Duke lexuar deklaratën e Partisë Demokratike dhe duke u çuditur si për herë të parë

24 Shkurt 2013, 12:52Blog TEMA

Nga Andi Kananaj

Lexova deklaratën e Partisë Demokratike dhe vendosa që të kërkoj ndihmë për ta kuptuar, që të mund të kontribuoj me histori nga afër.  Si ish- anëtar i Mjaftit duhet të merrem dëshmitar për vendodhjen e PC, ku dhe kur u vodhën kufjet e para, e kujt ishte ideja për t’u futur në fcb që në 2007, për të mos dalë më kurrë prej tij. Si ishte jeta e një baxhanaku apo miss-i, para dhe pas gjumit të drekës? Si ish- gazetar do mundohem të kujtoj se si u rrëzua Nano prej përpjekjeve titanike të Klod Burrit dhe Aldo Bumçit. Kush e priti Fatosin në Vjenë, pas traktatit Mjaft- Parti Demokratike? Kush komunikonte me Berishën nga zyra për të krijuar LSI-në nëse s’do mjaftonin lëvizjet sorosiane për të turbulluar popullin e shkretë të Peqinit? Dihej gjë për gjëmën me Fred Pezën? Kush e paguante kafenë pasi largoheshin në drejtime të paditura Berisha dhe njeriu X? Por të gjitha me radhë, sapo të kuptoj deklaratën vetëm fillikat ose me ndihmën e FBI-së (që s’e merr më njeri seriozisht që pas 21 janarit).

“Për dy ditë me radhë, në një parodi të vërtetë në Pallatin e Kongreseve u legjitimua asgjësimi i plotë i PS-së dhe u themelua ‘Partia e Re Rama’, një amalgamë e pinjollëve të bllokut Hoxhist me 99-shat dhe Rama me mjaftin e tij”.

Te PD nuk merrkan më seriozisht humorin, po kjo s’është asgjë para krahasimit me ngjalljen e ish- bllokmenëve. Mirë që nuk paskan qenë në PS deri tani Ilir Gjoni, Gramoz Ruçi, Fatos Nano e Qemal Stafa. Me siguri nipi i Marksit vjen vërdallë për të drejtë autori dhe do e fusin për deputet. Kjo po që është traumë. Jo çuni i Berishës që e ka shpinë tek ish zona e Lenka Çukos.

“Personazhet që recitonin programin e “Partisë Rama”, i cili për mashtrimet dhe trillimet mund të quhej “Programi i Nastradinit”, drejtoheshin nga nënkryetari Erion Veliaj, njeriu që pasi ndërtoi vila familjare me paratë e “Mjaft-it, vodhi kompjuterin e financave të kësaj organizate, për të fshehur gjurmët e vjedhjes së tij, nga Olta Xhaçka apo “Mis Gjallica” e “Mjaf”-tit, si dhe nga Ilir Beqja që me baxhanakun e shokut Rama, ndanë qindra milionë lekë të taksa paguesve të Tiranës, dhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese, iu hoq mandati i deputetit”

Zoti ju rujt çfarë fjalie. S’kuptova asgjë. Ka vjedhur Veliaj apo Xhaçka? Apo të dy? Ilir Beqja me baxhanakun ishin te Mjafti? Pse janë të gjithë në një fjali? Po qeveria pse ankohet për vjedhje? Ku janë tatimet? Kush është baxhanaku? Kush redakton deklaratat për shtyp të PD-së? Paguhet? Me taksat e shtetasve? Sa vjeç ka qenë Olta Xhaçka në kohën e piramidave të Berishës? Sudja ishte njeri real? Berisha e njihte Oltën? Meqë këto pyetje s’mbarojnë kurrë, Olta ia redaktoi fjalinë Berishës “paratë e shqiptarëve janë me të pastrat në botë”?

“Prej dy ditësh Partia Socialiste e Shqipërisë, kundërshtarja tradicionale 20 vjeçare e Partisë Demokratike në të gjitha betejat elektorale kaloi në ilegalitet por tashmë jo në male apo bodrume, por ajo u ndrydh në botën virtuale apo atë të facebook-ut për të mos dalë dot më prej saj”.

Është bukur që Partia Demokratike na kujton me një deklaratë publike që Partia Socialiste është detyruar në një moment të historisë (’97 e Berishës) të kalojë në ilegalitet. Përndryshe nëse e kishte për kohën kur ajo ishte Parti Pune do duhej të azhurnonte Bllokmenët me Berishën në krye. Ndoshta dhe të moderonte ndonjë akuzë meqë Berisha ishte dhe është kryebllokmeni i PD-së.

“PD garanton shqiptaret se interesat e tyre nuk do te mbeten jetime”.

Si duket, PD me ikjen nga skena të PS, do e bëjë zemrën gur për një sakrificë… nuk do na lerë jetim. Do na vërë Samir Manen për tutor. Privatizohen jetimët?

“Do t’i rezervojme “partisë Rama” apo partisë së Re të një grupi të vogël të pinjollëve të bllokut, 99-shave dhe Mjaftucëve të z.Rama, fatin që i rezervuam G99-tës në zgjedhjet e shkuara parlamentare”.

E thënme me kët’ ton ngjan sikur janë vjedh vota. Po sigurisht që Vorpsi s’e ka për vjedhjen. Partia Demokratike për hir të altruizmit politik do të kthejë në lojë Partinë Socialiste që fitoi në ’97. Do që për hir të mazokizmit të dalë në opozitë me një parti që sipas saj i ka vjedhur votat edhe në 1997, dhe në 2001 dhe në 2003. Klima te PD po bëhet shqetësuese. Nga enumeracioni del se mjaftucët janë më të vegjlit. Kshuqë komupjuteri do të gjehet. Do dalin dhe vilat besoj.

“Ne jemi të bindur se ky bashkëpunim dhe kjo klimë mirëkuptimi me ‘Partine e re Rama’ mund të bëhet realitet në të mirë të shqiptarëve, pasi për hir të së vërtetës, kjo nuk është hera e parë që ne kemi bashkëpunuar me këtë parti”.

Ktu më ngec pak logjika. Nëse bashkëpunimi është me i tregu vendin, pse ka kaq optimizëm? Kur ka patur bashkëpunim që kujtohet me nostalgji, pse tek paragrafi më sipër nuk ka frymë bashkëpunimi? Si shkoi puna me fatin e vitit 2009?

“Kujtojmë këtu bashkëpunimin e shkëlqyer dhe efikas që PD pati me “Partinë e re Rama”, me Mjaft -in dhe G99-tën ne vitin 2005 për të përmbysur qeverinë Nano”.

Ja pra e dija që me Mjaftin dhe jo me LSI-në qenka rrëzuar Nano. Po pse Vorpsi do Nanon mbrapsht? Nano i vidhte dhe votat. Apo Berisha u ankua kot? Sa do trishtohen Tritan Shehu dhe Vili Minarolli kur ta marrin vesh. Ishin kokë me kokë për kryetar partie, po Berisha i paska gënjyer.

Kjo po që është tragjedi brenda tragjedisë.

7 komente në “Duke lexuar deklaratën e Partisë Demokratike dhe duke u çuditur si për herë të parë”

  1. vicidoli says:

    PD-se is ka marre m….i shallet. Kur te gjithe imitojne rrumpallen, nuk ka se si te mos jene edhe vete rrumpalle. Parti qe po ngordh. I ka hyre kanceri ne palce dhe po flet percart. Keto jane shenjat e ngordhjes se shpejte. Doktori e di kete. Vetem ruajuni nga bisha qe po ngordh thote nje fjale e urte.

    1. Drejtesia says:

      Deklarata e PD, ishte nje paçavure. Per kete jemi dakord edhe ne, pa qene nevoja e ketij shkrimit tuaj z. Kananaj.
      Por jo pak palaçollek permban edhe ky shkrimi juaj or mik.
      Ju na zgjoni kersherine kur qe ne krye te shkrimit thoni:
      « Si ish- anëtar i Mjaftit duhet të merrem dëshmitar për vendodhjen e PC, ku dhe kur u vodhën kufjet e para, e kujt ishte ideja për t’u futur në fcb që në 2007, për të mos dalë më kurrë prej tij. Si ishte jeta e një baxhanaku apo miss-i, para dhe pas gjumit të drekës? Si ish- gazetar do mundohem të kujtoj se si u rrëzua Nano prej përpjekjeve titanike të Klod Burrit dhe Aldo Bumçit. Kush e priti Fatosin në Vjenë, pas traktatit Mjaft- Parti Demokratike? Kush komunikonte me Berishën nga zyra për të krijuar LSI-në nëse s’do mjaftonin lëvizjet sorosiane për të turbulluar popullin e shkretë të Peqinit? Dihej gjë për gjëmën me Fred Pezën? Kush e paguante kafenë pasi largoheshin në drejtime të paditura Berisha dhe njeriu X? »
      Drekt ne fjaline pasuese ju na jepni edhe garancine se do na e shuani kete kersheri qe na zgjuat: «Por të gjitha me radhë, sapo të kuptoj deklaratën»
      Por megjithse e lexova me shume kujdes shkrimin, nuk pashe aty asnje germe per sa i perket pyetjeve qe ngrite dhe qe premtove se do na i sqarosh ?
      Me vjen keq, por por keshtu shtrengohem te mendoj se edhe shkrimi juaj gjelle e prishur eshte. Po kontriboni keshtu ne lavazhin e trurit te pergjithshem, qe po na behet nga te 4 anet.

  2. ILIRET says:

    Lemsh na u be mendja. Asgje nuk po kuptojme. O Andi, po pyete Laureshen:
    – Lauresha, thote se prej dy ditesh eshte krijuar ” Partia e re Rama”.
    -ne fund Lauresha thote se, PD ka bashkepunuar me “Partine Rama”, qysh ne 2005 per rrezimin e Fatos Nanos.
    PYETE LAURESHEN, o Andi:
    Kjo partia Rama, eshte krijuar para 2005, apo para dy ditesh? Na e ka bere lemsh mendjen.
    Pataj shume vete po kerkojne kopje te programit te Nastradinit. Lauresha i beri shume reklame dhe njerzit thone se ai eshte nje program shume i mire. Pyete Lauren ku mund ta gjejme.
    Boll me me programin e hundes te Pinokut.
    Tani pyetja e fundit: pyete Lauren, qe kur ka filluar te bej gojore. Bej ndonje gje me kalem thuaj, se me gojore ngaterrohesh dhe nuk arrin ne kenaqesni qe te jep te shprehurit me kalem. Apo nuk do mend e kalem Lauresha…?

  3. standart says:

    Andi. Ke nje stil te vecante.
    Eshte e vertete se PD ja,jo vetem Ty,por
    gjithekujt perpiqet qe tu trazoje mendimin…
    Me ty jam. Ne zakonin e tyre te bje ne sy,
    Gjoja Deklarate e re,vec,me perralla te vjetra.
    Kesisoj,u be kohe e gjate qe ata kane filluar
    te kavardisin gjera,te cilat kohe me pare i
    kane zjere.Kuptohet qe eshte Turfellim.
    Ju kane mbetur ne stil “Enet” e Bllokut!
    pa cka se te gjitha jane te cpuara nga ndryshku!
    Por Saliut i pelqene qe me ato te gatuaje,
    pasi nga qe i ka jetuar e mundone nostalgjia!!!
    “Erezat” qe perpiqet ti perdore me idene se mos
    ndryshone shihjen,nuk ja plotesojne dot funksionin e
    kamuflimit.Dhe e di pse;
    Sepse Kerrmat nuk kane nevoje per to.Ato jane bere bajate.
    ku vec peshtjellimeve asgje tjeter nuk sjellin.
    Nuk dua te zgjatem shume,se jam i bindur
    qe ju Dallashoje orexet. Dhe ashtu eshte pasi vazhdimisht
    dallojme nje kombinim teper te peshtire;
    Parfumi i fytyres me eren e rende qe ato zonjat e PD se
    shperndajne nga mesi i shaleve.
    Fundja me ate po cajne perpara….
    (perfitojne nga Sali qejfliu)

  4. Horri i Bulevardit says:

    Duke perdorur vetem 10% te trurit tim, qe per nga ana biologjike i bie qe te jem nje Ajnshtajn, gje qe ma rekomandoi Radikalisti ne nje koment tjeter, me duhet te them se laureshat e Berishes, tashme kane marre emrin e merituar Kurva te Saliut, megjithese atij ka kohe qe si punon me, per kete Lirija nuk behet ZHELOZE.
    Ardhja e sekretares se shtetit zonjes Hillari Klinton dhe meshimi i saj ne fjalen e vet se ZGJEDHJET, duhet te jene te ndershme, terheqja e vemendje se politikaneve dhe ambasadoreve kryesore, se ZGJEDHJET duhet te jene te rregullta dhe tani se fundmi, fjala e ministrit te jashtem gjerman Westevele se ZGJEDHJET jane ato qe mbajne peng integrimin europian, sollen nje shnderrim total te politikes berishiane, ku parrulla para kuvendit ku shkruhet TURP, per ti thene shqiptareve se opozita eshte turp, tani eshte kthyer ne nje TURP te Sali Berishes dhe zonjes spikere te 3-sekondeshit.
    Dhe mbajtja e konventes se partise socialiste ne perpmasa teresisht europiane, sollen qe Saliu te nderseje laureshat e BORDELLOS qe te shfryjne sic dine vetem KURVAT te shfryjne.

  5. Ben Chicago says:

    andi
    po harxhon kohe kot .ato qe lexojne cucat i shkruan personalisht plaku i rjedhur,pra dihet qe budallalliqe do jene

  6. Ajet Delaj says:

    February 24, 2013

    RILINDJA , E KUJT?

    Partia Socialiste mbylli dje konvente zgjedhore me sloganin “Rilindja” . Degjova me vemendja tek lajmet e “top-channel” nje permbledhje te shkurter te programit te PS te shpalosur ne kete konvente.
    Mendova se nisur nga slogani “Rilindja” realisht do degjonim ca gjera vertete te reja. Per te verteten nuk kishte asgje te re ne tere ato cfare u tha as ne program as ne mentalitet jo vetem nese e krahasojme me programin e 2009 por as me programin e Partise Demokratike ne 2005.
    Do te anullojme koncesionin e Fatos Nanos per trenin elektrik premtonin demokratet ne 2005 do anullojme koncesionet thote Rama ne 2013. Ajo cfare nuk na e kane thene demokratet eshte sa eshte fatura financiare qe ka paguar shteti shqiptar per anullimin e tyre te trent elektrik dhe sa do te jete fatura e anllimit te socialisteve te Rames nese vijne ne pushtet.
    Nuk degjuam nga konventa e Rames asnje fjale per sistemin e ri zgjedhor ku te votojne edhe diaspora ne votimet e ardhshme dhe as ndryshime ne kushtetute qe e kane shnderruar bashkerisht Presidentin e Repuplikes ne kryetar komune qe mundet qe ta shkarkoje Kryeministri. Paradoks shqitar kure duhet te ndolli e kunderta.
    Nuk degjuam asgje te re e premtim per ndryshimin e strukturave te shtetit e pushtetit qe vazhdon te jete akoma modeli rus i Enver Hoxhes edhe 23 vjet pas “renjes” se diktatures.
    Nuk degjuam agje reale e konkrete te reformimit te sistemit te drejtesise me juri popullore apo zgjedhjen e funksionareve te larte te sistemit te drejtesise me vote popullore e krijimin e kushteve per inevestigatore e prokurore private.
    Nuk degjuam asgje persa i perket menaxhimit te ekonomise kombetare , private e shteterore konforme ligjit e shanseve te barabarta nen garancine e nje sistemi sigurimesh privat por te detyruar nga ligji.
    Nuk degjuam asgje dhe asnje premtim se administrata e re do te ngrhet nga themelet ne baze te merites percaktuar nga provime te hapura per publikun ne te tera fushat e orgnizimit shteteror per administraten publike.
    Nuk degjuam asgje persa i perket respektit te detyruar nga sistemi demokratik per lirite e te drejtat themelore te njeriut ne fushen e informacionit, pronsise dhe lirive fetare. Nuk degjuam asgje se si do ndalet vershimi i shqiptareve drejt gjykates se Strazburgut per te kerkuar te drejtat e tyre kur ato jua garanton kushtetuta e Shqiperise por qeverite shqiptare kane 15 vjet qe nuk e zbatojne.
    A ka ndonje shqiptar qe e ka ndjekur konventen e Rames per dy dite dhe ka degjuar nje premtim qe per te vertetem permban risi nese neser Rama vjen ne pushtet pasi une nuk kam degjuar asgje.
    A ka ndonje premtim jo vetem ne organizimin e shtetit por edhe ne zgjerimin e demokracise se brendshme te vete PS gje qe me ndryshimet e perbashketa ne 2008 i kane kthyer partite politike ne reparte te mirefillta ushtarake ku “komandanti” vendos per sulmin e teheqjen e natyrisht ka ekskluzivitetin e gradimeve e emrimeve deri edhe te deputeteve.
    Ne fund do deshiroja te nalizoja vete sloganin”Rilindja”. Natyrshem eshte nje e drejte e formacioneve politike te vendosin sloganin e fushates por mendoj se vetem slogan “Rilindja” nuk i shkon PS.
    Per te verteten historike Shqiperia nuk ka nje tradite te mirfillte demokratike as si shtet as si formacione politike qe te merret per shembull nga politika e dites per reference. Atehere per cfare rilindje pretendon PS sot. Qe PS te kerkoje te rilindi periullen e Zogut nuk e besoj qofte edhe per faktin e thjeshte se kete e kerkon Berisha. As kohen e turkut nuk besoj se e kerkon djali i Kristaqit por as kohen e Berishes se pare qe bashkeluftetaret e Rames e rrezuan me arme edhe kete nuk e besoj.
    Megjithse socialistet shqiptare trashigojne si shume gjera te hillura nga parardhesit e tyre gjenetike e shpirterore mbartin edhe demagogjine qe fituan ne 88 cmimin e OKB si populli me i ushqyer atehere kure shqitaret kercenoheshin nga uria kolektive .
    Pra pa paraqitur asnje risi apo trend te ri e vetmja gje qe ju mbetet PS istave te Rames eshte “Rilindja” apo klonimi i kohes se Enverit gje qe thellesisht besoj se megjithe makaradheqet e 23 vjeteve te fundit shqiptaret nuk do e pranojne.
    Pa bere tifoz per asnje nga formacione politike aktuale ne Shqiperi dhe me gjithe kontestimet qe kam per pushtetin actual realisht nuk arrij te kuptoj sloganin e PS “Rilindja” kur realisht nuk premton asgje ndryshe nga pushteti actual.
    Rotacionet politike realizohen se paku atehere kure populli i beson opozites ne premtimet e saja per ndryshime . Pra minimum i minimumit opozita duhet te premtoje shumcka ndryshe e ajo kur as nuk merr guximin te premtoje nuk kuptoj se pse shkon ne zgjedhje, kot.
    Nese opozita e sotme kerkon te vije me bllofin e bojkotit si ne 96 e me lumej gjaku mbrapa si ne 97ten nje opozite e tille u shofte pergjithmone nga trolli i shqiptareve.

    AJET DELAJ
    NEW YORK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje