Unë nuk e di ku do të mund të fshihen nesër këta njerëz. Sinqerisht më shqetëson fakti që do mund të ndodhen edhe në opozitë. Në një opozitë të shtrënguar pas fanatizmit dhe izolimit për të mbjellë kafshata helmuese dhe gjuhë plot vrer. Apo do lihen rrugëve si kopilë, si ato romët e shkretë që meritojnë kushte më të mira se lypja semaforëve të Tiranës gjithnjë me një buzëqeshje të pisët e të pluhurosur në fytyrat më jargë.
Më vjen keq sinqerisht kur i shoh e i dëgjoj ç‘do ditë, të fundosen thellë e më thellë në përralla të kthyera në një makth pa fund, me shtriganë e me presidentë, me kuçedra e me kryeprokurore, me gjarpërinj me dy kokë e me shefa shërbimesh sekrete. E si të mos mjaftonte kjo, deklaratat e njëpasnjëshme të nxituara të amerikanëve dhe ato të evropianëve të hutuar me fuqitë që ju lihen në duar, i bëjnë copë e çikë e ju nxjerrin bojën e i plasin e përplasin në emisione-debate pa fund duke thelluar e nxitur gjithnjë e më tej urrejtjen.
Unë ca i njoh, e ca të tjerë me llafe, por ajo që më çudit më shumë është se atyre disave që i njoh unë ju ka ardhur litari në fyt, e ju shtrëngon dhe stomaku i varfër që ushqejnë me lugën e gazetarisë. Them me vete, ku i çon mushka. Ku duan ta shpien popullin këta të papërgjegjshëm, në një luftë pa fund të kush e ka e kush se ka ? Po pse ore s’ka hequr keq ky popull që doni ta shtini aty ku s’ka mbetur më vrimë ta shtini më tutje?
Ore kur të nxënë me presh në dorë e të thonë se kanë dhe ca preshë të tjerë që i kanë fshehur nën çardak, kur të fusin xixat dhe ti jua plas me plumba ballit e gjoksi mu atyre që s’dinë ku janë por e dinë pse kanë ardhur, kur të vijnë në parlament ashtu kokë-ulur e ti jua plas me histeri të qeshurash Hitçkokiane që burojnë nga spektakle pornosh të fëlliqura politike, kur pëllet gënjeshtra pa fund e s’mbush për be një të vockël pa i futur sharrën e korrupsionit dhe sëpatën e makutërisë… eh sa duhet shtuar në këtë mëri të pashuar. Lëreni ore atë popull të marrë frymë o tru-larë, dhe zgjohuni dhe ju sa pa humbur kohë se na e shpifët jetën e vendlindjen bashkë. T’ju vijë turp!
P.S. Mesazhi shkon vetëm për tru-larët pa brekë, se për ata të pangopurit, në vaftë në veshin e duhur mesazhi i amerikanëve e evropianëve bashkë, ardhtë dita ti shohim pas hekurave si majmunët bythë-rrjepur të kopshtit zoo-logjik shqiptar, ku edhe kafshët janë të lënduara e protestojnë me ulurima.