Shqipëria U-21, barazim 0-0 në miqësoren me Maqedoninë

6 Shkurt 2013, 18:18Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-21 ka regjistruar një barazim pa gola ndaj bashkëmoshatarëve të Maqedonisë, në takimin e zhvilluar në stadiumin e Laçit gjatë ditës së sotme.

Ndonëse trajneri Skënder Gega kishte grumbulluar lojtarë të rinj për këtë sfidë, për shkak të ndryshimit të brezave dhe përgatitjeve për eliminatoret e Euro 2015 të kësaj grupmoshe, prova e kuqezinjve ndaj maqedonasve mund të cilësohet e mirë, edhe pse miqtë vunë disi në vështirësi në pjesën e parë.

Një shtyllë e goditur nga Batha në pjesën e parë dhe një tjetër nga Gino në pjesën e dytë u ka mohuar kuqezinjve gëzimin e një goli të merituar, sidomos për atë që u shfaq në pjesën e dytë të ndeshjes ku duhet thënë se Shqipëria dominoi në lojën e saj.

Trajneri Gega ka bërë të qartë që më parë se kjo ndeshje nuk bëhej për të siguruar një rezultat, por për të parë nga afër futbollistë të ndryshëm kandidatë për ekipin kombëtar, pasi kishte grumbulluar emra të rinj që luajnë jashtë Shqipërisë apo lojtarë që më parë kanë luajtur në përfaqësuesen U-19.

Ftesës së kombëtares shqiptare të futbollit U-21 për këtë ndeshje nuk i janë përgjigjur pozitivisht mesfushorët Mërgim Brahimi dhe Elvis Kabashi. I pari ka vendosur të kalojë te kombëtarja U-21 e Zvicrës, ndërsa i dyti ka refuzuar pasi pretendon se meriton një ftesë me kombëtaren e madhe, duke injoruar ekipin U-21. Tani pritet të shihet nëse FSHF do të respektojë vendimin për të mos grumbulluar më dy futbollistët, ashtu siç është vendosur nga Komiteti Ekzekutiv për të gjithë ata që refuzojnë pa shkak përfaqësuesen shqiptare./lajmeshqip

1 komente në “Shqipëria U-21, barazim 0-0 në miqësoren me Maqedoninë”

  1. Guxhua says:

    Mergimet nuk me bejne pershtypje pasi dihet puna e tyre,ndersa Kabashi ka vepruar gabim qe nuk eshte pergjigjur fteses. Ai mbase ka te drejte se besoj te jesh rezerve tek Juve e meriton te luash me kombetaren. Por veprimi i tij po te jete e vertete kjo eshte shume i denueshem. Nuk vendos ai ku do luaj aq me teper qe ai akoma nuk ka futur kembet. Ai duhet te tregohet profesionist dhe jo egoist. Ate mbase thirja do i bente pune per tu aktivizuar tek Juve por mosbindja eshte e denueshme.

  2. pazari i ri says:

    me mire te kishin lujt keto me gjeorgjine se sa lujten ato te marumit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje