Fëmija i parë i shekullit të ri shqiptar, një vajzë në Tiranë

28 Nëntor 2012, 10:52Sociale TEMA

Një djalë dhe një vajzë kanë lindur në ditën e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Fëmija i parë i shekullit të ri të kombit shqiptar, që ka ardhur në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldina” në Tiranë, është një vajzë.

Vajza ka ardhur në jetë në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm të 100-vjetorit të Pavarësisë së Kombit Shqiptar.

Ndërsa fëmija e dytë është një djalë i cili ka lindur në maternitetin  ”Koço Gliozheni” në Tiranë.

Djali, me emrin Liridon ka ardhur në jetë rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm të 100-vjetorit të Pavarësisë.

10 komente në “Fëmija i parë i shekullit të ri shqiptar, një vajzë në Tiranë”

  1. salistalin says:

    me jete te gjate

  2. Dukati gjysma e Misirit says:

    Jete te gjate bukuroshe! Propozoj qe emrin ta vendosin Marigo, qendistarja e flamurit.

  3. labi says:

    jet te gjat bebit …

  4. Arti says:

    Uroj qe te rritet krenar ne Shqiperine etnike!!!!!

  5. alban4eva says:

    jete te gjate bebushave, dhe u rritshin ne nje Shqiperi te lire.. se kete te sotmen e ka zaptuar Salehu me banden e tij..

    rrofte pavaresia dhe Shqiperia etnike..!!

  6. anticensurë says:

    shpresoj që të ketë fatin të jetë në festën e shekullit të dytë shqiptar!

  7. Dukati gjysma e Misirit says:

    Vlore e bukura ne grope
    deti i paane ta freskone gjine
    kenge e tramundane e ke historine

  8. hajriu says:

    Jete te gjate ! Festofshe 200 vjetorin e Pavarsise!

  9. Dean says:

    100 VJEC,per te dy foshnjat e sapolindura.

  10. albaniafirst says:

    Pacin jete te gjate dhe te lumtur.
    Uroj gjithe bashkekombasit e mi kudo qe jane Gezuar Festen e shenuar te 100 vjetorit te Pamvaresise se atdheut tone te dashur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje