Ambasadori i SHBA-ve, Cristopher Dell, përmes një letre të hapur dërguar Komisionit të Pavarur të medieve(KPM), paraqitjen e SMS-ve nga seanca e Kuvendit në mediat e shkruara dhe ato elektronike e ka quajtur veprimtari joprofesionale, jo etike dhe potencialisht të paligjshme.
“Isha i zhgënjyer kur mësova sot se mjetet e shtypit kishin përgjuar dhe regjistruar dhe rrjedhimisht edhe kishin shtypur ose transmetuar në shkallë vendi korrespodencat dhe bisedat private. Këto medie, përfshirë edhe Kohën ditore, Express dhe KTV, kanë tejkaluar kufirin duke transmetuar komunikimin privat që ka ndodhur në sallën e Kuvendit më 22 shkurt, përfshirë edhe një thirrje të qartë telefonike që më përfshin mua”, thuhet në letrën dërguar Komisionit të Pavarur të Mediave.
“Po ju shkruaj anëtarëve të KPM-së lidhur me këtë veprimtari joprofesionale, jo-etike dhe potencialisht të paligjshme. Unë nuk jam i trazuar nga përmbajtja e këtyre komunikimeve, të cilat nuk pasqyrojnë asgjë më shumë se sa përpjekje të zakonshme për të mbledhur informata në një ambient të hutuar dhe komentet domethënëse të shprehura nga palët e treta, përfshirë edhe një pohim plotësisht të respektuar se udhëheqësit politikë të vendit duhej të merrnin vetë disa vendime për vetvete, por më shumë nga veprimi i qartë i paligjshëm i medieve”, thuhet më tej në letër.
Ambasadori Dell thotë se ashtu siç i ka ftuar anëtarët e qeverisë që të përqafojnë standardet më të larta të qeverisjes transparente dhe të pastër, po ashtu i nxitë pjesëtarët e medieve që t’iu përmbahen të njëjtave standarde dhe sjelljes profesionale për të cilën janë pajtuar kur kanë nënshkruar Kodin e mirësjelljes të shtypit.
“Kosova ka kode të mirësjelljes si për shtypin e shkruar, ashtu edhe për atë elektronik. Këto kode kërkojnë nga nënshkruesit e tyre që t’iu përmbahen standardeve më të larta ndërkombëtare të gazetarisë, përfshirë edhe privatësisë. Koha Ditore, Express-i dhe KTV-ja kanë thyer shpirtin dhe qëllimin e këtyre kodeve kur kanë ndërhyrë në komunikime personale. Sjellja e tyre ishte e pafalshme. Kjo sjellje po ashtu mund të ketë qenë edhe e paligjshme, pasi që Kodi penal i Kosovës ndalon përgjimin e paautorizuar të bisedave dhe deklaratave personale”, thuhet në letër.
Për më tepër në letër përkujtohet Neni 170 (1) i Kodit të Mirësjelljes sipas të cilit kushdo që me anë të pajisjeve të posaçme pa autorizim përgjon apo bën përgjimin tonik ose incizon bisedën a deklaratën, e cila nuk i është drejtuar atij ose i mundëson personit tjetër të jetë në dijeni për bisedën apo deklaratën e cila është përgjuar tonikisht apo është incizuar pa autorizim dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.
“Besoj se KPM-ja do të ushtrojë përgjegjësinë e saj në zbatimin e Kodit të saj të mirësjelljes dhe ua lë autoriteteve ligjore që të vlerësojnë se a ka pasur apo jo shkelje të ligjit dhe cilët hapa ligjorë do të duhej të pasojnë. Megjithatë, besoj se është përtej çdo dyshimi që gazetarët e përfshirë në këtë dhe redaktorët/botuesit që kanë autorizuar raportet, qartazi kanë thyer standardet etike dhe profesionale të pritshme nga gazetaria në një shtet demokratik. Opinioni publik – lexuesit dhe dëgjuesit e lajmeve tuaja – meriton t’i kërkohet ndjesë. Anëtarët e medieve kanë shkelur standardet e tyre dhe besimin e publikut”, ka thënë Dell.
Ambasadori Dell konsideron se Kosova tri vjet pas pavarësisë do të duhej të mbështetej në media të përgjegjshme, etike dhe profesionale.
“Unë jam i shkurajuar që përkundër mbështetjes së fuqishme dhe investimeve të konsiderueshme të qeverisë sime për më shumë se dhjetë vjet, disa prej mjeteve më të popullarizuara tuaja të shtypit ende nuk e kanë arritur as edhe nivelin më të ultë të llogaridhënies dhe përgjegjësisë profesionale që korrespondojnë me pozicionin e përgjegjësisë publike që ata ushtrojnë”, thuhet në letrën dërguar KPM-së.
Ja SMS e zbardhura nga media
SMS-të e Puskarit drejtuar Pacollit qartësojnë copëza të prapaskenës së zgjedhjes së presidentit të vendit, të cilën publiku i Kosovës nuk ka mundur ta shihte në transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv, për faktin e thjeshtë se një pjesë e procesit është dirigjuar nga larg.
“Koha Ditore” sot sjell një pjesë të fotove që dëshmojnë atë që duket të jetë korruptim i procesit demokratik të Kosovës. Një gjë që për shumëkë nuk përbën më lajm në Kosovë – fatkeqësisht!
SMS 1, Esad Pushkar për Behgjet Pacollin: U bë. Urime. Ca dallime në moment të fundit me SLS. Po punoj në to. BR. BP Chris është me mua, a është SLS pyet ai, apo çka
SMS 2, Esad Pushkar për Behgjet Pacollin: Dell, nuk është SLS, është një fraksion i PDK-së… Por duket se vota e parë ishin nervat…
SMS 3, Behgjet Pacolli për Esad Pushkar: Pyete CD-në çka të bëjmë për raundin e tretë
SMS 4, Esad Pushkar për Behgjet Pacollin: … ndryshe, dhe ai i thotë jo Jakupit… nëse ti kalon më mirë në raundin e 2-të, ai thotë që t’i qëndrosh kursit
SMS 5, Esad Pushkar për Behgjet Pacollin: CD, do mblidhemi me Hashimin pas këtij raundi nëse del njëjtë apo më keq…
BP, Dell mendon që duhet të takohesh me Hashimin…
Dell doli, shkoi për 2 minuta…
SMS 6, Esad Pushkar për Behgjet Pacollin: Dell: Fatmiri dhe Jakupi ishin të frikësuar nga kërcënimi në fund, mendon se do të jetë ngushtë, por OK…
Comments are closed.
C`jane keta tranguj qe bejne punet e diplomateve, njeri nxjerr kodin e vdekjes kur vret, tjetri nxjerr kodin e e miresjelljes kur e kapin me presh. Po kod morali a kane keta deller. Ne vend te tregohen neutrale si diplomate nderhyjne ne menyren me vulgare ne punet e parlamentit. Dell hesapi, as kocke sa mish. As pertypet nga dhembet dhe as bluhet nga stomaku.
VENDOSJA E AMBASADORVE BEHT NGA NIVELI I SHTETIT PSH NUK MUND TE VENDOSESH NE KINE NJE AMBASADORE SI AI NE KOSOVO PASI CDO FJALE CDO LEVIZJZ ANALIZOHET NIVIELI I AMBASADORVE QE PERFAQSOJNE DIPLOMACONE NE BALLKANE ESHTE MEDIOKER POSI E TILLE ESHTE DHE POLITIKA ATJE NDAJ DUHET QUAJTUR NORMALE
Po behet e frikeshme me thene te verteten me duket.
Domethen nuk qenka vetem ARVIZUXHIU Jon PRAS po qenka ne pergjithsi departamenti amerikan I shtetit. Pse mor ku kujtojne se Jane keta ne xhibuti apo ne kongo. Ku je enver ngjallu dhe …. ….. Ketyre mu…ve
O DAKU ME KETE ENVERIN E QELBE FARE……MOS FOL MARRINA.
ÇOHU ENVER SE MU… TEND DO HASH SIÇ NA E HENGE OJ QELBESIRE
delli mbetet dell
Delli nuk ka as shije as forme! Po te pakten te kuptonte se ne evrope njerezit nuk jane edhe aq dell sa i kujton ai, arvizhu yne apo diplomati i radhes ne washington. mjere ne nga kush presim te drejtohemi!!! pazar shume i ulet zoti dell!
O ambasador (Cristopher Dell).. Vetem nje pyetje kame Sa $ dollare te dha UDB-ja ruska dhe Pacollka! Por sikur te Te ngjaje si ambasadori-Limpret… Ore Dell, Ne shqipot i themi (dell) Ati damarit afer verres se zeze “prapanices” ..
haha u bene gazi i botes keta ambasadoret amerika qe meren me shqipetaret , si duket departament i shtetit e di qendrimin pro amerikan te shqipetareve dhe mendon se nuk i duhen diplomate kariere te ne pra dergon stazhiere te bejne stazhin ketu!
Sepse nuk me duket shume i keq Osama kur lexoj nga keto shkrime.
Shikoni kush kerkon kod etike e kod moral dhe nuk i vjen turp fare qe nderhyn ne punet brendshme te te tjereve si me qen zot shtepie.Po Shqieria dhe shqiptaret nuk jane placke tregu(keshtu ata i ka katandisur Sali Berisha dhe Hashim Thaci,qe per pushtet dhe para kane hequr breket para jush),qe ju te beni cfare te doni,duke u caktuar edhe sundimtaret.Pika demokracise qe predikoni ju.Demokracia juaj do te thote qe te kontrolloni tek te tjeret jo vetem ekonomine e politiken ,por edhe jeten posht jorganit.Me gjithate keni nje zotesi qe nuk e ka kush:E keni kthyer popullin tuaj ne robot dhe i keni lene duarte tuaj te lira per te nenshtruar popujt e tjere me kulac e me kerbac e te beheni zoter te ekonomise se tyre.Aferim moj Amerike se nuk je “ha, merr dhe ik:”.
– Dell: Fatmiri dhe Jakupi ishin të frikësuar nga kërcënimi në fund, mendon se do të jetë ngushtë
Cfare kercenimi ke perdorur i nderur Zoti Dell, ate te prangave te korrupsionit? Ore ku kane punar me pare keta ne Zimbabve dhe Kamboxha?
Shyqyr qe ka te pakten nje Vetvendosje edhe atje
.. keto amabsadore jane kokrrat e .. qe na japin leksione demokracie dhe vete jane perlyer nga te gjitha anet ne korrupsion dhe afera, prandaj luajne si macja me miun ambasadoret amerikane me qeverite ne shqiperi dhe kosove, jane te perlyer ne afera dhe dine mekatet e njeri-tjetrit.
Kujtoni sa lexione per demokracine ne Shqiperi na kane dhene Limpreht, Marsi Rice, Withers dhe iken me arkivole ose me llogari bankare te mbushura ilegalisht nga aferat qe bene gjate qendrimit ne Tirane. Tani ka filluar ta luaj bishtin edhe ky kopili i kazemave japoneze Arxhiu, dhe na nga tregon ne se vjedjhe-zgjedhjet e Berishes ne 8maj qenkan shpresa e se ardhmes tone…..!!!???? keshtu keni thene gjithmone kur jane vjedhur zgjedhjet dhe ia çertifikoni ju, se keshtu duhet te jete ardhmja jone si te doni ju !!
F… off! mr. ambasador!!! YOUR GAME IS OVER !!
Si ka mundesi qe te arrije deri ketu paturpesia dhe cinizmi amerikan?
Te fuse hundet ashiqare ne punet e brendshme te nje “shteti sovran” (hahahaha) dhe te ankohet se pse jo te gjitha mediat i binden Amerikes?
Amerika,Amerika…
Po per cfare pergjimesh biseda personale flet ky kopoli amerikan Dell?
Nderhyn paligjshem,thyen rregulloren e Kuvendit,perzihet ne punet e brendshme dhe….pse me zbuluat aferat ankohet aziatiku amerikan.
O tempora,o mores
Eshte turp qe shtetet tona i komandojne ambasadoret e Shba,por jemi shume te pafuqishem.Me thoni ju,sesa e ka çare koken Arvizu nga indinjatat e lexuesve,apo letrat e shumta te protestes?Hiç fare,biles po ben gati dhe zgjedhjet vendore-une them qe ai di i pari emrat dhe kush do fitoje…Eshte e vertete qe Arvizu s’di akoma sesi quhet ai mali mbi Tirane,por shahun e politikes shqiptare e luan me symbyllur,se eshte ambasadori i shtetit qe i shkruan letrat me tyte mitrolozi…Dhe”burat e shtetit” i sjellin kepucet qe ti veshe-prandaj,nuk thoshte kot Marksi,qe”..faza e fundit e imperializmit eshte diktati dhe prepotenca militare”.-Jepini,grini sallate-na thote Arvizu,qe qesh kur ne orvatemi te tregojme qe Shqiperia duhet bere ne masen e shqiptareve,sepse ne jemi skllaveruar pa qene nevoja te skllaveroheshim.Jemi skllever te autodeklaruar!Tani te grijme sallate,se dhe kjo eshte nje lloj pune…
Ky tipi me kujton Luciano Moggin ne 2006 kur me telefon bente te njejten gje,por ndryshimi eshte se ne se Luciano blinte ndeshje duke fituar para ne menyre direkte,ky ambasadori blen njerez por qe parat i vijne nga Thaci ne menyra te ndryshme indirekte!Prandaj ka ardhur koha qe mos ti marrim per te verteta cka ata thone,Nja 10-12 vjet me pare kur Bill Klinton vizitoi greqine sapo vuri kemben ne token greke ai tha se ndihem grek ne kete moment(ndoshta ngaqe greket seshte se i duan shume amerikanet) Me kete dua te them se keta qe vijne ne shqiperi,apo edhe kosove duke pare se nga kush qeverisemi,bejne te njejten gje,ose akoma me keq nga pushtetaret hajdute,pra hyjne shume shpejt ne rol,zor se te tilla gjera ndodhin ne poloni te themi,pa diskutuar vende si franca,apo gjermnia!!Ne se do ishin serioze amerikanet,vet Obama duhet ta denoje xhestin e zotit ambasador,se fundja perfaqeson nje shtet demokrat,nuk kemi te bejme me nje guzhunier qe edhe po si hodhi mjaftushem kripe gjelles,fundja te sjell kriporen dhe ti ben cte duash me ushqimin tend.Perfundimisht po vertetohen ato qe tha Shpetim Nazarko ne nje emision televiziv,se ambasadoret jane rrogetare kalimtare ne nje shtet,skane ndikim ne politikat e shtetit ku ata jane te punesuar!!!