Era nga Uashingtoni dhe Brukseli po fryn kundër velave të Berishës

31 Maj 2012, 09:46Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Në 24 maj, pa ndonjë lidhje me datën e fillimit të procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri shqiptar, apo me afatin që Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Fule i kishte caktuar politikës shqiptare për të përfunduar reformën zgjedhore, Sekretarja e Shtetit Klinton i paraqiti Kongresit të SHBA-së raportin vjetor mbi praktikat e të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës. Në përmbledhjen ekzekutive të raportit (e cila ka të koncentruar qëndrimin politik të Departamenit të Shtetit) thuhet për Shqipërinë se “Një ambjent i polarizuar zgjedhor, i karakterizuar nga incidente manipulimi dhe numërim të kundërshtueshëm votash, minuan të drejtën e qytetarëve për të ndryshuar qeverinë e tyre në mënyrë të lirë”.

Kjo shuplakë e Sekretares së Shtetit Klinton nuk kishte si të vinte në një moment më të papërshtatshëm për Berishën, i cili po akuzohej nga opozita shqiptare se deshte të mbante në fuqi kodin e vjetër zgjedhor, në mënyrë që të shantazhonte PS-në me rrezikun e zgjedhjeve të parakohshme të mbikëqyrura nga KQZ-ja e Ristanit. Dhe kuptohet që opozita e shfrytëzoi këtë erë të fortë që po frynte nga Uashingtoni kundër velave të Berishës – ajo përfshiu në kushtet e negociatave presidenciale edhe reformën e papërfunduar zgjedhore.

Ndërsa dje fryu edhe një tjetër erë e fortë kundër velave të Berishës – këtë radhë nga Brukseli. Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Fule i deklaroi Top Channel-it se e kishte paralajmëruar politikën shqiptare që “nëse nuk gjendet një marrëveshje përfundimtare për ‘paketën e nëntorit’ para 24 majit, atëherë në vend të zgjidhjes ajo mund të kthehet në pjesë të problemit”.

Fule gjithashtu deklaroi: “I kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerim të shkojë shpejt atje për të garantuar se nëse ka diçka që mund ta bëjmë ne, ta bëjmë, për të ndihmuar në kapërcimin e kilometrit të fundit për arritjen e marrëveshjes mbi ‘paketën e nëntorit’, në mënyrë që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për të gjetur me të vërtetë një zgjidhje”.

Duke marrë zemër nga kjo deklaratë e fortë e Fules, opozita padyshim do ta ngrejë edhe disa decibel volumin e kërkesës së saj për të përfshirë në tryezën e negociatave presidenciale edhe “paketën e nëntorit” – reformën zgjedhore, parlamentare, dhe të imuniteteve. Dhe mbërritja së afërmi në Tiranë e Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerim të BE-së do ta shtojë forcën e erës që fryn kundër velave të Berishës.

Të shohim nëse varka e Berishës do ta marrë kthesën pas këtij presioni të fortë.  Në qoftë se nuk e merr, Zaganjori ose një sozi e tij do të zgjidhet president me 71 vota, “paketa e nëntorit” do të mbesë e papërfunduar dhe Shqipëria nuk do ta marrë për herë të tretë statusin e vendit kandidat për BE…

http://respublica.al/opinion/2012/5/31/era-nga-uashingtoni-dhe-brukseli-po-fryn-kunder-velave-te-berishes

9 komente në “Era nga Uashingtoni dhe Brukseli po fryn kundër velave të Berishës”

  1. Ben Chicago says:

    sa te jete sali’ ne kete vend era qen do ti vije

  2. Rinia says:

    Shqiperise ne radhe te pare i duhet te heqi Qeverine e kryesuar nga tradhetari Saliovic Berishovici,kjo eshte prioritarja per kete Popull te tjerat si marja a statusit te kandidatit per ne Eu dhe integrimi i Shqiperise jane te dores se dyte,ato vine automatikisht me largimin e Sali Berishes nga Politika dhe venja e tije para drejtesise i cili duhet te pergjigjet per pa drejtesise qe i ka sjelle ketij Populli dhe tradhetite ne shitjet e teritorit dhe te Detit ne favor te Greqise.

  3. dulja says:

    sali berisha po ben ca i thon te tjeret se ai vet ka rrjedhur shtetin po e drejton mafia berisha ka ngordhur si enveri ZGJOHU SHQIPTAR NGA GJUMI

  4. estilen says:

    Era e perendimit ka kohe qe ja ka shkaterruar varken z.Kryeminister. E vereteta eshte se me gjith ujin qe i ka hyre kesaj varke,z.Sali vazhdon te bej not brenda varkes.

  5. I-liri says:

    “Një ambjent i polarizuar zgjedhor, i karakterizuar nga incidente manipulimi dhe numërim të kundërshtueshëm votash, minuan të drejtën e qytetarëve për të ndryshuar qeverinë e tyre në mënyrë të lirë”, tha Hillary Klinton ne rapotin para Kongresit Amerikan.

    Por analistet ketu ne Shqiperi, nuk jane ngulmues, investigative dhe as intuitive. Pasi keto fjale zonja Klinton ja tha Berishes qe kur e takoi, mbi nje muaj me pare. Por ju analistet ju genjeu Berisha kur tha se, qendrova ne takim per 40 minuta me znj. Klinton dhe i mbusha mendjen per te berte nje vizite ne shqiperi me 28 nentor ( vini re; pas zgjedhjeve presidenciale ne SHBA, qe nuk dihet kush i fiton dhe kush do te jete sekretar i shtetit). Pra 40 minuta per ti mbushur mendjen per viziten.Asnje te dhene tjeter. Ai qe qe i zgjuar i mesoi edhe fjalet e mesiperme.

    Era nga Uashingtoni dhe Brukseli, ka kohe qe fryn kunder Berishes, po ai po ja kthen krahet. Pokeshtu edhe kundershtarit te tij E. Rames po ja kthen krahet.

    Berisha po harron fjalen e urte te popullit: “Armikut dhe eres, tregoji gjoksin”…!!!

  6. ndershmeria says:

    Ajdutet para gjyqit.
    *************************************
    Saliu eshte sosi e enverit,kur i kercenohej froni daikos jenver lidhej edhe me diallin,kete ben edhe saliu.Do shikoni neser c’lidhje ka saliu, qe tani i rijne nen rogos.
    Keta lapangjize, Nr1 kane vetem pasurine,pas ngordhjes ajo tu kaloje pjellave te tyre.Ndaj duhet hapet gjyqi per pasurite e zeza qe kane pjellat e ajduteve qe na drejtuan.Qe nga Zogu per pjellat e tij te filloje ky proces drejtesije dhe gjyqi trasparent.Me tej gjyqi te vazhdoje deri ne Nano me te pjellat e tij.
    Uashingtoni dhe Brukseli nuk durojne dot ajdute ne qeverisje,ky eshte ligj absolut i tyre.

  7. skenderbe i vjeter says:

    po i vjen fundi ketij qeni e biri qeni qe e shkateroij vendin poshte te gjithe salinjte ,, topallrat ,, bashrat e te gjithe bushtrat e tjera te vicidolit

  8. gjoka says:

    E verteta eshte se Saliu nuk don t’ia dije per nderkombetaret. Saper statusin, Sala esshte rahat pa te, nuk pergjigjet per veprimet e tija, ben c’ti doje qejfi dhe interesi i tij.
    Fule ben sikur flet, Sala ben sikur ndigjon. Ata qe vuajne e do vuajne akoma me keq jemi NE.

  9. Treviso says:

    Mos prisni leshime nga sali Berisha.Ai ka dhane prova qe te mos bashkohet me Europen.Synimi i tije eshte tjeter vend.Ate post qe ka si kryeminister e ka marre me djers dhe me gjak dhe nuk e leshon siç mund te mendojne disa, me politike.Ne qofte se nuk rrezohet me force brenda vitit,Partia Socialiste duhet te beje ndryshime rrenjesore ne drejtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje