Japonia është goditur nga një tërmet 7.1 ballë, ndërsa ekziston frika për një tsunami tjetër. Lajmi bëhet i ditur nga BBC. Sipas kësaj të fundit, epiqendra e tërmetit ka qenë pranë centralit bërthamor të Fukushimës. Për këtë arsye, punonjësit e këtij centrali janë evakuar.
Sot shënohet një muaj nga 11 marsi, kur ndodhi tsunami shkatërrues në Japoni. Mijëra persona humbën jetën, ndërsa mijëra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Por, ajo që konsiderohet më e rëndë nga ajo që ndodhi më 11 mars, është dëmtimi i centralit bërthamor në Fukushima, i cili rrezikon që të kthehet në një Çernobil të dytë.