Grabitet selia e PS-së në Laprakë

26 Shkurt 2011, 10:32Politika TEMA

Zyra e Partisë Socialiste në Laprakë ka rënë pre e grabitësve të paidentifikuar. Lajmi është konfirmuar nga ana e kryetarit të PS-së për këtë njësi, Naim Asllani.

Sipas këtij të fundit, grabitësit kanë thyer derën e selisë dhe kanë mundur që të grabisin kompjuterin e zyrës, si dhe një printer.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të grabitjes së selisë së PS-së në Laprakë.

Lini një Përgjigje