Rama: 1 në 7 familje jetojnë vetëm me 4 mijë lekë, Berisha po e lë Shqipërinë më keq se sa e gjeti

4 Dhjetor 2012, 14:51Ekonomia TEMA
Rama: 1 në 7 familje jetojnë vetëm me 4 mijë lekë,

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar se projektbuxheti i vitit 2013 është një pasqyrë e dështimit të qeverisë.

Duke folur në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama theksoi se projektbuxheti tregon qartë se viti 2013 duhet të jetë edhe viti i ndryshimit.

“Lajmi i keq është që projektbuxheti i vitit 2013 është një pamje kuptimplotë e rrënimit të mëtejshëm të vendit poe është edhe lajmi më i mirë pasi është projektbuxheti i fundit i kësaj qeverie. Projektbuxheti tregon se një rilindje shqiptare është një domosdoshmëri ashtu siç është e domosdoshme një politikë e re taksimi, një politikë e re punësimi, një politikë e mbështetjes së biznesit kundrejt kësaj politike të vjetër që po e rrënon biznesin, një politikë e re të rilindjes së fshatit. Buxheti i 2013-ës është në fakt treguesi më i qartë që pse viti 2013 do të jetë viti i ndryshimit”, tha Rama.

Sipas tij, qeveria e cila do largohet do ta lërë vendin me më shumë borxhe ndërsa familjet shqiptare më të varfra. “Kjo qeveri po e lë më keq se ç`e gjeti familjen shqiptare dhe vendin, me rënie të fuqisë blerëse dhe me më shumë borxhe”, tha Rama.

Ndërsa i është referuar edhe deklaratave të kryeministrit për rritjen e nivelit të borxhit, kryetari i PS-së Rama theksoi se të krahasosh borxhin e vendeve që kanë fuqi paguese shumë të madhe me borxhin e Shqipërisë që e merr Saliu, po e paguajnë shqiptarët është përgjegjshmëri dhe dashakeqësi ndaj popullit.

“Çdo kompani që fiton e zgjeron portofolin e vet duke marrë borxhe, por janë borxhe që nuk kthehen në litar në fytin e kompanisë por në më shumë prodhim, e mundësi për t’i paguar, ndërkohë që një familje që jeton me borxhe, s’ka perspektivë tjetër nëse nuk ndryshon rrjedha duke filluar nga punësimi”, tha Rama.

Ai deklaroi se sot janë rritur me 10% familjet që kanë nevojë për ndihmë dhe 1 në çdo 7 familje e përballojnë muaj me 4 mijë lekë.

“Ne jemi zotuar që ta rishikojmë skemën e ndihmës ekonomike dhe luftën me varfërinë do e bëjmë në një front të gjerë. Kjo qeveri po e lë më keq se ç’e gjeti nivelin e papunësisë, që e ka kapërcyer 1 milionë. Le të flasim për shifrat zyrtare, që bazohet te numri i kërkesave për punë dhe ne e dimë se sa pak janë shqiptarët që trokasin në dyert e qeverisë për punë, ka kaluar 14%. Ka një shifër kuptimplotë brenda këtij mandati të vjedhur, në 2009 premtuan 160 mije vende të reja pune, sot kur mandatit po i vjen humbur kanë humbur zyrtarisht 45 mijë vende pune, që nuk është e gjithë e vërteta, sepse vetëm në fason janë humbur 30 mijë vende pune. Punësimi është kryefjala e programit tonë”, tha ai.

25 komente në “Rama: 1 në 7 familje jetojnë vetëm me 4 mijë lekë, Berisha po e lë Shqipërinë më keq se sa e gjeti”

  1. sherifi says:

    E cfar i ka mbetur me shqiperise pa xhvatur,eshte katandisur ne ate derexhe sa me mire do tu shkonte sllogani jo per nje rilindje shqiptare po “te shpetoim shqiperine”.

    1. fol says:

      Po eshte skamja ngado eshte se seshte shqiperia vec ne TR. Berisha e di po i le ne injorance , pa shkolla e rruge ja cben,.. rruga per rregullim do jete e veshtire dhe per ty zoti rama.jane sfida te medha qe padyshim te presin vetem ty jo saliun

    2. Ramy says:

      Shpresoje qê mos tê vie kurrê ne pusshtet ky Edushki se po erdhi do na hajê dreqi

  2. Rini says:

    O EDVIN MJAFT ME TEORI ,TE GJITHA KETO I DIN POPULLI ME MIRE SE JU
    SEPSE AI I PERJETON . MOS U TREGO QE DO BEHESH SHPETIMTAR I KETIJ VENDI.
    ATY KU ESHTE PER TE NGRITUR PROTESTA TE QETA JU HESHTNI . SI TA KUPTOJME KETE ?
    SHPREH BINDJEN TIME TE THELLE QE JU NUK FITONI KURRE.
    JU DINI TI BENI VETEM FRESK KETIJ DIKTATORI .

    UROJ MBAS ZGJEDHJEVE TE ZHDUKESH NGA SKENA POLITIKE SI I VESHTIROSUR QE JENI.

    1. gerti says:

      sduhet me fol me gjuhen e mllefit per ate qe propozon alternative te mire..eshte turp e injorance e larte,,turp qe shani nje njeri qe ka nje propozim mese te qarte e progresiv…mjer ne qe shajme

  3. elinor says:

    “Berisha po e le vendin me keq se e gjeti”! Ky eshte nje observim fenomenal dhe nje goditje “derrmuese” ndaj kundershtarit qe vetem Rama eshte i afte te pordhoje!!

    1. Dean says:

      Ketu qenke,ti?!?!?!?!?
      Thashe se e kishe humb rastin me kritikue Ramen per mbarvajtjen e keqe te puneve ne Shqiperi dhe per ”observimet fenomenale” qe bo,por JO,Ti si gjitmone je kudo ku eshte Edi……………Bravo!

    2. coku says:

      e pra mere me tallje ti se ate pune ke. pastaj lyej bythen me vazeline.

    1. Rilindas i 2013-tes says:

      Mesazhe per jeten.
      Nuk duhet te Votojme per nje grusht njerezish,
      (ndonse na e vjedhin ate),por te votojme per nje
      Popull,i cili e meritone ndryshimin,presporitetin,
      Lirine dhe Demokracine.
      3 sek.sjellin Rilindje,duke larguar njehere e pergjithmone
      rregjimin e Berishistanit.Kjo ndodh,kur nga vota e sejcilit,
      prodhohet Substanca e se arrdhmes.Ajo qe per vite e vite te tera
      nuk e prodhuam kurre.Kush nuk e di,se nje vote e mbarsur
      me substancen e Rilindjes,Vret Friken,papunesine,varferine,
      anafalbetizmin,arratine,trafikimin dhe korupsionin.
      Kjo Vote behet Predhe e demtimit ne mase te rregjimeve famekeqe.
      Fjala e Rames nuk dukej aspak si rrebesh elektoral,
      sikunder leshone Saliu,perkundrazi,Ai dukej qartazi
      si nje Shi i vecante ne kohen e duhur per te ndihmuar dhe ushqyer
      rritjen e shendeteshme te Rilindjes me ane te votes qe
      do te mbjelli cdo Shqipetare.
      Qysh sot ne duhet te jetojme me Logun:-
      Te mbjellim nje Vote ne Trupin e Shqiperise,
      qe te heqim Plehrat e Salise…

  4. Dean says:

    Jo se mire jena,nuk qahemi.
    Mjafton saliu nga veriu te jete ne maje te karriges.Nuk ast e vertet se jena te vorfen,vetem se kur nuk ka,nuk ka as Mreti.C’a me ju bo salia juve kamunistave te Jugut????
    Pastaj,ju jeni edhe greka,qysh doni me honger buken e shqyptarit ??????

    1. Deanja says:

      Jo jo do qahemi. Jemi keq. Duam Edin ne pushtet. Pa uje pa buke pa drrita do rrime edhe Gramozin minister te brendshem do e bejme vetem te vije piktori ne pushtet mor aman qe ju befte dita njemije e marrte nga ditet e Deanit marrte. Vetem per kete perkushtim qe ke o Dean, nate e dite tek Tem duke mbrojt Edin, e meriton nje post veline te zyra Erjon Veliajt ose roje tek dera Ps-se. Te paste Edi ty sa militant i mire noçkderr qe je. Sa me shume paste si ty Edi.

      1. Dean says:

        Deanja,une te kam dhjere ty,postin e ministrit ne Shqiperi dhe Shqiperine,pasi jetoj jashte shtetit dhe as ne diten me te keqe te jetes sime nuk me ka shku nder mend me u kthy ne Shqiperi.
        Por aman nuk dua te jem HIPOKRIT dhe TOPELEPIRES si shumica e Shqiptareve,prandaj edhe e kundershtoj qenien ne fuqi te atij BARBARI SHPELLASH,qe te ka pallu menjen tate.
        Dhe ate hiosorine e dritave shko e shpjegojua Banoreve te KOMBINATIT,qe kane 1 jave pa drita,jo mua ti kelysh bushtre.

  5. megi says:

    Po mos u shqeteso o zoti Rama se i puneson LSI neper “firmat private”

  6. teti says:

    edhe me me pak se 4000 lek. te merrshin me shum nuk do i ishin sul tortes sikur nuk kishin pa noiher embelsir me sy

  7. e verteta says:

    Rame je bere per te qare hallin. Kete 100 vjetor e ke qelb fare. A e ke kuptuar realisht sa zgjedhes ke humbur me deklaratat dhe veprimet e tua??!!
    Eshte per te ardhur keq qe PS me gjithe ata njerez te devotshem, ka ne krye nje si ti. Sa te jesh ti ne krye te PS-se, Sala nuk leviz…
    Problemi eshte se ti nuk ofron asgje me te mire per kete popull. Dhe ti problemin e sheh vetem tek armiku jashtem (Saliu) dhe tek armiku brendshem (disa deputete te PS). Problemi real je ti!!!!

  8. Mergimtari USA says:

    Aeshikon ky popull qe dimri ka filluar dhe shum fshatra e qytete jan pa drita, paraplegjiket kane nga 2..3 muaj pamare rrogat, disa bashki e komuna kane muaj e tera pa roge, ne pjesen perendimore te SHkodres dhe lezhes nuk punojne hidrovoret dhe permbyten tokat, si i beson sali genjeshtarit ai popull qe del dhe e duartroket apo i jep voten, ketij mashtrusi, genjeshtari qe do varur e jo ta mbeshetetesh. Mbeshtesim Edi Ramen dhe programin e PS per nje rilindje te shqiperis. Popull besojme se keto 8 vjet te mbreterimit te sali berishes tu kene bindur pse duhet bere ndryshimi dhe ndryshimi behet me voten e qershorit 2013.

  9. Megi says:

    Te gjithe te varferit dhe te rinjte e papune te shkojne tek zyra e punesimit te LSI-se

  10. Megi says:

    Nuk po publikohen dy komentet e mia? pse? E mora vesh edhe shekulli u tremb. Koklopa tromaks dynjane, eshte me i frikshem Se Saliu, e kisha thene me kohe se Sala eshte thjeshte nje “trim me gjemb ne dore”, ndersa koklopa ka arme te kalibrit te rende.
    PUNE TE MBARE TEMA

  11. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    HA HA DERRKUCI RAMA E JEP KETE DKLARATE EDHE PSE E DIN CE ZGJEDHJET 2013 I KA TE HUMBURA MENDON SE PSE E PEREKRAHIN CA QUNA TE TEMES TE GJITHE DO E VOTOJNE

  12. adrian says:

    Edi nis protestat e leri muhabetet e kota.

  13. Claus says:

    Seriozisht e ke apo po luan ndonje rol ashtu per humor?
    C`fare reformash po bllokon Rama? Per c`fare reformash e ke fjalen? Reformera gjykatash, administratash, kazane plehrash apo per c`fare?
    Ato na mbeten pa aprovuar, se per te tjerat vendi noton ne begati!
    Nese idiotet e Brukselit na duan aq shume le te na fusin edhe pa ato tre ligje, ndonje qamet i madh nuk behet.
    Nuk behet futja me te shtyra futja ne EU o njeri. Problemi eshte ke standarte ne cdo fushe apo nuk ke? Standartet nuk i ke, si me ato tre ligje si pa ato tre ligje.
    Rama standartet kerkon, asgje tjeter.

    1. shqiperia says:

      CLAUS ! WAS DU SCHREIBST STIMMT NICHT.
      VON RAMA SIND NUR LAUTER AUSREDER . ER IST KONFUSER
      DENN JE UND WENIG HILFREICH.

  14. fakt says:

    Edo perfundimisht ti nuk ja do te miren ketij populli, thjesht te intereson karrigja e kryeministrit
    – Ne ditën e antaresimit ne NATO, dole e bllokove bulevardin
    -Kur erdhi Bushi na nxorre bojen duke thene se i kishim vjedhur oren
    -ditën kur pritej të hiqeshin vizat, deklarove se do ishin 1 milion azilante, e dole në greva
    -ditën kur duheshin votuar 3 nenet për në BE nuk i voton per fierin e u terhoqe 1 dite me pas
    -Javen e 100 vjetorit te pavarsise ke fol vetem negativisht per cdo ghe…cdo gje

  15. ermal says:

    Çdo kompani që fiton e zgjeron portofolin e vet duke marrë borxhe, por janë borxhe që nuk kthehen në litar në fytin e kompanisë por në më shumë prodhim, e mundësi për t’i paguar, ndërkohë që një familje që jeton me borxhe, s’ka perspektivë tjetër nëse nuk ndryshon rrjedha duke filluar nga punësimi tha Rama. Keto kompani o ED RAMA kane pronare ata 55 vete
    qe lane pasuri 7 Miliard dollare qe nuk kane paguar taksen e saj 20%
    te barabarte me 1.4 miliard dollare e ti u qan hallin. Po deri dje flisje per taksen progresive apo pate presion nga prenda e mer plak
    ti vetem monologje monotonike = bathe bathe po nje koqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje