Ku janë sportistët? Ah, po, qenka një!
Në përgjithësi në ceremoni do jenë krerët e shteteve, që kanë edhe poste ceremoniale. Kroacia, Serbia, Maqedonia kanë dërguar presidentët, por edhe Gjermania ka vepruar kështu. SHBA ka dërguar Zonjën e Parë. Ne kemi dërguar atë që është president, kryeministër e çfarë ta duash në këtë vend
Kjo ceremoni e hapjes së Lojërave Olimpike do shënojë edhe një rekord tjetër: 120 krerë shtetesh e qeverish do jenë të pranishëm. Edhe pse presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko i është ndaluar hyrja në Britani, me dhjetëra diktatorë e autokratë do jenë të pranishëm në ceremoni. Der Spiegel ironizon: Mirësevini të dashur diktatorë!
Mania e autokratëve për të marrë pjesë në këtë ceremoni është shumë e madhe. Dhe jo më kot, një spektakël të tillë e përjeton bota njëherë në 4 vjet.
Edhe pse ekipi shqiptar ka nja 10 përfaqësues në gara (peshëngritësi Hysen Pulaku u përjashtua sot zyrtarisht nga garat për doping), në Londër janë dyndur më shumë politikanë se sportistë.
Sali Berisha me të shoqen do të jetë i pranishëm, por edhe ministri i Sporteve, Aldo Bumçi. Ndërkohë, e vetmja shpresë e ekipit shqiptar është një kosovare, Majlinda Kelmendi. Edhe pse Kosova nuk përfaqësohet me ekipin e saj dhe as me flamur, mediat thonë se ceremoninë do e ndjekë presidentja Jahjaga, kryeministri Thaçi dhe ministri i Kulturës, Memli Krasniqi. E gjithë kjo ushtri do jetë aty për të parë një grusht me sportistë, nga të cilët askush nuk ngjallë shpresë.
Normal, vijnë nga një vend ku sporti është harruar me kohë.
Por Berishës i duhet kjo punë që të dalë në TV dhe të përcjellë një njoftim për mediat, ku thotë se do ketë një takim special me kryeministrin britanik, David Cameron. Ta mendosh se Cameron në këtë ditë e ka mendjen se si ta takojë në mënyrë speciale Berishën tonë.
Madje po të shohësh listën e personave VIP të pranishëm në ceremoni, të bie në sy fakti që janë dërguar kryesisht presidentët, si figura ceremoniale. Kështu ka vepruar Kroacia, Serbia, Maqedonia e Mali i Zi, por edhe Gjermania e shtete të tjera. SHBA ka dërguar vetëm Zonjën e Parë. Kurse ne kemi dërguar të plotfuqishmin, që është edhe president, edhe kryeministër.
Vaj medet!
—-Si ne cdo ceremoni ka nje protokoll, te shikojme ku do ta vendosin BERISHEN . Sipas bemave do jete prane diktatoreve
A merr pjese Sala tek garat e notit? A kemi shprese per ndonje medalje?
neser ne lajme do degjojme nje ser takimesh te sali berishes me udheheqesit boteror te cilet do urojne shqiperine per perparimet e medha qeka aritur
Tamam si ne kohen e Envrit. Qe nga viti 1959, data e njohjes se Komitetit Olimpik Shqiptar, te gjithe udheheqesit shqiptare shkuleshin me kuc e me mac, dhe me dashnoret, ne ceremonite e Lojrat Olimpike te rastit. Parate e popullit shkonin lume. Po sot? A po ndodhin te njejtat skena inaguruese Olimpike? Apo eshte e kunderta? Keta te sotmit jane ustallare. Ky popull, edhe pak e ka. Dhe ajde besoje po deshe qe ne kohen e Enverit ka pas pasur njerez qe ishin kunder atij regjimi. Trima kordhetare. Nuk ka sot, ne demokraci, te tille trima qe te bejne kundra-bullundra e jo me atehere. Ne te kundert ku jane trimat? Apo u sajuan sa per skenografine e vitit 1991? Turp per jete, per ju o “disidente” me pordha.
O Koke Llula!
Ne se do te dalesh edhe ti te komentosh(ndonese dukesh,qe je trap zalli),njelloj si Berisha,qe shkon ne Olimpiade sa per te dale ne foto,atehere shko e ha nje tas fasule!!
Ne kohen e Enverit nuk shkonte ASNJE UDHEHEQES NE LOJNAT OLIMPIKE APO AKTIVITETET E TJERA BOTERORE,se nuk lejonte njeri te beheshin paret e popullit RRUSH E KUMBULLA SI SOT!!!
Ato pare qe harxhon per shetitje,Berisha le tua jape sportisteve,qe te pergatiten e jo te beje KAR-SHILLEK me ata!!!
Ne ate kohe delegacionet sportive ishin me SPORTISTE e jo me presidente e kryeministra!!
Vete Enver Hoxha,doli jashte Shqiperise 5-6 here,vetem ne TAKIME SHTETERORE APO PARTIAKE dhe ne asnje aktivitet tjeter1!!
KETA FEUDALET E SOTEM BREDHIN NEPER BOTE NGA 300 DITE NE VIT TE SHOQERUAR ME DHJETRA PERSONEL SHERBYES,DUKE HARXHUAR ME MIJRA EURO PER HOTELE E USHQIME!!!
Thuaja kot tulles se me leket qe do te harxhoje delegacioni i famshem,po te shpenzoheshin per stafin ,mjekesor teknik etj,ata sportista qe u perjashtuan per doping nuk do te ishin perjashtuar.Hajt shendet or tru llulle,dhe ta gezojne vakancen idhujt tend shpirterore,familja kryeministrore.
Ne radhe te pare do takoi zonjen e pare te Amerikes dhe do ti beje ftese qe te vizitoje Shqiprine per 100vjetorin.
Pashe zonjen e pare te SHBA sa sportive sa e thjeshte ,po shofe zonjen e rende serbe me nje veshje llukzose e kapardisur fodulle,duke pare te dyja keto foto behet vleresimi i ketyre dy grave .
Zonjes Berisha i takon se jemi vendi me i pasur ne europe per disa muaj ja kalojme dhe Amerikes.
JUINTELIGJENCA SHQIPETARE KERKONI QE TE PRITEN DIJETAT JASHTE SHTETIT DO TE SHIHNI SE SA RRALLE DO DALIN JASHTE SHTETIT SALIU ME TE SHOQEN EJOZEPINA.
Më vjen keq ti Kokë Llulla, por në atë kohë, nuk shkonin aspak ata që drejtonin shtetin se s’ju takonte…këtu po gënjen kur bën krahasim, ndoshta të vjen keq se thuhet e vërteta për Sali Dullën, përvec atyre që merreshin me sportin dhe ndonjë ministër kulture, në të rrallë, të tjerët as që e merrnin mundimin të shkonin për të parë lojra olimpike se kishin punë e jo gallatë sic ka që 22 vjet Sali Dulla. Ky njeri do mbahet mënd vetëm për shkatërrimet që i ka sjellë Shqipërisë dhe shqiptarëve, ekonomikisht, maralisht, nga ana mendore e sociale.
Estrada e Ballshit
Nuik e heq dot ky dreq vesin per te dale ne foto me VIP-at…kjo tregon frustimin qe e ka burimin ne origjine.SERIOZISHT
Si nuk qenka Sala sportist???? Ai eshte notar i “shkelqier” pasi ka thyer disa here rekordin e maratones se notit…Po ashtu Sala eshte qites i kalibrit boteror, pasi me 21 janar 2011 vrau 4 vete me nje saktesi te madhe…
Vetem Liria nuk e degjon!!!
Sporti i preferuar i shqiptareve eshte duartrokitja e diktatoreve dhe perulja ndaj ambasadoreve.
Kishin frike me cu Jarin se mos thyente ndonje rekord ne ecje sportive.Liria duket sikur e kane picku grenxat
ore, kam marre gersheret me vete, se kam per te rere shiritin e inagurimit te lojrave olimpike!
Sic kane trute ashtu kane dhe veprimet: Pune anadollakesh katundare, qe kane pushtuar keto troje.
Kur degjova dhe pashe Zonjen Jahjaga ne TV si ju foli ajo me aq kulture sportisteve tane,kuptova sa pa orizont pa edukate paskemi Saliun.
“Sporti i preferuar i shqiptareve eshte duartrokitja e diktatoreve dhe perulja ndaj ambasadoreve.”
sportisti e beri komentin ma fantastik ketu,edhe po e perseriti sa per kompliment!
Shyqyr doli tamam nje kryeminister yni qe te mbroje ngjyrat e kombit duke zvendesuar peshngritsin qe doli pozitiv ne analizat e kryera dy here . Besoj se nuk do vije duar bosh ky thyes rekordesh noti, perparimi ekonomik e tani peshe ngrites me medalje te arte ne qafe e manivele pas dhe me hunden si sqep sore .