Endrra jone eshte Drejtesi!

19 Shkurt 2011, 19:55Blog TEMA

Tani qe e dime se ku jemi dhe cila eshte gjendja jone aktuale, do te percaktojme qellimet qe duam te arrijme.Por, nuk do te percaktojme qellime te paqarta, nuk do te themi thjesht: “Duam te perjetojme nje rizgjim”. Me sakte, ne do te fillojme te hedhim hapat e ketij rizgjimi. ky eshte qellimi une. Çfare na mungon ne me shume eshte DREJTESIA mbi tokat shqiptare. Po te kishim drejtesi ne do te ishim shume here me te perparuar. Gjithçka tjeter eshte pasoj e padrejtesise. Ne sorrollatemi me paragjykime dhe me akuza. Militantet ne Shqiperi brohorasin PS apo PD, por institucioni me i rendesishem dhe sa jetesor i drejtesise harrohet. Ju lutem me kuptoni se shume kohe te shtrenjte do te humbasim duke paketuar kete gje. Une presonalisht s’e kam mundesine qe te ndreq drejtesine Shqiptare, por nese jemi te bashkuar jam i sigurt se ne mund ti zgjidhim gjerat. Me drejtesi te korruptuarit denohen dhe burgosen. Me drejtesi i sinqerti fiton, i miri ndrit dhe behet shembull. Ekonomia zhvillohet, dhe i afti vihet ne pune. Pra shoke, ne kemi nje çeles ne dore dhe nje dere para nesh. Ai çeles eshte vendosja per te ndjekur shtegun e te drejtes. Per te qene te matur ne veprimet tona. Per te mos qene pesimiste! Ata qe duan drejtesine jane ata qe kane karakter dhe moral te forte dhe kete moral e imponojne me sjelljen dhe perkushtimin e tyre. Mirepo, fatkeqesia jone kombetare eshte se njerezit e pamoralshem, kane pushtuar kryet e institucioneve shqiptare. Sot ne Shqiperi, korrupsioni, vjedhja, krimi ekonomik, prostitucioni nuk shihen si fatkeqesi, por si “menyre jetese”. Imoraliteti i njerezve me pushtet, ka zbritur ne rradhet e shqiptareve, dhe kete imoralitet e gjen edhe ne shkrimet e atyre qe justifikojne keto fenomene negative si “per te miren e vendit”.

Shqiperia eshte labirinthi i gjitha paradokseve ne bote, por paradoksi me i madh eshte se ndersa ne perpiqemi te integrohemi plotesisht ne Europe, ne jemi vendi me name per trafiqe ilegale nderkombetare, dhe korrupsion te brendshem, dhe nuk eshte me sekret perfshirja ne keto trafiqe te njerezve me pushtet. Pyetja qe shtrohet eshte:Do te triumfoje ne Shqiperi Drejtesia e njerezve te drejte, apo Shqiperia do te kthehet ne “Kolumbine e Europes” ku autoriteti i ligjit eshte ne duart e trafikanteve dhe krimineleve?! Nje here kur filloja te degjoja muhabete trafikantesh, apo akuza pa fund dhe asnje veprim te drejtesise me levizte truri keq fare. Aq shume me vrisnin keto lajme, ky realitet saqe filloja te humbisja ne imagjinate. Me binte ndermend te behesha nje spider man. Te merrja nje snajper, dhe te gjithe ata persona qe ishin te njohur publikisht per trafikime, kurropsion, kontrabante, etj, ti piketoja dhe ti vrisja nje per nje. Dhe te gjitha keto vrasje te ishin anonime, dhe une te mos kapesha sepse s’do te mund te vazhdoja qellimin. Dhe shume prane atentatit te lija nje mbishkrim “Drejtesia do te Godas.” Si te thuash nje goditje qe te mos dihej se nga vinte, dhe te mos dihesh as se nga kush behej. Por ky mendim prape se prape nuk eshte i drejte ne vetvete, sado te mire ta kete qellimin sepse te vrasesh dike eshte kundra vullnetit te Zotit. Eshte me te vertete per te ardhur keq qe njerzit nuk e kuptojne plotesisht kete gje. Drejtesia eshte zanafilla e jetes, eshte e drejta per te jetuar. Drejtesia do te vi ne Shqiperi, dhe ne te gjithe trojet Shqiptare (sepse edhe atyre u mungon), heret ose vone. E rendesishme eshte qe populli ta kuptoj thelbin themelor te demokracise qe eshte drejtesia. Pa ate s’ka pluralizem, ekonomi, mireqenie. Pa ate s’ka as culture.Shpresoj qe te kuptohet rendesia e Drejtesise, dhe qe ne te rradhitemi ne krah te saj sepse gjithçka tjeter qe diskutohet ne nje ane ose nje tjeter, e gjen zgjidhjen duke vendosur per drejtesi. Me drejtesi ne do te mund të zgjidhim çeshtjet tona kombetare me shume shpejtesi, dhe ne do te jemi shume me te mireqene. Kam vene re se shume njerezve ne ne bote dhe Shqiperi “i ka ikur truri fare” me padrejtesite qe ndodhin ne Shqiperi. Gjithnje na keshillojne vendet anetare te Bashkimit Europian se ku duhet te shikojme per tu anetarsuar ne BE. Tani, ne e dime ku duhet te permiresojme, dhe eshte detyra e gjithsecilit te mbaje pergjegjesi per cdo gje qe flet e vepron. Eshte detyra e jone (brezit te ardhshem) te kerkojme rregull dhe pergjegjesi. Duhet filluar ti “leme” menjane medimet e “elites politike ” dhe ta cojme perpara kete pune. Ne jemi deshmimtare te nje strukture te pazakonte konfliktuale, institucionale ndermjet presidentit,opozites,kuvendit,prokurorise,SHISH-it,Kryeministrise etj. Une kam nje enderr se nje dite ky komb do te ngrihet dhe do te jetoje kuptimin e vertete te besimit te tij. Une mendoj se keto te verteta jane te vetekuptueshme, se te gjithe njerezit jane krijuar te barabarte. Rinia perben te ardhmen e çdo kombi, nese ne nuk kujdesimi per te, rrezikojme te mos te kemi te ardhme. Drejtesia shpesh here nuk ndeshkon te keqen, por e mbron ate padrejtesisht. Drejtesia eshte me e rendesishme se liria qe kemi fituar ne demokraci. Drejtesia do triumfoje tek ne, kur akuzen e padrejt ndaj tjetrit, ta identifikoj me veten. Drejtesia lulezon kur nuk demton njeri dhe i sjell dobi shoqerise. Drejtesia eshte prone e njerezve me virtyte te larta, qe si ka kushdo. Ligji nuk duhet te kete ngjyre.

1 komente në “Endrra jone eshte Drejtesi!”

  1. protesto says:

    Une jam shume dakort me ato qe Ju trajtoni ne lidhje me shtetin e se drejtes.Por dua te them qe ketij shkrimi i mungon PROTESTA dhe thirrja e ndergjegjes, per te protestuar sebashku pa nderprerje ne te gjithe qytetet e vendit ,per ta shkulur te keqen korruptive kriminale, qe ka mberthyer e dirigjon prej vitesh politiken shqiptare, ne te kater pushtetet e saj.VETEM PROTESTA POPULLORE PA U NDALUR VENDOS SHTETIN E SE DREJTES, PER TE CILEN ESHTE ENDERRUAR DHE SAKRIFIKUAR NE VITE.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje