Nacionalizmi si Reality Show

18 Shkurt 2011, 20:35Blog TEMA

Nga Halil Matoshi

Këtyre ditëve televizionet prestigjioze botërore e kanë ndalur emetimin e spotit të kushtueshëm “Young Europians” dhe në vend të tij po japin sekuenca nga një festë e çmendur kosovare, rrebeshe të shtënash nën tingujt e çiftelisë, natyrisht duke pi kaca të tëra birre. Po çka e lidh këtë aheng me Alkenën kosovare në Big Brother Albania 4 dhe protestën ndaj zgjedhjes së një zëvendësdrejtori të komunitetit turk në shkollën “Elena Gjika” të Prishtinës? Kur kombi lidhet me biologjinë dhe politika lidhet me kripën, tortën dhe futbollin, frikësohuni, po shfaqet racizmi.

Pse kosovarja Alkena e humbi lojën. Ajo nuk u pëlqye nga shqiptarët në Big Brother 4 për shkak të nacionalizmit të saj anakronik. Madje këtë tepri nacionaliste ia tha edhe bashkëvendasi i saj në këtë lojë Petriti. “Na myti me atë nacionalizëm të tepërt…”, u rrëfye ai.

Reality Show është lojë dhe aty secili aplikon individualisht dhe nuk përfaqëson as shtetin as kombin dhe madje as mëhallen e vet. Por ajo është yrnek i një rinie të cilës i është marrë e sotmja, duke ia premtuar të ardhmen. Alkena është viktimë e shkollës kosovare e cila ia ka mbyllur horizontet dhe mendjen përmes konfuzionimit identitar. Kastile, Alkena në Reality Show derdhi kripën greke (sic!) pastaj hoqi një yll nga torta e ditëlindjes që simbolizonte flamurin e shtetit të saj, sepse i gjashti yll u përkiste “shkieve.” Për këto marifete ajo në fund u shpreh të jetë atdhetare e flakët, sikur titulli i një gazete në Prishtinë, pas ndeshjes së futbollit Shqipëri-Slloveni: “Arbitri grek i dha fitoren sllovenëve”, thua se Shqipëria e humb secilën lojë për arsye të “konspiracionit grek.”

Po a ka kripa origjinë etnike?

Po futbolli a i përket gjakut dhe truallit?

E torta…?

Shqiptarët e Kosovës, së këndejmi nuk dinë ta pranojnë tjetrin e të bashkëjetojnë më të, qoftë edhe në një paqe negative, por e refuzojnë dhe e përjashtojnë, që më pas të përplasen më të, sepse pa një armik kujdestar nuk u ecën dot. A janë kosovarët të sëmurë nga nacionalizmi, ani pse gjatë kanë heshtur dhe e kemi fshehur sëmundjen siç fshihet çmenduria: Kosovarët janë racistë!

Ata djem të fortë që shprazin gota dhe plumba dhe ata mësimdhënës, të shkollës fillore “Elena Gjika”, nuk përbëjnë një grup të caktuar shoqëror, të veçuar, të njohur si për të tillë deklarativisht. Ata janë ne – shoqëria kosovare, çfarë e kanë krijuar elitat politike dhe kulturore. Në momentin e caktuar, ata thjesht kanë manifestuar qëndrimet tona shoqërore, të heshtura. Do të thotë: qëndrimet raciste!

Alkena prandaj është viktimë e historiografisë së interpretuar ideologjikisht, para dhe pas lufte. Ajo është viktimë e luftës dhe ideve mitike për shtetet e mëdha ballkanike.

Prandaj ajo s’ka faj…

Faj ka shkolla shqipe që është shndërruar në torishtë!?

Alkena kosovare nuk e di se nuk i përket një identiteti krahinor shqiptar, sepse vendi i saj është tashmë shtet, i njohur nga 75 kombe të botës.

Por kjo s’është fatkeqësi për moshën e saj dhe historitë e përrallëzuara në truallin nga vjen. Prandaj ajo heq me tërbim një yll, atë “të shkieve” nga një tortë që simbolizonte flamurin e shtetit të saj. Që s’u bë as shpejt as lehtë.

Por ajo ka probleme më të mëdha me krijimin e personalitetit, në një vend që nuk ka fill mendësie, e ku konstitucioni mental është ndërtuar mbi tabanin e çoroditjes.

Kosovarët e kanë “Postën e porositun” si barasvlerë të “Fermës së kafshëve” të Orwellit dhe duket, shumë nga ta e admirojnë turbo-nacionalizmin e Mark Krasniqit, përpara secilës forcë morale. Parapëlqejnë mbylljen, izolimin nga të tjerët, sepse në shkollën kosovare lejohet debati për vlerat e diskutueshme, nuk u lejohet fëmijëve të bërit pyetje, të kundërshtuarit, arsyetimi…

Nuk guxojnë të kenë një mendim të tyrin për çfarëdo qoftë.

Është thënë se nacionalizmi është streha e fundit e horrave, por kjo nuk shpreh tërë peshën e çështjes. Kjo mendësi është e nxitur nga nacionalistë ekstremë (që të përgjumur kanë gjetur strehë edhe në Akademi shkencash) e që e përrallëzojnë historinë, kurse shkencën “e thonë ezber”, sipas modelit të Krasniqit kur thotë: “Ti, zotëri Halil Matoshi, me shokë të tu shqipfolës, mund të deklaroheni kinezë e çerkezë, polakë e zezakë, si të doni. Por ne kosovarët betohemi: ,,Le ta dijë Evropa mbarë, do të qëndrojmë gjithmonë shqiptarë, nën flamurin tonë kombëtar.’’

A ka brirë racizmi?

Kësaj meseleje i thonë, se njeriu nuk duhet të turpërohet se e kanë rrejtur njëherë, por pse u ka besuar, pas përsëritjes së të njëjtës rrenë.

Prandaj Alkena nuk e di se ne nuk jemi popull i zgjedhur, hyjnor, por më të vonuarit dhe më të vetmuarit në histori. Sepse nuk di t’i shmanget së sëmundjes së Krasniqit dhe të ngjashmëve si ai, për ta hequr qafe sloganin racist: “Europa kurvë”, prandaj Alkena dhe tërë brezi i saj rrezikojnë ta humbin të sotmen e tyre, duke u besuar lahutarëve dhe përrallagjive të lagjes “Posta e porositun”.

Nuk e di se muzika nëse është e mirë, është art, pa marrë parasysh gjuhën “që flet”, kurse kripa greke është vetëm kripë dhe s’ka të bëjë asgjë me atdhetarizmin.

Për Alkenën dhe të gjithë skeptikët shqiptarë që e mohojnë kosovarizmin duhet ta përkujtoj atë që e tha Tony Blair (njeriu që ka luftuar me trupa për idenë e një shteti kosovar) në Kuvendin e Kosovës: “All who live in Kosovo are Kosovans. And they will be writing the future, as one nation, one people, equal before the law.” ( Tony Blair, Prishtina, 9th July 2010. “Të gjithë ata që jetojnë në Kosovë janë Kosovarë. Dhe ata do ta shkruajnë të ardhmen, si një komb, një popull, të barabartë para ligjit.”

Kjo fjali kujtoj se do të duhej të ishte moto e evropianëve të rinj dhe po kjo fjali besoj, do të duhej të ishte formulë e faqes së parë në abetaren kosovare.

Kosovarët kanë histori, solidaritet, besnikëri e nder, por ata ende nuk janë një shoqëri politike dhe ajo që thotë Jacques Martain për ‘komunitetet kombëtare’ do ta përshkruante edhe stadin e zhvillimit të kosovarëve. Ata ende nuk kanë miqësi qytetare; kanë zakone e doke, por jo norma e rend zyrtar, duke qenë se nuk e ka krijuar një trup të shëndoshë politik. Po sipas këtij autori, kombi nuk bëhet shtet. Shteti bën që të ekzistojë kombi.

Vitin e kaluar isha në emisionin e Alban Dudushit Top Show në Tiranë për të debatuar se a ekziston identiteti kosovar. Para këtij debati të vështirë u dha një dokumentar në të cilin ishin pyetur tironsat se si i shohin kosovarët, pra tjetrin, të dallueshmin.

Më bënë përshtypje përgjigjet e dy të rinjve në pyetjen e shtruar, i pari që tha se e habiste një nacionalizëm arkaik dhe shumë emotiv i të rinjve kosovarë dhe e dyta që tha se kosovarët që jetojnë ose kishin jetuar jashtë, janë shumë më të hapur se sa ata që asnjëherë nuk kanë dalë jashtë Kosove.

Vërtet cili është identiteti dhe e ngjashmja, pra identiteti kosovar?

Para do kohësh një “intelektual” sepse intelektual ne Ballkan është turma, pyeste pa ndrojtje modestie se cili është armiku ynë tani që Shqipëria është në NATO, kurse Kosova shtet i pavarur dhe sovran dhe në procesin e afirmimit të pavarësisë së saj shtetërore dhe të integrimeve euro-atlantike!?

Serbia? Greqia? Mali i Zi? Maqedonia… Rusia?

Njeriu lodhet ta kuptojë cilësinë retorike të pyetjes, vërtet cili është armiku im?

A thua fabrikimi i armikut kujdestar qe rëndom e shohim tek tjetri/tjetra (e kaluara si ankth e frikë ose e reja si ide, e panjohura) është derivat i frikës dhe paranojës se jemi te rrethuar nga armiqtë, se po na ndjek dikush, se nuk po na lënë rehat…

Apo thjeshtë është monopolizim i gjuhës nga ana e pushtetit, për ta siguruar lojalitetin e qytetarëve ndaj tij (pushtetit pra) duke folur vazhdimisht për një komplotist, një rrethim, një armik fiktiv (kombëtar, shtetëror, ideologjik, fetar, klasor, partiak, mendor…) por të konkretizuar sipas cilësorit tjetri/të tjerët.

Dhe a na e lehtëson “ky armik” jetën?

(vazhdon nesër)

8 komente në “Nacionalizmi si Reality Show”

  1. raimondi says:

    Une kam qene ne Greqi vetem 6 muaj.ne vitin 1995. Atje kam takuar edhe Aristidh Kolen , kryetarin e lidhjes arvanitase. Kam biseduar atje me shume greke dhe degjoja radiot dhe tv e tyre
    Nga sa pashe atje si Alkena ne Greqi , Pra Alkena greke atje jane pa ekzagjerim mbi 90 % e popullsise ,
    ndersa Intelektualet greke –jane 100% si Alkena.Biles edhe nje Intelektual serb i shquar qe kishte qene ne Athine ne vitet 2000 dha nje interviste n e nje gazete amerikane dhe tha : U skandalizova kur isha ne Athine sepse te gjithe intelektualet greke qe takova me flsinin me dashamiresi dhe e mburnin vepren e Miloshevicit
    Ketu ne USA kam biseduar me Sllave : , bullgare,ruse etj –Ata jane te gjithe si Alkena, pa asnje perjashtim
    Tani kur keto popullsi greke dhe sllave kane shumicen maximale t emundeshme te popullsise tip Alkena , po ne si dueht te jemi ??????
    Si ata tiransit qe i intervistonte tv dhe ishin te cuditur nga patriotizmi arkaik i kosovareve ??????

    Sipas mendimit tim Qytetaria tiranase dhe sidomos e Shqiperise se mesme eshte nje qytetari superficiale qe ka mungese te thexuar te konceptit modern qytetar, sepse Qytetaria tiranase patriotizmin e quan si dicka te dale mode –pasi mentaliteti i kesaj qytetarie eshte
    perzjerje e fetishizimit , servilizmit ndaj cdo gjeje te huaj me tingujt e avazeve turke ne menyren me qesharake te mundeshme, dhe kete lloj mentaliteti dembelo – anadollak ata e paraqesin si modernizem dhe e perdorin kete rrecke dollomaje – mentalitet te tyre si nje aritje kulturore dhe progresi kunder Patriotizmit i cili sipas ketyre eunukeve te modernizmit eshte i dale koke

    Mirpo ata harojne Rajonin se ku jetojne , sepse keta qytetarucet e Tiranes , nuk lexojne ata rijne gjithe diten ne kafene dhe nuk e njohin historine e Ballkanit aspak
    Ne fjaloret e politikes eshte nje shprehje interesante qe kur kerkon te shprehesh qe nje rajon me shtete te ndryhsme eshte armiqesuar atehere ai rajon quhet :– i Ballkanizuar–

    Sepse ne Konceptin e qytetarise moderne ne BALLKAN ( sepse aty jetojme, nuk mund te mendojme sikur jemi ne kufi me Zvicren , Suedine , Austrine etj ) eshte Nacinalizmi ne plan te pare i shprehur ne menyrat me BARBARE TE MUDNESHME dhe i drejtuar TOTALISHT KUNDER SHQIPTAREVE

    –Ndaj ata qytetaret tiranas nuk e kane haberin fare se ku jetojne dhe nuk jan aspak shtetformues nga menyra si e trajtojne patriotizmin ata –Pasi ne shofim qe Zyrtare te larte te politkes greke jane 10 fish me shume nacionaliste se Alkena
    Prifterinjte greke ne vitin 1997 , sipas nje emisioni te BBC qe eshte ehde ketu ne You Tube, ne kufi me Shqiperine kishin futur Tanke luftarake ne oboret e Kishave te tyre dhe prisnin gati per tu futur ne vendin tone
    –Hellooooooo !!!!!————–O Qytetare tiranas e kuptoni cdo me thene kur kisha mban tanke ne oborin e saj dhe i thote gazetarit anglez qe : ne jemi gati te futemi te marim teritorin tone’ ne Shqiperi
    — Se prifti futet ne shpirterat e njerezve dhe greket e degjojne ate si perendi.

    –Pra rajoni jone perdoret si simbol i Urejtjes midis shteteve ne fjaloret e politkes
    Dhe e gjithe kjo urejtje qe shprehet ne rajonin tone –ka qene dhe akoma eshte drejtuar vetem kunder nesh SHQIPTAREVE
    Po ne si duhet te sillemi kundrejt patriotizmit kur fqinjet tane na vrasin, na hyjne ne repartet ushatarake dhe therin ushtaret tane, kur ushtaret greke thone :..me zorret e shqiptareve do bejme litare, kur kompozitoret greke kompozojne kenge fyese kudner shqiptareve ???

    Ne c”duhet te bejme ??????–Te kompozojme kenge : Sagapo-te dua ???? — Sikur nuk e kemi dhe aq mire or ti o zoti i shkrimit
    Dhe mua me duket se Alkena eshte nje hap para nesh, te themi me te pakten
    Sepse une shof fqinjet tane qe per ta cdo gje shqiptare eshte e urreyer
    Biles kur u dogj Greqia , cuan te gjithe ndihma ne Greqi, edhe ne cuam disa makina zjarfikese per ndihme , Ata i kthyen mbrapsh mamkinat tona…. !!!!!!?????——-
    Keshtu qe ka bere mire Alkena qe nuk e ka perdorur kripen greke , edhe une po te isha do e hidhja poshte kripen greke
    Sepse greket ketyre gjerave ju japoin shum rendesi, i fusin ne propagandene tyre pro Greqise dhe ata nuk lejojne dhe pranojne azgje qe t e kete emrin e Shqiperise , Biles ata ne nje ndeshje futbolli ne Greqi na ndyshuan edhe flamurin tone, gjasme e bene pa dashje

    — E kupton ore lum miku se cfare shtete kemi ne kufi ?????

    Sepse ne Konceptin e qytetarise moderne ne BALLKAN ( sepse aty jetojme, nuk mund te mendojme sikur jemi ne kufi me zvicren , suedine , Austrine etj ) eshte Nacinalizmi ne plan te pare i shprehur ne menyrat me BARBARE TE MUDNESHME, perderisa nje shtet mban akoma nje ligj lufte kunder nesh dhe shteti tjeter fqinje me ne vrau 12000 shqiptare …..

    Ndaj Alkena ka Plotesisht te drejte , sepse fqinjet tane armiqesore nuk kane ndryshuar aspak, ndaj dhe ne duhet tju kunderveme Alkenen , ndryshe do na shkaterojne nqs ne tregohemi te bute,moderne , dashamires ndaj tyre……..tiranas ( Lol people )

    1. Marigo says:

      Me vjen mire dhe te falenderoj…Alkena

  2. ermali says:

    Bravo Raimond.
    Shpresoj shume qe dhe zoti Matoshi ta lexoje komentin tuaj dhe te zgjohet nga idealizmi i rreme per kete vend qe jetojme. Nuk e kuptoj si mund te jesh kaq idealist kur komshia qe ke pran shtepise sben gje tjeter veqse te fyen, te perdhos, rreh femijet tuaj, nderhyn ne qeshtjet e mbrndshme te shtepise tuaj, mandje ne nje menyre kerkon dhe te te marre koridorin apo dhomen e gjumit, kurse ti me idealizmin tend thua qe perderisa jemi komshij duhet te shkojm mire. Ok jam dakort, por duhet qe dhe komshia im te ma tregoje te pakten me nje perpjekje te vetme qe dhe ai e kerkon kete gje. Shtepia ime eshte atdheu im. Dhe ndoshta Z. Matoshi ne boten e tij ideale e pranon dhe tja kape komshia gruan apo vajzen e tij mbrenda shtepise se tij, por ashtu si e shikoj un jeten, un do jepja jeten per te mos lejuar kend per te me neperkembur dinjitetin. Dhe ju garantoj qe te kishte pasur shum me teper njerez ne kete vend si Alkena shume gjera dhe ne vendin tone do kishin ecur shume me mire. Pse u dashkan blere produkte te huaja kur fare mire ke produkte shqiptare shum here me te mira, pse u dashka pranuar nje YLL qe te ka pushtuar dhe pordhosur gjith jeten, dhe per me teper kur ai YLL nuk te pranon ty? Per me teper nuk e pranon as vetev si i tille ne ate flamur? Une ore zoteri nuk e kuptoj si mund te mendosh ne kete menyre! Te kishte me shume njerez si Alkena nuk do ishte nevoja te ishim qerramanet e Grecise dhe tu bindemi urdherave te tyre por do rrinim perball tyre me dinjitet(nuk ka rendesi se jemi me te varfer, dinjitetin kombetar nuk varet nga gjendja ekonomike, por nga atdhedashuria. Ndjeje e cila vertet fitohet qe ne femijeri nga prinderit dhe nga shkolla siq thua dhe ti, por eshte ndjenja me e paster e dashurise qe perjetohet, dhe mjere ai qe nuk e ka kete ndjeje.). Me fqinjin duhet te kesh dinjitet dhe te jesh si i barabarte. Mos me thuaj se ti e shikon se Greqia na trajton ne si te barabarte? Je shum naiv. Un nuk them qe ti duam te keqen tjetrit, por minimumi te mos e lejosh ate qe te te bej keq ty. Gjithsesi megjithese ka shum e shum gjera per te thene shpresoj shume qe njerezit qe e mendojne si ti (Qe demek quhen modern dhe sikur patriotizmi eshte i dal mode, por sjane gje tjeter veqse anadollake) te jene sa me te paket dhe njerez si Alkena te kete sa me shume. Se keto njerez i duhen ketij vendi, njerez qe e duan vendin e tyre me shume se cdo gje.

  3. raimondi says:

    Faleminderit Ermali
    —Gjithe Shqiperia eshte si Alkena –me perjashtim te nje pjese tiranase qe jane nen ndikimin e kengeve :…….. –dy leke, dy leke o Usta Murat e 4 qofte bejne 5 leke o usta Murat…..-por keta jane lol people ,nuk ngrene pesh fare
    Absolutihst gjithe Shqiptaret, te pakten ne Jug qe une i njof, jane totalisht si Alkena dhe me shume biles .
    Mirpo keta Politikanet e opozites dhe gazetaret e saj nuk e njohin realitetin patriotik te shqiptareve
    Sikur opozita shqiptare te rembente flamurin e patriotizmit Saliu sot do ishte ne burg , sepse gjithe shqiptaret pa dallim partiak
    do bashkohehsin me opoziten kunder interesave greke qe perfaqsojne ministrat e Sales, qe jane disa spiune te rendomte te grekut
    Por opozita nuk e kupton se kjo karte e patriotizmit eshte e vetmja me te cilen ajo mund te vije ne pushtet dhe te justifikoje cdo veprim radikal kunder Pushtetit qesharak te Sales

    1. beso says:

      Raimond,Halil Matoshi ka shkruar shume bukur,pastaj po ta lexosh me vemendje ai prek disa ndodhi negative,dhe ne fakt nuk flet per”terrenin”,siç flet ti,qe deri diku ke te drejte.Pyetja eshte:Cfare duhet bere?Duhet shkuar prapa kesaj zallamahie nacionaliste,per ti nxehur edhe me gjakrat e nxehta(gjakrat e nxehta jane semundje shpirterore)apo te kerkojme me ç’te mundim ftohjen e gjakrave.Ideja qe percjell Matoshi eshte kjo e dyta,dhe ne fakt,ashtu siç arsyeja fiton gjithmone mbi forcen,frytet e kesaj ideje do mblidhen pas kohesh.Tani le te flas pak per”terrenin”.Ne Athine une kam njohur ndonje intelektual qe s’e kish haberin e Vorio Epirit,biles te rinjte athiniote jane si tiransit e byrekut qe thua ti;pra flitet per qarqe shoviniste greke dhe jo per nacionaliste greke ne stil te gjere,qe flakin,ta zeme,goten me Coca-cola(greket jane antiamerikane te shpallur)apo nuk blejne makina gjermane…Kur punoja ne ofiçine,te dy greket,pronari dhe ustai,psh per luften e qipros i jepnin te drejte turqve,sepse rregjimi grek i kishte provokuar.Ustai me thosh se duket qe ne Greqi s’do kete oune,dhe mos u habit-me thosh-qe te vije dita qe te vijme ne te punojme tek ju.Nga ana tjeter,ekziston nje distance ne shtresezimin e shoqerise,qe kur ti shkon sherbetor tek tjetri,nuk ka sesi ai te trajtoje ty te barabarte.Ky eshte nje kusur i emigrimit,qe e kane vuajtur dhe e vuajne dhe kombe te tjera.Ne Jug ka filluar si nevoje dhe jo si nacionalizem ajo historia e kartave greke,ca sepse sigurimi i vizave ishte gati i pamundur,ca sepse rregullimi me dokumenta ne Greqi lehtesohej me keto deshmite-dhe ketu patjeter operonin segmente shoviniste te mbeshtetura nga adminstrata greke,se s’kish mundesi tjeter-por ka nje ligj universal ne fizike;goditjet zbuten me kundergoditje.Nuk eshte shfrytezuar asnjehere problemi çam,dhe pas ca kohesh do dale dikush e do thote:”-Ma jep me leter te shkruar kur ke kerkuar qe çameve tu zgjidhnim autodeklarimin”?.Mirepo tek ne lufterat e brendshme politike jane aq te ashpra,saqe te flasesh si Matoshi te deklarojne tradhtar,te bashkosh shqiptare e minoritare sot eshte e pamundur;hajde ti fryjme kosit!Po qe se Rama perdor nacionalizmin si pretekst,ai nukdo kete mbeshtetje nderkombetare,dhe,besoj e di,qe ne jemi nje protektorat i pashpallur!Kur arrin Berisha ti thote Lajçakut:”-Me thuaj ti ç’te bej,dhe une do ta bej..”,tregon shume ane te dhimbshme te atij lloj shteti qe jemi ne.Imagjino qe Lajçaku nuk di ku eshte sheshi”Skenderbej”,apo sa banore ka Shqiperia,te thoshte ndonje ide nga koka e tij,dhe Berisha,te betohem do ta bente,se ai eshte betuar tjeterkund per qeverisje te bindur,veç jo ne Shqiperi.Per ta mbyllur Raimond,mendoj se greket mund te arrijne maksimalisht ndonje merreveshje per krahina autonome branda territorit shqiptar,siç ka Italia krahinen e Alto-Adige me foles austriake,por s’na i merr dot Jugun,edhe pse ushtria jone eshte e permbledhur ne numer ne ato pak batalione qe shkojne ne Irak dhe Afganistan.Edhe ne’14 greku na pushtoi,dogji fshatrat e Korçes e Permetit,por çobanet u ngriten me pushke ne dore,me aq pak sa dinin.Sot ne s’kemi ushtri(eshte arritja me e madhe e Saliut)por kemi popullin qe di te luftoje,qe ka automatike ne shtepi,dhe botes i dhemb koka te shohe gjak ne Live ne emisionet e darkes,ndaj s’do kete lufte,por gerricje nacionaliste qe mbajne mbi uje politike dhe politikane te daleboje.Shendet!

  4. raimondi says:

    –Ca zallamahie nacionaliste ka midis shqiptareve mor aman ?????
    ——-Ne radiot dhe tv shqiptare thuhet cdo gje , vetem propagande patriotike nuk behet -fareeeeee

    –Ne jemi vendi i vetem ne bote qe nuk themi asnje fjale te mire pro Patriotizmit–dhe e kemi shkembyer kete me shprehjen bajate qe po fole pro patriotizmit te kundervihen nderkombetaret –Ky eshte justifikimi me qesharak

    –Ne fakt une nuk kam folur per terrenin sic thua ti –por kame folur per FENOMENIN –Alkena , per te cilen flet edhe Z.Matoshi ketu
    Dhe ky Fenomen nuk eshte ne Ajer –eshte PRODHIM I GJEOPOLIKES SONE

    –Dhe nukpo futem ne shume hollesira por po jap vetme keto sqarime :
    Ne Greqi si Alkena –jane njerezit qe kane Pushtetin, politken , mjetet e fuqishme financiare –Pra njerezit qe bejne Ligjin ne Greqi jane tip Alkena

    Ndersa njerezit qe bejne ligjin ne Shqiperi jane tip Tirooooooooooooooonci , nga ata qe te vjen per te vjelle se jane si nje Gelbaze Anadolli e mbeshtjell me nje leter cellafoni me mbishkrimin Pozdravi -loooooooooooooooooool –Qytetaria tiransae eshte gjeja me e Neveritshme ne Europe , dhe Tlevizionet kur japin mentalitetin e tyre , nuk tregojne realitetin, sepse te gjithe Shqiptaret jane patriote me perjashtim te atyre deficenteve qe zhgerryen nen tingujt e avazeve Arabe…

    –Pra fenomeni qe ne perjetojmesot eshte ky :
    —Ne Greqi drjetojne Alkenat
    Ne Shqiperi drejtojne :…..Anti-Alkenat

    Dhe ne shohim deri tani se si pasoje e Alkenave greke dhe e Anti Alkenave shqiptare ,po na mbushet jugu me shkolla greke,me njerez qe nderojne kombesine, po rekrutohen politikanet tane ti sherbejne sherbimit sekret grek-dhe te gjitha keto behen kaq hapur sa eshte skandaloze
    ——-Dhe nga ana tjeter kur dikush kerkon qe ti vihet fre kesaj dis-balance ne politiken me fqinjin se po shkaterohet vendi – dhe kete se pari dueht ta beje opozita
    -, dalin njerez si puna jote qe thone se po beri kete nuk do kete mbeshtetje nderkombetare !!!!?????

    –Por opoziten nuk e votojne nderkombetaret por e voton populli shqiptar, Opizta duhet urgjentisht ta largoje nga koalicioni ate Dulen, dhe per kete nuk i thote askush azgje Opzites , ndryshe kjo opozite do kalbet ne Opozite
    Por keta nuk e kuptojne kete dhe mire jane ne opozite ,sepse ajo eshte opozite me kalamaj dhe Saliu tall trapin me ta
    Sala edhe kur i tha atij Lajcakut :–Me thuaj c’te bej —-Edhe aty Sala eshte treguar dinak, po varja

    Absolutisht ne nuk duhet te lejojme Grekun te shnderpoje njereizt tane ne gre4ke–Dhe asnje pellembe teritorit shqiptar nuk mund t ebehet krahine autonome sic na thua ti –se ajo qe thua ti esahte nje Poshtersi prej deficenti— Sepse para asaj q ekerkojne grerket –jane me gjithe Greqia e veirut qe ka pasur pronare shqi[ptare dhe akoma ata greke atje jane came ortodoxe qe duan identitetin e tyre shqiptar por shteti grek nuk i lejon aspak
    Ndaj edhe ne ,duhet te kerkojme RECIPROCITET ne maredheniet me greket , ndyrhse nese ata nuk prnaojne3 edhe ne ti nxjerim JASHTE LIGJIT PARTITE GREKE, Dhe te kerkojme ne EU qe te repsektohen patjeter te drjetat e Shqi[ptareve qe jane perzene nga Greqia

    —Eshte qehsarake dhe e neveritshme , dhe akoma me shume shte fyese menyra se si justifikohet qe :–Do futemi ne Europe prandaj , duhet ta lejpojme Greqine ne keto kerksa te saj te pista…–
    C’eshte kjo lloj politike??/—-Ku e kane gjetur keta qe;lbesira politikane te shkaterojne integritetin teritorial te Shqiperise se gjasme do hyjm e ne Europe
    Qe te hyjme ne Europe ,ne duhet te ngreme mireqenien, Dhe po u ngrit mireqenia nukl ka problem fare hyrja
    Ja Maqedonia po e diskretiton Greqine ,dhe nga an tjeter Maqedonia nuk ecan koken fare per te drejtat e minoriteteve ne Maqedoni ,.dhe Europa nuk i thote ndonje gje
    Pse ne duhet t e jemi kaq sy lesh dhe behemi copa per 5 bujq te qelbur te minoritetit

    Diku aty Z.Matoshi flet per Armikun tone Imagjinar ,meqense ne jemi ne Nato
    Ne jemi ne Nato por edhe shtete te Natos kane luftuar me njera tjetrren sic eshte Greqia me Turqine
    –Dhe ne nuk kemi pse te krijojme Armik imagjinar sepse ne e kemi Armikun– Armik qeka ligj Lufte kunder nesh
    –Ne jemi i vemti vend ne bote qe jemi nen peshen e nje ligji lufte — DH eket eligj lufte kudner nesh e ka Greqia
    Kjo eshte skandal———-Kjo eshte nje arsye tjeter pse shteti shqiptar duhet te kerkoje ne EU qe Greqia nje vend i EU mban ligj lufte , pervec kekreses qe duhet t e beje per atdhesimin ne Greqi te shqiptareve te debuar ne 1945
    Ja pra qe po ta njohesh mire historine dhe te tashmen e maredhenieve me grekun del se ALKENA KA PLOTEISHT TE DREJTE

    1. Gramozi says:

      -O shoku pse zbehesh politikan ose gazetar..ke goxha kapacitet….Per kete punen e ALKENES doja te thosha qe NUK ESHTE E LEHTE TE BESH NACIONALISTIN kur ke 400.000 emigrante ne greqi—Ne fillim duhet ngritur mireqenja e klases se mesme qe po vdes nen regjimin e shpellarit—QE KA 20 VJET QE PRODHON VDEKJE DHE EMIGRACION…..Pastaj duhet ringjallur ushtria dhe pastaj flet me grekun me gjuhen e SHQIPONJES GJENIALE ENVER HOXHA—Keshtu ke bole edhe ti marresh mbrapa emigrantet ne qofte se ka lufte…po qe duke u rregulluar SHQIPERIA ata mund te kthehen VETE..

    2. beso says:

      Raimondi,te jap te drejte kur nxehesh,por siç thashe,gjaknxehtesia eshte dem i vetes.Bismark ka thene qe Ballkani nuk ia vlen jeten e nje granatieri te vetem,por ka thene dhe nje tjeter,qe parashikimi me shume se pesevjeçar eshte irreal.Problemi nacionalist kur lind nga brenda(psh Kosova)eshte nje çeshtje vetvendosjeje,kur nxitet nga jashte eshte irridentizem-te me falesh per gjera te tjera qe s’i di-dhe raste si ky i dyti sjellin luftera mes shtetesh(rastet kur Hitleri shfrytezonte pakicat gjermane per aneksimin e Cekise,Polonise,etj)dhe rasti i minoritetit grek i perket ketij te dytit,ndersa don te paraqitet si rast i te parit(autodeterminim).Nuk di sa mund te zgjase debati me kenge per usta Muratin,dhe shijet turkoshake te tironsve denbabadene,po kjo eshte gje krejt tjeter.Thote Gramozi poshte se duhet ushtri e forte(trefish e forte po te llogarisesh numrat e popullsise,se kur ben sulm duhet te jesh ne avantazh numerik-thote rregullorja e taktikave luftarake,kete te lutem,ta garantoj qe eshte keshtu,se ndryshe quhet aventure,ose shesh-besh tironsish-te dale ç’te dale),pastaj duhet mbeshtetje nga nje fuqi e madhe qe te mbulon shpatullat,qofte dhe diplomatikisht.Izraelin ne luften e katert e kapen ne befasi,dhe e di ç’beri Izraeli?U tha amerikaneve,ose me sill shpejt nje ndihme luftarake,me modernen,ose do ta fshij gjithe Lindjen e Mesme nga harta;vdes une-te vdesin te gjithe!Dhe e di pse,se Izraeli eshte fuqi atomike me e forte se Kina,madje thuhet se ne kohet tona eshte fuqia e dyte ne bote per gjeneraten e katert.Prandaj,Raimondo,me shume respekt,ti ke te drejte,por lufta me llafe nuk quhet lufte por Sherr.Dhe provincat autonome ne Itali,jane shtet italian,por kane nje politike fiskale tjeter,qe i ben austriaket te rrine mire ne Itali.Nukmundet te bejme armiq minoritaret tani,sepsei nxehim kot gjakrat,me mire te ofroje shteti politika te tilla qe ata te ndihen mire aty ku jane,dhe ta kene krenari shtetesine shqiptare!Shendet!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje