Lajmi se aktivistët kuqezi kishin qëlluar Doktorin me vezë në Romë, e tronditi Flamurin. Kishte bërë maksimumin në Shqipëri, kishte pushuar 20 policë, ndiqte këmba- këmbas tre ish- të burgosur politikë, dhe një moment e la vetëm në Romë, dhe ata e qëlluan.
U lidh në telefon i alarmuar me të.
-Si është puna Doktor, çfarë ndodhi se do nisem urgjent me charter?
-Sa ma rasi faqeziu, bërtiste Doktori në anën tjetër të telefonit dhe nuk jepte asnjë shpjegim.
Flamuri mbylli telefonin dhe filloi ta mendonte çfarë i tha. -Sa ma rrasi faqeziu…, ç’do të thotë, tha me vete. Me siguri e ka fjalën për kryeministrin grek. Mendon se ne këtu e kemi ngrënë që ai do shesë Shqipërinë dhe do të na tregojë që nuk e ka shitur dhe po shan Samarasin, tha Flamuri me vete. I inkurajuar nga kuptimi që i dha fjalisë, e mori sërish në telefon.
-Sa ma rasi faqeziu, bërtiste prapë Doktori sapo hapi telefonin.
-Flamuri jam Doktor. Të jesh i sigurt se shqiptarët e kanë pritur me shumë indinjatë dhe as që kanë dyshim që Samarasi është një faqezi që kërkon detin, por ne nuk ia japim kurrë.
-Sa ma rasi faqeziu, vazhdonte Doktori. Do ta shkatërroj, do t’ia bëj fytyrën si këpuca, ia tregoj unë detin atij pisi.
Flamuri u bind plotësisht se Doktori donte patjetër t’i tregonte se Samarasi ishte një faqezi që kish hapur fjalë sikur Doktori ia ka falur detin. Tani u qetësua. Ishte më i qartë se çfarë do bënte.
Mori policinë italiane në telefon dhe kërkoi se kush merrej me sigurinë e kryeministrit shqiptar dhe ku gjendej kryeministri grek.
-Janë në të njëjtën hotel, i tha roja i sigurisë, dhe kanë pirë bashkë kafe, por mund të rrinë dhe për darkë bashkë.
-Ju lutem shumë, tha Flamuri, se ashtu është puna, por marrëdhëniet mes tyre janë shumë të këqija dhe mund të ndodhë ndonjë incident. Ju lutemi mbaji larg njëri- tjetrit.
-Na jepni një fakt që Berisha është në armiqësi më të, i tha polici italian.
-Sapo fola me të në telefon dhe bërtiste Samarasi faqeziu, tha Flamuri, që në shqip përkthehet si sharje për kryeministrin Samaras.
Policia italiane u nis drejt hotelit. Hyri në holl dhe pa që Berisha me Samarasin ishin bashkë dhe po qeshnin duke pirë kafe.
Policia italiane e rrethoi tavolinën dhe shefi i tyre kërkoi Berishën për konsultim një minutë.
-Na njoftuan nga Tirana që keni probleme me zotin Samaras, tha polici italian. Për çdo të papritur ne na ke këtu, vetëm na bë shenjë.
-Më vjen keq, i tha Doktori. Samaras është miku im i vjetër. E njoh prej vitit 1992 dhe kam shumë respekt për të. Po bisedojmë për kufirin tonë detar.
-Kemi informacion nga Tirana se ju e keni sharë dhe keni qenë shumë nervoz me të, i tha polici italian.
-Unë e kam sharë, i tha Berisha i çuditur.
-Po, i tha polici. Ministri juaj i Brendshëm na vuri në telefon një shpjegim tuajin ku thoni “Samarasi faqeziu” dhe e përsërisni disa herë.
-Më vjen keq, i tha Berisha, nuk është për mikun tim Samaras, por për një armik të kombit shqiptar në Tiranë.
-Më falni, si përkthehet kjo që i keni thënë Ministrit të Brendshëm, pasi ne mbajmë përgjegjësi, i tha polici italian.
Përkthehet “sapo më goditi faqeziu”, i tha Berisha, pasi më bëri atentat me vezë. Është në dialekt “sa ma rasi”, ose sapo më goditi me veze. Kupton, është për një tradhtar në Tiranë, jo për mikun tim nga Athina.
-Kuptova, tha polici italian dhe u largua i çuditur për gjuhën e ngatërruar shqipe. “Sa ma rasi” paska kuptim edhe “sapo më goditi”, edhe qenka emri i kryeministrit grek… çudi e madhe.
Je I modh o mero, te lumte pena
Nje grup shokesh e miqsh e quajme kete moment “Koha e Antenës” se TemA-s, kuptohet ?
THX Mero & THX TemA!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/albania-is-not-for-sale.html
RRofesh o Mero se na i hoqe merakun se thame mos eshte mbyllur ne wc e ambasades e ka frike te dale pas asaj qe i bene e eshte menderosur fund e krye sa mban ere gjithe ambjenti . Se e kishim shume me merak se do na i linje vendin pa nje karagjoz e cirkun pa nje klloun,si dhe Shqiperine me nje kriminel , mafioz e tradhetar me pak .Qe mos e sjellte koken e rente si miku i tij ne det e mos ja pafshim suratin e qelbur.
Përlë! Sinqerisht e puthitur!
Nga kjo gazmore, qe ke shkruar o Mero ,dukesh, qe e ke zili Mulin per nivelin e tij te larte intelektual. Mero pse shpif per Mulin, sikur ka folur italisht me policet italiane. Muli nuk di italisht. Ai krahas shqipes, qe e ka mesuar, kur ka filluar te shkoje ne shkolle, di vetem serbisht(nje serbishte arkaike, katundare). Jo per ndonje gje, po serbishten e kane gjuhe shtepie ne KATUNDIN e Flamurit(Femiut). Mero te lutem mos shpif me per Mulo-ministrin sikur gjoja flet italisht me policet italiane.
“..është për një tradhtar në Tiranë, jo për mikun tim nga Athina”.Kjo eshte ajka e shkrimit.Bravo Mero.
hhahaha sa kom qesh, po flej gjume rehat tashi.
te lumte
Mero ha aha aha ji i madh> samarrasi faqeziu. of cja bon mire atij plehere
E kam thene disa here qe MERO eshte vertete i madh.Sot per sot ate nuk e konkuron njeri.Vetem ai di ti kopsise kaq bukur gjerat sidomos me mulin,fevzon e sandrin e klanit famekeq,balliun e paces me plens me mut,vellane e sandrit te reklamave,artanin e drurit te arres qe per pak esat pash berisha desh ta fusi ne burg e ne anen tjeter desh ta beje president por doli spiun i dulles.MERO BAZE te lumt pena e arte qe ti dhe vetem ti shkruan kaq bukur.Jam i sigurt qe ne masen me te madhe shqiptaret jane me ty.TE UROJ JETE TE GJATE PER TE MIREN E SHQIPTAREVE.Mos harro here tjeter cilin e labinotit fushe te ELBASANIT,collakun e news24,edison ypin qe e paraqitSHQIPERINE si me te bukurin vend te botes nen udheheqjen e esat pashe berishes.TUNG.
Kryeveper!
Ha ha ha… shume e forte.
Besojeni apo jo..vetem ne fund fare e kuptova se kush eshte faqeziu i vertete.
Mero…je xhevahir ne median e sotme.
sakamqeshi