Gallatasaraji i Canës shkarkon Haxhin

23 Mars 2011, 12:19Sport TEMA

Gallatasaraji ka shkarkuar si trajner rumunin George Haxhi, pesë muaj pas emërimit të tij në krye të klubit të njohur turk. Shkak për shkarkimin janë bërë rezultatet negative që ka arritur klubi, që, si rrallë ndonjëherë, renditet poshtë  10 ekipeve të para në kampionat. Haxhi zëvendësoi holandezin Frenk Rajkard në këtë post, por nuk arriti që të shkëlqente me Gallatasrajan, ashtu siç bëri kur ishte lojtar. Rumuni arriti që të fitonte Kupën UEFA në vitin 2000 me Gallatasarajn. Tek klubi i njohur turk luan edhe mesfushori i njohur i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili me Haxhin kishte gjetur më shumë hapësira në ekip, ndryshe nga koha kur ekipi drejtohej nga holandezi Rajkard, që e aktivizonte shumë pak kosovarin. Tashmë Cana duhet të fillojë të shqetësohet sërish, pasi nuk dihet nëse do ta ketë vendin e sigurtë në formacion me trajnerin e ri që pritet të emërohet shumë shpejt.

Lini një Përgjigje