E shoqja e shoferit: Punonte për 20 mijë lekë, nuk ishte i siguruar. Mund të hidhej nga autobusi, por nuk e ka bërë

24 Maj 2012, 09:20Politika TEMA

E shoqja e Pëllumb Çelës, shoferit të vdekur në aksidentin e ditës së hënë pranë Himarës, thotë se ai punonte për 200 mijë lekë të vjetra si shofer. Eglantina thotë se ai ishte shumë punëtor.

“Paga ishte 200 mijë lekë të vjetra, por Pëllumbi nuk rrinte dot pa punë. Ishte shumë i urtë dhe nuk bënte fjalë për çështje rroge. Gjithnjë ka qenë punëtor në maksimum, i drejtë dhe i ndershëm,” thotë Eglantina për Panorama.

E pyetur se a ishte i siguruar ai, ajo thotë: “Jo, jo, e di unë. Nuk ka qenë i siguruar, sepse e kemi diskutuar edhe punën e pensionit disa herë. Pëllumbi më ka thënë se se nuk i paguheshin figuracionet”.

E shoqja po ashtu thotë se i shoqi i saj mund të hidhej nga mjeti në ecje, por nuk e ka bërë. “Pëllumbi ka pasur mundësinë që të hidhej nga autobusi, pasi di të hidhet në ecje. E ka mësuar prej vitesh në praktikë. Kam një jetë në krah të tij dhe kemi katër fëmijë bashkë, dy djem dhe dy vajza. I njoh mirë aftësitë e tij në timon, por edhe si mekanik. Ai nuk është hedhur nga timoni pasi nuk ka dashur të shpëtojë vetëm veten. Ka ndenjur deri në fund dhe ka shkuar drejt vdekjes i sigurt, duke u përpjekur të shpëtojë vajzat,” thotë Eglantina.

9 komente në “E shoqja e shoferit: Punonte për 20 mijë lekë, nuk ishte i siguruar. Mund të hidhej nga autobusi, por nuk e ka bërë”

  1. Eri says:

    Ju prehte shpirti ne paqe te gjitheve, eshte e trishtueshme kur i shikon te gjithe ne nje stende.
    Ne te tilla raste uron qe me gjithe shpirt qe te kete nje bote te pertejme.

  2. shefqeti says:

    Mund te hidhej nga autobusi?! Si kshu! Vetem Saliu u hodh nga Autobusi ne 97.

  3. Sali=Geddaf says:

    Ngushellime zonjes per te shoqin, uroj te ja dale mban per te rritur femijet pa bashkeshortin ne kete xhungel me emrin Shqiperi.

  4. albaniahello says:

    Ju prehte shpirti ne paqe

  5. Albann says:

    Nuk i ka fajet shoferi…Faji i vetem i shoferit mund te jete qe s ka kembengulur qe autobusi qe kishte patur difekt edhe nje jave me pare te rriparohej si duhej….megjithese kushe e di mbase e ka bere.Aq sa pyet Berisha te tjeret aq e pyet dhe pronari shoferin.
    Ngushellime familjes.
    Nese ai do ishte njeri i keq sot do e kryqezonin…Popolicise dhe shteti kuptohet qe uduhet nje koke turku…

  6. Genti says:

    Mbase mund te kete qene edhe gabim njerezor nga ana e te ndjerit por tani asgje nuk mund te kthehet me pas. Te vdekurit nuk gjykohen. Me sa degjova nga njerez te cilin e njihnin shoferin e tregonin se ishte njeri i rregullt.

  7. Pavaresia says:

    Makthi i kesaj tragjedie nuk na shqitet lehte. Kjo tronditje e madhe mbare kombetare, le te sherbeje si nje ngushellim e kurajo e pa mbarimte per familjet fatkeqe dhe per gjithe shoqerine studentore te vajzave te ndjera. I ndjeri Pellumb Cela, eshte nje viktime e pa fajsheme e situates te pergjitheshme mizerabel te komunikacionit interurban ne vendin tone. Eshte i njohur dhe i pranuar fakti qe mjetet me te cilet udhetojme ne,qytetaret e thjeshte,jane te vjeter e te amortizuar. Shto ketu dhe riparimet(serviset) qe kryhen gjithashtu pa pergjegjesi e shkel e shko dhe Pasoja? Pasoja eshte tragjike dhe per cdo vit situata perkeqesohet. Organet, organizmat, personat pergjegjes, ose fshihen si pas formave e metodave me te liga te instaluara tashme ne vendin tone, ose lajne duart si Pons Pilati, po me te njejtat metoda te felliqura nen mbrojtjen e ,,ligj”-Maliqit. Qofte tragjedia e fundit!

  8. qytetari says:

    Shoferi Pellumb Cela ishte nje fatkeq ashtu si edhe vajzat qe gjendeshin ne autobuz, viktime e gjendjes se mjeruar te mjeteve te komunikacionit.
    Per gjendjen e autobuzeve dhe makinave tejet te amortizuara qe qarkullojne ne Shqiperi jemi te gjithe koshiente por problemi eshte se tafmaja per tu pasuruar qe na ka mberthyer te gjitheve eshte me e madhe se arsyeja.A do te kthehet arsyeja e ndergjegja tek ne shqiptaret?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje