Balla: 8 vrasje në dy ditë, Basha ka krijuar kushtet që të lulëzojë krimi

20 Mars 2011, 13:17Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një konference shtypi foli në lidhje me lidhje me ngjarjet e kronikës gjatë javës që po mbyllet, duke theksuar se tetë vrasje ndodhën vetëm në dy ditë në Shqipëri dhe “nuk mund të ishte ndryshe po të kesh parasysh se ministër i Brendshëm është një person i shpallur në kërkim dy herë nga drejtësia, një herë për vjedhjen e 230 milionë eurove dhe një herë për vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm.

Si mund ta luftojë krimin e organizuar një shtet që zëvendësdrejtor të përgjithshëm të policisë ka një individ të akuzuar jo vetëm për eliminim fizik personi, por edhe të implikuar në skandalin më të madh korruptiv të kohëve të fundit, atë të naftës virxhin. Tetë jetë të humbura njerëzish vetëm në dy ditët e fundit, vetëm për faj të Lulzim Bashës, i cili si ministër i Brendshëm ka krijuar të gjitha kushtet që të lulëzojë krimi i organizuar, trafiku, korrupsioni, vjedhjet dhe aksidentet rrugore. Lulzim Basha pati kurajën që më 21 janar të urdhëronte vrasjen e katër shqiptarëve, faji i vetëm i të cilëve ishte pse protestonin”.

Balla tha se tashmë shteti është njësuar me pushtetin dhe për këtë fajin e ka Saliu. “Ky pushtet që në 2009 vodhi zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë, në 21 Janar vrau për të vazhduar të vjedhë. Ky pushtet i Saliut dhe Lulit sot është njësuar me krimin, kusarinë, matrapazllëqet dhe trafikun; edhe për këtë fajin nuk e ka askush tjetër veç Saliut”.

Lini një Përgjigje