Gjykata lë në burg të dyshuarit për vrasje dhe policët që rruanin Gentian Beqirin

18 Gusht 2012, 16:48Kronika TEMA


Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg dy efektivët e policisë, të cilët ruanin banesën e 40 vjecarit Gentjan Beqiri, i cili u ekzekutua me 15 gusht të këtij viti në banesën e tij.

Sikurse pretendoi Prokurori, në momentin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur mëngjesin e 15 gushtit, ku mbeti i vrarë në banesën e tij 40 vjeçari Gentian Beqiri, dhe babai i tij Nezir Beqiri, dy efektivët Sami Dersula dhe Reshat Budanin nuk kanë qenë në krye të detyrës, dhe kanë neglizhuar vizitorët vrasës në banesën e viktimës. Kërkesa e Prokurorisë është mbështetur edhe nga trupi gjykues i kryesuar nga Ramazan Avdia.

Policët para turpit gjykues kanë treguar se pas marrjes së shërbimit, kanë zbritur për të parkuar automjetet poshtë. Autorët e ngjarjes, policët i kanë parë vetëm duke zbritur shkallët dhe kanë dyshuar vetëm kur ata kanë ikur me vrap.

Sipas dëshmisë në Gjykatën e Elbasanit “janë dëgjuar britma dhe dyert kanë qënë të hapura, ndërsa i ati i Gentjanit është gjetur i shtrirë në gjendje kome, ndërsa Gentjani ishte vrarë në krevat.

Seanca gjyqësore, e cila u mbajt nën masa të rrepta sigurie, ka dhënë masën e sigurisë edhe për të arrestuarit si të dyshuar kryesor për vrasjen, Florenc Çapja dhe Ajet Jaçe. Të dy të akuzuarit dolën më vonë para trupit gjykues të kryesuar nga Ramazan Avdija, ku morën masën e sigurisë arrest me burg për 60 ditë, ndërsa prokurori Ritvan Suka kërkoi arrest me burg pa afat.

40 vjecari i paralizuar Gentian Beqiri, që ishte në arrest shtëpie, u ekzekutua në banesën e tij, në sytë e të atit, ndërsa shtëpia ruhej nga dy policë. Policia tha se dy autorët ishin prezantuar si shokë të viktimës dhe sapo kanë hyrë brenda qëlluan me breshëri 40 vjecarin.

Duke parë vrasjen e të birit, Nezir Beqiri ka pësuar infarkt duke ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit. Ndërkaq po të mërkurën pas ekzekutimit, ndaj 4 efektiveve të policise qe ruanin viktimen me arrest shtepie, ka nisur hetimi dhe pritet të përjashtohen nga policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje