“Parajsa” e qeverisë “Berisha”: 1 person jeton me 74 lekë të reja në ditë

14 Shkurt 2011, 17:59Blog TEMA

Nga Kledian Lula

Nëse dëgjon shifrat e fjalimeve të kryeministrit Sali Berisha dhe “agjitatorëve” të pushtetit të tij, duhet të besosh atë që na thotë “Sali bollëku” që “Shqipëria është vendi i parë në botë për nivelin e lartë të jetesës”. Kjo deklaratë zyrtare e bërë mëngjes, drekë e darkë prej kryeministrit shqiptar nuk është gjë tjetër, veçse demagogji e sforcuar dhe e dalë boje e “qeverisë së mjerimit”, për të maskuar nivelin e ulët të jetesës së popullatës, i cili ka zbritur nën kufijtë e mbijetesës. Situata social-ekonomike në Shqipëri është tepër e rënduar. Edhe pse kryeministri i “blloqeve të tenderëve e koncensioneve” vazhdon të deklarojë se kemi rritje eksportesh, rritje prodhimi kombëtar, rritje të ardhurash për frymë të popullsisë, ulje taksash, rritje investimesh etj, gjithçka në Shqipëri ka pamjen e një vendi në krizë totale e varfërie ekstreme.

“Luksi” i jetesës shqiptare: Pagat si në Somali, çmimet si në Angli

Nëse i referohemi realitetit që jetojnë shqiptarët e jo atij “luksi” që propagandohet zyrtarisht nga “sarajet” e pushtetit të Sali Berishës është krejt e kundërta dhe për t’i vërtetuar se shqiptarët nuk jetojnë siç jetohet në “pashallëkun” e tij, të familjes, ortakëve të tij “sheikër”, të ministrave e deputetëve koncensionarë, po i publikojmë kryeministrit “extra demagog” se niveli i jetesës së shqiptarëve ka pamjen e plotë, madje më të rënduar se jetesa në një geto varfërie me produkt jetesën mizerie. Të deklarosh në këtë realitet mjerimi popullor, që shqiptarët kanë nivel jetese më të lartë se vendet e zhvilluara të BE, do të thotë që të mos jesh normal nga trutë, ose të vazhdosh të mendosh se populli i “ha” broçkullat dhe mashtrimet që ti thua.

Zoti kryeministër! Të jetosh jo më mirë, por si në vendet e BE, duhet që pagat të jenë edhe 4 herë më të larta se sa janë aktualisht. Që pensionet të jenë edhe 6 herë më larta se pensionet lëmoshë që qeveria jep deri tani. Që papunësia të mos jetë afro 1 milion persona, ose sa 30% e numrit të popullsisë dhe sa 71% e forcës aktive për punë. Ju kujtojmë zoti kryeministër dhe specialistëve e këshilltarëve të “KOP-it tuaj të plakur”, se në shifrën e papunësisë afro 65% janë forcë aktive pune të rinj të moshës 18-30 vjeç. Që shqiptarët të kenë nivelin më të lartë të jetesës në BE, do të thotë, që 90% të problemeve të tyre jetike e shoqërore, shqiptarët të mos i zgjidhin nëpërmjet “dorës së zezë” të korrupsionit të zyrave të shtetit, pushtetit e qeverisë tuaj të molepsur në krim ekonomik. Që shqiptarët të kenë nivel më të lartë jetese në vendet e BE, nuk duhet të kenë 88 taksa qendrore e vendore më tepër se Europa dhe 1.2 herë taksa më të larta si nivel pagese. Që shqiptarët të kenë nivelin më të lartë të jetesës në BE, duhet të mos kenë çmime 2 herë më të larta se tregu i BE. Kujtojmë zoti kryeministër, se nga aftësia blerëse e pagave dhe pensioneve, këto çmime janë 3-5 herë më të larta. Vetëm një krahasim: pagat në Shqipëri janë si në Somali, ndërsa çmimet janë si në Angli, Gjermani, Francë e SHBA. Që shqiptarët të kenë nivelin më të lartë të jetesës në BE, duhet të mos kenë çmimet e energjisë elektrike e të ujit me afro 3-4 herë më të larta se Greqia, Italia, Kosova, Maqedonia dhe Serbia. Që niveli i jetesës të jetë “luks” siç e deklaron qeveria, nuk duhet që shqiptarët ta kenë pagën minimale zyrtare 19 mijë lekë në muaj. Që niveli i jetesës së shqiptarëve të jetë si në vendet e BE, apo më lart se atje siç mashtron veten kryeministri Sali Berisha, duhet që pagesa ekonomike mujore e të papunëve të jetë edhe 35 herë më e lartë se sa 2200 lekë-shi që jep qeveria, ndërkohë që minimumi jetik i një shqiptari, vetëm sa për të mbajtur frymën gjallë me ushqim, duhet të jetë sa paga mesatare zyrtare e administratës publike.

Kryeministri e ka pagën ditore sa 1 pension qyteti

Sipas përcaktimit që ka bërë qeveria e “parajsës ekonomike”, pensionistët nuk figurojnë në kategorinë e njerëzve në nevojë, por janë klasifikuar me vendim qeverie si shtresë me “jetesë mesatare”. Kjo demagogji e kryeministrit “sheik” u shoqërua me mashtrimin për dyfishim pensionesh. Nëse ka njerëz në nevojë në Shqipëri, këta janë pensionistët. Pensionistët e qytetit e kanë pensionin minimal sa gjysma e pagës minimale zyrtare (19 mijë dhe 3.5 herë më të vogël se pagesa e domosdoshme e llogaritur e minimumit jetik). Sa për dijeni, kryeministri i Shqipërisë e ka pagën mujore zyrtare sa 30 pensione mujore minimale qyteti, ose më qartë e ka pagën ditore sa një pension mujor. Vazhdojmë krahasimin e pensioneve me pagat e ministrave dhe deputetëve që duartrokasin kryeministrin demagog Sali Berisha, kur ai deklaron “jetesën luks” të shqiptarëve. Konkretisht, paga e një ministri është e barabartë me 14 pensione qyteti dhe me 20 pensione fshati, ndërsa paga e deputetit është e barabartë me 16 pensione qyteti dhe me 23 pensione fshati. Kaq mjafton për të mos dëgjuar e besuar demagogjinë e kësaj klike qeverisëse, e cila siç e ka deklaruar kryeministri Sali Berisha po “lahet në vaska floriri” prej miliardave e bizneseve të shumta që kanë siguruar nëpërmjet korrupsionit zyrtar.

Ndërsa pensionistët, siç dihet jetojnë me “rrip të shtrënguar” me ato “pesë kacidhe” pension që u jep qeveria. Kjo shtresë e shoqërisë, dihet që ka shpenzimeve jetese e shëndetësore maksimale, të cilat në shumë raste kalojnë 3 e 4 herë vlerën mujore të pensionit lëmoshë. Sipas të dhënave reale, afro 85% e këtyre pensionistëve dhe 100% e invalidëve shqiptarë, janë jashtë mundësive fizike për të siguruar të ardhura nëpërmjet punësimit. Por edhe pse të pamundur nga gjendja fizike e shëndetësore, afro 45% e pensionistëve dhe 60% e invalidëve shqiptarë, detyrohen të punojnë për të zbutur varfërinë që ka pllakosur jetën dhe familjet e tyre. Sipas llogarive që bëhen, “fuqia” e pensionit mujor shqiptar nuk i përballon dot tarifat financiare në tavolinën e bukës, në spital, në CEZ, në ujësjellës, në veshje, në ngrohje, në shkollë, në transport, në higjienë personale e familjare, në telefon, në fatkeqësi etj. Me pensionin mujor që i jep qeveria e “Sali Bollëkut”, një pensionist mund të përballojë vetëm 8 ditë jetesë minimale. Sipas një testimi të bërë, rezulton se 35% të pensionit e “ha” farmacia, 27% e “ha” higjiena, ndërsa 38% mbetet për ushqim e shërbime të tjera jetike.

Parajsa e qeverisë “Berisha”: 1 person “jeton” me 74 lekë të reja në ditë

Qeveria “Berisha-Meta e (vet)deklaruar si qeveri e “rritjes më të madhe ekonomike në botë”, trajton 113 mijë familje pa të ardhura, me pagesë mujore sociale. Sipas vendimit të qeverisë së “parajsës social-ekonomike”, një person pa të ardhura, trajtohet vetëm me 2200 lekë pagesë sociale në muaj. Sipas llogarive të bëra, rezulton se 1 shqiptar i vitit 2011 duhet të përballojë jetesën e 1 dite vetëm me 74 lekë të reja ose më këtë tabelë jetese ditore:

1.        Me 5 lekë bukë

2.        Me 5 lekë vaj

3.        Me 5 lekë makarona

4.        Me 5 lekë oriz

5.        Me 5 lekë sheqer

6.        Me 5 lekë kripë

7.        Me 5 lekë fasule

8.        Me 5 lekë perime

9.        Me 5 lekë sapun

10.       Me 5 lekë veshje

11.       Me 5 lekë udhëtim

12.       Me 5 lekë energji

13.       Me 2 lekë mish

14.       Me 1 lekë ujë

15.       Me 1 lekë fruta

16.       Me 1 lekë kafe

17.       Me 1 lekë detergjent

18.       Me 1 lekë taksa

19.       Me 1 lekë ngrohje

20.       Me 1 lekë mjekësi

21.       Me 1 lekë telefon

22.       Me 1 lekë

23.       Me 1 lekë fatkeqësi

24.       Me 1 lekë gëzime

Kuota ushqimore mujore e një të burgosuri është 11160 lekë

Bukë      900 lekë

Oriz      130 lekë

Fasule    300 lekë

Makarona  190 lekë

Mish      2180 lekë

Djathë    600 lekë

Gjalp    300 lekë

Qumësht   540 lekë

Vaj       140 lekë

Zarzavate 1840 lekë

Fruta    320 lekë

Sheqer    90 lekë

Kripë     8 lekë

Çaj       55 lekë

Marmalatë 88 lekë

Vezë      360 lekë

Salcë    21 lekë

Sapun     850 lekë

Detergjent460 lekë

Energji   646 lekë

Ujë       230 lekë

Telefon   270 lekë

Të tjera  1780 lekë

Ndihma ekonomike mujore për një person është 1240 lekë

Bukë      100 lekë

Oriz      40 lekë

Fasule    20 lekë

Makarona  46 lekë

Mish      150 lekë

Djathë    50 lekë

Gjalpë    50 lekë

Qumësht   60 lekë

Vaj       100 lekë

Zarzavate 100 lekë

Fruta     50 lekë

Sheqer    30 lekë

Kripë     20 lekë

Çaj       10 lekë

Marmalatë 30 lekë

Vezë      40 lekë

Salcë     20 lekë

Sapun     50 lekë

Detergjent60 lekë

Energji   80 lekë

Ujë       25 lekë

Telefon   30 lekë

Të tjera  80 lekë

4 komente në ““Parajsa” e qeverisë “Berisha”: 1 person jeton me 74 lekë të reja në ditë”

  1. saimir says:

    I nderuar z.Lula keto jane analiza thelbesore te detajuara ne nje vend qe quhet fanar ndriçues i Europes!Keto jane arritjet e qeverive demokratike te instaluara me mjeshteri nga miqt tane!Ne kohen e diktatorit Hoxha thuhej qe “Buken ,ujin e dritat dhe vendin e punes e keni te siguruar e mos hani m.t se ju fus brenda ,ne kohen e diktatorit(demokrat) Sali thuhet, “Buken,ujin,dritat dhe vendin e punes se ke te siguruar dhe ha m.t sa te duash”!Ky eshte me pak fjale edhe luksi i qeverisjes me te sukseshme ne bote qe ndoshta mahnit kedo per nga arritjet!Ju faleminderit per zberthimit qe i beni jeteses me te bukur e me te lumtur ne bote !

  2. Nabukodonosor says:

    O burra te hyjme ne burg!Urime per shkrimin Kledian asnje koment nuk kam pas leximit besoj jane thene te gjitha.

  3. huri says:

    Pu-pu-buuuu…Me mire ne burg se perjashta.Me mire brenda ,se ne parajsen e Sali Ram Berishes,mashtruesit e kriminelit te Vucidolit…O NJEREZ,gjalle jeni ju more vellezer?Apo geloni dhe vegjetoniu si vemje,,,Ngrihun more,si ne Tunizi,si ne Magjuperi,katundare dhe punetore…QE NGA SHKODRA E GJERME VLORE!…Korrini dhe shtypini,keta shushunja qe na e pine krejt,krejt gjakun…

  4. dymi says:

    Dy jane karakteristikat qeverisese te Sal-iut. Genjeshtra pa turp dhe kercenimi e sharja e kundershtarit. Ashtu sic thote autori i shkrimit agregati propagandistik i regjimit te kesaj partie punon me kapacitet maksimal per te na mbushur mendjen se jemi me te lumturit ne planet. Nuk eshte se nuk e di qe kjo propaganden nuk ngjit, se nuk e beson njeri, por atij nuk i intereson kjo, ai vetem flet pa pushim,genjen dite e nate dhe nuk i behet vone qe te tjeret i nxjerrin gjuhen. Te gjitha regjimet diktatoriale apo gjoja demokratike nuk mund te veprojne ndryshe.
    Karakteristika e dyte shpifja ,sharja e kercenimi i kundershtareve eshte me se evident ne rregjimin e Vicidolit.E kemi pare te gjithe se me c’gjuhe prej putane fshati flet ne te gjitha rastet. Ai e di se si shkojne kundershtaret e tij me grate me femijet me motrat e vellezerit. Ai e di se si i kane carcafet ku flene kundershtaret, ku i bejne pushimet, c’kontradikta kane apo c’debate bejne me kryetarin etj. Ai eshte nga ata trimoshe qe i thote deputetit qe do ta bej fytyren si kepuce, qe kercenon Kryetarin e opozites se do ti jape nje ndeshkim ekzemplar etj. Po e kundershtove apo nuk bere ate qe ai kerkon je “lavire bulevardi” apo “horr bulevardi ” dhe keto mbasi i thote vete mobilizon zogorine e zagareve te mirestervitur qe ta vazhdojne kengen dite e nate.Degjoni se si cirret dite e nate Zonja e Trotuarit te Bulevardit nga zyra e Nexhmies( Jozefina ), zonjat e zotrinjte e tjere te trotuarit te bulevardit,mbasi flet Tutori i Zonjes se Trotuarit te Bulevardit nga zyra e Adil Carcanit. Popullit i ka ardhur ne maje te hundes nga kjo bande e degjeneruar shtypesish e hajdutesh. U shofte fara e tyre!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje