Godina 173- vjeçare ku u mbajt Kongresi i Lushnjës mezi qëndron në këmbë. Përkundër kërkesave për ridimensionim e rishikim të historisë, me shumë gjasa godina nuk do të festojë dot 100 vjetorin e Kongresit, pasi mungesa e restaurimit e ka gjunjëzuar.
“Për herë të fundit godinës i është bërë një restaurim total në vitin 1970”, pohon për GSH, Fatos Tushe, kryebashkiaku i Lushnjës.
E ndonëse ai pohon se bashkia akordon një fond prej 3 milionë lekësh në vit, problemet me të cilat përballet banesa sot janë të shumta.
“Tashmë godina po shkon drejt shkatërrimit pasi çatia e çarë ka bërë që shirat e vjeshtës dhe të dimrit të hyjnë brenda duke e amortizuar atë pak e nga pak dhe duke e çuar drejt shkatërrimit total”, thekson Tushe.
Ai shprehet se për këtë gjë ka vënë në dijeni Ministrinë e Kulturës në Tiranë.
“Jo vetëm me gojë, por edhe në mënyrë zyrtare me anë të shkresave të shumta, kam vënë në dijeni vetë ministrin e Kulturës, z.Aldo Bumçi ashtu si dhe Institutin e Monumenteve të Kulturës”.
E megjithatë nuk është miratuar lëvrimi i asnjë fondi.
A pohon se: “Është mëkati më i madh që një monument i tillë me vlera shumë të mëdha historike dhe kulturore, një godinë me vlera kombëtare, të shkatërrohet”.
Sali antishqiptari po ben ceshte e mundur qe dhe historine dhe artifaktet e saj ti beje si kulla e tij e pjelljes ne Vicidol
O Krietar!opo nuk eshte faji vetem i Bomces o krietar faji eshte pak me lart se bomcja,a te kujtohet vjet? ai i madhi i Bomces i vuri shume rendesi Kongresit te Lushnjes e premtoi shume por i mori era me duket ato fjale dhe vet ai i ka harruar se cka thene,e do vije dita qe do festohet e 100Vjetori e do e gjejne ndonje sebep ata e te thone dy fjale ose sdo ndihen fare as per Kongres e as per 100Vjetor o krietaaaar.
ME VJEN VERTET SHUME KEQ, KUR SHOH SESI TRASHEGIMNIA KULTURORE SHQIPTARE, PO SHKON DREJT SHKATERRIMIT , RRENIMIT DHE ASKUSH NUK KUJTOHET TE BEJE DICKA PER SHPETIMIN E TYRE NGA ZHDUKJA PERFUNDIMTARE. SHQIPERIA REZIKON TE KTHEHET NE NJE AFGANISTAN TE DYTE, SEPSE ASHTU SI NE ATE VEND FATKEQ E KALUARA HISTORIKE PO SHFARROSET NJEHERE E PERGJITHMONE, NGA FAQJA E DHEUT, A THUA SE NUK KA EKZISTUAR NDONJEHERE, PACKA SE SHQIPTARET, JANE POPULLI ME I VJETER I EUROPES. POR C’FARE DO TI LEME BREZAVE QE DO TE VIJNE ? SINQERISHT NUK E DI. SIKUR VERSAJA AQ E BUKUR,E MREKULLUESHME, TE ISHTE NE SHQIPERI AJO DO TE ISHTE KTHYER NE NJE BATHORE APO KAMEZ TE DYTE, POR FALE ZOTIT AJO NDODHET NE FRANCE, KU ME MADHESHTINE E SAJ MAHNIT VIZITORET NGA E GJITHE BOTA, MONUMET VERTET ME FAT.
po shemet kulla ne vici dol , e kujt po i plas per nje vile myzeqeje, (llogjike pakeza primitive por kto jemi s’ke ci ben)
ai bumci e ka vendin ne qeli.
Jan shtetet fqij qe interesohen per shkatrrimin dhe zhdukjen e historis SHQIPTARE dhe ne politiken SHQIPTARE sot gjysma punojn per llogari te shtetit GREK dhe gjysma per llogari te shtetit SERB,vetem per kte komb nuk punon dhe nuk intzeresohet kerkush se SHqiptaret nuk e duan kombin e vet, ne ka gje me pa vler per SHQIPTARET e sotem ajo gje esht interesi kombetar,shum njerve nuk mund ti vij mir per kte qe shkruaj,por ka njezet vjet qe e kemi treguar me fakte kte gje,kte qe bejn politikanet sot me historin ton kan ber dhe shum te tjer me par qe e kan paguar me jeten e vet(kolaboracionistet) dhe qe ne sot me shum vuajm per ata,farefisin e bumçave se per ata qe kan dhen jeten per kte tok e kte komb,perderisa ne te ngrem ne piedestal te keqen e kti kombi dhe tradhtaret e kolaboracionistet per kte komb mos kerkoni histori se niprit e atyre qe e kan tradhtuar me par kte komb, po e drejtojn sot, ju kerkoni qe bumçi dhe nipi amet zogut te ruaj historin, popull debil i varni melçit ujkut ne qaf dhe kerkoni te hani tav dheu neser.
Gjynah, per tempullin e formimit te shqiperise! Turp per te gjithe ne qe rrime e shohim si na shkatrrohen themelet tona. Turpi i mbulofte pushtat e sotem qe na qeverisin. Hata kjo pune o njerez shqipetare.
ik more debil,,,bumci sot eshte e neser jo, crendesi ka? rregulloje e mos e ler te shkaterrohet ate bej
te dy krahet e pd dhe ps jane miliardere , e kujt i dhimbsen vlerat kerkujt nga palet ,at’here me ke flisni me ata qe blene me lista
Humoristi Haxhi Isufi kishte thene: “Lereni Bumçin rehat aty ku eshte deri sa te zhduken te gjithas monumentet”:).
Me shirat e dimrit dhe pranveres nuk ka per te mbetur më keshtjelle e as kala ne kembe, pa le pastaj per te tjerat.
yazik