Berluskoni nuk u kërkon falje italianëve: Musolini kishte të drejtë, Italia nuk ka fuqi

16 Dhjetor 2011, 11:54Politika TEMA

Pavarësisht se i ka futur në një prej krizave më të thella, ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, nuk e ka parë të udhës që t’u kërkojë falje italianëve. Gjatë pjesmarrjes në prezantimin e librit të gazetarit Bruno Vespa, Berluskoni ka thënë se nuk ka arsye se pse duhet t’u kërkojë falje italianëve.

Ai ka thënë se qeveria e tij e kishte parashikuar avancimin e krizës, por, sipas Berluskonit, faktori psikologjik është faktori i parë i krizës.

Duke vazhduar të flasë, Berluskoni ka bërë që në Itali të shpërthejnë polemikat, pais ka pohuar se është duke lexuar disa prej letrave të diktatorit fashist, Benito Musolini. Polemikat nuk kanë të bëjnë me këtë fakt, por me atë që ka pohuar Berluskoni.

“Këto ditë jam duke lexuar letrat e Musolinit. Ai kishte të drejtë, nuk është e vështirë që të qeverisësh italianët, por kjo është e kotë. Jam plotësisht dakord me Musolinin, që Italia nuk ka fuqi përballë shteteve të tjera, maksimumi ajo mund të kërkojë një akt mirësjellje, por nuk mund të japë urdhra”, ka thënë Berluskoni, që ka pohuar se ajo e Musolinit nuk ishte diktaturë, por një demokraci e kufizuar.

Pas këtyre deklaratave, Berluskoni megjithatë ka kërkuar falje për familjarët e viktimave të fashizmit, të cilët janë irrituar.

11 komente në “Berluskoni nuk u kërkon falje italianëve: Musolini kishte të drejtë, Italia nuk ka fuqi”

  1. Shqiptari says:

    Mosha e kombinuar me viagra dhe boje flokesh.

    1. fule says:

      Ky i joni kur te plasi kriza sheshit do thote pak a shume se fajin e ka Edvin K. Rama qe ndjell ters ekonomik, qe kur doli cuditerisht lakuriq ne plazh nudo.

  2. Kalorsi i zi says:

    Kjo do te thote qe Italia do ti bashkohet dyshes France, Gjermani ne pushtimin e Evropes juglindore. Vetem te na heqin Sali-mafien dhe do ndertojne infrastrukturen per korridorin e -8-, vendosja e nje qeverie ligjore eshte ne projekt.

  3. Bazarxhevap says:

    Kete njeri me emrin Berluskoni, e karakterizon ajo qe ne Anglish quhet: ” A very very big piece of Shit “. Nuk ka faj se Italian eshte ne fund te fundit dhe aq me keq nje Italian i pasur dhe i perkedhelur.

  4. Psiqiatri says:

    Ky dhe Sala jane bere per t’u mbyllur ne kafaz

  5. don kishoti says:

    bravo i qofte e ka thene hasha,kurse te ne ne tere historine e tije e ka pasur fajin lideri ,

  6. Zigur Qarri says:

    ……”Italia nuk ka fuqi përballë shteteve të tjera, maksimumi ajo mund të kërkojë një akt mirësjellje, por nuk mund të japë urdhra”…..

    Ne se kjo vertete vlen per Italine,per vende te vogla as qe mund te diskutohet.

    1. Kalorsi i zi says:

      Zigur, lexo mes reshtave duke ju referuar historise, Keta po behen gati per te pushtuar Evropen. Lexo, periudha e Musolinit nuk ishte diktature por demokraci e kufizuar. Ne te njejten kohe luftojne mafien dhe investojne per projektet gjeopolitike te BE-Azi. Une keshtu e shoh

  7. X says:

    Ushtaret italian ne luften e dyte botrore ta jepnin pushken per nje shporte me 10 veze.

  8. akil says:

    e veretet ajo qe ka thene italianet jane gjeneral te mire po jo ushtar

  9. ROMA says:

    Italia ne kohen e ROMES e ka mbajtur te pushtuar gjysmen e botes per 1000-vjet.
    Halli i tij eshte se populli italian nuk e pelqen me si tip, dhe ky per tu shfryer i shan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje