Berisha takon Ali Ahmetin, më 25 nëntor do festojnë në Shkup 100 vjetorin e pavarësisë

26 Tetor 2012, 19:06Rajoni TEMA

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Kryetarin e BDI-së të Maqedonisë, Ali Ahmeti.

Mësohet se gjatë këtij takimi, Ahmeti e ftoi Berishën për të marrë pjesë në koncertin e madh festiv, i cili do të zhvillohet me rastin e kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë në Shkup me 25 nëntor, duke theksuar se nderimi me pjesëmarrjen e tij është njëkohësisht dhe dëshira e të gjithë shqiptarëve në Maqedoni.

Kryeministri Berisha e falenderoi zotin Ali Ahmeti për këtë ftesë duke theksuar se “për të do të jetë një kënaqësi e veçantë që së bashku me gjithë shqiptarët e Maqedonisë të festojnë ngjarjen më të madhe në historinë e kombit”.

“Në këtë kontekst kryeministri Berisha vlerësoi edhe njëherë përpjekjen, sakrificën, urtësinë dhe kontributin e burrave dhe grave më të shquar të kombit nga të gjitha trevat e tij, çka bënë të mundur kurorëzimin e përpjekjeve shekullore të kombit për liri, pavarësi e dinjitet më 28 nëntor 1912, pavarësisht se vetëm në një pjesë të territoreve që populloheshin nga shqiptarët. Kryeministri Berisha  gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për përkujtimin dhe nderimin që qytetarët maqedonas po i bëjnë në këtë përvjetor të pavarësisë figurave të larta të kombit si Hasan Prishtina, Josif Bageri etj,” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

11 komente në “Berisha takon Ali Ahmetin, më 25 nëntor do festojnë në Shkup 100 vjetorin e pavarësisë”

  1. Sali Cari i shqiptarise says:

    Zoti Ali, do i pagoni ju 300 rojet qe merr me veteSali Cari i shqiptarise?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html

    1. Ben Chicago says:

      Bravo,festime ne Shkup,Prishtine,dhe Tirane.Asnjehere shqiptaret nuk kane qene me mire se sot.Se shpejti ne nje Shqiperi te madhe e natyrale,!!!.Jam i bindur qe komunistave nuk ju vjen mire,por po ju bej me dije se ne kete Shqiperi Natyrale do jeni edhe ju,mos u trembni se nuk ju perzeme,vetem presim qe te rinovoheni.

      1. Daut Skela, Vlore says:

        O Ben Bathorja. A do vish ne Vlore per 100 vjetor qe te shikosh se si festohet?!!

  2. Ramy says:

    Duhet shikuar me cfare feste tjeter ngjason 25-tetori se mbase na del ndonje feste korrakesh te sulltan Mahmutit

  3. mergimtari fv says:

    Bravo Saliii ! te shkosh dhe me vrap te festosh ne Shkup 25 tetorin , pervjetorin e 95 -te te Rev. Bolshevik te Leninit se te takon si stalinist te jesh ne qender te tribunes dhe si pansllavist , udhe te mbare e selam na bej andej nga te vesh , pastaj mos e prufsh koken .

  4. mali says:

    Kaq shume te rene aksoinet se krekosesh me saliserbin ??!! Idiot fshatar me zile!!!!!!!!!

  5. Delli USA says:

    E habitshme,nuk paska shqiptar te ditur ne Maqedoni qe drejton nje medioker si Ali Ahmeti?!Edhe nje kryetar kooperative i Enverit fliste me mire se Ali Ahmeti,ky duket nuk ka bere shkolle ose e ka pare shkoolla.

  6. ili says:

    ne psikopat takon nje psikopat!aedhe na vendosin nje date historike per qef te tyre!!!cka duhet festuar me 5 hallahie? Asgje,keta tallen me popullin shqiptar edhe i vendosin cfare do date!!!Pse ? vetem se aline e done ne Tirane?O Sali,gabon ti,ky nuk eshte djali i Ramizit tend,qe te pruni aty,jo ky eshte vetem si tij ne kellysh i tij qe bashkpunon me slavet!

  7. zhduku says:

    pa tjeter do festojne ramazanin

  8. Kure? says:

    Fatos Nano, Sali Berisha, Ilir Meta, Jozefina Topalli, Lulzim Basha, Edi Rama, Hashim Thaçi, Ali Ahmetin etj etj..

    http://digilander.libero.it/endoke/0soga.jpg

  9. era says:

    Nuk ka njeri ne Maqedoni ti thote ketij trapit injorant se çfare feste eshte 25 tetori??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje