeri nga keta jame dhe une) per “ujin qe po dergon ne mullijte Greko-serbo-ruse”.

    1. Artur says:

      O Patriot, mos fol Kodra pas bregut se thjesht tregon injorancen dhe verberine tende! Greqia dhe Serbia nuk kane pase kurre aleat kaq te madh sa BerISHEN!
      Ti e di mire se kush e inaguroi gjeneral Janullatosin ne Tirane – BerISHA yt
      E ndihmoi Sllobon ne kohen e tij me te veshtire, biles zhduku dhe patriotin e vertete Remzi Hoxha, i cili zbuloi faktet perkatese te tradhetise se babit tend shpirteror.
      Do te shese pjese te tokes dhe detit te shqipetareve tek Greqia; Fazllici eshte ulur kembekryq ne Tirane! Por ti je i verber dhe nuk sheh dot! ?
      Dhe se fundmi, ambasadori rus ne Tirane eshte i vetmi qe ka mbeshtetur mikun e tij ne Tirane, BerISHEN tend!
      Me siguri je nje ish spiun i felliqur i sistemit te vjeter, qe mbron me cdo cmim gjakpiresit e popullit tone! Turpi rrin mbi ty dhe ata si puna jote!

      1. Patriot Kodra says:

        Ku di gje more Turi ti.
        Ti ca i di e ca nuk i di, ose ben sikur nuk i din. Edhe ne 1997-ten dhe tani nuk eshte ne kandar Sali Berisha po Shqiperia.
        Raporti i Dick Marty-Bollano-Spartak Ngjela-Ed Kristaq Rama dhe vrasjet e atyre mavrive qe nuk kishin pse ishin tek porta e Kryeministrise jane ne unison per te gjunjezuar Shqiperine. per te demtuar rende Kosoven si shtet i brishte.
        Ina Rames i dhimbset Shqiperia me pak se kepucet e saje me taka dhe parfumi qe perdor. Topi eshte bere si topi i futbollit. Skile i themi ne. Hajn! i themi ne.
        Topi duhj ti binte drejt por, eshte top dhe rrokulliset sa ne nje fushe ne fushen tjeter.

        1. Artur says:

          Eh more Patriot i verbuar!
          Ti nuk jep asnje fakt, por thjesht ben komente te enderrave qe sheh naten apo dhe me sy hapur!
          Ndersa une dhe shume te tjere po te tregojme fakte te ditura boterisht dhe biles te pranuara edhe nga babi yt shpirteror BerISHA. Po te permend vetem dy:
          1. pranimi nga Sali-sheviqi yt i kontrabandes (nenkupto ndihmes ndaj Serbise) me naften.
          2. pasi i deshtoi alibia fallco per vrasje nga vete demonstruesit, edhe Sali-sheviqi yt e pranoi qe plumbi i qelluar nga Garda e tij mund te jete devijuar dhe te kete goditur viktimat!?
          Po te ishte per Saline tend, sot nuk do te kishim as shtetin e Kosoves. Ishte ai qe iu kundervu nderkombetareve per Marreveshjen e Rambujese! Pastaj u justifikua se nuk kishte pase informacion te plote!?
          Shqiptari me i afert i Dick Marty eshte Lule Basha, dhenderrushi i ri i copes se mishit me dy sy.
          Reagimi yt fanatik me kujton kohen e fillim viteve ’90 ku veglat e komunizmit (sot me te fuqishem se kurre!) reagonin verberisht dhe pa pike llogjike ndaj ndryshimit.
          Jane thjesht njerez si puna jote qe u bejne pune regjimeve jodemokratike. Prandaj dhe nuk habitem se si E.Hoxha sundoi per dekada me rradhe. Keshtu ben dhe Kusar-vrasesi i sotem: shfrytezon verberine dhe injorancen e njerezve si ty, qe manipuloheni shpejt dhe totalisht! Te vjedh e te vret nder syte e tu e te thote shko e kape hajdutin!!! Te mjeret ju! Cfare tragji-komedie!
          Uroj qe te mos vrasesh veten kur babai yt shpirteror te marre arratine apo te na lere shendene. Se njerez si puna jote mendojne vec per kryetarin!

  11. Patriot Kodra says:

    Mero Baze ! Je bere nje nga nacionalistet-ortodox greke me te flakte.Mbaje mend cfar po te them. Nje dite ne te ardhmen Greqia do te te presi me lule e si hero.

  12. england says:

    Ti pervec se je larg( sikur jam dhe une,dhe nje pjese e madhe e shqiptareve)qenke dhe i verber o mjeran!A e ke pyetur ndonjehere veten perse braktise vendin ku linde,e u rrite,ku ke nenen,e babain?mos valle ndjehesh me mire larg miqve,dhe shokeve!kush eshte arsyeja qe te mban akoma ne vend te huaj?ne se vertet mendon se Mero Baze me shkrimet e tij po shkaterron vendin!po te them se jo Patriot qe nuk je,por je nje militant ordiner.Ne se do te dish se kush eshte ne funksion te grekut,dhe serbit,mjaft te dish per paktin e Saliut qe beri me Karamanlisin,ndersa eshte po ky kryeminister qe furnizoi makinen vrasese te Sllobodanit ne luften kundra kosoves!dhe per ta mbyllur do te keshilloja qe ti hedhesh nje sy dhe komenteve qe te rrethojne!ne se nje dite arrijme te jemi dhe ne si pjesa tjeter e evropes,jam i bindur se te gjithe do kthehen prane te afermeve te tyre,lerja urrejtjen politikaneve,ata kane se cndajne mes njer tjetrit…

    1. Patriot Kodra says:

      england ! Per sa i perket se kushe eshte e kush nuk eshte pro sllavo-greko-serb kam nje sugjerim: Le te behen sondazhe ne Serbi dhe Greqi se kush eshte me i pelqyeri shqipetare” Edivin Kristaq Rama, Spartak Kico Ngjela, Mero Baze apo; Sali berisha. Nese rezultatet do te dalin siqc thua ty sinqerisht dorezohem. Ti e din fort mire te verteten. Sali Berishes ia kan anuluar viziten ne Greqi vetem pse eshte patriot. Bji sondazhet tek greko-serbet dhe pastaj flasim.
      Faleminderit.

      1. AlbinoBlackSheep says:

        Hajde llogjike injoranti hajde. Te behen sondazhe ne Serbi e Greqi? Shko pra beji. Serbet besoj se e mbajne mend nderin qe Berisha i beri Milloshevicit duke i mbushur tanket e tij me nafte dhe thyer cdo embargo.Pastaj Fazllici prandaj merr pjese ne mbledhjet e keshillit te sigurise se Shqiperise qe te thote nje fjale te mire per Salen kur te takohet me dajen Boris( sic e quan Shkelzeni Tadicin).Sa per Greqine e ke ne xhep se e sheh qe po ankohen pasi opozita shqiptare u mori detin me nafte qe u fali Berisha.Sondazhin me te mire e pe ne shesh te premten qe shkoi, dhe do ta shohesh neser dhe ne te ardhmen.Kete punen e medias per te manipuluar popullin e sheh vetem tek Baze apo mendon se e ben dhe Berisha?

      2. Xhemal Kasa says:

        O Patriot, ja ke fut kot plako! Ca le..sh patrioti eshte Saliu bashke me ty qe flet per sondazhe Serbe dhe Greke. A e di ku ndodhet fundi i botes …. ne ate vend te shkosh ti edhe udheheqesi yt shpirteror.
        Rrofte lira e shtypit dhe e mendimit ne Shqiperi!!

        1. Patriot Kodra says:

          Ah mor “shoku xhemal” a mos je ndonje minoritar grek dhe fshihesh pas ketij emri???????

          1. Epirioti says:

            Kodra, ti je grek ose serb, mos luaj me karten e nacionalizmit, e hiqe ate term Patriot perpara emrit Kodra, ose je vertet patriot serb apo grek, apo je fondamentalist arab sic ka sala me shumeice rreth tij. Xeni falet 5 here ne dite o derezi. Ta kam thene njehere mbiemri Kodra eshte mbiemer jevgu, e i bie te jesh fis me Bujar Nishanin.

  13. Ela says:

    Sikur keto te verteta qe ju shkruani te shkonin ne vesh te cdo shqiptari. fatkeqesisht shume njerez, perfshi dhe ca intelektuale jane verbuar, i besojne cdo fjale te nje te cmenduri si Berisha. kur do vije ajo dite kur kufoomat e gjalla si Meta, Basha, Berisha Mediu, ti shohim pas hekurave. vetem kur varrmihesit e ketij vendi te shkojne burg, mund te qetesohet ky popull

  14. driton says:

    Shkrime shume reale dhe i mire.Krtieke i madhe i pushtetit jo demokratik te kryeministriete ,Sali Berisha.

  15. albaniac says:

    Eshte e trishtueshme kur shikon qe perseri shqiptaret i kthejne syte nga shba.show and tell nuk ka per te ndodhur me.interesat amerikane ne shqip.jane te konsoliduara dhe ata nuk kane per te levizur qerpikun jo 3 te vrare te jene po dhe 300 te behen.puna eshte se kjo qe u nis duhet te mbarohet dhe qe te behet e ndershme duhet qe vete shqipot ta bejen “me forcat tona”.policet nderkombetare nqs vine tek ne vine se marrin rroge ne rradhe te pare dhe me extra hours ose me veshtiresi ne terren.pra nqs nje zbatim te nje ligji i duhet po themi 2 dite expatriots do ta shtyne per 20 dite dhe fatkeqsisht kjo qe kemi ne tani ka hyre ne progresion gjeometrik….mendoj se duhet qe ta mbarojme ate qe kemi nisur and than ask question…tani eshte momenti i duhur qe shqipot te marrin mbrapsh ate qe iu eshte marre nga serbi,greku…sido qe te vije situata shba do perkrah ate qe do te jete ne pushtet.interesat e “evropit” nuk jane aspak pozitive per shqipot dhe kete shije te hidhur e kemi provuar disa here.gjeopolitika eshte ne favor te shqiperise shikoni se cbehet ne greqi ,ne kosove shikoni se si eshte katandisur maqedonia dhe nderkohe kemi nje serb tashme te corientuar.tani eshte momenti qe nje nacionalist extrem duhet te jete kryetar shteti.na duhet 1 ali pasha i dyte qe te ndrroje kjo shtylle kurrizore e thyer dhe e perkulur.politika jone e jashteme inexistente ka dekada qe nuk ben asgje vetem sa harxhon ate buxhet te dhene…mbrojtja… me NATON tani eshte momenti qe duhet shfrytezuar kjo organizate me te gjitha menyrat…nje artist i merituar nuk mund te drejtoje FA vetem per faktin se ka hypur nje here ne tank…
    Mero besoj se e kupton kur te them se ne jemi tjetersuar si nje mineral dytesor dhe duhet nje intruzion i ri te formoje kristaline te re….

  16. Patriot Kodra says:

    Pa u gjetur varret e humbura te te pushkatuareve pa gjyq nga paraardhesit e Spartak Kico Ngjelos dhe Ed Kristaq Rames, dhe pa u gjetur dhe gjykuar keta vrases Shqiperia nuk qetesohet. Mijera ish te denuar politike, familje te te ish pushkatuareve nge klika e Koci Xoxes me shoke dhe klika Hoxhiste nuk munde te presin me. Nuk durohet Ed Rama me gratacele ne Tirane me mafian perreth te fut ne terr serish Shqiperine vetem se keshtu i intereson Greqise dhe Serbise.Ta dije Ed Kristaqi qe Jane 8 milion ne 8 shtete (Kosova tani eshte shtet). Me strategjine e Kicove dhe Kristaqeve, Edvin Kristaq Rama po ja ngul thiken Shqiperise deri ne kocke.Ne nuk do ta lejojme kurre Shqiperine te behet nje shtojce e Greqise sic po punon Edvin Kristaq Rama. Nuk kane vdekur akoma shqipetaret e vertete.Ti ja leme kohes kte ta provoje.
    Shqipetare mos rri! po duku Shqipetare !
    Ka hyre sllavi-greku me hanzhare
    Ka ne front Ngjelen me Edin kryetare.
    Ti vene Shqiperise zjarre,
    Sic ja kan vene me pare
    Shqipetre mos rri po duku Shqipetare!
    Pas shpine ke Ngelen, Janullatosin, me hanxhar !

  17. england says:

    Sinqerisht qe po besoj se ose je,ose ben qorrin!sugjerimi yt eshte me i verber se ti je,duke lexuar disa nga komentet e tu(se une lexoj dhe rreshtat e dikujt,pamvaresisht se me pelqejne ose jo)Ti fut ne te njejten kategori disa persona,si avokat Ngjela per shembull,dhe i akuzon si sllav apo greke!kur Bollano e quajti te madhin Skenderbe,Jorgo.Ishte pikerisht ai qe ti e akuzon si grek qe ngriti zerin ne parlament,duke iu drejtuar presidentit te vedit te mbaj qendrim ndaj antishqiptarit Bollano!Spartak Ngjela ka bere aq shume vite burgu nga regjimi diktatures,sa ti ndoshta ske vite jete.Ndersa Edi Rama nuk ka qene as dhe nje minute komunist,sikur idhulli yt Sali,dhe ne se gjithcka ndryshon dhe zhvillohet nuk eshte faji Mero Bazes qe Saliu yt terrbohet,Nuk do desha te lendoj,por po te keshilloj ti lesh endrrat qe sheh gjate nates,mundohu te jesh realist per ato qe shkruan.Nuk e vret nje here trurin duke i bere pyetje vetes(ore te gjithe keta komentues budallej jane qe i dalin kundra kesaj qeverie,dhe une i mencur)pastaj do kuptosh se si eshte realiteti…

  18. Patriot Kodra says:

    Realitety eshte ky:Interesi greko-serb eshte qe Shqiperia te mos prosperoj kurre. Kjo eshte e provuar historikisht. 1997-ta ishte pa asnje dyshim sulm grek kunder Shqiperise nepermjet shqipfolesve ne Shqiperi.Eshte ekzact e njejta skeme, te njetet actore ne te njejten situate kyqe per kombin tone si me 1997-ten.
    Shqiperia eshte 8 milion ne 8 shtete dhe nuk do ta lejoje qe Edvin Kristaq Rama te zbatoje planet e projektuesve shovinist greke ne Shqiperi. Ndoshta Edit i duket vetja si i perkedhelur tani, por, koha do ta tregoje se ky njeri po vepron kunder interesave shqipetare i kamufluar nen petkun e opozitarit.

    1. LORA says:

      Se c’me ngjet logjika e ketij kodres me ate te Dr.Tyryry-se,si dy pika uji.

    2. AlbinoBlackSheep says:

      Ik ore papagall i Sales.Ne te permendim fakte e ti na flet gjepura e spekullime.Sala i fal detin Jon Greqise e ti na thua Rama eshte grek.Trushplare.

  19. Xhemal Kasa says:

    O Patriot, ja ke fut kot plako! Ca le..sh patrioti eshte Saliu bashke me ty qe flet per sondazhe Serbe dhe Greke. A e di ku ndodhet fundi i botes …. ne ate vend te shkosh ti edhe udheheqesi yt shpirteror.
    Rrofte lira e shtypit dhe e mendimit ne Shqiperi!!

  20. rrapi-i-treshit says:

    futja daulles kot o patriot
    ketu njerzit po vuajne per buke Biznesi po falimenton e po i nxjerr puntoret ne rruge
    Sala rrit taksat e gjobat dhe doganat se nuk ploteson dot me lek BUXHETIN ME TE MREKULLUSHEM NE BOTE e njerzit qe ka afer paguajne 2 milion euro kot per te pare REAL MADRIDIN me leket e vjedhura nga populli Ti duhet te kesh nja 6 a 7 vjet qe s`jeton ne shqiperi lale se ketej mezi po mbyllin muajin njerzit Para ketij na ngelte ndonje lek ne xhep po qekur e mori ky K…ri pushtetin u rriten cmimet e u shkundem fare Kaq di te them une pa bere politike fare

Comments are closed.

Lini një Përgjigje