Tashmë të jesh opozitar është kthyer në gjënë më të rrezikshme. Një tjetër anëtar shtabi i PS në Pukë është rrahur barbarisht dhe është në spital. Fushata po shënon incidente të njëpasnjëshme, dhe anëtarët e opozitës janë duke u përndjekur gjithandej. Kësaj situate i ka kushtuar një artikull edhe agjencia e njohur Associated Press, që i referohet shpërthimit të makinës së kandidatit të PS në Kukës, Astrit Cengu. Agjencia shkruan se kjo fushatë është dëmtuar nga dhuna. “Dhjetëra kandidatë janë rrahur ose u është vënë eksploziv në shtëpi ose në makina,” shkruan agjencia.
“Tensionet janë shumë të larta këtë vit me katër mbështetës të opozitës të vrarë në trazira në janar”.
Comments are closed.
Dakort… por edhe keta te PS nuk eshte se jane shume me te edukuar. Ketu nuk eshte njeri me i mire se tjetri por njeri me i keq se tjetri… dhe nuk e kam fjalen per rastin ne fjale.
Jo te gjithe jane njelloj , te pakten nga mendimi
NJERIU ESHTE KRIJESA ME E ZHVILLUAR QE PRANON DETYRIMET DHE NDALIMET ne te kunderten behet krijesa me e eger ne planet
Druri ju ben mire opozitareve se i forcon loooooooooooooooooool hahahahahaahahaha —