Superliga, Tirana i shkëputet kreut, humbet 3-2 në Peqin

5 Dhjetor 2011, 18:17Sport TEMA

Në ndeshjen e luajtur në ora 13:00, bardheblutë u dukën jashtë formës së tyre më të mirë, ndërsa lejuan vendasit e Shkumbinit të fitonin me rezultatin 3-2. Dominimi i Shkumbinit u konkretizua me një gol në të 31’, me autor Mustafain, por skuadra e spanjolit Rubio, tregoi më të mirën e saj në fillimin e pjesës së dytë.

Në harkun kohor të 12 minuta, Bala realizoi fillimisht në një aksion të kontenstuar për pozicion jashtë lojë dhe më pas në një krosim të Ahmataj, duke kaluar Tiranën në avantazh. Megjithatë, Shkumbini u përgjigj në të 74’, kur Roland Dervishi barazoi pas një aksioni të gjatë. Një dalje e gabuar e portierit Lika, pak minuta më pas, lejoi Sulkjen që të realizonte lehtësisht në portën e bardhebluve, golin vendimtar të takimit.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar gjithashtu në orën 13:00, Tomori i Beratit arriti një fitore me shumë vlera në luftën e tij për mbijetesë, përballë Vllaznisë së Rudi Vatës, në krizë prej disa ndeshjesh. Ndeshja, e luajtur në terrenin e vështirë të Kuçovës për shkak të rikonstruksionit të stadiumit të Beratit, u vendos nga një gol i Bakiut, në të 56’. Pavarësisht kontrollit më të madh të topit dhe qarkullimit të tij, shkodranët, pa Sukajn e pezulluar, nuk vendosën asnjëherë në vështirë portën beratase, as në 20 minutat e fundit kur “vendasit” luanin me dhjetë futbollistë, pas daljes me karton të kuq të Fanit./Sport Ekspres

3 komente në “Superliga, Tirana i shkëputet kreut, humbet 3-2 në Peqin”

  1. brazili says:

    Po ketu plasi ndonje grusht,rrafen arbitrin apo ndonje rrahje tjeter?

  2. dalipi says:

    O Tema,pash zotin,mos jepni me lajme per kampionatin me karagjoz ne bote.Habitem me disa gazeta sportive dhe studio televizive,japin tituj ose emisione sportive me nje seriozitet,qe po mos te jesh ne dijeni te kampionatit tone,mendon se je ne Spanje ose Itali.Te ftuarit diskutojne me nje seriozitet qe te habit,sikur eshte bere super ndeshje,p.sh.Tomorri -Pogradeci,qe kur e sheh duhet me ik me vrap,bejne edhe maviole ne emision ,bla bla bla,dhe per cfare,per kete kampionat skandaloz,si nga ana morale dhe njerezore,ashtu edhe teknike.Hidheni nje sy nivelit arsimor te presidenteve,te gjithe bashke kane bere a s’kane bere tete klase shkolle,nivel zero,lojtaret,99% po te bejne 30-40 metra sprint,behen per spital,gjate lojes me teper ecet se vrapohet,nje rivenije,out ose korner, do dy minuta te rinise loja.Prandaj me mire mos u merrni me keto karagjoze.

  3. Alfi Majte says:

    si u katandis futbolli shqiptar..shkaterrohen klube qe njifeshin nga gjite europa dhe ne superlige luan Peqini.Laci Kamza ..Bathorja ndoshta shume shpejt dhe Vucidoli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje