Zoti Berisha, lëri “qyfyret” me internet, por ço në fshat shkollat, mjekësinë, naftën, vaditjen...

29 Mars 2012, 20:51Blog TEMA
Zoti Berisha, lëri “qyfyret” me internet, por ço në

Sali Berisha, sot me 22 mars

Nga Përparim Halili

Nuk vonoi as 2 orë nga urdhri demagogjik e anormal që kryeministri Sali Berisha u dha prefektëve të qarqeve për të futur internetin falas në çdo fshat dhe dolën reagimet e para nga zonat fshatare, me adresë kryeministrin dhe kujtesë mediat. Në adresën e-mail-it tonë na erdhën mesazhe të banorëve të zonave rurale nga Shkodra, Mirdita, Dibra, Librazhdi, Lezha, Vlora, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti e Berati, të cilët e konsideronin këtë premtim të kryeministrit si tallje të plotë me hallet reale që ka fshati sot e 20 vjet më parë, kur Sali Berisha premtoi modelin e “fshtait europian”. Në reagimet e tyre, përveçse tallje e rëndë publike, ata e konsiderojnë premtim-urdhrin e kryeministrit Sali Berisha si një “shashkë” demagogjike të radhës, si vazhdimësi të mashtrimeve të tij me problemet jetike të popullatës së përvuajtur e të braktisur të fshatit shqiptar. Në fakt, siç reagojnë banorët e fshatit, kjo është tallje e rëndë publike me jetën e këtyre njerëzve, të cilët jetojnë në zona të lëna jashtë programit qeverisës të kabinetit “Berisha”.

Kur dëgjuam këtë urdhër, që kryeministri e trajtoi si “tregues integrimi e zhvillimi”, na u kujtua loja telefonike Telebingo që bëhet me zarfa në “TV-Klan”, ku Ardit Gjerbrea, i thoshte një fituesi 80 vjeçar nga Shkodra: “Dodë, po të jap si dhuratë një aparat “Plejstejshën”, që të luash e të kënaqesh gjithë ditën”. Ndërsa 80 vjeçari Dodë, iu përgjigj:- “Ta hangsha zemrën, po pash zotin lene atë veglën e lojës, se nuk ja kam ngenë, po shiko me jep noj send tjetër që më hyn në punë e që më ban hajër nji tash”.

Tamam si Arditi i Telebingo TV-Klanit veproi edhe kryeministri Sali Berisha me urdhrin që u dha prefektëve për të gjetur ndonjë dhomë në fshatra e për t’u çuar fshatarëve internetin. A thua se fshatarit shqiptar i janë plotësuar të gjithë kushtet e nevojat sociale-ekonomike dhe tani i mungon vetëm interneti?! A thua se me çuarjen e internetit në fshatra (dihet që është mashtrim) banorëve u krijohet parajsa e plotë e premtuar prej qeverisë?! Natyrisht që jo! Aktualisht jetës dhe punës së fshatarit shqiptar, i mungon gjithçka që i kërkon jetesa dhe puna normale. Jeta në fshat ka një “listë” të gjatë mangësish e problemesh tepër shqetësuese. Ndërsa kryeministri i hazdisur e tradicionalisht demagogjik Sali Berisha, del ekraneve dhe si të jetë në një planet tjetër, bën premtime false e komike për internet! Ndaj dhe banorët e zonave fshatare sa e kanë dëgjuar këtë “qyfyr”, kanë reaguar menjëherë. Në kundërpërgjigjen e tyre dërguar kryeministrit Berisha, ata thonë: “Zoti kryeministër, lëri broçkullat me internet, po na sill ato që na duhen e që na ke premtuar: shkollat, shërbimin mjekësor e policor, kreditimin financiar, naftën me gjysëm çmimi për traktorët, plehrat kimike me çmim të ulët dhe ujin për vaditje”. Këto kërkojnë banorët e fshatit. Sepse u mungojnë edhe pse qeveria i ka detyrim social për t’ua siguruar si qeverisje dhe si premtim elektoral, me të cilin kërkoi e mori qeverisjen. Praktikisht nuk i ka realizuar. Dhe për të mbuluar dështimin dhe mashtrimin e qeverisjes së tij, kryeministri Sali Berisha nuk u çon banorëve të fshatit ato që u kërkon jeta dhe puna, por u dërdëllis broçkulla me shegë, lajthi, boronica e internet! Mjafton të bësh një vështrim sipërfaqësor jo në skaje, por edhe në periferi të Tiranës, Durrësit, Beratit, Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës, Shkodrës, Dibrës, Vlorës, Fierit, Lushnjës etj dhe shikon se fshati shqiptar është tjetërsuar në një hapësirë fizike gjigande, me pamje e infrastrukturë të kohës së mesjetës, me jetë në mjerim. Po a është normal kryeministri ynë që premton internet kur fshati është shqiptar është katandisur në “gërmadhë”? Natyrisht që JO, por ja që “sytë” e kryeministrit shikojnë se në fshatin shqiptar ka “parajsë” sociale, ekonomike e infrastrukturore dhe sipas mendjes së tij, paska mbetur vetëm interneti pa u çuar pranë fshatarëve! Po çfarë ndodh realisht në fshatin shqiptar, me të cilin kryeministri Sali Berisha tallet e bën “llogje”, me çuarje interneti?!

– Në 90% të fshatrave ka shfrytëzim të tokës në nivelin 10-20%, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!

– Afro 80% e tokës bujqësore vazhdon të shfrytëzohet në kushte primitive, me tërheqje të parmendës me gomerë e njerëz, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!

– Afro 65% e popullsisë në fshat, po jeton në nivelin e plotë të varfërisë ekstreme, ndërkohë që 20% jeton nën nivelin e varfërisë ekstreme, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!

– Afro 33% e fëmijëve të moshës shkollore 6-18 vjeç nuk shkojnë në shkollë, sepse punojnë për të siguruar bukën e gojës, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!

– Afro 80% e fshatrave shqiptarë nuk kanë as mjekë, mami, e farmaci, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!

– Afro 45% e fshatrave dhe zonave nuk kanë as shkolla fillore, 9-vjeçare e të mesme, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!

– Afro 75% e familjeve fshatare nuk e punojnë dot tokën për shkak të çmimit të lartë të naftës e plehrave kimike, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!

– Afro 70% e zonave fshatare nuk kanë mundësi vaditjeje, sepse nuk qeveria nuk u ka siguruara sistemin vaditës, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!

– Afro 80% e prodhimit blegtoral në fshatra mbetet pa u shitur, mbasi qeveria monopoliste e qeveritarëve favorizon produktet e importit, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!

– Afro 70% e prodhimit bujqësor e agro-ushqimor mbetet pa u përpunuar dhe shitet për një copë bukë, ose groposet, mbasi qeveria nuk mbështet prodhuesit në fshat me kreditime linjash përpunuese, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!

– Pothuajse 100% e familjeve fshatare nuk prodhojnë as bukën e tyre, sepse kostoja e kultivim-prodhimit të grurit e misrit është e lartë, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!

– Afro 60% e fshatrave janë braktisur prej popullatës për shkak të pamundësisë për të përballuar jetën, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!

 

11 komente në “Zoti Berisha, lëri “qyfyret” me internet, por ço në fshat shkollat, mjekësinë, naftën, vaditjen…”

  1. TEFTA ALIKAJ says:

    INTERNET ATJE KU MUNGOJNE FOLETE

    1. Tan fshataret jan vetpunsu e morin pension. Kshu qi ky asht nje veprim shum i mencem i Doktorit, pasi tu u sorrollat online si puna JUJ ketu, keta s’do kene koh me ba puqe e me mor pjese neper protesta.

      Lymi Blu

  2. arjan ademi says:

    Ne fshatrat tona tani ska me asgje ,pervec disa pleqve qe nuk pranojn te leshojn ” trojet” e te pareve , ne fusha po behen dy dekada qe nuk hyn traktori , ………………………..dhe ky njeri i lajthitur qe sdi se cila rruge te con ne fshat flet per internet …….
    yyyyyyyyyyyyyyyy he kal ,

  3. Populli says:

    I ka thene populli me kohe te gjitha dredhite, ja kjo qe i perket temes se mesiperme: Ku me ha,pa ku me kruan,populli. kjo dredhi vihet re ne gjithe rastet e debateve ne TV-ion,kur pyetja behet ne nje drejtim,pergjigjeja eshte ne tjeter drejtim.Kete e shohim qe nga kokat e politikes deri tek pseudofilozoifet e tiranistanit.

  4. shqiptarja says:

    Saliu ka shume vjet qe tallet me ne..e ne vazhdojme e durojme…ne kete rast se di nese thenia “cdo popull meriton liderat qe ka” …vlen edhe per ne…..

    1. Voica says:

      Kjo thenie ka lindur duke pasur shqiptaret per model, moj “shqiptarja” jone e dashur.

      1. trust_ no1 says:

        Ne fakt cdo lider meriton popullin qe ka. (Ne lidhje me perdorimin e fjales lider ne rastin konkret nuk jam shume i sigurt).

  5. Mos kujtoni se eshte letu fare me ket urdher, Jo, u con Internet, sa do mundet. Qe te shohin bythen e Cilit etj qelbesira dhe te harrojne qe Jane pa pune, pa te ardhme; ashtu si Edhe veton qe vuri per Gay-Paraden, Nuk Jane lAjthitje, jane pika te planit Degjenerues te rinise; papunesia cfryn ne krime, degjenerim, sherre ne family e shoqeri, ne Banda mafioze, ne droge, shkurt ne nxjerrjen jashte Loje te energjive dhe vullneteve te Rinise
    (Vo kur te ecni, kudo, qe ka vec kazino, kafene kurse biblioteke e librari mezi ta gjesh ndonji)
    Beni kujdes baballare dhe nena!!
    Degjenerimi i Rinise eshte arma me efikase per te arritur nje shoqeri me njerez- dele;
    Sqena e kesaj se ardhmeje: Dele e deledash qe kerkojne vec bar, be-be-be… .. V CIU-CIU !!
    Vigjilence burra! Flitet per te drejta, tolerance, po Keto Jane mjeti I Kucedrave perverse (Arkitektet e se Keqes), per te zhytur Shqiperine ne llumin e degjenerimit, miq!!
    A do lejojme NE te na e bejne Shqiperine tone ‘TAILANDEn’ e Europes?!
    Ashtu si Edhe tjetren, ate qe urdheron saliMostra: Shaiperia te behet GROPA e Plehrave te Europes;
    Dhe KESAJ, Mostra I thote ZhVILLIM!!
    Kur, eshte HELMIMI PeRFUNDIMTAR I ajrit, tokes, ujrave; eshte VDEKJA totale & AUTIZiMi e degjenerimi i races i shqiptare; ashtu si ka enderruar ne shekuj Serbi e Greku!!
    Burra, Shqiperia & jeta e femijve e niperve tane eshte ne rrezik!!
    Burra e gra me mend, mbroni familjen & femijet nga sulmi i eger i ToP (Tolerance Perverse) MOSTRAve!
    Kujdes,
    Bitisja e familjes normale dhe Burrnise eshte ne shenjestren Nr. 1!!
    VETJA na shpeton !!

  6. askushi says:

    Po te pranojme votimin elektronik duhet te pranojme dhe internetin ne fshat

  7. Lomi pri Baldushku says:

    U pa puna ky njeri nuk vje mo m’vete. Duhet tredh dhe vu m’parmend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje