Edi Rama: Komuniteti ndërkombëtar mund të kishte bërë më shumë përpara manipulimit me zgjedhjet

16 Shkurt 2012, 23:50Politika TEMA

Kryetari i PS, Edi Rama, flet në emisionin ‘Bugajski Hour’ të analistit Janush Bugajski

Duke marrë parasysh akuzat e vazhdueshme të opozitës për manipulim me zgjedhjet, centralizimin politik, si dhe të shtënat kundër demonstruesve… Siç i pamë ngjarjet tragjike vitin e kaluar… Ideja që Shqipëria nuk është një vend plotësisht demokratik, apo qe eshte nje demokraci e rastësishme, dhe ka shumë mundësi të jetë një demokraci e dështuar… Si do përgjigjeshit ndaj këtyre konstatimeve?

Do të thoja se Shqipëria është një demokraci jo funksionale. Kjo është vërtetuar jo vetëm nga ngjarjet që ju përmendët, por edhe në jetën e përditshme të qytetarëve. Jo vetëm përsa u përket institucioneve qeveritare, por edhe përsa i përket jetës së përditshme, Shqipëria është një demokraci jo funksionale.

 

Jo funksionale nënkupton që ajo ka qenë një vend demokratik dhe tani nuk po përmbush dot pritshmëritë e saj fillestare, apo është kjo pjesë e fazës së rritjes në periudhën post komuniste?

Mendoj se 20 e ca vjet janë shumë për të thënë se kjo është pjesë e rritjes apo e rrugës drejt një demokracie funksionale. Mendoj se Shqipëria ka patur dhe vazhdon të ketë liri, por kjo liri është kërcënuar herë pak dhe herë shumë gjatë këtyre 20 viteve. Pra, nuk mund të them se vendi ka qenë një demokraci funksionale dhe tani ajo është jo funksionale. Por pa dyshim mund të them se ka qenë një demokraci shumë më funksionale se sa është tani.

 

Kush është përgjegjës për këtë?

Nëse marrim në konsideratë të gjithë procesin dhe të gjithë shoqërinë, apo të gjithë spektrin politik, mund të jetë një përgjegjësi e ndarë, duke filluar nga qytetari i thjeshtë e duke vazhduar me të gjithë të tjerët më lart. Por nëse e trajtojmë si pjesë të një rruge të ndjekur, siç e thashë edhe më parë, ne nuk mundëm të ndërtonim një demokraci funksionale, dhe tani po përballemi me degradimin e asaj që kemi pasur më parë. Por sigurisht, përgjegjësia është plotësisht e qeverisë.

 

Në emisionin tim të parë intervistova kryeministrin, dhe ai mendonte se opozita po planifikonte njëfarë grushti shteti në ngjarjet e 21 janarit. Si do t’i përgjigjeshit kësaj akuze dhe a do merrnit ju dhe Partia Socialiste ndonjë përgjegjësi për ngjarjet tragjike të 21 janarit?

Mendoj se një vit mjafton për të vërtetuar njërin apo tjetrin variant. Provat po bërtasin për të treguar përgjegjësinë e qeverisë, vrasjet e njerëzve, si dhe atë që po ndodh me procesin e hetimit. Falë qeverisë amerikane dhe FBI-së, ai ka bërë një përparim të konsiderueshëm, por në të njëjtën kohë është penguar egërsisht nga qeveria. Nga ana tjetër, po, demonstrata u shoqërua në disa rrugë nga dhuna, e cila ishte kryesisht një reagim ndaj provokimit të panevojshëm të forcave të policisë. Por hetimi ka përparuar edhe në këtë drejtim. Shumë protestues janë hetuar, janë paditur, dhe madje janë ndëshkuar, por nuk ka asnjë provë për të besuar variantin e kryeministrit. Varianti i kryeministrit është një fotokopje e keqe e asaj që kemi dëgjuar në kohën e regjimit të vjetër për forcat e brendshme që përpiqen të sabotojnë partinë e lavdishme komuniste dhe qeverinë e saj.

 

A do t’i pranoni rezultatet e procesit të hetimit?

E kemi ndjekur procesin, dhe deri diku dyshuam se ai ishte i njëanshëm. Pra, po hetoheshin dhe po nxirreshin në gjyq vetëm protestuesit. Por edhe gjatë asaj periudhe nuk reaguam politikisht për të penguar apo ndaluar hetimin. Sot mund të themi me krenari se pranuam edhe kërkesën e kryeprokurores për të vijuar hetimin duke kërkuar heqjen e imunitetit për 3 nga anëtarët tanë në parlament. Do ta bëjmë këtë edhe për të tjerë nëse do të jetë e nevojshme. Për ne kjo çështje lidhet me të vërtetën, vetëm të vërtetën, dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës.

 

Përpara se t’ju pyes pak më shumë për Partinë Socialiste, më lejoni t’ju pyes për kualifikimin e Shqipërisë apo mungesën e tij për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Në lidhje me problemet që ju përmendët, shumë zyrtarë evropianë akuzojnë të dyja partitë për përfshirje në politikë partizane, në nxitjen e polarizimit… Si do t’u përgjigjeshit këtyre akuzave?

Nuk kam qenë kurrë i kënaqur me këtë gjë sepse nuk mendoj se termi “përgjegjësi e përbashkët” mund të përdoret për t’i barazuar përgjegjësitë. Sigurisht, siç e thashë edhe më parë, në një proces të tillë, i cili është një proces historik madhor dhe i cili lidhet me ndryshime dramatike për një shoqëri si tonën, të gjithë kanë përgjegjësitë e tyre, madje edhe një qytetar i thjeshtë. Por askush nuk mund të pretendojë se kjo përgjegjësi është në të njëjtin nivel. Qeveria është përgjegjësi kryesor, dhe qeveria duhet të konsiderohet përgjegjëse për këtë vonesë dhe për dështimin e disatë të Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat.

 

Përsa i përket kualifikimit për në Bashkimin Evropian, presupozohet se ju duhet të bashkëpunoni në parlament me koalicionin qeverisës për të ecur përpara me ligjet apo vendime të tjera jetësore për kualifikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat.

Sigurisht, por siç tregon përvoja e vende të tjera, të cilat kanë dalë nga një e shkuar komuniste… Ashtu siç e tregon mjaft mirë përvoja juaj në Amerikë… Kur bëhet fjalë për të krijuar konsensus dhe për ta bërë opozitën pjesë të lojës, është maxhoranca ajo që përpiqet shumë për të gjetur mënyrat për të bërë kompromis. Pra, nëse shohim përpjekjet e Presidentit Obama në këtë drejtim, i cili përpiqet ta bindë palën tjetër të votojë projekt-ligjet e tij, ky është shembulli më i mirë që ti nuk duhet të mbash pozicionin tënd dhe të thuash “Unë mund të bëj gjithçka”, sepse opozita nuk do të marrë pjesë. Kjo është e pamundur dhe nuk është aspak mënyra se si duhet të shihen gjërat. Politika është arti i kompromisit. Dhe sigurisht, kompromisi është arti i atyre që kanë pushtetin dhe janë të gatshëm të bëjnë diçka me të, duke i ndarë përgjegjësitë.

 

Më lejoni t’ju pyes më specifikisht për Partinë Socialiste. Pse duhet ta mbështesin shqiptarët Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme? Pra, nga ndryshon programi juaj nga ai i partisë tjetër, veçanërisht nga ai i Partisë Demokratike?

Pikë së pari, sipas këndvështrimit tim personal, shqiptarët duhet ta heqin qafe këtë qeveri sepse sot ata janë më pak të sigurt në jetët e tyre personale. Mjafton të shohim shifrat në rritje të nivelit të kriminalitetit për të kuptuar se sot në Shqipëri askush nuk mund të jetë i sigurt. Së dyti, të gjithë po vuajnë pasojat e politikave të gabuara dhe dobësimin e institucioneve shtetërore në jetët e tyre familjare. Gjithashtu sepse sot shqiptarët mund të blejnë më pak dhe ata duhet të paguajnë më shumë. Pra, në përgjithësi, në aspektin politik, social dhe ekonomik, këto janë të gjitha arsye për të thënë se kjo qeveri ka dështuar. Ne kemi nevojë për ndryshim, për një politikë të re, kemi nevojë për një qeveri të re dhe një fillim të ri, me një sjellje krejtësisht ndryshe kundrejt qytetarëve, institucioneve, Kushtetutës dhe ligjeve, dhe sigurisht me politika të ndryshme dhe novatore. Në programin tonë, të cilin e kemi quajtur “Një Rilindje Shqiptare”, ne përpiqemi të trajtojmë prioritetet e çdo familjeje, të çdo shqiptari të thjeshtë përmes politikave që do të ndryshojnë në mënyrë rrënjësore aspekte të rëndësishme, duke filluar nga nevoja për rishpërndarje të barrës që njerëzit janë të detyruar të ndajnë sot përsa u përket taksave. Pastaj do të vazhdojmë me politika të reja ekonomike. me më shumë investime, gjë që do të krijojë më shumë vende pune, me një sistem shëndetësor ndryshe, dhe me siguri me një sistem arsimi ndryshe.

 

Veçanërisht përsa u përket taksave, cili është propozimi juaj?

Ne mendojmë se taksa e sheshtë është një abuzim i pastër. Gjithashtu mendojmë se është absolutisht e padrejtë që ai që fiton më pak të paguajë më shumë, dhe ai që fiton më shumë të paguajë më pak. Pra, ne duam të prezantojmë një taksë progresive, dhe duam t’u japim të gjithëve mundësinë për të kontribuar në bazë të të ardhurave të tij apo saj. Pra, jo me një taksë të sheshtë, e cila në fakt shton pabarazinë, dhe është një burim polarizimi, të cilin Shqipëria nuk mund ta durojë.

 

Mund të kthehemi sërish tek programi, por dua t’ju bëj një pyetje tjetër për partitë politike, përfshirë partinë tuaj. Shpesh në Uashington më pyesin se si funksionojnë partitë politike në Shqipëri? Sa demokratike janë këto parti? Cilët janë deputetët dhe liderët e këtyre partive? Si do t’u përgjigjeshit këtyre pyetjeve?

Mendoj se këto pyetje mund të marrin përgjigje të ndryshme, por duke qenë se ato vijnë nga Uashingtoni, do t’u përgjigjesha këtyre pyetjeve në mënyrë të drejtpërdrejtë duke thënë se nuk ka asgjë ndryshe nga Partia Republikane aktuale apo Partia Demokratike, sigurisht nëse bëhet fjalë për Partinë Socialiste. Sigurisht ka ndryshime mes partive në vend. Të gjithë e dinë se në Partinë Socialiste ne kemi mundësi t’i përmirësojmë mekanizmat demokratikë. Mund të përmirësojmë komunikimin mes anëtarëve të partisë në të gjithë nivelet. Por sigurisht, kemi një parti ku kushdo mund të thotë atë që mendon. Kemi një parti, e cila i ofron medias debatet e saj të brendshme. Në anën tjetër kemi një parti ku ekziston vetëm një person, dhe nga ku nuk ka më lajme të reja prej shumë kohësh.

 

Pra, po bëni një dallim mes socialistëve dhe demokratëve përsa i përket organizimit të brendshëm?

Nuk e bëj unë këtë dallim, atë e dinë të gjithë. Të gjithë e shohin, të gjithë e prekin prej shumë kohësh. Partia Socialiste ka në ADN-në e saj nevojën për një debat të brendshëm. Problemi ynë është se duhet ta përmirësojmë atë, dhe ta përdorim në interesin më të mirë të njerëzve. Ndonjëherë kjo rrjedhë merr një drejtim jo shumë interesant për njerëzit dhe jo të rëndësishëm për vetë shoqërinë. Ky është problemi ynë.

 

Jam në dijeni se Partia Socialiste është mjaft aktive në median sociale, në Facebook apo Twitter.

 

Unë kam dyshimet e mija për efikasitetin e transmetimit të programeve të ndërlikuara politike përmes mesazheve të çastit. Si e konsideroni median sociale dhe ndikimin e saj në politikën shqiptare? Ajo nuk mund ta zëvendësojë mënyrën tradicionale të komunikimit, por mund të jetë një vlerë e re mjaft e çmuar.

Unë mendoj dhe faktet po vërtetojnë se ajo është e thjeshtë, nuk ka kosto dhe është shumë e shpejtë nëse ti do të japësh një mesazh. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për një program politik, por mund të jetë një thënie për një moment të caktuar të ditës.

 

Një pyetje që lidhet me këtë mund të jetë… Nëse shohim spektrin politik në Shqipëri, veçanërisht lëvizjet dhe partitë e reja që po krijohen, cili është mendimi juaj për Aleancën Kuq e Zi? A mund të bëhet kjo lëvizje një forcë e rëndësishme politike? A mund të tërheqë ajo disa nga këta të rinj, të cilët janë të lodhur me strukturën politike, mbase të lodhur me të dyja partitë politike? A duhet të tregojmë kujdes për këtë lëvizje?

Fillimisht, mendoj se kjo lëvizje vjen si shprehje e  zemërimit dhe pakënaqësisë ndaj palës së djathtë, por është gjithashtu një lëvizje që mund të tërheqë të rinjtë që nuk kanë një pikë referimi. Siç e thashë, debati publik varfërohet ditë pas dite, presioni shtohet ditë pas dite, frika nga pasojat në jetën e cilitdo po shtohet ditë pas dite. Nuk më pëlqen që shqiptarët ta fillojnë këtë udhëtim për shkak të mungesës së alternativave dhe për shkak të zemërimit. Ne e dimë mjaft mire çfarë mund të sjellë ky  zemërim. Po, ekziston një mundësi, por unë e shoh kryesisht si pakënaqësi dhe zemërim ndaj palës së djathtë.

 

A ka një element të mundshëm nacionalist në një lëvizje të tillë? E thënë ndryshe, një element që mund të nxjerrë në pah ndjenja etno-nacionaliste mbase edhe ndenja ekspansioniste, ndjenja mërzie mes publikut shqiptar?

Duhet ta pranojmë se jetojmë në një realitet, i cili ka disa elementë të rinj. Ka elementë të rinj për të shprehur mërzinë, për të shprehur pakënaqësinë, për të shprehur dëshirën për ndryshim. Pjesë e këtyre elementëve të rinj është nacionalizmi. Sigurisht, ekonomia nuk po ndihmon në parandalimin e tij, varfëria nuk po ndihmon në parandalimin e tij. Mungesa e perspektivës për shumë të rinj të papunë apo të rinj që do të përballen me punën pasi të mbarojnë universitetet, apo të ashtuquajturat universitete…

Të gjitha këto janë një ushqim i mirë për këtë element. Por unë mendoj se alternativa gjendet diku tjetër. Alternativa është të ndryshojmë pa harruar se Shqipëria duhet të bëhet pjesë e Evropës.

Evropa është destinacioni ynë i përbashkët. Ne duhet të jemi pjesë e Bashkimit Evropian si anëtarë me të drejta të plota, si qytetarë evropianë të shkallës së parë. Pra, jo qytetarë evropianë dytësorë. Sepse kjo shkon së bashku, dhe pa njërën nuk mund të jetë as tjetra.

 

Do kaloja tek Bashkimi Evropian, por më parë po ju bëj një pyetje që lidhet me të. Një nga problemet që e skualifikon Shqipërinë nga një pranim i ardhshëm në BE është perceptimi i një niveli të lartë të korrupsionit në Shqipëri. A do thonit se situata po përmirësohet apo është e kundërta? A do thonit se qeveria nuk po e menaxhon situatën siç duhet, apo ajo nuk po i jep rëndësinë e duhur këtij problemi? Si do ta trajtonit ju këtë problem nëse do ishit kryeministër? 

Fatkeqësisht, edhe pse unë jam i njëanshëm duke qenë se jam lideri i opozitës dhe merret si e mirëqenë që unë duhet të theksoj pikat e dobëta. Kjo është jo vetëm pika më e dobët e aplikimit tonë për statusin kandidat, por është pika në të cilën Shqipëria po shkon gjithnjë e më poshtë në sytë e komunitetit ndërkombëtar. Le ta harrojmë për një çast atë që themi ne apo atë që mund të themi, dhe le të shohim atë që thonë të tjerët për ne, çfarë thonë të gjithë raportet, duke filluar nga ajo çka thotë  progres-raporti i BE-së. Pra, është jashtë imagjinatës së Bashkimit Evropian të pranojë dhe të mirëpresë një vend në të cilin njerëzit vriten gjatë një proteste dhe ku një zv. kryeministër kapet, gjë që u pa nga të gjithë, gjatë një episodi spektakolar korrupsioni. Dhe pastaj të shohësh si shkojnë këto gjëra në gjyq. Në fund të gjithë dalin të pafajshëm. Pra, Bashkimi Evropian nuk ka ndërmend ta pranojë një gjë të tillë. Për më tepër, është shumë e rëndësishme të shohim dhe të kuptojmë se pa zgjedhje të lira dhe të drejta, të cilat pranohen si të tilla edhe nga standardet ndërkombëtare, kjo është shumë e vështirë. Por kur ne i shohim të gjitha këto, përpiqemi të kuptojmë pse qeveria duhet të cenojë integritetin e zgjedhjeve? Pse qeveria duhet të përgjigjet në mënyrë të dhunshme duke vrarë njerëz? Pse qeveria duhet të mohojë dhe pastaj të falsifikojë një vendim mbi një rast korrupsioni si ai që sapo përmenda? Arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë. Sepse qeveria është aq shumë e lidhur me korrupsionin, sa nuk mund të veprojë ndryshe.

 

A do thonit se Partia Socialiste nuk ka probleme të ngjashme?

Partia Socialiste është në opozitë. Sigurisht, ne kaluam në opozitë pasi ishim pjesë e qeverisë. Qytetarët e Shqipërisë vendosën të na çonin në opozitë sepse ata ishin të pakënaqur me mënyrën se si ne qeverisnim, dhe korrupsioni ishte pjesë e kësaj pakënaqësie. Por, le të jemi të sinqertë, nuk ka krahasim mes dy rasteve, dhe ajo që është më e rëndësishme, mendoj se sot ne i kemi marrë mësimet tona, kemi bërë reflektimet tona, kemi bërë reformat tona të brendshme, kemi përtërirë partinë, dhe e kemi përgatitur të përballet me sfidën e ndryshimit, duke u përballur me sfidën e luftës efikase kundër korrupsionit. Për ta mbyllur këtë përgjigje, do thoja se të luftosh korrupsionin do të thotë te krijosh një vend më modern. Kjo do të thotë të modernizosh institucionet, do të thotë të modernizosh mekanizmat që nuk do lejojnë askënd të jetë zot i fatit të njerëzve, të cilët trokasin në dyert e shtetit për të marrë atë që u takon.

 

Mendoni se komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht SHBA-të dhe BE-ja, duhet të përfshihet më shumë në luftën kundër korrupsionit apo të ndihmojë Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit? Gjithashtu, kjo vlen edhe për problemet e tjera që ju përmendet. Manipulimi i zgjedhjeve, e me radhë…

Kjo është një pyetje e vështirë.

 

Për këtë jeni këtu.

Eshtë pyetje e vështirë sepse ajo ka dy aspekte. Njëra anë është ajo që BE-ja dhe komuniteti Evropian mund të kishin bërë më mirë. Jam i sigurt se disa gjëra mund të ishin bërë më mirë. Nuk duhet të mbyllte sytë apo të konsideronte si probleme relative ato që në të vërtetë nuk janë të tilla. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk janë një problem relativ, dhe problemet me zgjedhjet nuk mund të jenë relative. Sepse pastaj duhet të përballemi me një zinxhir faktesh, të cilat shkojnë njëri pas tjetrit, drejt degradimit të jetës institucionale. Kur dikush, një parti apo një koalicion merr votat e tua edhe kur ti nuk ua jep atyre, atëherë ai mund të të bëjë ty çdo gjë. Sepse sigurisht, kjo nuk varet më nga ty dhe nga pushteti yt për ta ndryshuar situatën. Por ekziston edhe ana tjetër, ku mendoj se komuniteti ndërkombëtar ka bërë shumë për Shqipërinë. BE-ja është munduar shumë t’i bëjë shqiptarëve të kuptojnë se ata janë të mirëpritur, por kjo varet nga ata. Në fund të fundit, gjithçka varet nga ne, gjithçka varet nga shqiptarët. Kjo jo për të vendosur se ku duan të shkojnë, sepse është e qartë se të gjithë duan të shkojnë drejt Evropës, dhe të gjithë duan që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Por si duhet të arrijmë atje dhe me cilin ritëm?

 

Pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet e ardhshme… Jam i bindur se maxhoranca nuk do fitojë aq shumë vota sa për të qeverisur. Jam i sigurt që do ketë një koalicion. Do të ketë nevojë për bashkëpunim në parlament. Me siguri, do kërkohet nga të dyja palët kryesore të bashkëpunojnë për çështjet më të rëndësishme. Ato duhet të bëjnë disa kompromise për programin evropian.  A do thonit tani, përpara zgjedhjeve, kurdo që të mbahen ato, se do jeni i gatshëm të bëni kompromise?

Ne kemi fakte…Ne kemi fakte, të cilat janë të qarta. Kur bëhej fjalë për të ndihmuar dhe për të dhënë kontributin tone për pranimin e Shqipërisë në NATO, ne ishim në opozitë. Ne morëm iniciativat dhe këmbëngulëm për një përpjekje të përbashkët. Dhe ne ia dolëm mbanë. Pra, sigurisht, nesër kur do të kemi shumicën e nevojshme për të qeverisur, duhet të kemi një maxhorancë më të madhe për të marrë vendime më të vështira. Dhe sigurisht, do të jemi gjithmonë të gatshëm të eksplorojmë mundësinë për të bashkëpunuar me palën tjetër. Por jo siç po bëjnë ata tani, duke thënë: “Ne jemi këtu, dhe nuk mund të bëjmë asgjë sepse opozita nuk po voton ligjet.” Jo. Por duke e kërkuar opozitën, duke qenë të hapur dhe duke e pyetur opozitën se si mund t’i arrijmë qëllimet tona.

*Marrë me shkurtime

20 komente në “Edi Rama: Komuniteti ndërkombëtar mund të kishte bërë më shumë përpara manipulimit me zgjedhjet”

  1. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Ju vajtoni per vjedhjen e votes si opozite qe nuk arritet te mbrosh voten, kurse kuvendi civil te protestoje per ndryshimin e Shqiperise dhe te qeverise pa opoziten e Edi Rames.

  2. dymi says:

    Burre me mend biri i botes, jo si cobani i Vicidolit, qe kur nuk ka pire ilacet na flet per kinezerira,njesoj si mesuesi i tij, Enveri, 4-5 vitet e fundit te jetes.

  3. LORA says:

    Asnje pyetje per garantimin ne te ardhmen te votes se shqiptareve.
    Eshte e natyrshme qe ky shqetesim fundamental,nga zgjidhja reale e te cilit varet e ardhmja e Shqiperise,te mos jete i tille per Janush Bugajskin e te interesuarit pas tij.
    Nuk jam dakord me Edi Ramen qe cileson pergjegjese shoqerine shqiptare per shperfytyrimin e demokracise.Rregullat e lojes se ketij demoleshit te ketyre 21 vjetve i ka bere e vetquajtura klase politike ne corben e saj kamorriste,pa i lene asnje shans referendar shqiptareve.Jo vetem kaq,vota e shqiptareve nuk eshte lexuar asnjehere sic eshte hedhur dhe kjo perben arsyen themelore qe votojne gjithmone e me pak qytetare te cilet nuk pranojne te perdoren ne “lojen e pergjakte te historise njerezore”.Une,si qytetare e shqetesuar fort per greminen ku ndodhet vendi im,nuk mora ne kete interviste asnje garanci ose informim te nje pune(qe duhet te ishte axhende kryesore) qe po behet per te garantuar voten ne zgjedhjet pasuese.E besoj programin e “Rilindjes Shqiptare” por nuk e besoj,deri tani,sigurine qe me jep opozita per mbrojtjen e votes se njerzve.

    1. elinor says:

      Vete fakti qe opozita pret te fitoje duke shkuar ne zgjedhje me saliun tregon me se miri qe nuk mund te kesh asnje lloj sigurie. Me behet qejfi qe ke fillu ta shikosh Ramen me nje sy me kritik sepse deri tani ti ishe nje nder ata qe te nxirrnin syte po ta kritikonte kush ate!
      Per mendimin tim, kjo opozite eshte deshtake. Me vjen keq per disa deputete te saj se jane me te vertete per t’u admiruar, por e keqja e tyre eshte se e kane lene zgjedhjen e kursit krejt ne duart e kryetarit i cili po i con drejt aisbergut. Une nuk kam me shpresa tek opozita, vetem nqs ndodh ndonje mrekulli dhe ajo ben nje kthim U. Them se e vetmja shprese qe ngelet eshte partia e re e Topit – edhe kjo alternative te ben te qajsh kur ke parasysh se kush do ta drejtoje ate, por hajt, mbas hallit. Kur nuk ke pulen do hash sorren. Cilitdo qe te vije i them bujrum, vetem te na hiqet ky neandartali qe kemi.
      Sa per Ramen qe ia le pergjegjesine te tjereve, mos u merzit se ajo eshte menyra e tij per t’ia lehtesuar sadopak dhimbjen vetes. Pergjegjesi kryesor per deshtimet e demokracise eshte vetem ai. E urrej veten qe po flas egzaktesisht me te njejten gjuhe si sahanlepiresat e saliut por jam teper i zhgenjyer nga Rama. Une nuk do ta perkrah me asnjehere!

    2. Dean says:

      Per fat te keq LORA,nuk egziston as1 menyre se si te mbrosh voten ne 1 vend te dhjere,si Shqiperia,ku vjedhja e votes konsiderohet si ”trimeri”,”zgjuarsi” dhe vend pune.Hajduti eshte gjithmone 1 hap perpara viktimes,sidomos ne 1 vend si ky i yni ku eshte tashme instaluar 1 Regjim Diktatorial dhe ku Hajduti eshte i IMUNIZUAR dhe i MBROJTUR me ligj.Megjithate paralelisht me Vjedhjen e Votes,tashme egzistojne menyra me ”Elegante”,me te ”Sofistikume” dhe Legjitime,sikur krijimi i me nder ”Partive te reja”,te cilat kane per qellim t’i shkepusin vota Opozites.Nga ana e tij BARBARI i Vucidolit nuk i plas menderja fare per PD-ne edhe nese ajo Copezohet dhe/apo pse humbet disa deputet.Qellimi i pare dhe i fundit i ketij PSIKOPATI eshte qendrimi ne pushtet me cfardo lloj menyre,qofte edhe nepermjet ”koalicioneve”.KOKTRASHIN e Skraparit ai e ka ne xhep,pas shpetimit spektakolar qe i boni nga historia me videot,dhe po keshtu Topin ne emer te se ”Djathtes” dhe Dosjes qe i mba ne sirtar, dhe padyshim Nick Spumanten e AKZ-se,qe e bo Shqiponjen me gishta.A e ke pa ti,sa bukur qe e bo???1 shprese teorike eshte ”ndeshkimi” i BARBARIT nga elektorati shqiptar ne 1 mase prej 75%,ku rreth 20% do te humbasin si vota te vjedhme.Por 1 ”emancipim” i tille i elektoratit shqiptar brenda 1 kohe kaq te shkurter eshte praktikisht i pamundur dhe aq me teper kur behet fjala thjesht per,me nder teje,Shqipetaret.
      EDI RAMA mbetet me 61-63 deputet ne zgjedhjet e ardhshme dhe largohet i ”mundur”,i Perbuzur dhe i Poshteruar nga ne Shqiptaret,ne drejtim te paditur.Ne fakt ketu ne rastin e EDI RAMES,ka mundesi te perjetojme 1 Surprize shume te forte,pasi kam ndjesine se EDI,me karakterin e tij prej ”Aroganti” dhe prej Kamikazhi do te kandidoje ne te njejten qender votimi me BARBARIN e Vucidolit.Do fitoje me shume vota,por si zakonisht nuk do zgjidhet.Fushbeteja?,ndoshta Kavaja.
      2 Benushat e PS-se jane ne pritje per me u bo ”kryetar”.Malaj eshte me ”tradicional”,por Blushi eshte me ”enigmatik”, ”serioz” e ”Fjalepak” dhe te krijon pershtypjen sikur eshte edhe Lider natyral.Ky i dyti zgjidhet Kryetar me 1 diference te ngushte nga Malaj,Islami(nese ka rifituar postin e deputetit si i ”Pavarur”)i bashkangjitet PS-se se ”rinovuar” nen udheheqjen e Blushit dhe pastaj fillo ping-pongu midis te ”majteve” dhe te ”djathteve”,qe ka mundesi te vazhdoje per rreth 10-15 vitesh
      Se cfare do te ndodhi me tutje,pak rendesi ka,pasi jetet tona AKTIVE jane me te shkurtra se ”zhvillimet demokratike” te ketij vendi te DHJERE qe quhet Shqiperi.
      1 variant sipas mendimit tim.
      Megjithate,Vezhgimi i 1 Eksperimenti,Ngacmo Saktesine e rezultatit perfundimtar.
      Gjith te mirat.

      1. LORA says:

        E para,me vjen ndot nga te gjithe qe guxojne te cilesojne Shqiperine,vend te dhjere.
        E dyta,rrefuzoj te shkembej mendime me te tille bastarde.

        1. elinor says:

          Kjo ishte e vetmja pergjigje e sakte qe mund te jepje, Lora. Jam me ty.

        2. Dean says:

          Sado e ”zgjuar”,e ”bukur”,e ”mire”…etj., qe te mendosh se je,e ule veten ke niveli i ”bastardit” me ate fjale qe perdore.
          Sido qe te jete puna,perzgjedhjen e ”miqve” dhe bashkfolesit i zgjedh vet.
          Je femer,se kishim fol ndryshe.

          1. elinor says:

            Ndoshta ti duhesh te kesh me shume respekt per vehten dhe vendin tend ne radhe te pare, ne vend qe te besh trimin me ata qe ta plasin surratit. Jam i sigurte se edhe ty vete te vjen turp nga ato qe thua, prandaj nuk ke as guximin te shkruajsh emrin tend te vertete.
            Nqs te ben te ndihesh me mire, m’i thuaj mua ato qe deshe t’i thoje Lores. Nuk me plas shume se cfare me thone disa losers-a forumesh.

    3. Mike says:

      Ty Lora, do te morrim portizone,,,,

  4. shaba says:

    Foli tex te qarte mashtrusve ,emisarve te be-se qe jan organizatoret kryesore te manipulimit te vullnetit te ktij populli qe sot si te ishim ne mesjet ,jane lene nga kjo qevrri kukull ne duart e nderkombetarve ,ne meshir te fatit .
    Perse qendroni ne kurthin ku nderkombetaret ju kan fut me prrallen be ? Akoma nuk kuptoni se nen rrogoz te ksaj formule famekeqe te mafies nderkombetaret vetem po shkaterrojne jeten e shqiptarve ,po vjedhin cduan ne shqiperi ,po bien plerat nga bota ,po tallen me ne shqiptaret ktu ne shtepine tone ! Kjo eshte te vesh kujen o te mjer politikan .
    Plasjani ne surrat ,kjo eshte Diplomacia e Shpetimit nga shushunjat e gjarprinjt e nderkombetar .Persa kohe ti si tregon gjarprit se kush eshte ai do vazhdoj te sprucoj helm .Deri kur do vazhdoni per turp te Zotit te lejoni nderkombetaret te tallen me ket vend . Cdo te thot kjo te nenshtrohesh e te kesh frik ne vendin tend te mbrosh te drejtat e vendit tend ,te kerkosh ate qe eshte me e mire per realitetin e sotem e jo duke u varur ne endrat e perrallat e se ardhmes be .Tregoni dinjitet nqs ka ngel ndopak ,kerkoni largimin e kriminelit e idiotit hajnit te kombit tradhetarit sali berisha ,kush ju ndalon Majmuni Cirkut Amerikan ! Kush e do kte vend i tregon vendin nderkombetarve duke i fol me tone te qarta . Boll me shqiperia ka marr fund ,po e merrni me qafe ket popull me urtesine prej idioti qe tregoni . Cohuni nga koma .

  5. 1444 says:

    下屆首相拉瑪

  6. stefan cole vlore says:

    Fjale pa kuptim,pa esence.Thjesht demagogji e peshtire.Mjere Shqiperi se nga kush pret…

  7. misionari says:

    Sali Berisha godet fort dhe ne shenje: te gjitha fajet ia ngarkon Edi Rames me emer, emer babai dhe mbiemer; ky ciu ciu dridhet dhe ia harron emrin Berishes. Me kete frikacak orthodoks nuk kemi gje ne vije.

  8. misionari says:

    Sali Berisha godet fort dhe ne shenje: te gjitha fajet ia ngarkon Edi Rames me emer, emer babai dhe mbiemer; ky dridhet ciu ciu dhe s’guxon ta pemende emrin e diktatorit postkomunist Sali Berisha (!?)

  9. Fatmir says:

    Vëzhguesit e Bashkimit Europian, i kontrollonin zgjedhjet direkt nga “Syri i Kaltër” ku hanin e pinin si Duçja. Tek zgjedhjet tona, e ka mendjen Europa!

  10. arvanites says:

    Edi Rama nuk duhet te futet ne zgjedhjet e ardhshme pa marre garanci te forta nga Evropa. Perndryshe cdo gje do jete e kote.

  11. getozoari says:

    Berisha eshte i marre fund. Na ka mbet si Enveri, qe vazhdoi edhe ca vite qe nuk jepte a merrte, e vendin e qeverisnin te tjere. ne fakt Berisha nuk e ka lene Lirine te marre pushtet, se eshte xheloz kur i fal dicka edhe gruas (i do te gjitha per vete) dhe gjithe te tjeret ketu nuk kane kellqe te qeverisin. Ndaj ngrihet ne mes te te gjitheve nje palo Lul, e tjeterkund qeveris kaosi. Mallkim me te madh se ky Berisha nuk ka pat per shqiptaret ne ket shekull.

  12. Sali qeni nuk guxon te hape syte, se kaq e ka nxire sa nuk mban me, po e mbyt vendin nje bore. Rama ishte mire dje, konkret, inteligjent, lider me nje fjale. Ishalla ka zgjedhje sa me pare te vije ky, e te ike ai tjetri, ndryshe vazhdojne goditjet per kete vend. nese me pare kishim nje krize ne vit, tani na vijne krizat tre nga tre. Imagjino per nje vit tjeter, mund te na vijne nga 5.

  13. tomori i beratit says:

    Ne Shqiperi nuk mund te mbrohet vota.Pse:Shqiperia eshte ne diktature te eger ku vota vidhet hapur dhe diten me diell,policia eshte ne krah te atyre qe vjedhin voten,gjykatat jane koke e kembe e varur nga truri i vjedhjes se votes qe eshte qeveria ne pushtet dhe e vetmja shprese “e vdekur” per shqipetaret ngelen nderkombetaret.KETA NDERKOMBETARET kane si baze te tyre ne _MOS NDERHYRJEN NE VENDIMET E GJYKATAVE- qe do te thote: Vjedhje e hapur e votave nga mazhoranca me ndihmen e gjithe makineris se saj gjigande shteterore.Opozita e pa fuqishme nuk ka ruge tjeter e imponuar edhe nga nderkombetaret qe drejtojne gishtin vetem nga GJYKATAT.Ketu fillon loja: Goditje denimi ne zonen e reptesise se opozites,gjuan arben ristani,topi perfundon te sashenka ,pastaj jonuzi,tom ndreca e pason te gani dizdari,fullani, fluturon aty me kok SHpresa Beçi dhe gol.OPOZITA ka vetem nje alternativ. TE NGROHET NE DIELL.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje