Riker: Forconi shtetin ligjor që të keni investime të huaja. Nuk mund tu fshiheni problemeve

29 Mars 2012, 11:48Politika TEMA

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Filip Riker, i cili mbajti fjalimin kryesor në punimet e djeshme të Forumit Ekonomik mbi Evropën Juglindore, organizuar nga departamenti i Studimeve Ndërkombëtare të Universitetit ‘Johns Hopkins’, u ndal tek nevoja e forcimit të shtetit ligjor si parakushti më i rëndësishëm për të tërhequr kapitalin e huaj. “Pa institucione të forta, pa respekt për ligjin, kapitali do të zgjedhë rajone të tjera larg Evropës Juglindore”. Zyrtari amerikan thekson se Shqipëria nuk mund t’u fshihet problemeve dhe se sigurimi i statusit të vendit kandidat në BE kërkon përpjekje të mirëfillta dhe suksese të matshme: “Bashkimi Evropian ka parashtruar 12 kritere ku Shqipëria duhet të përqendrohet për të ndrequr problemet. Ka plot raporte ndërkombëtare që pasqyrojnë problemet sidomos lidhur me shtetin ligjor dhe sistemet rregullatore të nevojshme sidomos për të tërhequr investime të huaja”.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Riker thekson se nevojiten ndryshimeve si institucionale, ashtu edhe punë në zbatimin e këtyre reformave që ato të japin rezultatin e synuar – një vend më të qëndrueshëm, më të begatë me mundësi për të gjithë banorët.

Ish-Kryeministri i Shqipërisë Ilir Meta u ndal në fjalën e tij në përparimin e bërë në shkurtimin dhe thjeshtëzimin e procedurave për hapjen dhe regjistrimin e bizneseve të reja në Shqipëri. Në këtë frymë, zoti Meta prezantoi edhe përpjekjet e qeverisë në procesin e privatizimit si themeltar për të tërhequr kapitalin e huaj.

Një nga sfidat e ekonomisë së Shqipërisë aktualisht, shprehet zoti Meta është rritja e kapacitetit eksportues. Deri tani vendi ka qenë kryesisht i përqendruar tek rritja e konsumit të brendshëm, por ka ardhur koha për të parë potencialin dhe mundësitë që rritja ekonomike të orientohet drejt shtimit të eksporteve.

Tërheqja e kapitalit të huaj për Vendet e Evropës Juglindore shoqërohet edhe me sfida të tjera. Përvoja botërore tregon se vendet me tregje të mëdha tërheqin më shumë investime të drejtpërdrejta se vende me tregje më të vogla. Por një tjetër indeks i rëndësishëm për kapitalin e huaj janë edhe ritmet e rritjes ekonomike, që e bëjnë këtë rajon mjaft me interes për investitorët ndërkombëtarë. Zoti Meta vuri theksin tek nevoja për bashkëpunim rajonal për ta bërë Evropën Juglindore sa më tërheqëse për kapitalin e huaj:

“Për këtë arsye duhet të punojmë ngushtë me njëri-tjetrin dhe të krijojmë një strategji të përbashkët. Në këtë drejtim është bërë përparim i madh jo për të rritur konkurrencën mes vendeve të rajonit por për të shtuar kapacitetet konkurruese të gjithë rajonit, përndryshe kapitali do të gjejë tregje të tjera me interes”./VOA

 

17 komente në “Riker: Forconi shtetin ligjor që të keni investime të huaja. Nuk mund tu fshiheni problemeve”

  1. Kto fjal qi ky thote ne veshin e kaptin-lopes tone tingellojn vari-lesht ene per mu qi jom denmokrat i flakt.

    1. Lapraka says:

      Vari lesht Lym komunisti

      1. U ba kjo pun me ju qullacet e kamunizmit me sha tan ne denmokratet. Ene Daktorin kushu e shani ju

        1. raimondi says:

          Meta eshte treguar dhelper aty kur thote qe te rrisim bashkepunimin rajonal ……

          . E thote qe tu jape pershtypjen amerikaneve se ai eshte faktor paqeje per rajonin
          –Dhe amerikanet keta lloj politkanesh duan ne rajonin tone ,–Se nuk duan te cajen derrasa me ceshtjen shqiptare akoma….

  2. sherifi says:

    E supozoim se ky Meta eshte i pa perlyer ashtu si e nxori gjykata e larte,mund ta pyesim se a e do ky shqiperine te futet ne BE ?
    Tashme dihet boterisht se berisha nuk e do shqiperin te futet ne BE dhe arsyet dihen qe te kerkoi te vjedhi dhe nje mandat tjeter qe te mbuloi me legjislacione te gjitha bemat e tij dhe te families tij dhe ne 2021 kur ta mari opozita te mos i hyj me asnje gjembe ne kembe.
    Mirepo po kthehemi tek Meta i cili ne aparence ka qene kundershtari me i madh i berishes,biles edhe po te shohesh filmimet e zgjedhjeve te 2009 dhe ta degjosh se cfar nuk thoshte per berishen,pa ju futur kohes qe ishte k/minister qe dha urdher te arrestohet berisha dhe e realizoi duke e mbajtur edhe per aq pak ore berishen ne polici. po puetja per meten eshte e thjeshte, kush po e mban berishen ne pushtet dhe perse ?
    cfare intersi ka berisha qe vete me 66 deputet dhe meta me 4 deputet dhe nese berisha me 66 ka 12 ministra meta me 4 deputet ka 4 ministra.
    pse ka frike meta te prishi koalicionin dhe te bjere qeveria qe vendi te kaloi ne zgjedhje.
    Konkluzioni eshte i qarte; meta ashtu si dhe berisha po kerkoin te vjedhin edhe nje mandat tjeter qe te mbuloin me ligje te gjitha vrasjet dhe vjedhjet e tyre dhe te familieve te tyre.

  3. komi says:

    kush vjen te hedhi lek ne xhepat e berishes me shok,i met eshte…

    1. sa turp e pisllek nga ana e shtetit amerikan qe stimulon ne vendet e ballkanit akoma ne kryqezim e aspak demokratike, pritje e percjellje te mafias ne pushtet, njerzeve te klasifikuar nga vete organet e inteligjences dhe investigimit amerikan si cia dhe fbi, si ne rastin e ilir metes.me siguri arvizuja ka marre doren e trete te pageses nen dore tani me viziten e metes ne amerike, se te paren e mori me 21 janar 2011 pikerisht kur kercenoi opoziten dhe edi ramen per demostraten paqsore ku pati 4 te vrare dhe dhjetra te plagosur e te arrestuar qe u torturuan neper komisariate policie si ne kohen e dulles se ppsh, te dyten e mori nga basha qe e nxorri fitues duke lejuar kqz dhe kolegjin zgjedhor te lejonin vjedhjen e votave live ne tv, e se fundi dy duar me pare cash a koncesione nepermjet miqeve te arvizus (arrxhiut me shqip)miq te berishes ne kompanite lobuese (nenkupto mafioze amerikane) qe mbrojne berishen dhe rregjimin e tij teresisht totalitar qe dhe enver hoxha do ja kishte zili pasurimin, vjedhjen dhe deri diku dhe stilin e vrasjeve te berishes keto 21 vite ne politike e pushtet, turp per eliten politike te amerikes qe nuk do te kuptoje se cilin rregjim po mbron e mban ne pushtet ne shqiperi aktualisht dhe po ashtu edhe ne kosove po e njejta gje eshte, mos valle e kemi mallkim qe perendimi shpresedhenes historikisht per ne shqipetaret ne ballkanin e uzurpuar nga sllavet, ben sikur na ndihmon e na le perseri ne mes te rruges (fakte historike deri me sot kemi shume se si perendimi djepi i demokracise …??? na ka “doren ne qafe e gishtin ne bythe” qe para 100 vjetesh dhe sidomos ne 1944/45 qe na la nen rregjimin bolshevik te enver hoxhes dhe tani per mese 21 vite nen rregjimin mafioz te pashoq ne mes te europes te malokve berisha+meta, dy super hajdute e super vrastare. zhgenjim total per perendimin dhe ne vecanti per ameriken pseudo-miken tone strategjike, edhe ky tjetri ne departamentin e shtetit qe ka zevendesuar kantermenin e teksasit (a ju kujton gje o milet pse kantermeni eshte nga teksasi…, qe vetem disinformonte sa mundete shefat e tij ne dep.shtetit per te vertetat ne shqiperi+ballkan+vendet arabe prandaj dhe e flaken me ne fund) duket qe ska per te nxjerre gje ne drite edhe pse e njeh shume mire ballkanin (eshte vertete nje ekspert i mirenjohur per ballkanin) e sidomos shqipetaret…

  4. Llogorai i Dukatit says:

    Pa emocion, them se Ilir Meta në shkencën ekonomike është kaq injorant sa as një bisnes të vogël në Zanzibar nuk drejton dot. Ky kriminel hajdut preferohet nga Be dhe më tej. Mjer ne që na qelbi kjo gëlbazë virusale.

  5. Po problemet duket sikur po n`a vijne edhe nga jashte shtetit ne, me lobingje te ndryshme, jo vetem nga brenda Shqiperise.
    http://mdcal.blogspot.com/2012/03/pe-hedh-poshte-fusnoten-thirrje-5.html

  6. Bernard Madoff says:

    Injorimi qe po i ben admistrata amerikane opinionin shqiptar po i kalon caqet e lejuara.Te gjithe e dine ne Shqiperi qe videot e mafjozit ilir meta
    bashke me mafjozin tjeter viktime dritan prifti ishin 100% te besueshme.
    Shqiptaret shohin “live” pasurite marramendese te ketyre sheikeve te pasur
    te kupoles me ne krye mobsterin berishe.Surprize eshte per sjelljen e dyshimte te amerikaneve ne lidhje me “dillerin” A Rrapo qe ndodhet ne burgjet e Amerikes dhe eshte bashkpuntor i ilir metes.
    Por supriza me e madhe eshte me kete zevendes te zevendesit te zevendesit te ndihmesit te sekretarit te shtetit FILIP REKRIN E”MAQEDONISE”
    Kete gjysem dipllomat me kerkese te grekerve te amerikes e larguan per 24 ore si pako postale nga detyra e ambasadorit te maqedonise se u tregua”garip” duke kenduar si “low life” me ca tifoza sllave nje kenge
    me permbajtje antikombetare greke?????
    Ndjehem shume i hidheruar si qytetar shqiptaro amerikan qe dashje pa dashje
    dipllomacia e nje vendi aleat po tall lesht me kombin shqiptar.

  7. brazil says:

    Si ku,si Sala dhe te gjithe pushtetaret kur flasin per ekonomine,nuk e ndajne kete fjaline:Përparimin e bërë në shkurtimin dhe thjeshtëzimin e procedurave për hapjen dhe regjistrimin e bizneseve të reja në Shqipëri.Na cmenden ne dhe boten me kete gje(sigurisht qe eshte gje e mire)por kjo sdo te thote qe ekonomia eshte e mire,dhe se duhet te investosh ne Shqiperi,pse merr license te thjeshte biznesi shpejt.Dhe mbas marrjes se licenses,pastaj fillon kalvari qe pushtetaret nuk flasin asnjehere.Tatime,task forca,dogana, po pate pune,jane histori me vete,prandaj mos te bejne gam – gam kot,por ta shohin gjithe rrugen qe ben biznesi dhe jo vetem ate me te thjeshten,rregjistrimin e bisnesit.

  8. Hasani says:

    Si nuk ka turp ky Meta kur flet per lehtesimin e procedurave qe biznesi i huaj te afrohet ne Shqiperi. Ne ate Ministri qe drejtonte ai e qe sot eshte Naçi nje kompani kanadeze qe investonte ne fushen e minierave nuk e perteriu dot liçencen per viti 20012 se i kerkuan nen dore 1 milion euro ryshfet dhe siç u tha drejtori i asaj zyre ” i duan ata larte “. Ky eshte shtet i korruptuar e keta pusht(etare) para se te mendojne ç’mund te bejne per vendin mendojne ç’do futin ne xhepat e tyre. TURP ! TURP !

  9. R.Xhafa says:

    s’dum te forcojme shtetin ligjor,ai dobeson xhepat tane,kupto ky koqia o jo?.

  10. Rukija says:

    Amerika ka luftuar komunizmin ne shqiperi dhe ky shkrim tregon shume qarte.
    26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane

    Publikuar te Enjten, 29 Shtator 2011 03:00
    Shkruar nga SOT NEWS Nga Gazetari guximtar Ilir Bushi

    Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës Amerikane Tiranë.

    Geri Kokalari, jep një panoramë të qartë të fenomenit që mbërtheu mjedisin shqiptar, pas viteve 90-të, por ai jep edhe një listë të plotë të ish-komunistëve dhe ish spiunëve, që u punësuan në ambasadën amerikane. Këtë listë, ai e ka pasqyruar me emër dhe mbiemër. Por, për efekte etike dhe për të zbatuar korrektësinë e ligjshmërisë, ne, po i botojmë vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave të tyre. Kjo edhe për faktin, se ligji i hapjes së dosjeve të spiunëve, ende nuk është miratuar.

    Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane me tesata të PKSH.

    1- Astrit . Pullazi, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës

    2- Belul , Cuka, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut

    3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme

    4-Emri ,Baja nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.

    5- Hasan .Spahiu, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit

    6- Selami Liço nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi

    7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror

    8- Bashkim Male. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit

    9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit

    11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi

    12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi

    14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit

    15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    16-B.D, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi

    18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi

    19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi

    25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi

    26- RRapo . Hazizi, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi shefi i kufirit të jugut deri në Marsë 1991.

    Nga Gazetari Ilir Bushi.

    Përgjigjjuni

  11. gjergj says:

    Edhe ktu ne new york ku jetoi une komunistet spiunet e sigurimit te shtetit e kan me te lehte per te marr azilin politik une nje spiun e kam akuzu publikisht per punet e pista qe i ka ba 20 vjet ma par por kur erdha ne new york e gjeta me grin kard nje super spiun qe e ka pranu se ka qen spiun por ktu ka shum bile kan ba foto edhe me presidente shqiptare e kandidat per presiden ne usa bile edhe ne gazeta dalin surretnit e tyne por nuk e di ku kane per te dale amerikanet me kete perkrahje qe u bejne keture njerezve ordiner qe u kan shkaterruar jeten me mijera njerezve.

  12. Haxhi Bulati says:

    Sa i do Amerika Komunistat dhe Homosksualet për pronaret dhe te burgosurit politik asnje fjale nuk e thone prej 20 vjetësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje