Fundjava ka rezultuar pozitive për të gjitha ekipet kryesuese në kampionatet evropiane, duke shuar në minimum shpresat e ndjekësve të tyre për të fituar titullin kampion. Në Itali ka menduar Udineze, e cila, duke mundur Napolin, ka mbyllur pothuajse praktikisht luftën për titullin kampion, pasi Milani tashmë ndodhet 6 pikë larg vendit të dytë. Në Spanjë, “El Klasiko” shërbeu vetëm për spektakël, por jo për fitimin e titullit, që tashmë duke çështje e mbyllur, pasi Barcelona ndodhet tetë pikë para. E njëta gjë ka ndodhur edhe në Angli, ku Arsenali nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Liverpulit dhe në Gjermani, ku Leverkuseni është shkatërruar 5-1 nga Bajerni i Mynihut. Pra, të gjitha ekipet kryesuese në këto kampionate janë pak a shumë tashmë kampione, me ekipet e dyta që përveçse shumë pak shpresë, më së shumti u ka ngelur shija e hidhur e zhgënjimit.
Itali– Milani është gjashtë pikë më shumë se Napoli, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje
Spanjë– Barcelona është tetë pikë para Realit, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje
Angli- Mançester Junaited është gjashtë pikë para Arsenalit, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje
Gjermani– Borusia Dortmund është tetë pikë para Leverkusenit, kur kanë mbetur edhe katë ndeshje