U përpoqa të gjej fjalën e duhur për një tip ëmbëlsire që shitej para do kohe në Tiranë, e cila ngjante një tufe leshi të përdredhur në një bosht që ishte shufër plastike. Nuk u gjet dot pasi në fakt nuk u gjet kurrë një emër i saktë për këtë ëmbëlsirë, e cila gënjente fëmijët si një gjë e madhe, por që zhdukej pas dy minutash në duart e tyre pa u ngelur asgjë në gojë dhe në shkopin plastik në dorë. Disa i thonë akullore me lesh, të tjerë i thonë pambuk sheqeri. Besoj të gjithë e sjellin në mendje çfarë është. Kjo ishte e vetmja gjë që mu kujtua pasi dëgjova fjalimin e Lulëzim Bashës dje si kandidat për kryetar bashkie të Tiranës. Në gjithë atë boshllëk ku humbiste teatraliteti i tij, dhe në gjithë atë ngutje për të prezantuar një portret artificial, pati një gjë racionale dhe ajo ishte linja politike e fjalimit të tij.
Për të gjithë ata që këshilluan Berishën të qëndronte larg fushatës së Lulëzim Bashës dhe këtë të fundit që të demonstronte një personalitet të pavarur në raport me të, pati një përgjigje. Lulëzim Basha u prezantua si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë me një strategji tërësisht politike dhe duke e mbështetur luftën e tij tek motivimi i atyre që mbështesin Berishën. E vetmja gjë me përmbajtje në fjalimin e tij që të ngelej nëpër dhëmbë, nga “pambuku i sheqerit” që ai ndante për publikun, ishte fakti se beteja e tij për Tiranën kishte rëndësi politike, pasi ishte betejë për të mbrojtur kryeministrin Berisha nga rreziku Edi Rama. Në thelb është lëvizje e zgjuar. Basha nuk me çfarë të motivojë strukturat e PD-së më shumë se sa me këtë përkushtim politik. Ata që i sugjerojnë distancë nga Berisha në të vërtetë i sugjerojnë nxjerrje nga fushata ende pa nisur. Lëvizja e vetme e Bashës është më radikale se kaq. Ai, jo vetëm që u prezantua me një familjaritet të pazakontë nga Berisha, i cili foli deri dhe për fëmijën e palindur të tij në bark të nënës, por u vetëprezantua më pas si një luftëtar i mbrojtjes së kauzës së Berishës, e cila rrezikohet sipas tij nëse Edi Rama rifiton Tiranën. Pra, e vetmja gjë racionale e fjalimit të Lulëzim Bashës, ishte fakti që ai duhet të fitonte Tiranën për të shpëtuar Berishën. Kjo në të vërtetë është dhe teza që i jep më shumë vota se çdo tezë tjetër Bashës brenda PD-së. Të gjitha luftërat e vogla që mund të bëhen kundër tij, dështojnë përballë kësaj teze, pasi ai ka vetëzgjedhur të jetë “luftëtar i Krishtit” në betejën për kryeqytetin. Pavarësisht se vëzhguesit e përciptë të politikës shqiptare dhe komentatorët stereotipistë do ta kritikojnë, ai ka bërë zgjedhjen e duhur në qëndrimin politik. Këtë e zhvilloi dhe në qëndrimin ndaj Edi Ramës. Ai vlerësoi Edi Ramën si kryetar bashkie për dy mandatet e para të tij, d.m.th injoroi kauzën e dy paraardhësve të tij Mustafaj dhe Ngjela, dhe kritikoi Ramën si kryebashkiak pas vitit 2005 kur ai u bë dhe kryetar partie. Pra, në gjithë boshllëkun e fjalimit të tij të parë elektoral, Basha ka zgjedhur të dëgjohet vetëm një jehonë në atë humnerë dhe ajo të jetë fjalia, “unë po sakrifikoj për Sali Berishën”. Ky qëndrim në dukje prej kamikazi, është në të vërtetë i vetmi qëndrim racional politik i tij. Debati tani qëndron nëse Basha fiton më shumë pikë nëse distancohet nga Berisha dhe e mban atë larg fushatës, apo nëse thotë votoni për mua nëse nuk doni të ikë dhe Berisha pas zgjedhjeve?! Mendoj se qëndrimi i dytë i jep më shumë pikë brenda PD-së, ndërkohë që ai ka pak shpresa të trondisë elektoratin gri të Tiranës me atë performacë politike që ka. Kështu, fushata e tij ka shanse të bëhet më politike, më entuziaste dhe më motivuese dhe për ndonjë manipulim. Rreziku kryesor që Basha ka nga luftërat e brendshme në PD kështu minimizohet dhe ai gjen arsye të fusë në betejë kastën e korruptuar të administratës që mund ta shikonte me indiferentizëm këtë betejë. Fjalimi i tij ishte bosh për nga idetë, bosh për nga programi, qesharak për nga premtimet, por serioz për nga motivimi politik. Akullorja me lesh, apo pambuku i sheqerit siç mund të quhej fjalimi i tij i parë elektoral, vërtitej pas një shufre plastike dhe kjo ishte beteja për të mbrojtur Berishën. Kjo betejë realisht e motivon më shumë se beteja për të mbrojtur kryeqytetin. Kjo rrit shanset për të gjitha rreziqet në fushatë, që nga tensionet politike, fizike, dhe deri tek motivimi për të prekur dhe votën në emër të një ndërtese më të madhe që rrëzohet nëse rrëzohet i dërguari i Zotit (Berisha) në betejën e Tiranës. Basha ka zgjedhur me vetëdije, të jetë “no face, no name, … but number” në betejën e Tiranës. Ndaj ndjehej boshllëku dhe cektësia në fjalën e tij. Nuk ka bërë kujdes për to, edhe pse nuk është aq e lehtë të kesh përmbajtje. Ai ka zgjedhur të luftojë në emër të Berishës për të ndalur ikjen e tij nga pushteti. Ka zgjedhur të jetë një pararojë e betejës së tij. S’e ka menduar keq, pavarësisht sa mund t’ia arrijë.
Comments are closed.
Z.Baze!
Analiza Juaj dhe perfundimi qendrojne. Por problemi, per mendimin tim nuk eshte se cfare do thote Basha, dhe c’qendrim do mbaje Berisha ne kete fushate, do fuse hundet apo jo? Mendoj se zgjedhesit e Tiranes qe ne vitin 2007 votuan per Edi Ramen (perfshire edhe pjesen derrmuese te mbeshtetesve te LSI-se, perjashtuar Ilirin edhe ndonje tjeter qe edhe pse ishte ne koalicion, ka votuar kunder Rames), perseri me 8 maj, do votojne per Edi Ramen. Pjesa e elektoratit qe tradicionalisht jane te pavendosur, ne kete radhe kane me shume motive per te mos votuar Bashen. Pa perjashtim, i gjithe populli, perfshire edhe fanatiket e PD-se, e di shume mire se kater demonstruesit ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, garda i vrau me urdher te Ministrit te Brendshem, pra te Lulzim Bashes. Ne se nuk ka urdheruar ky person, kush ka urdheruar? Ne se nuk ka urdheruar asnje, atehere, Ministri qe e drejtonte mbrojtjen e Kryeministrise dhe te Kryeministrit, kur pa se po qellohej mbi popullin e paarmatosur me predha luftarake, pse nuk urdheroi qe te ndalonin? Pra, vrasjet u bene nga veprimi apo nga mos veprimi i ketij Ministri. Njesoj eshte. Ketu behet nje dallim. Populli qe vuan nen kete regjim dhe qe kerkon largimin e tij sa me pare, eshte i sigurt ne kete arsyetim, gjithashtu eshte e sigurt qe do votoje Ramen. Ndersa ajo pjese e popullit qe mbeshtet fort Sali Berishen, dhe si pasoje edhe Bashen, e di mire se kush i vrau kater demonstreusit, por thone ate qe thote Saliu. “Demonstruesit i vrau Edi Rama, sepse ai i solli para Kryeministrise”. Pra, thene troc, ata thone, mire beri qe i vrau, se do benin “grusht shteti”. Keta, po, do votojne per Bashen. Si perfundim, per sa me siper, them se Basha me pergjegjesine e vrasjes se kater demonstruesve te pafajshem, mbi shpine, do marr me pak vota se Olldashi. Shtoi kesaj edhe aferen disa qindra milioneshe Euro te rruges. Sa per ate pjese te mbeshtetesve te LSI-se qe ne 2007 votuan per Edi Ramen, ajo do te pakesohet. Ata qe kane marre nje shperblim, pra qe jane punesuar ne administrate apo ndermarrje shteterore, apo kane pasur perfitime te tjera, edhe pse mund te kene prirje te majta (pasi per kete kategori nuk mund te flasim per bindje), po, do votojne Bashen.Per te ruajtur vendin e punes. Kete tha edhe Basha. “Edi synon jo Bashkine, por Kryeministrine”. Ata qe kane qene kunder Sali Berishes, jane edhe sot kunder tij. Nga 2007-ta e ketej, Saliu i ka shtuar zullumet, ka shtuar korrupsionin, ka vrare ne Gerdec, vrau ne Bulevard, ka vjedhur pronat dhe po vazhdon te vjedh. Ngado qe ta sjellesh, Basha do humbe. Edi Rama do fitoje. Tjeter eshte problemi, se c’do behet me Bashen, pas humbjes. Do behet ajo qe u be me Besnik Mustafain, Spartak Ngjelen dhe Sokol Olldashin. Do e fuse nder kembe Jozefina (ne se eshte e vertete ajo qe shpesh thoni Ju zoti Baze, qe ajo eshte gati “ta kape per zhelesh”) dhe do i beje sh….n ne surrat.
Mero leximi qe i ke bere fjalimit te Bashes eshte i perkryer! Por sa shume interpretime me vijne ne mendje nga ky lexim! Berisha po e hedh qingjin Basha ne gojen e luanit Rama, sepse ai duhet te laje duart nga nje Minister qe ka vrare kater veta! Blegerima e Bashes “se po sakrifikihem per Berishen” nuk ka per te prekur asnje nga zemrat e ujqerve te PD-se te cileve Berisha u ka bere nje dhurate kaq te cmuar! Berisha vete e ka falur Tiranen per te fituar pjesen tjeter dhe shumicen e votave ne vend! Ve bast qe tani se rezultati i Bashes ka per te qene shume me i vajtueshem se ai i parardhesve te tij ne Tirane!
Mero, nje koregjim per krahasimin e Bashes ,pavaresisht se eshte ne thonjeza- “luftëtar i Krishtit” , nuk ka ndonje shenje krahasimi ndermjet Berishes dhe Krishtit jo me per figuren teresore te tyre , por dhe duke marre vetem nje aspekt ate te humanizmit . Nese Krishti sakrifikoi jeten e tij per njerezimin , duke iu referuar bibles, ne krahun tjeter Sali Berisha dhe kampi i Sali Berishes i cileson njerezit ne nevoje si “leckamane dhe kokepalare” dhe per me tej Berisha eshte lloji qe vret njerez dhe jo te sakrifikoje per njerezit.
Ka pafundesisht kondradiksione ne krahasimin e Krishtit dhe B..ishes , nuk ia vlen me tej se e njohim te gjithe se ç’eshte.
Krahasimi me i sakte per Bashen ne kete rast do te ishte ” lojtari i djallit” .
Une nuk mund te parafytyroj cfare kane ne koke ata te PD ose cfare koke kane ata!Si mund te vesh kandidate ne Tirane qe ta votojne pikerisht ata qe ai i vrau me dufeq.Nuk kishte PD nje tjeter burre apo grua, pa historira!Duket qe ata nuk mendojne per kandidat per popullin por vendosin per antarin e klanit,gjithmone duke menduar qe po se fituan me vota do ta vendosin me vota te vjedhura!
Z.Baze,ky Lul-i ka qene i tille,akullore me lesh,qe kur nxori koken ne 2005-en;kokebosh e karafil i ngrefur ne sqetullen e dr.tyryry-se.Por nje njeri qe qesh kur vjedh e qe qesh kur vret nuk duhet marre lehte.Ky kriminel medioker perben,per mua,nje kercenim serioz per garen e 8 majit.
Sali Berisha mund te jete idiot por jo budalla…(me sakte,shejtan – budalla)…
Kandidimi i Bashes ka si QELLIM KRYESOR ta shpetoje nga akuzat e aferme qe do ngrere Prokuroria ne adrese te vrasesit Lulezim Basha,i cili,sic thote dhe nje komentues me lart,ka pergjegjesi ne vrasjet e demonstruesve paqesore te 21 Janarit per veprim ose per mosveprim…
Turmat e djeshme “po benin provat” se si te dalin ne mbrojtje te kriminelit pas pak kohesh…
Vecse thirrjet “Berisha,Berisha”ka shume mundesi qe te reduktohen dhe te “fshihen” nga shiriti ne te ardhmen.
Ato thirrje do i duken Berishes sikur po thone qe “Berisha eshte fajtori kryesor,-ate arrestoni!…Berisha,Berisha,Berisha!!! Ai eshte fajtori!!!”.
Prandaj ne manifestimet e tjera Saliu do te marre masa qe njerezit te brohorasin vetem “Basha,Basha,Basha” ,pavaresisht se edhe keshtu ai nuk do mbetet i paperlyer sepse shume njerez do ta kuptojne sikur thuhet “Masha,Masha,Masha e Sali Berishes…”
Mua me cudit me shume ajo mase njerzish qe i shkon Bershees verberishtneper mitingje. A kane tru keta njerez??? Eshte me te vertete e frikshme dhe anormale qe keta truthare qe shkojne neper mitingje tip “feste’ duan te duatrokisin per nje kriminel te pandeshkuar nga “drejtesia” si Basha qe ka vrare para 2 muajsh 4 njerez te pafajshem. Fatale, e pabesueshme, tronditese…
Sa per “akulloren” e Bashes, me lesh pa lesh, ne nje shoqeri normale ai nuk duhet te fitoje ne Tirane…
Shtupe me lesh,se akullore vjen nga fjala akull;edhe shtupa me lesh i duhej Bashes…Ne fakt Bashaen e degjova ne TV,dhe po bertiste shume.Mbase nuk benin altoparlantet,por duket Bashes ia kane sugjeruar ulerimat;bejne efekt.Te shohim z.Mero,une jam nga fshati,dhe e di qe qente leshtore te kafshojne pasi tundin bishtin;mos e nenvleresoni Bashen,as mos e merrni me gallate!
pershendetje beso,
nuk e di pse kam nje pershytpje qe Rama ndoshta nuk ka bere nje analize te sakte kur vendosi te vere kandidaturen e tij. Ne keto momente cilido qe do te vinte PS ne gare kundrejt Bashes do te fitonte ne Tirane. Me 9 maj parashikoj qe rezultati do te jete teper i mire per Ramen sa edhe vete ata do te cuditen dhe do te thone, ah perse vume Ramen. Ishte momenti me i mire qe Rama te dilte nga spiralja e “kryetarit te bashkise” dhe te merrte nje rol tjeter me me rendesi. Une me arsyen time (ndoshta te gabuar) verej neper blogje nje antipati ndaj Berishes dhe per paralele edhe ndaj Bashes dhe po te besh nje analize statistikore mua me del qarte rezultati. Neser ne Baden-Württemberg do te zhvillohen zgjedhjet lokale dhe ka shume gjasa te ndodhe qe ky Land per here te pare mos te qeveriset nga konservatoret e Merkelit.Situata duket qarte, sidomos Fukushima do te luaj rol kryesor, ashtu si do te luaj rol kryesor 21 Janari ne Tirane dhe Shqiperi. Sido qe te jete ka nje limit dhe ky limit eshte 8 Maji. Ky eshte mendimi im.
Claus,nuk eshte se perpiqemi te biem dakord;madje duhet te debatojme,po qe se duhet te perplasim idete.Une nuk njoh as Ramen,as Berishen;jane TV-te dhe mediat qe i kane gjigantizuar,por propaganda eshte aspekti me i rendesishem i politikes; peshonme shume se publiciteti per Coca-Colen.Ka aq shume politike dhe analiste politike,saqe gazetat mund te ishin me nga njeqind faqe,dhe prape te mos mjaftonin.Cfare behet per kulturen,per ruajtjen e vlerave shqiptare?A ka arkeologe,historiane fjalepake dhe puneshume,inxhiniere qe ne uzina provojne te modifikojne nje produkt,apo agronome qe provojne nje hibrid te ri?Njehere kur po benim shaka per superlloton italiane(qe arrin ne shifra qe te trullosin)une u thashe miqve te mi se po te fitoja do ndertoja stalla me lope,do beja serra ne fshat,etj nga keto,duke neglizhuar pergjigjen standarte te te gjitheve,qe se pari do blenin Ferrari(nje klient industrialist me la ti jap gaz nje Ferrari F50;nuk pashe ndonje ndryshim te madh nga kashtuni im me kater rrota qe me lejon te spostohem nga nje pike A ne nje pike B),pastaj vila,jahte,e keshtu me rradhe.Jam lindur dhe rritur ne fshat,edhe pse s’kam punuar,e mendoj qe respekti ndaj prodhimit baze dhe prodhuesve te tyre duhet te jete maksimal.Adam Smith e maste ekonomine me etalonin e grurit.Jeta eshte e shkurter,e di,por ne s’duhet te jetojme vetem per vete.Tirana eshte nje LUKS i rreme;ne mes te gjithe elozheve per Ramen dhe ekipin e tij(se punet behen me nje skuader te mire)difekti i pare,me evident eshte ky qe sapo thashe,krijimi i iluzionit se Tirana qenka bere qytet evropian.Psh.Komuna e Parisit eshte ngjeshur aq shume,saqe nuk eshte e mundur shtrimi i nje rruge te gjere,trotuare dhe peme,etj si keto;pa lere parqet jeshile.Shume para jane hedhur ne spekulacionin ndertimor;heret a vone do t’ia ndjejme hidherimin.Pra,”shterngimi”i Rames per tu kandiduar per te katerten here,nuk di a e lehteson vete ate te parin.Perfundimisht besoj qe me mire nje lufte me shpata te verteta se njeqind luftera me shpata druri;une nuk po kuptoj me asgje;te gjithje shajne te gjithe;te gjithe puthen me te gjithe;ata qe duhet te ngrene stalla dhe te pleherojne grurin(se buka po shkon 1200 leke)mjaftohen me nje xhiro autobusi nga Tirana,duke bertitur kandidatin e rradhes,dhe kthehen ne shtepi darken vone,kur femijet i ka zene gjumi,dhe grurin ne are e ka zene myku,apo lopen ne stalle e ka marre uria.Ne duhet ti kthehemi punes;kandidatet duhet te flasin 90% te fjalimeve idiote per kete pune,ndersa flasin per asfalte,tynele,Parlamente te reja dhe per grindjet e Rames me grate qe ka pasur.PS.Claus,vajza e nje miku tim italian,arkitekte,me pyeti se ç’u be per Piramiden?Une i tregova qe fitoi projekti i ri,nje katerkendesh austriak me nje kulle feudale ne cep,si ndertesa e nje banke alpine qe kemi ne shesh ketu ku jam une.Ajo qeshte dhe une tregoja barcaleta me Saliun,pastaj mu kujtua Parlamenti italian,ndertesa e te cilit e ka origjinen qe ne 1690.Imagjino qe italianet jane kombi qe qahen me shume per harxhimet e teperta qe ben politika;s’e dine ata qe ne kemi keta balashe(epiteti eshte i Driteroit)qe ne çdo njezet vjet prishin e ngrene fortesa feudale.Kur zihen atllaret,shqelmat i hane gomaret.Po e mbyll Claus,se na pret puna!Shendet ty dhe lexuesve te TemA !